Ka vdekur Linda Ihsani dhe jam i tronditur se sa pa kuptim ikën ndonjëherë jeta e një njeriu. Kam njohur pak vetë në jetë të kenë një këmbëngulje dhe disiplinë si ajo për të punuar dhe për të mësuar gjithë jetën. Pesë vite më parë, edhe pse në fund të dyzetave të saj, përfundoi një master në Uashington, ndërkohë që jeta e saj e mëparshme ishte e mbushur me axhendë të pangjashme me askënd pranë qendrës më të fortë të pushtetit në Shqipëri.
Prej vitit 1993 ajo ishte këshilltare e shtypit pranë ish- presidentit Sali Berisha, dhe i mbijetoi punës me të më pas si shefe kabineti kur ai ishte në opozitë. Nuk kam njohur ndokënd më të përkushtuar, duke pasur në krah njerëz ikacakë, nuk kam njohur dikë më të ditur duke u rrethuar nga injorantë, dhe as më të sinqertë duke u rrethuar nga servilë hipokritë. Shumëkush mund të shkruajë për Sali Berishën, mund të shpikë dhe të thotë të vërteta, por njeriu që i dinte gjithë të vërtetat e tij dhe ato më përvëlueset, prej të cilave ajo pati vetëm probleme, sot nuk është më.
Nuk është kjo gjëja që më trishton më shumë se sa zhgënjimi që ajo përjetoi nga përkushtimi, kultura dhe sinqeriteti i saj sa ishte gjallë.
Në pranverën e vitit 2005, kur PD ende nuk kish ardhur në pushtet, ajo braktisi një ditë thuajse pa paralajmërim zyrën e kryetarit të opozitës ku ishte bërë shumë ngushtë nga përkthyesit dhe sekretarët e UNMIK-ut që po mbërrinin nga Kosova me letër- porosi për shefin e saj. U përpoqa ta ndalja zhgënjimin e saj, duke iu lutur të qëndronte, por duket se thyerja kishte qenë e fortë. Nuk kish ndodhur asgjë konkrete, asnjë konflikt fizik apo verbal, por një rebelim i heshtur i një njeriu që po shikonte se përkushtimi dhe sinqeriteti i saj ishin një mall pa vlerë. Iku në një kompani private për gati një vit si përkthyese.
Më pas Jozefina Topalli e riktheu në zyrat e saj si këshilltare për marrëdhëniet me jashtë, një punë që natyrisht Linda dinte ta bënte më mirë se kushdo, por jo më me zemër. Raportet e saj të ngrira me Sali Berishën, njeriut të cilit i ishte përkushtuar për gati 13 vjet, në kohën e tij më të vështirë, nuk i riparuan kurrë.
Më pas erdhi mundja e saj dhe sot më njoftuan se nuk është më. Ajo po varroset sot si një njeri i panjohur, bile ndonjëherë dhe me epitete fyese nga partizanë politikë, të cilët e identifikojnë me zyrat ku ka punuar. Ju siguroj se është një njeri që po të kish përulur personalitetin shumë herë më pak se këto fytyra që sot shikojmë ministra e parlamentarë, ajo do të varrosej sot si ministre, si deputete apo kryeparlamentare. Por zgjodhi të ishte ajo që ishte dhe të shuhej në heshtje, duke na dëshmuar duke ikur, se jo gjithmonë ia del duke qenë krenar, i ditur dhe i sinqertë. Ikja e saj e heshtur është një shuplakë për idealistët, për njerëzit e ditur dhe të lexuar, për qytetarët e devotshëm dhe ata që qoftë dhe gabimisht besojnë në një ideal.
Mijëra lexuesve nuk u vë faj se nuk e njohin dhe s’kanë për ta njohur më. Ju ndaloj të paragjykoni dikë për shkak të idealizmit të saj. Nuk keni faj se në vend të saj njohët Mesilën, Albanën, Çiljetën, Gretën dhe plot burra që ngjajnë si gra dhe plot gra të tjera që ngjajnë si burra. Sillini në mendje të gjitha këto dhe mendoni se ka ikur e kundërta e tyre. Ka ikur një grua për të cilën duhet të luftojmë të jetë në politikë dhe të në përfaqësojë të gjithëve, dhe jo nën tokë, ku ajo po përcillet sot, duke përfaqësuar dështimin tonë.
Linda nje zonje e vertete, nje humbje e madhe.
Ka ikur apo e derguan ne boten tjeter???
E derguan tek Bashkim Gazidedja dhe Safet Zhulali??
Mero,kur dikush largohet nga kjo jete per te mos u kthyer kurre eshte e dhimbshme per familjen dhe per miqte e te afermit e se ndjeres.
Per ata qe e njohin dhe ata qe kane punuar me Linden vdekja e saj i ka tronditur.
Per ata qe nuk e njohin ishte vetem nje sherbetore e zellshme e Diktatures
Un nuk kisha degjuar kurre per kete zonje te nderuar.
Nuk e paragjykoj Linden qe u ka sherbyer dy njerzve me te urryer ne Shqiperi.Sali Berishes dhe Jozefina Topalli.
Nuk e akuzoj Linden perse nuk mundi ti ndryshonte kto dy monstra dhe ti bente me njerzore.
POR nuk ja fal Lindes qe nuk diti te mbroje shpirtin dhe shendetin e saj dhe pesoj nga naiviteti i nje femre shpirtmire duke u bere viktim e dy politikanve me vulgar dhe kanibal qe ka prodhuar toka shqiptare.
Ngushllime familjes dhe shokve e miqve te saj mos ta harrojne nje zonje te padjallzuar qe u vu ne sherbin te DEMONVE dhe ata ja morren jeten.
ja kur lexoj komente te tilla sinqerisht me vjen te mos e lexoj fare shtypin.Artikulli eshte shume i ndjere, i vertete dhe trondites. Por semundjet jane te natyrshme per njeriun o njerez, dhe mbase njerez si Linda apo si shume gra te verteta te ketij vendi, nuk do parapelqenin varrime mondane dhe te shtirura. Persa i perket karrieres qe ajo i ka percaktuar vetes, ka respektuar veten me shume sesa gjith kete cmendje-marramendje kaotike qe po mbillet ne kete vend. Nderim dhe respekt per kete grua. Stop duke bere politike edhe kur shkruhet bukur per njerez te bukur…..
Te drejtohem ty I ashtequajturi Fred dibrani dhe e bej me emrin tim te vertete e jo me anonimat- Te flasesh keshtu eshte e turpshme vecanerisht ne se je dibran,,, Ne dibranet e mbajme mend shume mire ate mesuesen e re, intelektuale te vertete qe udhetonte 3 ore ne kembe per t’u mesuar femijeve dibran gjuhe te huaja. Ne se ti je vertet dibran ti duhet te kujtosh ato dimrat e viteve 80 dhe te imagjinosh se cdo te thoshte te ecje 3 ore ne dite ne kembe per nje vajze te re…Asnje nga dibranet nuk e harron dot perkushtimin e saj,sakrificat e saj, impenjimin e saj per te bere maksimumin per femijet apo te rinjte qofshin ato te fshatit te larget ku ajo punonte si dhe te qytetit. Buzeqeshjen dhe dhembshurine e saj ne nuk mund ti harrojem dot. Ne dibranet e vertete qofshim te majte e te djathte nga bindjet partiake e kemi sot dite zie sepse ne nuk mund te mohojme vlerat e nje zonje sic ishte Linda Ihsani!!!
zonja fida
ashtu si dhe fredi unë po të përgjigjem në anonimat!
askush nuk po i ha merritat,askush nuk po e nxjerr përpara skuadrës së pushkatimit,thjeshtë po kritikojnë një mangësi të sajë!naivitetin e saj ose si e shpjegon mero “idealizmin e verbër të saj”!!
zonjë mos vallë prindi është pronar i fëmijës??
mos vallë prindi,që ka sjellë në jetë e ka rritur edukuar,mund ta dhnojë fëmijën e tij dhe të mos kritikohet deri të dënohet për dhunën e tij,sepse paska pasur meritat e shkuara!!
ky shëmbullështë pak si ekstrem,por ma merr mëndjase njerëz jo anonim si ti duhet tu japësh shpjegime ekstreme!
si fredi dhe unë nuk e kemi njohur këtë zonjë!që të dy shprehëm ngushëllimet për vdekjen e një njeriu,por në anën tjetër sipas të dhënave që na dha mero,bëmë dhe kritikat tona për atë që nuk na duket e drejtë!
ndryshe nga ju që shikoni vetëm bukurinë dhe flisni për të me keqardhje,ne pamë dhe diçka tjetër që nuk shkon!e kritikuam për të mësuar,në radhë të parë ne personalisht dhe të tjerët bashkë me ne!!
zonjë jo anonimiteti,nuk ju jep ndonjë vlerë më të madhe për atë që keni shkruar!nuk tregon aspak guxim!përkundrazi,ndoshta servilizëm!!
U prehte ne paqe!
Nuk e kam njohur dhe smund te komentoj por nuk e kuptoj si nuk arriti te marri vesh se me ke punonte…Mero e kuptoi! Me Berishen rri vetem kur je si ai ose edhe kur nuk je si ai te infekton dhe behesh me i keq! Thats all
Zonja Monika,ju ose nuk ju pelqen qe te me kuptoni ose do jeni pjese e klanit Berishjan qe sipas orksit i interperetoni fjalet e mia.
Un nuk e kam fyer aspak ate zonje te nderuar,te cilen nuk e njoh personalisht.
Jan dy gjera qe un mendova kur e shkruajta komentin tim.
E ndjera kishte qene sekretare e Berishes dhe me vone ishte larguar prej tij dhe,… pas nje viti ishte kthyer ne sherbim te Jozefina Topallit.
Mendova se nje njeriu besnik dhe sherbyese te devoteshme pasi e kane shtrydhur si limon dhe nuk ju duhet me,me ndje o Zot,por do e ken helmuar çifti Berisha-Topalli,ashtu siç bene me Bashkim Gazideden dhe Safet Zhulalin.
Po vdekja e tyre a nuk ishte enigmatike oj Monik??
Un kam te drejt te aludoj.
Te gjithe ata qe i sherbyen Berishes u vrane ose u zhduken.
Te kujtoj Azem Hajdarin.
Diktatura mbasi i perdor njerzit e devotshem i hedh ne rruge,dhe kur dine shum sekrete i eleminon.
Ka shume menyra eleminimi me veprim shkaterrues te ngadalshem.
Kasapi me bluze te bardhe,kirurgu jot kryeminister eshte monster per te eleminuar bashkpuntoret.
Enveri i zhdukte me gjygje farse ndersa ky i helmon ose ju zhduk kufomat si Remzi Hoxhes.
Ne dibranet themi per semundje te renda se i hyri kazermi te shkretes.
Kete e themi pere ato gra te mira qe kane per burra kafshe te egra,ose femij te lig.
Semundja eshte fatkeqsi dhe vdekja nga semundjet eshte torturuese.
Un do ta kisha ndihmuar me gjithe zemer te ndjer po te kisha patur mundesi.
Mua nuk ma lejon ndergjegja ime njerzore qe ta fyej nje grua qe sapo largohet nga jeta.
Un kur shkruajta qe nuk ja fal Lindes qe nuk rruajti shpirtin dhe shendetin e saj nga Sali Berisha dhe Jozefina Topalli e kisha qe ata direkt ose indirekt kane te bejne me semundjen dhe vdekjen e kesaj gruaje te kulturuar siç thone ata komentues qe e kane njohur.
Ti dhe disa te tjere me qellim i keni keqinterpretuar fjalet e mija.
Un i qendroj atij mendimit qe ti sherbesh me devotshemri gjarprit duhet te jesh e kujdesshme sepse ai te kafshon dhe te helmon.
Ajo zonje dinte shume rreth Sali Berishes,…shume,…u largua nga Saliu dhe shkoi tek Jozefina qe eshte kandidatja per te zene vendin e Saliut.Si mendoni ju a do i kete pelqyer Saliut nje gje e tille??
Zonja Monika, uroj te mos jeni Monika e Ilir Metes per te cile nuk kam as me te voglin respekt.
Faleminderit anticensur.
jo vetem se me ke mbrojtur mua,por dhe se me ke kuptuar plotesisht miku im anonim.
Fredi,
ruaje kete koment qe ke bere, dhe shikoje mbasi te te kete kaluar dehja nga megalomania.
Te garantoj qe do te te vije turp nga vetja.
Ajo ishte shume e thjeshte, dhe pa tangerllikun e humbamenove qe pretendojne se bejne filozofi, si psh ti.
Pershendetje
kopi
tu përgjigja pak më parë se akoma nuk e kisha parë këtë shkrim!
o kopi po për këtë kishe rreklamuar tek mero???
ky shkrim me të vërtetë që nuk ka ofendime për fredin,por mos harro se është një OFENDIM PËR TY!!!
ndoshta mero këtë ka menduar që se ka botuar!
këmbëngulja tënde,të ka futur në baltë!!
Je bere si policia e moralit ne Iran.
Je kunderthenia e nick-ut qe mban.
Ty me gjithe “filozofin” qe i kam bere replike, perfshire edhe gjithe “filozofet” e tjere te sojit tuaj, dua t´ju kujtoj nje pike te rendesishme te moralit. I vdekuri nuk perflitet, dhe aq me keq te shahet.
Zoteri Kopenhagen.
Per asnje fjale te komentit nuk me vret ndergjegja dhe nuk ka perse te me vije turp.
Sepse nuk kam patur asnje arsye qe ta lendoj shpirtin e asaj gruaje shqiptare qe tashme eshte ne duart e perendise.
Un vetem i kam thene ne menyre figurative qe nuk ja fale qe nuk diti te mbroje shpirtin dhe shendetin nga demonet Berisha-Topalli te cilet jane direkt ose indirekt pergjegjes per semundjen e saj,ne mos paçin dore gjithashtu ne eleminimin e saj te ngadalshem fizik.
Zonja e nderuar dinte shume,sic dinte Remzi Hoxha dhe Kosta Trebicka.
Turp duhet ti vije Berishes qe po eleminon bashpuntoret e tij dhe ju qe perkrahni vrasesit Berisha-Topalli.
Vdekja e saj me kujton vdekjen e Bashkim Gazidedes te cilin e helmuan.
Oh po nga se ka vdekur Linda ?
Une e mbaj mend Linden kur punonte prane Sales ne kohen qe Sala ishte ne opozite .
Ishte njeri i heshtur , dhe i thjeshte –Nuk ishte tip qe donte te dukej ,
Por e shikoja vetem keshtu nga jashte , nuk e dija qe ajo paska qene shume e kulturuar
Por dukej qe ishte njeri i mire , dhe ne ato kohe te veshtira kur PD-ja ishte ne opozite, Linda punonte atje prane zyres se Sales
-Po mire, qenka treguar me termend i lig Saliu qe e paska larguar Linden kur erdhi ne pushtet , duke i krijuar nje ambjent mbytes me te tjeret te ardhur rishtas …
Nejse xhanem, Sala dihet qe eshte bukeshkale, dhe nuk ta di per nder ,
edhe pse e ndihmon kur eshte ne gjendje te veshtire ….
Me vjen shume keq per Linden qe iku kaq shpejt
U prehte ne paqe !
Ngushellimet me te sinqerta familjareve te saj!
R.I.P.
Mero,eshte e kote tju shpjegosh kafsheve gjysem analfabete komuniste se kush ishte Linda!!.Ti po vlereson nje femer te kulturuar te shkolluar,te edukuar me moral,dhe Demokrate,cilesi te huaja keto per socialistet shqiptar.Mero,nuk mund ta kuptoj se cte lidh me keta Gogola.Vetem”Urrejtja ndaj Saliut”????
KAlo andej nga Bostoni se mbase te heqe qafe dhe ty Boston police si ata cecenet e mallkuar!!! F…off!
Amen!
Duket sikur Mero, kur shkruan per Linden ka parasyh vetveten sikur te te mis ish shkeputur nga thonjte e berishe-serbit!
Ne veriun e shqiperis kendohet nje kenge ,per na filozofia qe mban eshte nje perle,per nga mesimi qe na jep eshte nje kryeveper,per nga aktualiteti qe ka eshte nje fatkeqesi kombetare.Ju fredi dibrani me psikologjine qe ke jeni ini pasqyre e kesaj kenge Tene jeten kena luftue Perliri e per atdhe Por von e kena kuptue Se armiku jena ne Valle a do te mare fund ndonjehere ky mallkim per shqipetaret A nuk na mjafton armiqesia sllavo-greke karshi nesh A do e shikoje politika jone ndarien partiake si ndarie armiqesor apo thjesht si kundershtar
fredo
shkrimit tënd të sakt po i shtoj një gjysëm fjalie të meros
“por njeriu që i dinte gjithë të vërtetat e tij dhe ato më përvëlueset, prej të cilave ajo pati vetëm probleme, sot nuk është më.”
dhe po i këthehem me një pyetje po meros!
të dish të gjithë të vërtetat bile dhe ato më përvëlueset e kafshës që po shkatërron këtë vënd këtë popull këtë komb,dhe të mos i bësh publike,ti mero e quan nder,ndershmëri?????
si e thotë fredi ajo nuk mund të ndryshonte saliun,P O R mund të jepte fakte për ta rrëzuar atë!për ti kursyer dhimbjet këtij populli!!!
mero ndoshta kjo zonjë me naivitetin e saj mund të arsyetonte shërbimet,përkushtimin e saj ndaj mostrës berishë deri ë fund të ’96ës,po pas asaj që ndodhi në ’97ën,pas dhënjes së urdhërit për të bombarduar dhe helmuar vlorën dhe jugun(kjo dinte të vërteta përvëluese,thua ti)si mund të rrish në krahë të këtij njeriu???
ta them unë o mero nqs arsyeja tënde nuk është aq e zhvilluar!!
si një qen besnik,si një femër naive e dashuruar me një gangster,si eva braun!
më thuaj ti o mero se si mund të kem unë rrespekt për një njeri të tillë!!!
më thuaj ti o mero se si mund të rrespektoj këtë elegji që ti ke shkruar për të!
e vetmia gjë që më vjen keq është se kjo zonjë ka pasur aftësinë për të mësuar,por aspak atë për të ndryshuar qëndrim në bazë të përvojës së saj!
pavarsisht këmbënguljes kjo zonjë “rrevoltën” e saj ndaj berishës e ka pasur thjeshtë emocionale!e ka pasur vetëm si rrevoltë kundër mosmirnjohjes për shërbimet e saj të përunjura deri në inferioritet të skajshëm!
ndryshe nga fredi u në do ti shpreh ngushëllimet familjes por të jenë më të zgjuar se ajo,të mos bëhen asnjëherë vegël e DEMONËVE,se ata të marrin gjithnjë jetën!!
O ANTI çENTEZURA:::::::shkruaj me pak,qe ti lesh edhe te tjeret te japin mendimet e tyre!!!!!!!!te jesh konçiz don te thote:kulture…ne te kunderten,je llapaqen.
Ke te drejt Fredi. Nuk dua te flas shume se jam i lodhur me pushtat dhe pushtetart tane
Nuk e noh Linden por i besoj Mero Bazes dhe me vjen shume keq per kete zonje te nderuar qe na la para kohe.A.h moj Linda i zente haka jote ata me te cilet punove dhe te kthyen kurrizin. Ngushellime familjes se saj.
Jetojme ne nje bote te padrejte jetojme ne nje Shqiperi ku servili lartesohet e ku i dituri perçmohet!I hidhur vertete rasti i Lindes,rast unik!Nuk ka “LINDA” ne Shqiperi ose jane shume te paket,flas per “LINDA” qe mbi personalitetin e tyre mbi idealin e ndershmerise nuk vendosin asgje,asgje!
njerzit e mire ikin ne heshtje.
pOR partia ka nevoje per MULIN, pER XHOZIN…………………………………………………………………………………….
Kur vdes nje njeri te gjithe duhet te pikllohen dhe te shprehin ngushllime.Mirpo Mero edhe sot ne ditvarrimin e Lindes nuk rrin dot pa dale jashte normales
O taj qe felliq emrin e bukur te Kelmendasve , Ti je nje kokerr injoranti dhe nje super idiot, je pikerisht malok pervers , provokator dhe derr meskin! Ti nuk ke piken e rrespektit mer faqe ZI dhe je njerez si puna jote jane ata te cilet perdhosin cdo fatkeqesi !
Njeri i felliq , tipik INJORANT, dukesh qe je nje plak pa karakter !
Varet se kush vdes. Disa monstra kur te vdesin do ngushellohen vetem nga mercenaret e tyre.
Normaliteti juaj dmth. adhurimi i te parit te Tribuse (ose plakut qe po shkon per lesh) eshte anormaliteti dhe perversiteti sotshem.
O kelmendas o kafshe e trashe…Lexoje mire artikullin o hu.
U prehte ne paqe kjo zonje e nderuar !!!!
je gabim Mero vetem se don te vleresoje maksimalisht objektivisht Linden e Madhe
d mth sipas mendjes suaj zotri edhe kur te ngordhe Berisha qe vrau ,preu e vodhi sa mundi ne kuris tone ne duhet te pikellohemi e te shprehim ngushellime. Po kjo eshte idiotesi bashke me cmenduri . Le qe nga nje ane ke te drejte se ketu maskarenjeve,krimineleve dhe tradhetareve i ngrejne hymne dhe permendore si puna e satrapit Zog dhe atyre qe e shkatruan dhe tradhetuan atdheun e popullin . Kur nje person ne te gjalle ka bere cmenduri ai e kur vdes e kur kujtohe urrehet nga te gjithe kush e shpreh hapur e kush e thote nen ze vetem kelyshet hungerijne e vajtojne per te.
O MERO CFARE PRISNJE TI NGA RUMPALLA SALI SHKATERIMTARI?SIGURISHT QE IDEALISTET DO VDESIN NGA KETA PERBINDESHA QE NA SUNDOJNE JETEN E NJERZVE SI NE KOSOVE DHE NE SHQIPERI,POR IDEALI DO TE MBETET,SEPSE NJERZIT SI LINDA JANE ZOGU FENIKS QE DIGJET NE ZJAR POR RILINDEN NE IDEAL ME I SHNDRITSHEM.PAVARSISHT BINDJEVE TE NDRYSHME NGUSHELLIME FAMILJES DHE MIQVE QE E KANE NJOHUR.KETO I THEM ME SHPIRT PAVARSISHT SE NUK EKAM NJOHUR,POR ME DHIMBEN GJITHE SHQIPTARET QE LUFTOJNE PER IDEALET E LARTA TE PASTRA.
Linda ka qene njeri i madh. Jane te rralle persona si ajo. Respekte dhe ngushellime per familjen dhe miqte.
nuk e njofe ,shpirti ju prefte ne paqe,ngushellime familjareve,jam dakort qe njerzit e mire ikin ne heshtje.
Mero,te lumte!Linda meritonte nje shkrim si ky i joti.Ngushllime familjes dhe u prehte ne paqe.
Respekte dhe ngushellime per Linden.Salikafsha me sistemin e tij bajraktar
nGUSHELLIMET ME TE SINQERTA FAMILJES SE SAJ
I NDIFTE SHPIRTI NE RRUGEN E RE QE NISI
jam nje idealist i bindur,dhe nuk ka si te mos me vije keq per zonjen:LINDA.nuk kam pasur rastin ta njoh.u prehte ne paqe shpiri i saj.por dyshoj se per dike ishte s’komode!!!!!!!!!
I lehte i qofte dheu. Keshtu eshte jeta. Gjithsesi Ka ne kete bote njerez qe te kujtojne per mire, si ne rastin konkret. Nuk eshte besoj grusht per idealistet, te gjithe filozofe e idealiste vdesin te varfer e te vetmuar, esht ezgjedhja e tyre…
Respekt,u prehte ne paqe .
Po, eshte e vertete, e kam njohur Linda Isanin. Ishte zonje grua!
nuk e njoh,por besoj tek fjalet e z baze dhe i shpreh ngushellime te sinqerta familjes
respekte per keto qenie njerezore te mencura dhe u prehte ne paqe
Ngushllimet me te sinqerta per humbjen e kesaj gruaje te rralle si veten idealiste, nen diellin idealistik e te perkushtimit atdhetar te se ciles, u rriten perbindsha te tille si SRB-i dhe, s’dua te ndot me emra te tjere te nenkuptuar lehtesisht kujtimin e ketij modeli, si specie ne zhdukje, qe i “zbulojme” vetem, kur s’jane me midis nesh. Sa do doja ta njihja me mire jeten e saj qe te inkurajonte jeten e qindra e mijera shqiptareve te tjere, te cileve merkatot e “pronareve te rinj te Shqiperise” alaSRB-i, alaIlir etj, ua ka zezuar e shkretuar arsyen e motivin e madh per te jetuar dhe per t’i sherbyer me perkushtim atdheut tone te shtrenjte.
Ngushellime familjareve per njeriun e tyre te dashur qe u largua nga jeta! Megjithate ne aspektin profesional ti sherbesh nje diktatori per vite te tera, ne pozite dhe ne opozite mbas shkaterrimit te plote te shtetit nuk tregojne virtytet e nje njeriu qe punon per demokracine. U largua nga zyra e kryetarit Sali dhe shkoj tek zyrat e kryetarkes Jozefine. Nje idealist nuk do i sherbente qorrazi deri ne fund te jetes njerit prej regjimeve me diktatoriale te botes.
O Landi
kalispera
Urrejtja dhe injoranca nuk jane argumente. Si qenkerka rregjimi i sotem
njeri prej rregjimeve me diktatoriale te botes. Ku ke jetuar ti ?
Qe ka probleme, ndonjehere edhe te renda, ka, por jo deri atje ku thua ti.
Neser ti mund te thuash qe me Ramen Shqiperia ka demokraci perendimore. Por vete a do e besosh ? Per 2 muaj ndryshon rregjimi ?
Duhet pare nga vime, cfare jemi (ti per shembull ne te shumten e komenteve je filogrek) dhe cfare kemi? Atehere behem realiste.
Arsyetimi jot per te kundershtuar komentin tim eshte me te vertete primitiv dhe tendecoz bile qe ne hyrje te tij. Kur ti e pranon “qe ka probleme , ndonjehere edhe te renda”, atehere perse kundershton??!! Mos duhet te vendosim ne peshore rregjimin berishian me diktaturat me te egra te botes? Me ke? Me Korene e Veriut qe eshte shtet nje-partiak? Atehere me cilin vend “pluralist” duhet ta krahasojme kete rregjim dhe te themi se jemi me larte se ata?! Ne cilin vend mund te vidhet vota e lire me kaq brutalizem dhe paturpesi se ne Shqiperi?! Ne cilin vend egziston me pak drejtesi se ne Shqiperi?! Ne cilin vend pushteti ka nen kontroll cdo qelize te shtetit me shume se ne Shqiperi?!
Nuk e di se cfar do te ndodh mbas zgjedhjeve dhe a do te ket mundesine opozita te rruaj voten per te fituar zgjedhjet, por sigurisht, ne qoftese do te fitoj Edi Rama, do te duhet nje kohe e gjate per te ndryshuar mentalitetin berishian qe eshte futur kaq thelle ne shoqerine shqiptare. Perse? Sepse nuk eshte vetem personi Sali e keqja e ketij vendi (qe sigurisht eshte figura me negative dhe me e ndyrra ne Shqiperi), por edhe ajo administrate shteterore, nga zyrat e larta te pushtetit deri ne baze, qe e mbajne ne pushtet duke i sherbyer kesaj diktature per interesa personale, partiake, servilizem apo qorrazi pa asnje lloj ideali. Ky eshte realiteti more Klodi dhe nuk ka lidhje me ate se cfar mendon ti per kombesine time, per ideologjine time apo se ku kam jetuar dhe jetoj une. Personalisht, nuk kam asnje lloj interesi personal dhe familjar me partite politike dhe pushtetin ne Shqiperi. Ajo qe me shqeteson dhe shkruaj komente ne kete gazete eshte pikerisht demokracia e munguar ne Shqiperi, varferia dhe infrastruktura mesjetare, korupsioni dhe mafia ne pushtet e kudo, mungesa e sigurise, urrejtja e fanatizmi si dhe shume faktor te tjere qe pengojne ecjen e ketij vendi drejt rruges europiane.
Te lumte Mero! Nuk i heq nje presje shkrimit tend.E kam takuar shume here kur ishte ne Presidence por dhe kur ishte prapa Jozefines.U prehte ne panje ajo zonje e vertete.Po zonjat e verteta nuk e kishin me vendin atje.Ato vende dio te zieshin nga gra te rendomta, qe do na kujtonin Lenkat e dikurshme.Sa keq!Po perfundon regjimi ne formen e tij me te shemtuar, ate tragji-komike.Ngushellimet me te sinqerta familjes!
Me dhimbjen qe ndjej dua te ngushelloj familjen e Lindes,kujtesa ne vite me evidenton seriozitetin,maredheniet korekte ne pune dhe punen e madhe ne zyren e keshilltares se shtypit,ruaj kujtimet me te mira kur dhe ne oret e gjata te punes ,kushtet e renda te komunikimit dhe te diktatit berisholliviç kur e shoqeroja per ne banese ose aktivitete per ta qetesuar lodhjen e saj ndonje anekdode i sillte buzeqeshjen por pa na thene mirupafshim ose naten e mire na thoshte se shpatullat i kemi per vehte nuk ka kush te na i marre.Me vjen keq qe kjo zonje e nderuar vuajtjet i mbylli brenda vetvehtes dhe fati e shuajti sinqeritetin dhe shkelqimin e syve te saj.Dikush sot pergjerohet per te por dje skermiteshin zyrave per rreth saj me nje servilizem e xhelozi te felliqur por qe para saj ngelen gjithmone mizerie e jargavece dhe kurre nuk perfituan prej saj ashtu si perfitonin ne zyrat e Aides,Pollos apo korbit te zi K Topalli etj.Prisja qe ne kete shkrim kujtim per humbjen e saj Mero te nxirte ne pah jo vetem vuajtjet e Lindes por me gjate sepse si e shikoni dhe ne foto e qeshura dhe shkelqimi i syve,fytyra e saj jane simbol i dinjitetit femeror ne sherbim te shtetit e te shoqerise.Respekt dhe mirenjohje pergjithmone sepse jeta eshte lufte dhe ajo duhet te fitohet si shprehej Linda dhe arma me te cilen gjithmone fiton eshte urtesia dhe qetesia.
Bravo Mero, te lumte pena! Kam ngelur pa fjale, ke dhene esencen e jetes se Lindes.Njerez si Linda, jane shume te rralle ne shoqerine shqiptare prandaj duhet shkruar per jeten e saj fisnike se po na mbysin injorantet dhe te paaftet qe kane pushtuar te gjitha hallkat e shoqerise. I ndrite shpirti aty ku eshte! I pavdekshem qofte kujtimi i saj! Ngushellime familjes.
Linda nderroi jete ne Ankara dhe sot ne darke mberrin trupi ne Tirane. Me erdhi shume, shume keq. Vajze zonje, korrekte dhe punembaruar. Me erdhi shume keq dhe iu prefte shpirti ne paqe. O Linda ime e dashur!
Une ekam njohur personalisht dhe e falenderoj Mero Bazen per shkrimin plot nderime qe ka bere per nje zonje fisnike, te mençur dhe atdhetare, siç ishte Linda Ihsani!
Ngushellime familjes se saj dhe te qofte i lehte Dheu i Atdheut tend, te cilin e ke dashur e sherbyer me aq dashuri, o Linda e dashur!
Une e njoh me emrin Linda Kaceli nuk besoj qe jam gabim.E kam njohur nga larg kur punonte para’90 ne nje qytet verior Peshkopi.Te gjithe kishin respekt per te nje zonje e vertete me shume vlera dhe si personalitet qe ishte dhe si e ralle ajo te impononte ta respektoje.U prefte ne paqe Linda Kaceli (Ihsani)
Nuk e kam njohur..por portreti që na jep Merua,është vërtet ai i një njeriu lartësisht fisnik….I qoftë dheu i lehtë…në atë parajsën e perëndisë ku u nis sot të shkojë…!Ngushëllime familjarëve,qoftë e paharruar kjo fisnike Shqipërie…!
shkrim shume i bukur.
Keqeardhje per humbjen e parakoheshme te LINDA IHSANIT,njeriut idealist e te perkushtuar,shembulli i korrekteses dhe bashkepunimit. Kujtimet me te mira per periudhen qe punuam se bashku prej 1 viti. Ngushellimet me te sinqerta familjes.
Po aludoni qe s’ia ka dale me dinjitetin dhe krenarine e vet? Mbase ia ka dale! Ka gjete paqen e gezimin e vet ne kete bote te perkohshme.
Ngushellime familjes Ihsani! E kam njohur Linden dhe, familjen e saj. Jemi komshij ne lagje. Linda ishte me te vertet e palodhur dhe, mbaj mend qe kur erdhi PD-ja ne pushtet , mundohej te mos perballej me asnje te njohur. I vinte keq se cdo kush e pyeste; He ku behesh tani? tashti u rregullove se, elbete erdhet ne pushtet! Po he cfare te teje kemi se, nuk te kemi pare ne televizor… Keto ishin pyetje qe Lindes ja benin sa here qe e shihnin, madje edhe une. Eh dhe Linda mundohej te justifikonte mos pjesemarrjen e saj ne kabinetin qeveritar. E pashe me vone prane zonjes Jozefina Topalli. Me erdhi keq por edhe mire, qe me ne fund dikush u kujtua per te. Jam dakort me ty Mero qe te ndalohet cdo lloj komenti fyes nda saj. R.I.P Linda Ihsai
Shpirti t’u prehte ne paqe e dashur Linda!
Mero i dashur! Te falenderoj per kete shkrim. Je i sinqerte dhe nuk e ke humbur zakonet e jugut. Ajo ishte nje grua pafjale qe preferoj te iki ne heshtje.
Artikuli i pershtatet figures dhe fisnikerise se LIndes.MEro e njihte mire LInden dhe e ka nderuar me kete artikull.Ashtu ka qene LInda, idealiste e mencur dhe fisnike.U prehte ne paqe
Zonjen Linda Insahnin e kam njohur nga larg dhe me duhet te them se perstypjet qe jep Mero Baze per kete zonje, jane plotesisht te merituara.
E verteta eshte se megjithese e kam njohur Sali Berishen personalisht, nje dite mu desh te shkoje ne presidence dhe sharlatani i politikes me pa dhe beri sikur isha askushi, megjithese ne fillimet e demokracise, jo mua por nje kolegut tim i fuste krahun me zorr ti jepte kafene qe ta shifnin te gjithe, per kete e kam filmin Vdekja e Kalit te regjistruar dhe e shoh shpesh se me kujton sharlatanin. Por te shkojme atje ku une e kam takuar shkurt per here te pare dhe te fundit kete zonje, iku sharlatani u fut si skuth brenda dhe ne koridor qendronte kjo zonje me nje jurist te presidences dhe pa e zgjatur erdhi na takoi dhe i thote juristit qe ishte pak me pare, shikojeni pak me vemendje ceshtjen e ketyre zoterinjve se ishim tre vete, njeri nga keta ka qene edhe Besim Valteri njeri nga grevistet e urise te ish te perndjekurve politike.
Me duhet te them ishte zonje e vertete dhe me te vertete kur e pashe tek A-1 Report ne titra se kjo zonje ishte ndare nga jeta, mu duk sikur iku nje profesioniste, nje grua e shkelqyer, por dhe nje demokrate qe do ta kishte per nder cdo parti ta kishte pjese te saj.
I paharruar qofte kujtimi i kesaj gruaje, nene dhe shqiptareje te mire.
Ngushellimet me te sinqerta familjes te se ndjeres.
Ngushellime familjareve te zonjes Linda!
Mero Baze, meriton pergezime per korrektesen dhe rrespektin qe tregon per kete zonje te nderuar !
Ngushellime . Njerezit qe jetojne prane Dikatoreve,fatekeqesi vdesin !
Linda, zemer, lo,de ne shekullin e gabuar. Ton amie Fleur
Nje grua e mrekullueshme. E kam njohur personalisht dhe nuk mund ti heq asnje presje pershkrimit te Meros.
Me vika jashtezakonisht keq. E kam njohur dhe kemi folur ne ate kohe kur ajo ishte nje nga njerezit me te rendesishem ne PD dhe kurre nuk e konsideroi veten si te tille. Nje zonje e vertete ne marredheniet me koleget, gazetaret dhe kushdo qe shkonte ne ato zyra dhe kerkonte ndihmen e saj. Me korrektesi, dituri dhe maturi te papare i beri balle nje stuhie qe vetem ajo e dinte (dhe tashti e mori me vete), derisa u largua perfundimisht nga ato zyra ku punoi me perkushtim te papare. Shpirti i saj u prehte ne paqe dhe kujtimi i saj do te mbetet i paster dhe i paharruar tek njerezit qe e deshen dhe e suportuan deri ne fund te jetes!
Kam pasur nderin ta njoh.
Njeri i Jashtezakonshem.
Shpirti ju prehte ne paqe.
Mero pse s’i thua gjerat hapur. Kush i sherben per kaq shume vjet Sali Bishes dhe Jozefina banales? Vdekja e ketyre lloj sherbetoreve duhet t’i binde njerezit se s’do marrin gje me vehte,prandaj te mos ju perkushtohen plerave per interesa kariere dhe perfitime materiale. Shume keq ne se zgjuaresine dhe vullnetin, qe t’i fali Zoti, i perdori per te fuqizuar plehrat e shoqerise dhe per te renuar nje popull te tere. Zoti e mori ta privoje nga perkushtime te metejshme ndaj shkaterruesve te kombit.Si Gazideden me shoke. Dhimbja per familjen duhet te jete shume e hidhur per humbjen e nje njeriu qe i shpenzoi aftesite per te ndihmuar ligesite dhe vesin. Zoti e shpetofte Shqiperine nga Mjeshter dhe ndihmes te tille.
Lindes, mirenjohje dhe respekt per dinjitetin dhe fisnikerine qe percolli tek ne.
U prehsh ne PAQE, mikja ime e mrekullueshme, bashkestudente te gjuhet e huaja, nje vit me pare se une. Me therri thelle ne shpirt kur lexova sot per vdekjen tende, ne moment lotet me rane e njomen buzet e thara te kujtimeve te thinjura ne vitet e shkolles….
Te duam shume Linda!!
Rest in PEACE! Te qofte dheu i lehte!
Raimonda MOISIU
Hartford CT USA
U prehte ne paqe.Marrte me vete Salen dhe Justefinen,te cileve u ka sherbyer me zell,jo me shpirt por per te ruajtur vendin e punes dhe si rrjedhoje per te siguruar buken e gojes per vete dhe familjen e saj.Te gjithe ne u kemi sherbyer njerezve qe nuk i shikonim me sy ,por per hire te sigurimit te punes dhe te mbajtjes se familjes,benim sikur i donim me gjithe shpirt.Ngushellime familjes se saj.Edhe ata qe punojne sot per Salen dhe Justefinen ,mos mendoni se i duan me gjithe shpirt,por jane te detyruar ta bejne nje gje te tille.Me kujtohet ne vitin 1993,kur Sala kishte shkuar ne nje rreth ,ku kishte mbajtur nje fjalim.Tek ne erdhi sekretarja e tij per te zbardhur fjalin e tij ,nuk po ia them emrin,dhe foli per te me mosperfillje dhe shtoi se Ai ka nevoje per nje perkthyes.Edhe ajo e bente ate pune per te siguruar nje rroge per te mbajtur gjalle shpirtin,Burri i sekretares ishte mik i ngushte i Sales dhe me post drejtuws.
Para vitit ’90 kontributi i saj ka qene i cmuar edhe ne Muzeun Historik Kombetar. Ngushellime te afermeve! I paharruar qofte kujtimi i saj!
Me te miren e te mrekullueshmen Linda Ihsanin kemi qene bashkestudente te gjuhet e huaja, ajo nje vit me pare se une, ishte e mrekullueshme jam shokuar shume shume, me therri ne shpirt -Vdekjes askush në botë nuk mund t’ia ndalë lirinë,
si mace e zezë vjen, të prêt rrugën, ditë a natë
kur ta ka gjetur derën, e shqyen atë me forcë,
të ndryshkurat mendeshe këndojnë të kobshmen serenatë…Rest in PEACE! I perjetshem kujtimi! I qofte dheu i lehte!
Eh, Linda! Iku nje njeri qe nuk erdhi asnjehere; iku nje femer qe nuk iu perkushtua asnje mashkulli; iku nje cicerone e persosur e Muzeut Historik Kombetar, por qe nuk shkelqeu asnje here; iku nje sekretare shembullore qe dha gjithcka per demokracine ne Shqiperi, por qe ngriti ne piedestal dy nga politikanet me karrieriste, me kriminele, me hajdute, me hipokrite e me maskarenj te politikes se mbrapshte shqiptare (ate Burrin dhe ate Gruan)dhe, me ne fund, e mbushur me vrer dhe pendese, e dorezoi veten tek nje nga semundjet me te pasherueshme te shekullit. Iku Linda ciceronia qe dinte shume, por qe nuk la asgje per Historine e dhimbshem te Demokracise se tradhtuar te Shqiperise!
“Por zgjodhi të ishte ajo që ishte dhe të shuhej në heshtje, duke na dëshmuar duke ikur, se jo gjithmonë ia del duke qenë krenar, i ditur dhe i sinqertë.”
Mendoj se Mero eshte thjeshte i goditur rende nga ikja e nje personi te mrekullueshem qe ai ka njohur dhe prandaj arrin te thote dicka si fjalia e mesiperme.
Arsyeja qe Linda iku ne heshtje eshte se per momentin ka shume pak si ajo ne shoqerine shqiptare. Nqs do te kishte me shume, shume me shume, nuk do te ishim kurre ne kete gjendje dhe me siguri qe ajo nuk do te ikte pa lene gjurme, ndoshta edhe si Kryeministre apo Presidente.
Prandaj, une mendoj se nuk duhet t’i dorezohemi zymtise se idese qe “mund te jesh parimor, i virtytshem dhe i zoti por ato cilesi nuk te cojne perpara.”
Nuk mund te glorifikojme vjedhjen, mashtrimin, servilizmin si cilesi te nevojitshme per te patur sukses ne jete. Kjo do te ishte dicka me pasoja fatale per nje shoqeri, ashtu sic eshte vertetuar deri me sot.
Nuk ka pune idealizmi ketu; cilesojeni si te deshironi por e verteta eshte se cdo shoqeri moderne qe sot ka ecur perpara eshte nje shoqeri e tille e bazuar ne dijeni, virtyte, zotesi, kurajo dhe perkushtim.
Te paaftet nuk arrijne te ecin perpara pa perdorur berrylat, mashtrimin dhe servilizmin. Te aftet jane ata qe e cajne rrugen ne jete me zotesi, me rritje njohurish, shkollim.
Sa me shume qe nje shoqeri te kete nga keta te dytet aq me pak shanse per disa vemje si Berisha, Meta e ndonje tjeter te arrijne e te lene ne hije njerez cilesore si zonja per te cilen shkruan Mero.
Zoterinj te nderuar, respektoj te vdekurin, por nuk mund te mos them ate te vertete qe di. E kam njohur shume mire ate dhe motrat e saj. I sherbeu Sales dhe jozefines si nje qen besnik, jo nga idealizmi por nga servilizmi me teprice. Po te ishte aq idealiste e zgjuar dhe e drejte, nuk mund t’i sherbente me aq dedikim nje te marri dhe nje injoranteje pa skrupuj.
Kush eshte i lig ne shpirt, sic ishte LInda dhe motrat e saj, mund t’i sherbeje plehrave me aq devocion dhe fanatizem. I lepiu kembet Teuta Hoxhes qe ta sillte ne Tirane nga fshatrat, ne kohen e Enverit. Sa qe gjalle lepiu Berishen dhe shpuren e tij te peshtire por pa qene e zonja te rrembente llokmat e medha. Ata qe e ndihmuan ne komunizem, i dorzoi ne duart e Shikut pa ju dridhur zemra. Ata jane mire ne Shba, fale drejtesise se zotit, ajo shkoi ne ate bote, Zoti befte drejtesi. Me fal zoti Mero, kam respekt per punen qe po ben dhe aftesite intelektuale dhe gazetareske, por e verteta duhet thene per te vdekur e per te gjalle. Ka shume njerez qe kane vuajtur nga bemat e motrave-vellezerve Insani. Ju nuk dini shume gjera
Zonja emigrante
Sapo mesova per shpifjet e tua per znj.Linda Ihsani.
Po te sqaroj qe znj.Linda Ihsani e mori ne pune z.Burhan C,iraku.(drejtor i Muzeut Kombetar aso kohe)ku si lektore u shqua per profesionalitet e korrektesi.
Disa vjet me vone u emerua si nendrejtoreshe e Muzeut Kombertar Teuta Hoxha.
te dyja qene gra zinja,secila ne punen e saj dhe nuk patenasnje mosmarreveshje midis tyre.Po te kishte pasur ndonje problem nga znj.Linda,znj.Teuta do te mbrohej vete se i koshte te gjithe mundesite.
Aq sa kish ne dore ,znj,Linda Ihsani vetem ka ndihmuar………………..ajo qe i ndodhi ishte pune e .por nje gje edhe mund te kete ndodhur: DUKE NDIHMUAR ,MUND TE KETE SHKELUR KEMBEN NDONJE TE PAUDHI.
Historiane
Postova nje koment pak me pare. Nuk e lejuat, s’ka gje. E perseris per te thene nje te vertete, ashtu si ekam njohur vete zonjen ne fjale. Ju ndoshta keni pare ate fytyre qe ajo ju ka treguar. Une s’e kam njohur sic e pershkruani ju. Me gjithe respektin ne vdekje, dua te them te verteten qe di. Linda ne komunizem ju lepi Teuta Hoxhes qe e solli nga fshati ku e cuan si mesuse. Me vone ju servilua sales me kompani bile duke dorzuar ne Shik me devtshmeri dhe shpifje miqte e vjeter.
Zoti mero kam respekt per intelektin dhe punen tuaj, por nje indershem, idealist dhe i kulturuar, nuk mund t’i sherbeje diktatorve dhe injoranteve gjoja ne emer te luftes per demokraci dhe emancipim shoqeror. Thjesht, ajo ilepiu me nderin sales dhe shpures se tij te felliqur.
Respekte per gazeten
Pata rastin ta takoj ne SHqiperi me 21 Mars 2003, dhe kam komunikuar shume shpesh ne telfone me te ndjeren.Ngushellime te sinqerta familjes se Lindes per humjen e njeriut te tyre te dashur, kurse Sali Berisha eshte njje Kanibal Komuniste i pa shpirte dhe i pa karakter nje hipokrit dhe nje injorant fundimentalist!!!!
Linda ishte dhe mbetet nje shembull njerezor.Mbi te gjitha ajo ishte njeri i ndershem i sinqerte dhe korekt,Por loja e kasandrave,Loja e te pa beseve,Loja e bukshkaleve e beri ate te largohet ne heshtie ashtu sic ishte njeri i mire dhe i heshtur.Aju i qendroj besnike idealeve te saj packa se ato ju thyen shume shpejt ditet qe PD po vinte ne pushtet,atehere njerezit e klaneve dhe te pazareve benin ligjin e zi ne Pd Linda u largua ne heshtie mbas nje perkushtimi shume vjecar.I pa harruar kujtimi i saj dhe i qofte dheu i lehte.
Të afërmëve të kësaj zonje të nderuar ngushllime ! Zonja u preftë në Parajsë. Mero ke bërë një shkrim brilant prej miku.
Dhe për kelmendasin kam këto fjalë:
Or kelmendas, s’je malësor
Por je vlug e puthador
As merr vesh fare nga shkrimi
Ti përdhos çdo far ngushëllimi.
Or kelmendas, s’ke erz as nder
Kur shkruan, je i pavlerë.
Ky nuk qe shkrim politik
Që ke vjellë si rakitik.
e verteta eshte se punet e shtetit i bejne sekretaret e shyqyr qe ka sekretare,se liderat shesin geshtenja pa peshore duke bere deme te pallogaritshme.Nuk e njoh,por ne mos gaboj,nga ndonje semundje e rende.Ngushellime familjes!
Per te vdekurin o mire o hic,por per kete grua me vjen vertet keq qe e njoha akoma pa a njohur.Spiralja e atyre qe ka punuar kjo grua afer tyre,eshte e paparashikueshme.Nuk paragjykoj,por probabiliteti ndonjehere te thyen turinjt dhe te thote:hej naiv..e verteta ndonjehere shprehet ne mundesi. Nese mbi shpinen tende ke nje thes me gjema dhe qe sduhet ti marre vesh njeri, mos harro se aty ke edhe qefinin tend.Nese je vertet e mencur duhet te ikesh nga ai tmerr shume larg..e nese do ikesh nga nje kacube dhe do futesh ne nje tjeter qe jane njelloj,nuk ka lot te te qaj..!
Me respekt perkulem para kesaj gruaje te mrekullueshme qe e gjeta ne shkrimin e Meros,dhe qe e njoha tani qe ajo nuk eshte me.Ne paqe u preht shpirti i saj.
Ngushellime nga thellesia e zemres familes per humbjen per Lindes se dashur, Lindes se zgjuar, Lindes qe ishte nje zonje e rralle. Linda ishte me plot kuptimin e fjales nje idealiste qe besonte ne nje sistem te vertete demokratik, ku do te sundonte dija dhe kultura. Ti iu perkushtove punes.Puna profesionale te sillte kenaqesi dhe ndoshta ishte e vetmja kenaqesiper ty.Ti je e paharuar ne mendjen dhe zemrat e atyre qe te kane njohur dhe qe do te kujtojne me respekt dhe shume dashuri. Lamtumire Linde e dashur.
Tema,
pse e censuruat repliken time ndaj atij filozofit nga Dibra qe komenton me lart?
Nuk kishte ofendime, perkundrazi…
Nejse..
o kopi
shkruje dhe njëherë,ose më mirë mbaje të kopjuar diku!
po të shohësh të paktën shkrimet e mija shpesh më duhet ti rinis deri në 10 herë para se të botohen,bile dhe në ditën pasardhëse!!
nuk e di shkakun por unë përdor këtë metodë!!
Fakti pse PD eshte kjo ku eshte katandisur sot eshte
se njerezit si Linda u detyruan te largohen heshturazi
dhe zemerthyer nga ajo.Eshte si¢ kam deklaruar nje
here tjeter per faktin e thjeshte.Bisha vrau idealet.
Vrau ¢do te mire per t’i hapur rrugen llumit qe ka mbulu
ar sot PD dhe udheheqjen e vendit.Kjo s’eshte vetem fat
keqesi per PD.Eshte fatkeqsia e te gjitheve.
Ngushellimet me te sinqerta te afermve te Lindes.
pavarsisht se çfarë shkuruajta më lartë po i rikëthehem këtij shkrimi duke tu drejtuar ty personalisht mero baze!ty që për ne sot je një nga figurat e tolerancës dhe të gazetarit hetues!!
ky shkrim është një shkrim tipik shqiptar!një shkrim që të largon nga ajo që ti do të përçosh tek populli ose më mirë të themi tek lexue si tënd!!ky qëndrim tipik shqiptar”ai që njoh unë nuk ka sesi të jetë njeri i keq,nuk ka se si të jet në gabim”!
në këtë shkrim ti ke harruar kritikën,në këtë shkrim ke ndaluar,ke vënë veton me”Ju ndaloj të paragjykoni dikë për shkak të idealizmit të saj.”
e ke shum gabim o mero!!
unë po të bëj një krahasim ekstrem!njerëzit që përdor alkaida në atentatet e saj vetvrasës janë po ashtu njerëz idealistë!janë njerëz që mashtrohen në bazë të një ideali!hitleri nuk vrau asnjë person vetë me dorën e tij!enveri gjithashtu,stalini e shumë e shumë diktatorë idealistë!çfarë duhet të bëjmë!të gjykojmë vetëm kokat???
jo mero!
kokat po e po,por të paktën të kritikojmë dhe veglat!
e di përse??
thejshtë për të mësuar brezat e ardhshëm!
mbulimi me idealizëm,i naivitetit deri në verbëri të kësaj zonje dhe të shumë të tejrave,tjerëve nuk bën gjë tjetër veçse ripërsëritjen e gabimeve,fajeve!!!kritika ndaj këtyre rasteve bën që të mësohet,që të mos të përsëriten,të paktën që të paksohen!!!
këtë gjë po bëjmë me edi ramën!po përpiqemi të kapemi si i mbyturi pas fijes së kashtës!për shkak të saliut nuk po shohim bile po mbulojmë të gjitha gabimet deri në fajet e edi ramës!!
përse e bëjmë një gjë të tillë!!
e bëjmë sepse është E KEQJA MË E VOGËL!
sepse është një E KEQE E PRANUSHME PËRPARA TË KEQES SË MADHE!!
mero të keqen e madhe duhet ta largojmë dhe jo ta largojmë me një të keqe më të vogël!sepse ajo RRITET o mero!!!
këtu e kisha muhabetin nuk e di si do të të duket ty por mua shkrimi tënd nuk mu duk i drejtë!
të vetmen të drejtë që pashë ë këtë shkrim, që pranova dhe i bashkohem!është vdekja e një njeriu,pjestari të një familje së cilës i ka shkaktuar dhimbje!
Koment per shkrimin e ANTICENSUR
Te me falesh nqs po nderhy ne nje bisede qe nuk kam qene shume i pranishem gjithsesi jam perpjekur te lexoj perpara se te nderhy.Besoj se pergjate gjithe ketyre shkrimeve i te cilave je autor gjykon krejtesisht gabim dhe kjo per arsyen qe sqaron edhe artikulli shume qarte ne paragrafin e fundit.
“Mijëra lexuesve nuk u vë faj se nuk e njohin dhe s’kanë për ta njohur më. Ju ndaloj të paragjykoni dikë për shkak të idealizmit të saj. Nuk keni faj se në vend të saj njohët Mesilën, Albanën, Çiljetën, Gretën dhe plot burra që ngjajnë si gra dhe plot gra të tjera që ngjajnë si burra. Sillini në mendje të gjitha këto dhe mendoni se ka ikur e kundërta e tyre. Ka ikur një grua për të cilën duhet të luftojmë të jetë në politikë dhe të në përfaqësojë të gjithëve, dhe jo nën tokë, ku ajo po përcillet sot, duke përfaqësuar dështimin tonë.”
Mendoj qe mendimi Juaj ndikohet shume ngaqe nuk keni njohur Linden dhe gjykimi bazohet ne figurat qe njihni ,do te isha i bindur qe nese Ju do ta njihnit personalisht ate ose nje njeri te tille do te flisnit dhe Ju si Mero B. dhe kete besoj se e vertetojne mendimet pozitive e 100% te njerzve te cilet e kane njohur sadopak ose kane pasur kontakte me te dhe kane shkruar ketu.
Mendoj duke pasur fatin e mire dhe kete e them me plot goje te njihja Linda Ihsanin arrij te kuptoj Mero Bazen dhe kedo qe ka shprehur ndjenjat e sinqerta dhe vlersimet me te larta per ate person.
Gjithashtu besoj qe po ta lexoni shkrimin me pak me shume ndjeshmeri dhe me me pak urrejte politike do ta kuptoni Mero Bazen pse shkruan ashtu eshte nje shkrim qe pavarsiht se ka te beje me nje person te perfshire ne politike ben fjale per njeriun qe Linda Ihsani perfaqsonte dhe per kete Mero flet gjate gjithe artikullit.
Tregimet per kete njeri nuk kane te mbaruar dhe te gjitha mbarojne me te njejtat fjale pozitive.Po te pershkruaj vetem nje.
Nje Zonje nga Dibra kishte shkruar qe per shume vite rradhazi Linda kishte dhene mesim ne nje fshat te Dibres dhe per kete duhet te ecte 3 ore per te shkuar e 3 per tu kthyer dhe kjo ne nje dimer ne disa minus grade dhe bore me metra fakt qe e degjova sot nga edhe nga Nena ime,shoqe me Linden qe nga koha qe ka ndenjur ne Peshkopi e deri sot.
Uroj te te kem ndihmuar sadopak te kapesh thelbin e artikullit te Mero Baze ketu dhe mbeshtes cdo fjale te tijen ne te.
Me vjen shume shume keq qe nje person i tille nuk jeton me por jam gjithashtu shume i prekur nga impakti qe kjo tragjedi ka te njerzit qe e njihnin dhe i njihnin cilesite ,ajo nga modestia kurre nuk do ta besonte/kuptonte qe njerit e respektonin dhe donin kaq shume.
Do te na mungosh shume Linda. I perjetshem qofte kujtimi i jot!
Me vjen keq per fatin e kesaj gruaje fisnike. Personalisht e kam takuar vetem dy here Linden, ndonese indirekt kemi pasur te bejme prej 30 vjetesh, kur ne nje moment te veshtire te diktatures qe e perndiqte mundem ta ndihmojme me sukses, qe te zinte vend te perafert me aftesite e saj ne pune. Po e njoha si nje njeri te mire e te ditur, mirenjohese… – si gjithe fisniket, e vuajtur, po optimiste dhe me deshire te pandalur per jeten. Me vjen mire qe fjale si keto lexoj nga shumica e njerezve qe e kane njohur. Fjale te rralla per dike ne kohen e sotme! Fjale dhurate per familjen e saj. Do ta kujtojme per mire. U prehte e qete!
Rreth dy muaj me pare ,kur rastesisht e takova Linden ,ne spitalin ushtarak ne Ankara,nje pjese te bisedes e konsumuam me fenomenin e”tradhetarit Mero Baze”.E mrekullueshmja Linda ,me nderpriste dhe me thoshte ”TE LUTEM MOS M’A SHAJ MERON!E KAM SHUM MİK!”Sot pasi lexova kete shkrim kuptova qe kishte te drejte!
Nuk i heq asnje presje komentit te pare “anticensurë” pasi konvergoj 100%.
Nje lajm i hidhur! Nje intelektuale, nje femer me dinjitet dhe integritet, nje grua e mencur dhe e respektuar, largohet nga kjo jete, ashtu e thjeshte, sic erdhi.
Linden e kam njohur personalisht. Prej disa kohesh nuk kam patur rastin ta takoj per shkak te impenjimeve personale. Lajmin per semundjen dhe vdekjen e saj e mora sot nepermjet medias. Trishtimi me kaploi, ndersa me dilte para syve ajo vajze e thjeshte, e ndershme, e zgjuar dhe me nje edukate te persosur. Linda bente pjese ne armaten e shquar te intelektualeve te vertete, qe mbeten ne hije, te padukshem per publikun pikerisht per shkak te thjeshtesise dhe mencurise se tyre dhe qe fatkeqesisht po i largohen dhe po i mungojne ketij vendi.
Trishtimi eshte edhe me i madh kur shikon indiferencen dhe menyren se si percillet ky lajm.
Ajo per te cilen kemi nevoje ne caste te tilla eshte heshtja dhe respektimi i nje jete qe u fik para kohe. Ne kete jete eshte e natyrshme te kemi miq dhe armiq, te kenaqur dhe te pakenaqur. Por Linda nuk jeton me. Beteja per te ka mbaruar. Njerez! E keni njohur apo jo, jeni te kenaqur apo jo nga veprimtaria e saj, kjo tashme ka pak rendesi. Respektoni jeten dhe kontributin e saj, si te nje njeriu qe dha gjithcka mundi dhe qe iku ne heshtje.
Respekte Zotit Mero Baze per shkrimin e tij.
Ngushellime familjes dhe gjithe te dashurve. I perjetshem qofte kujtimi i saj!
Ti sherbesh nje diktatori nuk eshte ndonje aftesi e jashtezakonshme,besoj duhet vetem servilizem.Shkon lart a poshte kjo nuk i dihet
Ngushllime familjes .Por perderisa ka sherbyer me devotshmeri Berishes dhe Topallit une nuk pajtohem me lavdatat dhe komplimentet e Bazez.Por prap une e kuptoj Bazen se per shkak te nostalgjise per ato vite te shkuara ka qene i obliguar.Sepse ndryshe nuk munde te kuptohet qe te punoshe per Berishen e92-97-tes etjer-etjer ne nje koh qe ka patur pune te tjera,por perseri them se gazeta eshte e Bazes.
Ngushellime familjes! Per Linden kushdo qe e ka njohur do thoshte po keto gjera te artikullit. Kur ikin njerez si ajo eshte vertete deprimuese! U prehte ne paqe!
Personalisht kete zonje nuk e njoh por fotoja e saj tregonte shume miresi… Iu prehte shpirti me ne fund ne paqe!!
Nuk eshte as personi i pare dhe as i fundit, qe zhgenjehet, shkelet, harrohet dhe hidhet tutje prej politikaneve te sotem. Te gjithe njesoj jane.
Rasti LSI shpk eshta akoma me mizor. kane ekzistuar shume Linda dhe shoke te Lindes qe jane shfrytezuar, poshteruar dhe hedhur tutje si limon i shtrydhur nga cifti i kesaj shpk.
R.I.P dear Linda!!
Me hidherim te madh mora vesh mbreme largimin tend nga kjo bote.
Lajmi per largimin tend me la nje boshllek ne shpirt qe koha do ta mbushi. Po te perpiqesh te besh analizen e jetes tende ajo nuk eshte gje tjeter vetem jeta e nje njeriu te siqerte, qe besonte tek njerezit e tjere si tek vetja e saj, e nje njeriu qe ne cdo moment qe ta takoje do te te dhuronte me buzeqeshjen e saj vetem energji positive, qe te bente te ndjeshe mire pavaresisht nga gjendja shpirterore e momentit, e nje njeriu qe e ka kuptuar suksesin ne kariere vetem nepermjet nje pune te palodhur dhe te vashdueshme (duke filluar qe nga koha kur punove si mesuese frengjishteje ne Peshkopi).
U largove nga kjo jete pa lene pas pasardhes por duke lene pas shume miq dhe dashamires qe me dashuri dhe respekt do te te kujtojne gjate.
Ngushellimet me te sinqerta familjes.
Per elinor: Si gjithmone simpatik.
Te admiroj per ato qe shkruan.
Ploteson gjithmone ate qe eshte e manget, dhe i ve pikat mbi i mbi ate qe eshte e gabuar.
Ke te drejte per sa i perket pjeses se Meros mbi ikjen e Lindes.
Dhe pse ne heshtje, Linda u be simboli i nje vlerave pozitive ne shoqeri.
Dhe del qe te gjithe kane nevoje per keta njerez pozitive, qe nga Mero dhe deri te ne qe nuk e njohim por qe do deshironim te kishim perreth sa me shume.
Linda iku e panjohur, por shume e dashur nga shume te panjohur.
Thua jeta e saj te kete patur nje mesazh te vyer, qe Mero padashur po na e jep me fjalet e lammtumires per miken e vet.
Qofte e paharruar.
Falemnderit per mbeshtetjen, Mirel! Te jesh i sigurt qe i lexoj gjithnje komentet tuaja dhe jam krejtesisht ne nje mendje me ato qe ti shkruan.
Me vrau shume dorezimi qe vihej re ne fjalet e Meros megjithese isha i bindur qe per te ishte thjeshte nje moment dobesie. Prandaj edhe nuk munda te rri pa thene dicka.
…” Nuk keni faj se në vend të saj njohët Mesilën, Albanën, Çiljetën, Gretën dhe plot burra që ngjajnë si gra dhe plot gra të tjera që ngjajnë si burra”..
Mero, ke harruar “kryeburrin” e “pallamentit”, Zhellefinen, qe te kap prej zhellesh dhe te qit jashte prej planetit…
gjithmone ikin njerezit e mire, te sakte dhe te ndershem, ngelen gjalle horrat, kermat, qelbesirat, plehrat, kafshet, injorantet, bagetite, te pafytyret, zhellet dhe kurvat..
ngushellime familjes..!!
Linda e dashur, sa shume do na mungosh!
Flas ne emer te shoqerise sone 44 vjecare. Bashke perjetuam vitet e shkolles se mesme, vitet e universitetit, vitet e provimeve, zboreve e aksjoneve te panumerta, vitet kur morrem malesite e veriut per ti sherbuer memedheut. U rritem e u beme te zotet e vetes duke i vleresuar e respektuar aftesite e arritjet e njeri tjetrit.
Vitet e tranzicjonit nuk ishin me te lehta, na hodhen ne cdo qoshe te botes por njeri tjetrin prane e ndjeme ne cdo hap qe beme.
E dashur Linda, me e mira e shoqeve, me e heshtura, me e mencura, me e edukuara, me e thjeshta, Linda e dashur, kush kishte derin te te njihte ty, respekt pa kufi e dhimbje per ty do ndjeh perhere.
Me mendje tek mamaja jote e respektuar.
Zoti baze respekti juaj per te eshte personal por ndihmesja e Sales qe punoi nje jete me te dhe pastaj me Jozin eshte tek bindjet e saj politike ajo sipas jush dinte shume dhe me gjithate per hire te bindjeve politike te saj nuk e kundershtoi por Sala dyshin e tij e realizoi pra e ndoqi nga te besuarit e tij ,e mori Jozi dhe sipas jush edhe ajo e flaku pasi thate qe filloi te punonte diku si perkthyese,pra asnje nuk e vleresoi me edhe ketu dakort,por shume komentues japin ,duke lexuar shkrim tuaj qe me sa duket kishit shume respekt,mendimin e tyre dhe une disave u jap te drejte se thone qe nuk e njohnin personalisht,por qe te jesh kondra ne mendime eshte shume e drejte e mbeshtetur kjo ne ligjin e te kundertave dhe duket qarte kjo edhe ne mendimet politike rreth ngjarjeve qe lane njolla te zeza te pa harrushme ne jeten e popullit. dhe tanishpreh ngushellimet e mia te sinqerta familjes se saj,miqve dhe te afermeve e lehte toka qe e mbulon.
Te dashur komentues,
I dashur Mero,
Nuk u largua nga jeta Linda pd- s, por Linda Ihsani, njeriu! Une qaj Linda mikeshen, Linden e mençur, Linden e qeshur, Linden e pakenaqur ,Linden e kenaqur, Linden qe dinte te njihte njerzit, Linden qe ndihmonte dhe qe nuk I jepje dot nje kafe per ta falenderuar, ta jepte ajo.
Dua te besoj qe me shume se per te share salen, z.Baze ka dashur te shkruaj per Linden, per Linden qe punoi per idealet e saj dhe qe askush s ka te drejte ta gjykoj!
Njerez, gjykimin tuaj shpreheni kur VOTONI!
Fiorida Ymeri
Sa deshire kam te therras: Kush nuk e njohu, MOS KOMENTOJ!!!
…prita me shpresë të mbaronin punë zanatcinjë e baltës. Zoti na ndjeftë!
Lindë………………
përmasë njerëzore e humbur prej masakrës shpirtërore që pësuam si popull
një shekull kaluar……
Lindë ishte Ihsan=SHKELQESË……
Lindë ishte Lindë……
..skajisht mbes i tradhëtuar nga pafuqia e fjalëve.
………………………………
………………………………….
Ike në pranver-ardhje,
Ike në ngazëllim lulesh,
që celën aq shumë,
si të na thoshin …
jemi për të.
Kisha kohë që nuk dënesja për njerëz.
Vijoj të dënesë për të.
Dënesë e bukur për njerëz të bukur.
Përmasa e “vdekjes” tënde sos dhimbjet
e tua, jo vlerën e shembullin tënd.
Lutem e do lutem për paqen e shpirtin tënd!
… tradhëtuar nga pafuqia e fjalëve….
L………I………N……….D……….A
Sa kes me vjen kur lexoj komentet per Linden e dashur .Nuk e kuptoj pse duhet politizuar humbja e saj ? Mungonte vetem te shkruanin se edhe Babai ka qene sherbetor i diktatorit !!!Sa turp !!! Mesa di une ,ndonese jam larg Sali Berisha ka qene i zgjedhur me vota demokratike,apo e kam gabim?
Si mund te quhet diktator kryeministri i nje vendi demokratik ? !Sikur te gjithe njerzit e administrates shqiptare do te ishin si Linda do te ishte nje nder i madh per Shqiperine Fatkeqesisht jane te miret qe ikin te paret …
E ndjej se, te gjithe ne qe e njohem Linden nga afer, duhet te shkruajme ato fjale qe Ajo me te vertete i meritonte dhe te mos u leme shteg njerezve qe nuk e kane njohur te shfrytezojne rastin per te nxjerre mllefin e tyre per ata qe shemben komunizmin ne Shqiper.
E kam njohur Linden nga afer dhe ndjej nje keqardhje te jashtezakonshme se kam humbur mikeshen me te mire qe kam patur, njeriun më me vlera, me te ndershme qe kam njohur, intelektualen me te mire qe ka patur ky popull qe dha maksimumin e saj per kete vend. E ndjej shume thelle humbjen e saj dhe zoti e paste cuar ne parajse se atje e meritonte.
Ngushellime familjareve qe humben njeriun e tyre me te dashur.
E paharruar te mbetet per ata qe e njohen dhe dhimbja qofte e lehte per familjaret.