Feliks Magath mendon se Barça nuk ka asnjë shans me Bajernin

15 Prill 2013, 18:52Sport TEMA

Forma e treguar deri më tani nga Bajerni i Mynihut, si në Bundesligë, ashtu edhe në Ligën e Kampioneve, ka bërë që në Gjermani të jenë shumë entuziastë. Kjo, duke nisur që nga drejtuesit kryesorë të ekipit, futbollistët dhe mbi të gjitha tifozët.

Por, ka dhe nga ata që e tepërojnë disi me optimizimin e tyre, si ish-tekniku i Bajernit në periudhën 2004-2007, Feliks Magath, aktualisht trajneri i Volsburg. Sipas tij, Barcelona nuk ka asnjë shans që të eleminojë Bajernin.

Bajerni është aktualisht ekipi më i mirë në Evropë. Barcelona ka pasur momentet e saj të mira, por përballë Bajernit nuk ka asnjë shans. Ky Bajern nuk e ka aspak frikë Barcelonën”, ka thënë Magath për mediat gjermane.

Por, një tjetër emër i njohur i futbollit gjerman, Gynter Netzer, është akoma edhe më optimist, pasi sipas tij, jo vetëm Bajerni, por edhe Borusia do të shkojë në finalen e Uemblit. Këtë pritet që tashmë ta tregojë fusha, ku ekipet spanjolle, por edhe kombëtarja, dominojnë prej vitesh./b.l

10 komente në “Feliks Magath mendon se Barça nuk ka asnjë shans me Bajernin”

  1. alban4eva says:

    ouuuuu, qenke edhe Nostradamus ti Felix javgu, qekur keshtu?? Bayerni mund ta mposhte Barcen vetem po te flene gjume ata te Barces.. ajo Barcelona do ta dhjese me mut ate Byernin tend o Felix pordhe e fendur..!! mbaje mend..!! debil cyryk..

    1. Bayern Uber Alles - Mjaft ma Hispanikat says:

      Barca asht e shkumja, mgjse Bayern keto vitet e funit ka hip ma nalte ne Champions se Barca:
      http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

      1. o gje e egerr says:

        ti shoku je tiqe mos e keput..

        1. raimondi says:

          Bajerni ka trajner te ire shume, ndersa Barca nuk e ka gje kete trajner …..

          Ndryshimi midis tyre eshte se Bayern eshte shume i disiplinuar ne loje ndersa Barca ka lojtare gjeniale , por nuk ka drejtim ne loje me ate trajner qe ka

          Shpresoj te fitoj BARCA !

        2. Bayern Uber Alles - Mjaft ma Hispanikat says:

          REPLLIK
          Shka kije or taj o gja e egerr
          Nrast se nuk te pershtat mos e kno

  2. s says:

    Megjithese une jam tifoz i Bajernit ky Magati ja fut kot e me kot ,kjo eshte ndeshje e barabarte ,fitofte me i miri dhe ishallah pa ndihmen e arbitrave .

  3. Leonard says:

    Qe topin s’kane per ta pare kruket, kjo nuk diskutohet por do te ishte interesant se si do te formohej 11 e Barcelones ne keto dy ndeshje.
    Personalisht shpresoj qe Vilanova te lere ne stol Maskeranon, Adrianon dhe Vijen, per te luajtur me rinjte e talentuar, Bartra e Thiago Alkantara si dhe ne sulm me dyshen Messi & Pedro.
    Me kete formacion si dhe me porosine per te gjuajtur nga jashte zone nga çdo pozicion i mundshem, besoj se Bajerni nuk ka shansin me te vogel per kualifikim; bile une parashikoj humbjen e tij qe ne ndeshjen e pare ne Gjermani!

  4. Guxhua says:

    Koment prej femije. Aq me keq kur komente te tilla behen nga drejtues te bundesliges. Kushdo ekip qe te ishte nuk duhet nenvleftesuar kaq shume. Ne fund te fundit ne futboll nuk i dihet. Nderkohe qe Bajerni eshte ekip qe te le te luash. Dhe ekipe te tilla si Bajerni Arsenali Barca i kalon si ujku gomarin. Qe ndeshjen e pare Bajerni do mundet.

  5. bobi says:

    Bayerni do e eleminoje Barcen.
    Barcelona ka dobesi ne mbrojtje dhe ne porte. Barcelona teknikisht eshte me lart se Bayerni po mos harroni qe bayerni taktikisht dhe fizikisht eshte me lart se barelona. Kane per te qene neshje te bukura por fitimtare do dalin gjermanet.

  6. Elton says:

    Dhe aq e Lehte sa thot ky Felix nuk esht me rraf barcen, pikerisht fuqia e spanjolleve esht te mbajtja e topit qe nervozon kundershtaret. Per mua esht 50/50 , ska favoriteer kete ndeshje. E vetem ja shprese e bayern esht po te mungoj messi.rendesi ka qe te jete spektakel, se kush fiton e tregon fusha. Me jemi tifoza qe Duam te shohim loje magjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje