Mario Gomez mendon largimin nga Bajerni

14 Prill 2013, 14:42Sport TEMA

Menaxheri i Mario Gomez, Uli Ferber, ka deklaruar se klienti i tij është i pakënaqur me mënyrën se si sulmuesi ka përfunduar jashtë formacionit titullar në radhët e skuadrës bavareze. Trajneri Jup Heinkes e përdor me pikatore sulmuesin e kombëtares gjermane të futbollit, pasi Mario Manxhukiç i ka rrëmbyer vendin si titullar atij që cilësohej si i padiskutueshëm në formacion vetëm një vit më parë.

“Sigurisht, Mario nuk është i lumtur me situatën e tij”, tha Ferber për “Bild”.”Është e qartë se nuk mund të qëndrojë në këtë mënyrë. Ai po sillet mirë, është besnik ndaj kërkesave të skuadrës dhe i gatshëm sa herë kërkohet shërbimi i tij. Nëse trajneri e aktivizon, do të thotë se e ka merituar një gjë të tillë”.

“Por dëshira e Marios për të luajtur gjithmonë mbetet e njëjta. Ajo ishte gjatë periudhës kur luante te Shtutgarti, para transferimit te Bajern, apo edhe kur zgjati kontratën me këtë klub, ashtu si tani. Mario do të dëshironte të kontribuonte për një sezon të madh te Bajerni”, tha Ferber.

3 komente në “Mario Gomez mendon largimin nga Bajerni”

  1. Tifozi KZ says:

    Nuk me ka pelqyer kurre ky lojtar, ka mbetur aty ku e nisi 19-20 vjec
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  2. Mario UK says:

    bayern as nuk duhet ta kishte blere kete. Ne nje skuader te dores se dyte do ishte edhe ky i lumtur
    http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html

  3. totila says:

    E kam thene qe para nje viti qe ky tipi eshte i dyti ne bote pas nje tjetri qe me shume do te beje efekte me menyren e mbajtjes se flokeve duke na kthyer mbrapa ne mesin e viteve ’30 . Nuk eshte lojtar me karakter te forte si gjermanet .Kjo i mungon dhe kjo e penalizon .Por kaq mund t’i kete mundesite ,nuk kemi pse t’a paragjykojme .Eshte dhe nje tjeter ,nje fare RAMADAN FALKAO (fajkoi).E kam thene qe mediumeve u duhet larmia ,por kam mendimin se edhe FALKAO do jete ne te ardhmen nje fiasko .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje