Flamuri: Kemi sekuestruar 28 milion euro nga krimi për 4 vjet (po janë zhdukur 1.3 miliard USD këto vite)

19 Prill 2013, 20:36Politika TEMA

Flamur Noka ka deklaruar se për 4 vjet janë sekuestruar rreth 28 milion euro të aseteve të krimit të organizuar, ndërkohë që pak kohë më parë organizata “Global Financial Integrity”, në raportin e saj bënte me dije se  elita e korruptuar shqiptare ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria.

Ministri i Brendshëm ka përmendur sukseset e institucionit të tij ,teksa ka folur për luftën kundër krimit financiar. Duke përmendur disa statistika të sekuestrimit të aseteve të grupeve kriminale, Noka e ka konsideruar këtë si një arritje të strukturave që ai drejton.

“Ky stad që kemi arritur dhe që po e forcojmë dita-ditës përbën formën më të lartë të luftës dhe goditjes që shteti i jep krimit të organizuar, strukturave të tij, nëpërmjet edhe sekuestrimit të aseteve të përfituara. Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera të rendit dhe sigurisë, kanë shënuar progres të jashtëzakonshëm në goditjen, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve apo pasurive të fituara nga veprimtaria kriminale”, tha Ministri i Brendshëm, ndërkohë që ambasadori i KE-së, Ettore Sequi ka tërhequr vëmendjen se dënimi i atyre personave që përfshihen në pastrimin e parave mbetet në nivele të ulëta.

Sipas ambasadorit të Bashkimit Evropian në Tiranë, pastrimi i parave është një çështje serioze që po haset edhe në botë dhe edhe Shqipëria në këtë fushë nuk ka imunitet, por theksoi ambasadori Sequi, për të pasur rezultate duhet një bashkëpunim i fortë me organet e hetimit dhe Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa ligjit Antimafia duhet të zbatohet me korrektësi.

Në sinkron me ambasadorin e KE-së duket se ishte shefja e Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Tatjana Meçe. Sipas saj, nga 210 procedimet për pastrim parash nga 63 autorë të implikuar, kanë marrë dënim vetëm 6 për vitin e shkuar.

Por Flamur Noka thotë krejt të kundërtën. Sipas tij, falë teknikave speciale të hetimit, janë çuar para drejtësisë qindra persona si dhe janë sekuestruar shumë asete kriminale, deklarata këto që më sa duket i beson vetëm Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, pasi situata e krimit financiar është krejt e kundërt në Shqipëri.

Para pak kohësh organizata “Global Financial Integrity”,  në raportin e saj bënte me dije se elita e korruptuar shqiptare  ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Clark Gascoigne, zëdhënësi i këtij grupimi me qendër në Uashington deklaroi për agjencinë e lajmeve ‘Balkan Insight’, se qeveria Shqiptare duhet të reagojë për të mos lejuar nxjerrjen e parave në ato vende që konsiderohen parajsa për taksat dhe që ekzistojnë një serë hapash që vendi mund të ndërmarrë. Sipas zëdhënësit të këtij grupimi, ai beson se 60 për qind e kësaj shume vjen nga evazioni fiskal, 35 për qind nga aktiviteti kriminal dhe 5 për qind nga korrupsioni.

Mundësitë për të pastruar para në Shqipëri janë të mëdha për shkak se ekonomia e vendit është informale dhe e bazuar në transaksionet cash. Një raport i fundit i FMN vëren hollësira për mënyrën se si pastrohen paratë në vendin tonë. Sipas Fondit, lehtësira më të mëdha për pastrimin e parave paraqiten më së shumti në agjencitë imobiliare, kazinotë dhe sipërmarrjet private. Gjithashtu pastrimi i parave bëhet edhe në transportimin e parave cash jashtë vendit, ku është i përfshirë edhe sistemi financiar i vendit. Raporti vëren se, megjithëse në Shqipëri ka institucione dhe janë të licencuara aktivitete financiare, ende tregu i këmbimeve mbetet informal. Të tillë cilësohen kambistët që janë një mundësi e pastër për pastrimin e parave. Gjithashtu aktiviteti i kazinove konsiderohet një nga kanalet themelore ku pastrohen paratë në Shqipëri. Në këtë aktivitet ka një mospërputhje ndërmjet bazës ligjore për aktivitetin e kazinove dhe rekomandimeve ndërkombëtare për revokim licencash në rastet ku vërehet pastrimi i parave, thuhet në raportin e FMN-së./l.ç

5 komente në “Flamuri: Kemi sekuestruar 28 milion euro nga krimi për 4 vjet (po janë zhdukur 1.3 miliard USD këto vite)”

  1. Tironsi "ZZ" says:

    Jane ulur njekohesisht ne minimum edhe perdhunimet e femrave shqiptare
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/lajmi-i-fundit-nga-kabineti-berisha-xxl.html

  2. Alma says:

    Po po, sigurisht! Ketu lulezon mirqenia ekonomike dhe renia e befasishme e krimit!
    Kane orkestruar nje teater shume te kendshem keto 8 vite keta aktoret per cmime oscar, keta bashke me televizionet qe kane blere, shperndajne nje informacion shume te vertete e te kulluar!

    Po mua me duket se keta i besojne edhe vete ato qe lexojne, se nuk eshte e mundur te jesh kaq i pafytyre sa te mashtrosh i popull te tere.

    Po thuaj shyqyr qe kane gjetur karar e i bejne lavazh truri njerezve nepermjet televizioneve e njerezve qe blejne!

    Nuk mund ti thuash dot as ‘turp te kesh’, se normalisht qe nuk kane as turp, as cipe, as seder, as fytyre, as personalitet. Jane thjeshte qenie trupore prej plasteline, te cilat mund t’i manovrosh si te duash!

  3. po çkeni me MULIN ? AI aq di dhe aq thote.
    me vjen turp dhe keq per te shkretin MULI.Gjynah .
    çdo nat para se te fle lutem per MULIN, DHE them ishalla neser nuk ben ndonje gomarrlik te rradhes siç e ka sakon. O ZOT RUAJE mulin nga IDIOTLLIQET.

    1. genti says:

      kur e pyeten MUHAMEDIN A.S se kush jane shenjat e kjametit ,AI rreshtoi disa dhe njera nga keto shenja ishte:kur i pa afti te drejtoje te aftin. c’faj ka Flamuri kur aq din aq ben.

  4. BAY AREA Ca. says:

    Ministri Muli, me falni Muti, shikojeni qe ne fotografi sa dinjitoz duket per bemat qe ka bere , para Kriminelit Sali Ver Palla, rri si kelysh i rraf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje