Mesazhi i Bieber për Anna Frankun,ngjall polemika

15 Prill 2013, 09:56Lifestyle TEMA

Justin Bieber,ka lënë të gjithë gojëhapur me mesazhin që ka shkruar në Librin e Mysafirëve,në Shtëpinë Muze të Anna Frankut.

Këngëtari i cili ndodhet në Europë për një turne,ka vizituar Shtëpinë e Anna Frankut në Amsterdam,e cila është hapur si muze në vitin 1960.

“Është  vërtetë inspiruese të jem këtu. Anna ka qënq një vajzë e mrekullueshme. Shpresoj që ajo do të ishte edhe një “beliber”, ka shkruar këngëtari”.

Ky shkrim ka ngjallur polemika të shumëta mediale por edhe nëpër rrjetet sociale. Termi “beliber” përdoret pë ata “që besojnë” dhe ata “që duan” Bieberin.

Edhe stafi që përdorë faqen zyrtare në Facebook të Shtëpisë së Anna Frank,ka shpërndarë mesazhin që ka lënë këngëtari.

Shumë nga përdoruesit në Facebook e kanq quajtur “mosrespekt”,”të neveritëshëm” dhe “sjellje jot ë mirë” këtë mesazh të këngëtarit kanadez.

“Si do mund të ishte ajo? Ky idiot si duket po kënaqet me veten. Le të tregojë pak respekt për një figurë historike sic është Anna”,ka shkruar një përdorues i Facebook në lidhjen ku është shfaqur mesazhi.

Ndërkohë situatë e ngjashëme ka qënë edhe në Twitter ku përdorues e këtij rrjeti social,kanë qënë madje më të ashpër se ata në Facebook. Disa nga ata kanë rekomanduar që Bieber të dërgohet në rehabilitim.      P.K

3 komente në “Mesazhi i Bieber për Anna Frankun,ngjall polemika”

  1. Shtegtari says:

    E ka fajin preshi ne b… me te cilin po fluturon aktualisht ky vogelush qurravec i fryre.
    Vetem se “tullumbacet” e medias (qe nuk ndalet para asgjeje per para) e kane ngjitur shume lart dhe kur te bjere do te thyeje koken. Ata qe kane punuar me te ja kane parashikuar me kohe nje fund te tille.

    1. BYTHPAMBUK! says:

      Po pse o mashkuj jan keta, me patallonat te ulura poshte bythes?
      http://fashionguests.blogspot.com/2013/01/no-pants-day-nyc-13-jan-2013.html

  2. analist says:

    Keshtu eshte kur gjithe budallenjte e botes vrapojne mbas nje super budallai si Bieber qe nuk di a eshte Kanadaja shtet,qytet apo kontinent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje