Spiunia koreanoveriore: Si vrava 115 njerëz

12 Prill 2013, 09:25Lifestyle TEMA

Spiunia më e famëshme e Koresë së Veriut,e cila vendosi një bombë në një avion,duke i marrë jetën 115 udhëtarëve,foli në një intervistë të radhë për një program Australian.

Kim Hyun-hee,që ishte mësuar të adhuronte Kim Jong-il si një Zot,tentoi disa herë të vriste veten pas arrestimit . Ajo më pas u ekstradua në Korenë e Jugut,ku u dënua me vdekje,por jo vetëm që nuk u ekzekutua,ajo u fal dhe tashmë bën një jetë të zakonëshme dhe është nënë e dy fëmijëve.

Historia e pabesueshme e jetës së 51-vjecares,u rrëfye për herë të parë në “Australian Broadcasting Corporation”. Në vitin 1987,e shoqëruar nga një agjent tjetër,Hyun-hee  vendosi një bombë të sofistikuar në një avion,gjatë udhëtimit nga Europa në Bahrein.

Bomba,e programuar për të shpërthyer në pjesën e dytë të fluturimit,nga Bahreini në Korenë e Jugut,i mori jetën 115 udhëtarëve.

Atentati u krye me urdhër të diktatorit të atëhershëm Kim Jong-il, i cili dëshironte të dekurajonte turistët,për Lojërat Olimpike të Seulit,në vitin 1988.

Në Bahrein,spiunia u arrestua së bashku me “babain” për falsifikim dokumentash. Të dy tentuan të vetëvriteshin me cigarette që kishin marrë me vete,por ndërsa partneri i saj ia doli,Kim u kap në kohë dhe u pengua të vriste veten.

Më vonë ajo u zhvendos në Korenë e Jugut,kur u dënua me vdekje,por duke u gjykuar nga gjëndja e saj dhe duke vlerësuar se urdhëri kishte ardhë direct nga diktatori Jong-il,gruaja u fal dhe u lirua.

Sot ajo është e martuar dhe me dy fëmijë dhe bën një jetë të jashtëzakonëshme në Seul,por cdo ditë ngrihet me frikën se spiunë koreanoveriorë mund të mbërrijnë për ta vrarë.  P.K

3 komente në “Spiunia koreanoveriore: Si vrava 115 njerëz”

  1. GR says:

    Po e pranoj qe i paskan bere lavazh truri dhe nuk ka qene e ndergjegjshme per ate qe ka bere , por nuk me duket e drejte qe ,ne vend qe te mbyllej ne nje institucion te posacem te rehabilitimit mendor , te krijoje familje e te beje nje jete te zakonshme sikur u ka dhene jeten 115 njerzve , jo ua ka marre .Kjo mos vrarje ndergjegjeje , do te thote qe ajo nuk eshte rekuperuara akoma .

    1. "iu iu po vjen ariu " says:

      Ke te drejte te habitesh ,po ky eshte lloji pazarit te agjenturave na jep keto e ato informata ,depono keto qe te themi ne dhe nga UJK te bejme qengj,bile edhe me zile .Pastaj pas ca kohe del me kancer dhe vdes.

  2. shvejk says:

    Bote e cuditshme ,shkaterroi 115 familje dhe tashti krijon vete familje. Megjithe zemer i uroj te njejtin fat dhe familjes tende, plehre aziatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje