Humbjet e njëpasnjëshme të Interit e kanë bërë pothuajse të sigurtë shkarkimin e trajnerit Andrea Stamaçioni në fund të sezonit. Zikaltërit, që e kanë pothuajse të pamundur kualifikimin në Ligën e Kampioneve, tashmë rrezikojnë që sezonin e ardhshëm të mos marrin pjesë as në Ligën e Kampioneve.
Për këtë arsye, presidenti Masimo Morati, përveç merkatos së lojtarëve, është duke menduar edhe për trajnerin e ri.
Mediat italiane bëjnë me dije se Morati është gati që të rikthejë në Itali trajnerin e Shaktar Donesk, Mirçea Luçeskun.
Me këtë të fundit Morati ka pasur kontakte edhe një muaj më parë, pas humbje së Interit në fushën e vet me Bolonjën. Atëherë marrëveshja me trajnerin rumun ishte shumë pranë, por fitorja ndaj Totenhem bëri që Morati të ndërronte mendje.
Por, tashmë Morati duket se nuk ka më dilema dhe ka vendosur që të largojë Stramaçionin në fund të sezonit. Dhe, kandidati më serioz për ta zëvendësuar atë është pikërisht Luçesku, që vitet e fundit ka arritur rezultate spektakolare me ukrainasit e Shaktar Donesk./b.l