FOTO REPORTAZH/ Pionierët e Kimit...

12 Prill 2013, 20:13Politika TEMA
FOTO REPORTAZH/ Pionierët e Kimit...

Zërave që i kërkojnë Koresë së Veriut të ulë tensionet dhe të shmangë retorikën luftarake iu bashkua edhe Kina.

Presidenti amerikan, Barack Obama ka folur po ashtu për këtë çështje, ndërsa në Seul ka mbërritur Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Kurioziteti i mbarë botës për vendin më të izoluar në planet është shtuar ndjeshëm.

Ky fotoreportazh i publikuar nga Daily Mail tregon se si indoktrinohen fëmijët.

Ata janë pjesë e “Bashkimit të Fëmijëve Koreanë”. Si pionierët e dikurshëm në Shqipëri. Disa i krahasojnë me Rininë Hitleriane.

Në moshën 13 vjeçare ata bëhen pjesë e këtij grupimi dhe betohen për besnikëri ndaj liderit suprem, Kim Jong Un. Këtë të fundit e quajnë edhe ‘ati’.

Kurse lideri absolut i quan ata “e ardhmja e vendit më të fuqishëm në botë”.

Por jeta e tyre nuk është aspak si ajo në vendin më të fuqishëm në botë, por ndoshta si në vendin më të varfër në planet./ep

14 komente në “FOTO REPORTAZH/ Pionierët e Kimit…”

  1. canadian says:

    Per shqiptaret qe jane mbi 30 vjec ne Shqiperi kjo qe shohim nuk perben lajm. Ne kemi perjetuar pionieret e Enverit identike me kata ketu

    1. safeti 1 says:

      Ne qe bejme pjese ne vendet me te ardhura te mesme te larta dhe vend i zhvilluar,pse nuk kemi metro,si kjo ne fotografi???
      E mbani mend kur hypnim ne tren? Na shkelyeshin pantallonat pa arritur mire deri ne Vore,sepse peronat(stacionet e trenit)ishin si mos me keq!
      Pse nuk mbajme kaq te pasterti, sa keta “kriminelet”???
      Apo eshte çfaqje e huaj te kete metro ne Albanistan?

  2. Marius says:

    Te bukur por te deshperuar

  3. shpati says:

    Mos u merrni me pioneret koreane,por shikoni pioneret e Berishes,qe mbledhin KANOCE NE KAZANET E PLEHRAVE,QE JANE TE NGUJUAR NGA GJAKMARRJA,QE LYPIN NE KEYQEZIMET E RRUGEVE,QE JANE ANALFABETE,QE NUK KANE BUKE TE HANE,QE NUK SHKOJNE DOT NE SHKOLLE,QE NUK E DINE SE CFARE ESHTE DRITA ELEKTRIKE,QE MBLEDHIN KROM DHE VRITEN PER NJE COPE BUKE,QE SEMUREN DHE NUK KANE ILACE PER T’U SHERUAR!!!
    Sa per PIONERET E ENVERIT,QEPNI GOJEN:ATA SOT JANE PRESIDENTET,KRYEMINISTRAT,MINISTRAT DHE DEPUTETET,QE KOMANDOJNE SHQIPERINE!!!

  4. Horri i Bulevardit says:

    Mbajini mend keta fytyra kalamajsh tek foto nr. tete, kush do te jete gjalle, nga keta te rinjte se ndoshta mbas 20-30-vjetesh keta qe sot qajne ne krah te Kimit, do te jene ndoshta ne tribuna duke share Kimin dhe duke share ata qe u masakruan nga Kimi si komuniste.

