Fryma e Re Demokratike prezantoi sot programin e saj për sportin. Të ftuar në këtë takim bashkëpunimi, ishin sportistë me emër,gazetarë sportive dhe gjyqtarë sporti. Synimet dhe projektet kushtuar sportit i paraqiti Alban Janku, anëtar i departamentit të sportit në FRD.
Kryetari i FRD tha se politika duhet të jetë në funksion të sportit dhe jo e kundërta.
“Shpesh partitë politike, sidomos në prag fushate, e shohin sportin si mjet elektoral dhe jo si emblemë të identitetit tonë kombëtar,” tha Topi.
Ndërsa sportistët që luajnë jashtë vendit Topi i quajti ambasadorë autentikë të vendit të tyre, sepse imazhi i sportit lidhet drejtpërdrejt me imazhin e vendit.
Duke iu referuar rastit të dhunës në ndeshjen Tirana-Skënderbeu kryetari i FRD-së denoncoi publikisht aktin e dhunës të ushtruar ndaj tifozërisë dhe përfaqësuesit të medias.
“Nuk e kam vetëm me instrumentin (nëndrejtorin e policisë), por me atë çka përfaqëson, pra me kreun e shtetit, i cili jo vetëm që nuk e njeh por nuk tregon asnjë lloj qytetarie me sportin,” shtoi ai.
Topi përmendi ekipet elitare të cilat janë braktisur nga shteti dhe gjendjen e mjeruar të stadiumeve dhe ambienteve sportive të cilat janë kthyer në troje ndërtimi.
Angazhimet e FRD për sportin
I. Duke investuar, ne partneritet dhe ne mbështetje te interesave te biznesit, ne infrastrukture, për ta nxjerre atë nga gjendja e mjeruar ku ndodhet sot.
II. Duke rifutur ne mënyrë te menjëhershme sistemin e klasave sportive si një nga mënyrat e zbulimit dhe promovimit të talenteve sportivë.
III. Duke hartuar brenda vitit të pare te qeverisjes kuadrin e nevojshëm ligjor, për shndërrimin e klubeve sportive ne forma të ndryshme te shoqërive private, si e vetmja rruge per nxjerrjen e sportit shqiptar nga kolapsi.
IV. Duke subvencionuar klubet dhe sportistët individuale cilësore, ne mënyrë qe vendi të përfaqësohet sa me denjësisht ne aktivitetet ndërkombëtare./ep
O Topi, po Muli asht i xanun do koh, sa te lirohet dhe do e zgjinin kyt problem
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html
Sa here jane thane e sterthane keto gjera aq te mira qofshin. Ai edukimi sportiv ishte dikur kurse tani qe u “demokratizum” ka filluar nje lloj edukimi me karakter tjeter apo e kam gabim?