Shqipëria ka shkelur embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke dërguar municion në Libi në kohën e konfliktit civil.
Ky armatim jo vetëm që është përdorur në konfliktin e Libisë, por tani ka nisur të përhapet me shpejtësi në vende të nxehta të rajonit, përfshi Malin, Sirinë dhe Rripin e Gazës.
Fakti se Shqipëria ka shkelur embargon e OKB-së evidentohet nga një raport i përgatitur nga një panel ekspertësh të OKB-së.
Siç raporton Balkan Insight, nga Shqipëria janë dërguar në drejtim të Libisë 800 mijë fishekë mitralozi 12.7 mm, në kulmin e konfliktit civil.
Në shkelje të embargos të armëve, fishekët janë dërguar në shtator të vitit 2011.
Autoritetet shqiptare thonë se armët i janë shitur Emirateve të Bashkuara Arabe, me ndërmjetës, por thonë se nuk e dinë se armët kanë përfunduar në duart e rebelëve në Bengazi.
Megjithatë provat e zbuluara nga paneli i ekspertëve të OKB-së sugjerojnë se Tirana kishte informacion në lidhje me destinacionin final të municioneve, por nuk e ka trazuar shumë këtë çështje.
Raporti prej 94 faqesh ka qarkulluar të martën në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Dërgesa është nisur në tre ditë duke filluar nga 9 shtatori 2011 nga aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, përmes një avioni armenian dhe ka shkuar direkt në Bengazi të Libisë, pavarësisht embargos së armëve.
DG Arms Corporation, një ndërmjetës armen armësh, kërkonte të blinte municion, por ndërmarrje e eksportit ushtarak, MEICO, nuk pranoi të bënte kontratë me kompani private, por me një ent shtetëror. Për këtë arsye në mes u fut një filial i kompanisë shtetërore të armëve në Ukrainë.
MEICO e shiti municionin tek kompania ukrainase, që përmes agjentit armen, do e ridërgonte atë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lejet e fluturimit u lëshuan për në aeroportin e Abu Dabit.
Por pasi lejet u lëshuan, fluturimet ndryshuan destinacion dhe ngarkesa u dërgua me tre fluturime direkt në Bengazi.
Autoritetet shqiptare thanë se nuk e dinin se destinacioni i fluturimeve kishte ndryshuar, por ekspertët e OKB thonë se autoritetet shqiptare kishin mjaftueshëm informacion, por nuk reaguan.
Autoritetet shqiptare thanë se modifikimi i trajektores së fluturimit ishte si rezultat i një gabimi njerëzor./ep
Ju jeni te gjithe Zivere!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/imami-i-salistanit.html
kaq i harxhoj unr per 40 minuta??
SHQIPERIA GJITHEHERET E KA SHKELUR EMBARGON E OKB ME URDHER TE OKB-se SE NDRYSHE DO ISHTE GJYKUAR DHE DENUAR SI SHUME UDHEHEQES SHTETESH TE TJERA…! MOS U BENI SHUME MERAK SE UDHEHEQESIT SHQIPTARE JANE TE VETMIT NE BOTE QE BEJNE SI U DO QEJFI…
normalisht anterat e natos esht e ndaluar poooooooor ku pyt sali per natoooo sala vetem lek lek lek sa me shum
Pse a kaq shume ju plasi juve per Libin, a ?
Me mire te behet biznes me arme duke i sjtiru Libise se sa me neat e juaja plaka qe kultivojn shesin e pijn droge neper arat e shqiperise.
Besa : ke lehur tamam si buce .
Une per vete ,ja bej hallall Berishes te gjitha perveq naftes qe i dergoj Sllobodanit per te vrare Kosovar.Nuk e di qe i ka dergu ndoshta edhe armati,koha do e vertetoj.
Mire do ishte ti kishte derguar dhe ushtaraket me armatimin se te pakten do ishte liruar Shqiperia nga nje kontigjent idiotesh dhe brekeulurish qe nuk kane me nevoje per arme, por per gavete
mjafton te hane ate qe ju hedh Berisha dhe Ministri dhe ne rregull jane.
Po i kemi derguar armatim.Po kujt ja mbante bycka t’i dergonte pa miratimin e DAJ SAMIT .
E kuptoni qe perendimi e do saliun ne pyshtet edhe kur ai firon vetem20%. Perendimit I duhen qeveri te ndyra per te bere ato pune qe ata si bejne dot vete.
Salen do takeni ne fuqi deri kur te mbaroje lufta ne siri. I duhet perendimit qe te beje kete pune.
Po ta bejne ata vete bene karieten ne rrezik.
Keshtu qe gjejne njerez te papergjegjshem si saliu qe per te ndenjur ne pushtet jane te gatshem te bejne cdo gje. Kush do ti furnizoje rebelet e sirosr? Ky I cmendur.
Prandaj une bindem qe ky do te rrije ne pushtet edhe 4 vjet deri ne mbarimin e luftes ne siri.
Demokracia shqiptareeeee.
Hahahaha.
ju ka bo ves armatimi familjes berisha i paskan demontu fisheket ne libi
Saliu do bente mire qe bashke me fisheket te dergonte dhe cubat e vet qe e ndjekin nga pas …zagari qe po e diskretiton shqiperine….Ai eshte Hitleri shqiptar.
Shume e ka bere Sala sa arme i ka shit USA Libis Nuk llogariten