  5. firenze says:

    ah sa me ka marr malli, jo po te jetojm me keta hajdute qe po vjedhin gjith boten, me sistem i qelbur se kapitalizmi nuk bo nona, ja ku jemi te gjith hajdut kriminele vrases mashtrus, per pushtet shesin ndajn grat e veta me njoni tjetrin, perversa legene ca nuk kemi pa ne ket sistem, dhe prit se edhe cfar do shofim, kshuqe koren e veriut lejeni rehat se eshte i vetmi vend ne bote qe hajdutet kriminelet plehrat mashtruset pirsit e gjakut akoma nuk kan shkelur

  6. north vicidol says:

    Shprehja qe kane shtuar moderatoret e Temes”Si pionierët e dikurshëm në Shqipëri” te vret syte se duket sikur po ndjek “moden” per te hedhur sa me shume balte mbi sistemin e kaluar.
    Edhe ne se do botoni fotografi te kohes se EH aty do gjeni surreterit e berishes,tritan shehut e deri te spiunet blendi fejziu dhe artan hoxha.
    Sot ne shqiperi eshte instaluar nje regjim mafjoz qe te vret diten nen bekimin e ca psiko-ambasadoreve qe po tallin bythen me ate popull.
    Ai vendi i shqiponjave tani nuk prodhon asgje per vec hidrocentraleve te ‘diktatorit” dhe 1 miljon emigrantet qe dergojne ne shqiperi rreth i biljon dollare ne vit.
    Jemi nje vend me i dhjere se korea e veriut.
    Dje polici vari vehten me rrypin e pantallonave
    Sot u therr ne xhami nje rob zoti
    Para ca ditesh nje BRECAN TRAPOJE rrahu si “gamori ne duhon”tifozat e tiranes dhe ja fut me grusht nje kameramani.
    Para nje jave vrau balerinen nje KULIC BC..
    Me nje fjale jemi pushtuar nga NORTH TROPOJANI DHONDRRI SERBISE

    Shkoni filmoni ne tropoje varrezet ku jane varrosur me shume djem te rinj se te moshuar.
    Shkoni filmoni shtepine gjysem te rrezuar te fuckberishes ne vicidol
    Shkoni filmoni ne tropoje ku njerez terheqin parmenden si para dy mije vjetesh
    pastaj merruni me korene e leshit

  7. dritan says:

    ore fukarenj ne kulm jane por ne qe ja kemi kaluar edhe zvicres kemi nje koqe qe i ul breket pa problem sa here i duhet me rujt pushtetin e nuk ka asnje din e iman

  8. liri a vdekje says:

    keshtu ka qef ene sala te jet prandaj shkon neper shkolla qelbesira ,ata te pakten paskan tramvaje sikur do na e vinte dhe ky luli i rinasit tramvajin ne tirane

  9. Rodrigo says:

    Me bejne pershtypje ato pllakat e trotuarve…..orgjinale si keto qe kane pasur rruget e qyteteve ne Shqiperi deri tani vone….. ?

  10. Niko Maloku says:

    Po, po, por shikoje metrone sa e mire dhe e bukur eshte. As disa metro te perendimit qe kam pare nuk jane te tilla. Mos duhet te jesh i pasur sa vendet perendimore qe kane grabitur ( dhe vazhdojne te grabisin ) boten, qe te quhesh i mire ? Une nuk kam fare respekt per udheheqjen e Korese se Veriut, pasi eshte nje udheheqje e trasheguar ( mbreterore e maskuer ), por ai popull nuk i ka bere keq kujt deri tani, sic bejne ca popuj te tjere ” te bekuar ” qe iu hypin avioneve dhe shkojne e bombardojne dhe vrasin popujt e vegjel ne shtepite e tyre. Apo jo?

  11. + says:

    bicikletat i paskan fringo!

  12. sono battuto con olio et aceto says:

    ….pastrim/gjelbrimi diten e djele…
    deja vu…

  13. shiaksi says:

    ato te pakten kan pun,buk dhe uj,kurse ne shqiptaret nuk kemi as nji sen ,e sali protopapa na thot se ne jena vendi ma i zhvillum ne europ,jo mer lal se keta na e fusken neve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje