TemA TV/ Mungesa e votave, PD shtyn për të hënën votimin për KQZ-në. Lefter Koka: Berisha po inicion trazira (VIDEO)

11 Prill 2013, 14:10Sociale TEMA

Kuvendi ka shtyrë për ditën e hënë votimin për të zëvendësuar apo jo anëtarin e LSI-së në KQZ.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Shtyrja e votimit thuhet së është bërë për shkak të mungesës së votave të duhura nga mazhoranca.

Pikërisht për këtë shkak, si dhe tensionit të krijuar për këtë propozim, seanca ka nisur vetëm në orën 13:15, ndërkohë që ajo ishte planifikuar për të nisur që në orën 10:00.

Megjithatë, ajo ka zgjatur vetëm pak, duke qenë se Jozefina Topalli ka njoftuar shtyrjen për ditën e hënë.

Mazhoranca ka çuar për votim dy emra të propozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar këtë lëvizje të Partisë Demokratike. Ilir Meta e cilësoi propozimin e PD-së para se të hynte në Kuvend, si një sjellje diversante.

Kreu i LSI, Ilir Meta i pyetur nga gazetarët jashtë dyerve të parlamentit rreth zëvendësimit të anëtarit të LSI në KQZ vlerësoi se kjo sjellje e politikës është sjellje diversantësh.

“Nuk ka lidhje me ligjshmërinë dhe as me kushtetutshmërinë. Ne kemi një sjellje prej diversantësh ne politike”.

Kurse deputeti i LSI, Lefter Koka pak para nisjes së seancës parlamentare akuzoi Berishën si iniciues të trazirave.

“Ka lidhje dhe me çështjen e votave, por ajo që duhet të cilësoj është se zëvendësimi po bëhet me kërkesë të PD, një veprim i paprecedent, i rrezikshëm që tensionon procesin zgjedhor, antikushtetues. Në Kodin Zgjedhor është përcaktuar qartë kur bëhet zëvendësimi i anëtarëve të KQZ. Kjo tregon se, nesër mazhoranca mund të ndërrojë gjithë anëtarët nëse do. Bëj thirrje që mazhoranca të bëjë zgjedhjet e duhura, të mos krijojë tensione artificiale.

Aktualisht ka mes partive politike një gjendje tensioni shumë të lartë, uroj të mos ndodhë diçka e paparashikuar. Unë besoj se respektimi i Kodit Zgjedhor është thelbësor dhe ligjvënësi duhet të respektojë KQZ. Unë besoj se është një fenomen tashmë i njohur. Sa kohë që kryeministri është në politikë, nuk mendohet çdo ndodhë, por çka në mendjen e tij. Ai gjithmonë ka krijuar trazira.

Ne sot kërkojmë të respektohet e zbatohet ligji. Nëse sot jemi larguar nga mazhoranca me këtë që po bën PD i bie që edhe ne të kërkojmë rivotimin e presidentit, atë të prokurorit. Nuk rikthehemi dot për cdo vendim që kemi votuar.

Do të uroja të kemi qetësinë e duhur që të shkojmë në zgjedhje pa presionet e duhura pas kalimit në minorancë”, tha Koka.

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule vlerëson se lirimi i anëtarit të LSI nga KQZ, është një veprim antiligjor dhe një minë me sahat për zgjedhjet parlamentare të qershorit.

“Situatat janë të thjeshta, kemi të bëjmë nga këndvështrimi politik me një non sens, nga juridike me nismë antiligjore, ndërsa në lidhe me procesin zgjedhor është minë me sahat që i vendoset tek ata që duhet të ishin më përgjegjshëm dhe që i bie përgjegjësia e mbajtjes së zgjedhjeve te 23 qershorit”, tha Dule.

23 komente në “TemA TV/ Mungesa e votave, PD shtyn për të hënën votimin për KQZ-në. Lefter Koka: Berisha po inicion trazira (VIDEO)”

  1. besnik says:

    Votimi duhet te jete kunder zevendesimit te antarit te KQZ. KQZ-ja eshte institucion i pavarur dhe duhet te lihet i qete nga politika nqs duam qe te shohim zgjedhje te lira dhe te ndershme.

    1. drini says:

      As te henen nuk do te behen votat per te votuar kete shkelje te ligjit. Turpi i kesaj qeverie nuk mund ta mbajne te gjithe deputetet.

      1. Vlora says:

        si kishin gati “zarfet” per sot prandaj u shty votimi.

      2. Selma says:

        Te henen do te mungojne me shume deputete. Si do ja besh zoti Berisha. Do te terhiqesh apo do terhiqesh sepse nuk ke alternative tjeter.

    2. Titi says:

      Mungesa e votave ne paralment per te votuar kete nisme antikushtetuese tregon influencen ne renie te berishes. Kjo nisme ju vajti dem. Po tani cfare do te nxirrni, do te shkrini gjithe KQZ sepse me veprimet qe keni bere, keni treguar se mund ta bene. Asgje nuk ju ndal.

    3. WWW says:

      Hahahaha ju vajti dem dhe kjo tentative per te rrezuar antarin e LSI nga KQZ. Parlamenti nuk duhet ta votoje fare kete nisme te PD.

    4. andia says:

      ky saliu edhe diten kur te japi shpirt do i thot djallit: amanet vidhi votat e shqiptarve sa me shum!!

      po nje gje me pelqen qe rama po ti nxjerr gjitha pislliqet , po te zhvesh komplet ooo plak matuf perball popullit qe ti i vidhke praaa votat, prandaj populli esht i etur per rilindje se ket lokomotiv e drejton nje njeri qe e adhuron shqiperin e tij!! qe i shkel krimat si ti nje nga nje!

      hehhe ca nuk do degjojm nga saliu keto tre muaj, rama vepron dhe saliu sundon!! e sa me shum do sundosh ooo sali aq me shum do i neveritesh popullit ?

      un ty te njoh personalisht po shqiptaret nuk te njohin mir, ti je ai qe shet dhe grun per pushtet apo jo sali???? … eeee hehehhe

    5. GR says:

      Po pra po , ” KQZ-ja eshte institucion i pavarur dhe duhet te lihet i qete nga politika nqs duam qe te shohim zgjedhje te lira dhe te ndershme.” e keni shkruar me ironi kete pjesen .Ku ke pare ti institucion te pavarur ketu tek ne , dhe aq me teper KQZ , po te ishte i pavarur , nuk do perdhosej vota jone .

    6. GANGRENA says:

      Te gjithe se bashku kunder Gangrenes se Shqiperise!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/salistan-98.html

  2. Anila says:

    Votimi duhet te jete pro zevendesimit te anetarit te KQZ dhe kjo eshte mese e ligjshme. AI anetar duhet te zevendesohet me anetarine e PR, LSI ska me koalicion me PD qe ky te jete kusht qe anetari i LSI duhet te vazhdoje te qendroje me.

    1. valbonashqip says:

      i bie qe te rivotohet edhe 1 here per presidentin apo per prokurorin.Mjerim i madh per kete vend……!!!!!

  3. Skenderi says:

    Parlamenti per nje here te vetme te funksionoje ashtu sic duhet dhe te mos e votoje pro kesaj nisme te PD. Eshte nje nisme teresisht antikushtetuese dhe po e votuan ata qe i bejne ligjet do ti shkelin vete ato.

  4. joni says:

    Akoma ben trimin ky? Nuk e ka kuptuar se ka marre fund?

  5. VERONIKA says:

    Deri te henen ju blen gjysmat e votave,shume pak i duhen

    RRRNOFTE HALEANCA
    KOKEPALAR SHQETESOHUNI,E HENGRET KOT NGJALEN!

  6. eli-tiv says:

    ..c’kuptim ka ?? pse u shty..seanca??..Ne se pd s’ka vota..atehere ka rene pushteti i saj..e thjeshte.

  7. Best says:

    Shoke dhe shoqe
    edhe per ty Veronika njekohesisht qe hapesh shume pa lidhje ketu se nhuk kupton as vete cfare thua

    Kjo pune ka marre fund, e perseris, Sal Berisha i ha mutin anetarit te KQZ jo e merr
    ua thashe dhe dje dhe e perbuzet moret flake kot, a e pate sot secfare ndodhi
    Ia trodhi BE dhe SHBA sales, e kercenoi drejtperdrejt, aq sa iu desh te ikte ne periferi ne Kashar me fshastaret dhe te mos shkonte ne parlament
    Pse nuk shkoi ne parlament Berisha sot kur duhet te votohej

    Deputetet te jeni te sigurt qe i ka 71 vete ndaj mos u beni merak, halli qendron kund tjeter se edhe qoftexhiu Volfarth e la ne balte, apo se degjuat qe tha KQZ eshte jopolitike dhe nuk ndryshohet tani

    Hajt tung te gjitheve
    merruni me Halimin qe ka nis ti pelqejne bq-te bashke me ate bq-ne tjeter te kukesit, hoxhen e minarese

  8. eshte e qarte pse u shty seanca sepse duhen blere deputetet socialiste te larguar si kastriot islami deputeti i kukesit dhe i lezhes qe votuan per qeverine

  9. mergimtari fv says:

    Parti e dyte qeverisese PR-ja me nje deputet dhe PDIU me 2 deputet e treta ? popull majmun qe lejon talljen e bythes nga muti i saj si prodhim skarco alias politikane . E mjera SHqiperi e mjere .

  10. Horri i Bulevardit says:

    Seanca u shty se sic deklarova dje se kane filluar telefonatat dhe ajo ndodhi, BE-ja dhe KE-ja sot kane deklaruar se do te dergojne ne Shqiperi nje ekspert juridik te KQZ, qe te japi verdiktin, por qysh tani dihet se ky person qe ka qene pjese e Ohdirit, ka qene kunder Sali Berishes, ne te gjitha rastet dhe po sot zedhenesi i BE-se zoti Peter Stano, deklaroi se KQZ-ja nuk preket.
    KQZ-se i mbaron mandati ne vitin 2015 dhe kete fakt nuk mund ta ndryshoje as PS-ja dhe partite opozitare qe do vijne neser ne pushtet.
    Zonja Lleshi do te mbetet ne krye te KQZ-se, do apo nuk do PS-ja dhe te tjeret qe jane kunder PD-se dhe Saliut.
    Prandaj parlamenti sot ne vecanti Saliu por dhe Zhozefina, kane marre URDHERIN, kujdes mos bej lojra se do te digjesh dhe Saliu e shtyu.
    Neser vjen eksperti dhe sdo te behet fare votim, Saliu te haje mutin se ska cfare ben me, situata i ka ikur nga dora.

  11. fieraku4u says:

    VINI RE-VINE RE: SALI BERISHA EDHE PARTIA DEMOKRATIKE KA DALI PRAPE PER BLERJE DEPUTETESH TE OPOZITES, CMIMI 500,000- 1,000.000 EURO.

    TE GJITHE TE INTERESUARIT TI DERGOJN SMS SALI SHPELALRIT OSE XHOZIT.

  12. akil says:

    po ik o lefter se ti trazira do mos fol kot

  13. ZA.KO says:

    O hal-ik, i njeh mire njerzit ti apo jo? Njihi mire pastaj shkruaj.

  14. laraska says:

    Berisha po cenon institucionet e pavarura? E ku qendron risia ketu? Ai na solli lufte civile qe nuk e kishin njoftur ndonjehere si popull e ju u cudisni per kete? O jam cmendur une ose jeni cmendur ju te gjithe qe cuditeni nga kjo shkelje? A nuk po flasim per te njejtin person: SALI BERISHEN????

    A nuk po flasim per te njejtin person qe cenoi pavaresine e gjyqsorit (institucion i pavarur gjithashtu) si per Gerdecin si per 21 Janarin? ……dhe opozita nuk reagoi, jo me te benin gje………….

    A nuk ishte po ky njeri qe nderhyri te gjyqsori per Metushin e shkrete qe ka lindur me mutacion gjenetik e qe e kapen me presh ne dore???

    http://www.youtube.com/watch?v=b4ZG9SrNJ3E

    A nuk na tha insitucioni i pavarur i Berisha-Metes qe cfare pate e degjuat sjane te vertete, jane manipulime ose halucinacione te nje populli te tere???

    A nuk jane keto filma te sterpare keto 23 vjet? A nuk jane share me nene e babe, dashnore e femij…..dhe pastaj kane ngrene ngjala e kane kthyer nga nje gote vere franceze nga ato te shtrenjtat qe ne as jau dim emrat????? Ku qendron cudia ketu????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje