TemA TV/ Karta e parimeve PS- LSI: Luftë korrupsionit, zgjidhje çështjes së pronës, ministrat s’do jenë deputetë (VIDEO)

22 Prill 2013, 20:10Sociale TEMA

Një kartë parimesh me 15 pika është lexuar nga dy zyrtarë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, përpara se të firmosej nga dy kryetarët e këtyre partive.

Në këtë kartë premtohet bashkëpunim mes partive për të garantuar pavarësinë e institucioneve. Ata premtojnë një kod etik për qeverisjen. Në kartën e parimeve thuhet se do ketë luftë ndaj korrupsionit dhe do ndihmohet fuqishëm biznesi.

Nuk thuhet gjë për taksën e sheshtë dhe atë progresive, por theksohet se do të zgjidhet çështja e pronës.

Ministrat nuk do jenë dhe deputetë njëkohësisht, si dhe premtohet anëtarësimi i vendit në BE brenda dy mandatesh.

 

KARTA E PARIMEVE

Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, bien dakord që ky bashkim të jetësojë sa më poshtë vijon:

1. Një bashkëpunim strategjik, programor dhe politik, bazuar në domosdoshmërinë e realizimit të objektivave afatgjatë dhe në nevojën e bashkëveprimit konstant mes PS e LSI, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane si realitet i ri i në të ardhmen e afërt i Bashkimit Europian, përmes mirëqeverisjes së punëve të vendit çdo ditë;

2. Një zhvillim konstruktiv të bashkëpunimit mes PS e LSI, mbi parimet e kushtetuetshmërisë e të ligjshmërisë, respektit të të gjithë faktorëve institucionalë, politikë e shoqërorë, garantimit të lirive e të drejtave të opozitës dhe kërkimit të konsensusit sa më të gjerë në procesin vendimmarrës, përmes gjithëpërfshirjes e vendosjes së prioriteteve të procesit të ndërtimit të Shqipërisë Europiane mbi çdo prioritet partiak.

3. Një vullnet të palëkundur për të garantuar kohezion të brendshëm të koalicionit dhe konsensus për mirëqeverisjen, në funksion të reformave të dakordësuara bashkarisht, të emërimeve që janë përgjegjësi kushtetuese e Kuvendit për të garantuar pavarësinë e institucioneve, të depolitizimit dhe modernizimit të administratës publike përmes konkurencës e meritës.

4. Një qasje të re publike të shumicës qoftë në parlament e qoftë në qeveri, për të garantuar mbi bazën e një Kodi Etik që do të hartojmë e miratojmë bashkarisht, shprehjen e respektit më të madh për opinionin publik dhe rritjen e transparences ne qeverisje në një shkallë të panjohur deri më sot.

5. Një ndarje të re të punëve mes legjislativit dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re mandatit të popullit sovran qoftë në pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar të marrë vlerën e munguar në këto dy dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë një cilësi të re.

6. Një pozicionim të qartë në mbrojtjen e shtresave të nevojë dhe në mbështetjen e shtresës së mesme, përmes uljes së barrës së detyrimeve apo taksave të drejtpërdrejta si edhe nxitjes së integrimit social përmes punës dhe rritjes së fuqisë blerëse.

7. Një politikë vijimësisht mbështetëse për biznesin e vogël, për të rritur vetëpunësimin dhe fuqinë ekonomike të familjeve që merren me biznes të vogël si edhe për të filluar uljen e borxheve të familjeve të varfra ndaj biznesit të vogël.

8. Një garanci të plotë për lirinë e biznesit të madh për të stimuluar një ekonomi prodhuese duke mbrojtur lirinë e konkurrencës, duke e trajtuar punësimin si objektiv themelor të rritjes ekonomike, duke rritur përgjegjshmërinë e shtetit në raport me çdo potencial zhvillim dhe investitor vendas apo të huaj, si edhe duke rritur transparencën e cilësinë e marrëdhënieve mes qeverisë e sipërmarrjes në funksion të interesit madhor të zhvillimit ekonomik e social të vendit – çka për ne do të thotë përfshirje e sipërmarrjes në çdo vendimmarrje të rëndësishme për të dhe luftë pa kompromis arbitraritetit të organeve tatimore ndaj sipërmarrjes.

9. Një angazhim të fuqishëm për zgjidhjen e çështjes së pronës, duke siguruar transparencën e domosdoshme të procesit të kthim-kompensimit të pronave në funksion të së drejtës së mohuar të pronarëve që pas dy dekadash liri janë ende shumë që nuk gëzojnë asnjë të drejtë mbi pronën e tyre. Duke siguruar përmes një procesi të mirëorganizuar e transparent dhënien e certifikatës së tokës për të gjithë fermerët që prej dy dekadash punojnë një tokë që e kanë de facto po nuk e gëzojnë de jure. Duke realizuar me transparencë procesin e zvarritur të legalizimeve që në dy dekada ka sjellë vetëm rritjen e numrit të ndërtimeve pa leje dhe shkatërrime të mëdha të territorit.

10. Një trajtim me prioritet të sigurisë publike dhe të garantimit të paprekshmërisë së individit e të pronës, duke i shpallur një luftë të pashoqe krimit të çdo natyre dhe korrupsionit. Në këtë kontekst e shohim të pandashme edhe sigurinë juridike për çdo qytetar, në mënyrë të barabartë, eficente dhe të përgjegjshme duke organizuar drejtësinë si një shërbim publik të sigurt e të aksesueshëm nga te gjithë sipas nevojës. Për ne një Shqipëri e drejtë me të gjithë fillon nga mirëqeverisja për të gjithë.

11. Një politikë të re për rininë shqiptare si kontributore e pazëvendësueshme për projektin e Shqipërisë Europiane dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Kjo vetëkupton arsimimin e një brezi me mentalitet dhe profesionalizem europian, krijimin e mundësive reale për punësim, si dhe çdo kontribut tjetër për të përballuar sfidën e lirisë në mjedisin e një ekonomie gjithnjë e më globale.

12. Një vëmendje të posaçme ndaj barazisë gjinore duke synuar rritjen e vazhdueshme të pjesëmarrjes së gruas në përfaqësimin e popullit Sovran në nivel qendror e vendor, në mirëqeverisjen e punëve të vendit apo komunitetit në administratën publike, në biznes apo shoqërinë civile. Aleanca për Shqipërinë Europiane do të ketë objektiv të palëvizshëm të përpjekjes së saj zhdukjen e dhunës kundër gruas si edhe luftën kundër papunësisë femërore.

13. Një vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur pasuritë natyrore të vendit, burimet nëntokësore, trashëgiminë kulturore, përmes politikash zhvillimi me një përmasë të gjelbër në kuadrin e një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm.

14. Një vizion europianizues që të lerë pas përgjithmonë fantazmën e nacionalizmit primitiv e të promovojë atdhedashurinë si shprehje të krenarisë kombëtare dhe të respektit për historinë si burim frymëzimi për të ardhmen, jo si gjenerator dasish e konfliktesh të së shkuarës.

15. Një objektiv madhor: Anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda harkut të dy mandateve qeverisëse, ku të bashkuar në emër të shumicës së shqiptarëve dhe me dorën e bashkëpunimit të shtrirë ndaj përfaqësuesve të pakicës në emër të Shqipërisë Europiane, do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.

60 komente në “TemA TV/ Karta e parimeve PS- LSI: Luftë korrupsionit, zgjidhje çështjes së pronës, ministrat s’do jenë deputetë (VIDEO)”

  1. Elton Gjoni says:

    Po baca Sali? NUK do te jet prap kryminister?!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/ver-llapa.html

    1. Pelasgian says:

      Minister Drejtesie me duket , o baca sali o ilir meta , njeri nga kta te dy ! ME NE FUND TE GJITHE SE BASHKU PER TE SHQYER ATE QE KA NGEL NGA ” LARASKERIA ” <__________________ " shqiperia "

      1. dorjeta says:

        Pavaresisht cfare ka ndodhur ne te shkuaren, duhet t’i hedhim pas dhe te shohim drejt se ardhmes, drejt Shqiperise se lire, europiane ku cdo gje do te funksionoje ne zbatim te plote te ligjit.

        1. Pelasgian says:

          posi jo moj dorjeta , ato 4 jet njerezish nuk ja vlejn , mjafon qe edvini te behet kryemister dha ja EUROPA ! DIREKT SA TE BEHET AI KRYEMINISTER ” LARASKERIA ” DO NDRICOJE SI ME MAGJI !

          Edhe viktimat ne Kosove ti harrojme , edhe viktimat e Camerise . Hajde te valeviten flamujt serb e grek ne cdo cep te Laraskerise , te harrojme gjithcka dhe te ecim perpara DREJT EUROPES !

          OOOOOO SKA FAJ AS GREKU AS SERBI , KY ” POPULL ” ESHTE I MALLKUM DHE FATI ME I KEQ ESHTE QE NUK NA ASIMILUAN SE DO KISHIM SHPETUAR NJE HERE E PERGJITHMON !

          1. dorjeta says:

            Nuk ka per tu harruar 21 Janari, kurrsesi! Sepse ky bashkepunim, nese lexon pikat e marreveshjes, pika 2, thote se do bazohet mbi parimet e kushtetueshmerise si edhe te garantimit te lirive e te drejtave te opozites, qe do te thote se kjo qeveri do t’i jape mundesi institucioneve te gjykojne duke u bazuar ne ligj, dhe qe opozita e ardhshme do te jete e lire te beje vertet opozite per nje nga pikat e mosmbajtura te marreveshjes.

            1. Pelasgian says:

              me verte ? paske memorie shume te shkurter ! e harrove se kush e shkaktoi 21 janarin ?

              1. dorjeta says:

                Kush i vrau viktimat e 21 Janarit ne mes te bulevardit? Kush dha urdher per t’i qelluar? U pa ne syte e gjithe botes.

                1. Anton Nepravishta says:

                  Ne nuk po themi te mos denohet Saliu moj Dorjeta, por po te themi qe bashke me te duhet te arrestohet dhe shkaktari i protestes, hajduti Ilir Meta + Banda e tij LSI.

                  E harruat se si vidhte me bllok ne dore? A nuk te vjen zor qe femijet tane do shikojne se si nje figure te tille te peshtire do ta promovojme me voten tone serish ne krye te shtetit?!

                  Si do mund te edukoj femijen tim per te mos vjedhur e per te mos i bere dem askujt ne kete bote nqs me voten time i jap lirine nje hajduti qe e ka rrjepur kete vend?

                  Mos i adhuroni apo urreni kaq shume lideret e partive se ata shkojne e vijne. Hajde te ndeshkojme me voten tone cdo paudhesi te tyre dhe do shikosh qe do ndertojme me ne fund nje sistem qe nuk eshte i varur nga emrat e pervecem, por nga disa kritere morale e ligjore te pathyeshme.

              2. tafaruci says:

                vrasesi eshte SALI BERISHA!

            2. Jani says:

              Po kush ishte ne qender te revolucionit te 21-janarit, moj shoqa dorjeta?
              AI, eeee, ai, ai, i korruptuari me defter ne dore, per te bere rrogallit.
              AI, sot nga Shkodra thote: DO LUFTOJME KORRUPSIONIN.
              Sa keq me vjene per ty dhe gjithe ata qe mendojne si ty, moj shoqa dorjeta.

            3. Eldora says:

              Po cthua moj vajze, po shkaktari kryesor i protestes se 21 janarit ishte vete Rama qe u ngrit per te marre pushtetin me dhune per shkak te ceshtjes se videos Meta Prifti, sipas teje ke do gjykoje ai per 21 janarin, veten dhe Meten? E pastaj te mos flasim per korrupsionin se Rama eshte i pari ne kete liste, dhe nej nga politikanet me te deshtuar keto 22 vjet.

          2. Edi legeni says:

            Cfare hipokrezie! Cfare turpi! Nga ilir meta pritej, por edhe nga edi?!

        2. erblina says:

          Ajo qe i ka munguar shtetit tone ne keto 8 vite qeverisje eshte ligjshmeria, ndarja e pushteteve qe ka cenuar rende demokracine e vendit dhe qe ka sjelle kaos ne jeten politike. Ky zotim i koalicionit PS-LSI eshte thelbesor dhe tani shpresojme vetem fitoren e zgjedhjeve te 23 qershorit per ta vene ne jete.

          1. Anton Nepravishta says:

            Po si mund te zotohet Ilir Meta kundra korrupsionit moj Erblina e FRESSH-it? Jeni bere qesharake fare.

          2. Niko says:

            EDHE DHITE QESHIN ME KETE MASKARADE…

        3. JC says:

          Bo, ca ironie! Kontrate me LSI per te luftuar korrupsionin!

          Hapu dhe, ku kemi arritur.

        4. Enerjeta says:

          Programi i Rilindjes eshte i detajuar dhe i ndertuar duke u bazuar ne nevojat e te gjithe qytetareve shqiptare. Kjo marreveshje, duke deklaruar se ky koalicion do te qeverise ne baze te programit na jep shpresen per nje Shqiperi te rimekembur ashtu sic e kemi enderruar.

          1. Niko says:

            HAHAHAHAHA…ME QESH KECI…

          2. Elsa says:

            Pash zotin mos u beni qesharake me zor, se nuk i ha me njeri keto idiotesira. Akoma nuk e kuptoni qe jane te gjitha premtime te tipit “mashtro se ku i dihet, edhe te del per mire ndonjehere”

        5. Niko says:

          E GEZOFSHI METEN, ME VIDEO ME FIGURE E ZE…MERRENI ME VEHTE PER NGUSHELLIME TE 21 JANARIT. MOS HARRONI GRISELDEN.

      2. Aldrin says:

        Meta po ben nje nga prostitucionet me te medhaja politike ne historine e Shqiperise. Vota ime eshte qe ky vend te mos behet bordello…Votoni PS!

    2. gertjan says:

      Ky koalicion ja ben edhe me e lehte fitoren koalicionit opozitar!Keshtu edhe me i sigurt behet zbatimi i programit Rilindje,program i cili perfshin gjithsecilin prej nesh!Bravo PS bravo LSI e cila ne fund te fundit sberi gje tjeter vecse u pozicionua aty tek duhej ne opozite kunder Saliut qe nuk diti kurre te na qeverise!

    3. lushnjari says:

      Kjo alenace i kep nje mars me shume makines se opozites e cila kerkon te prese medoemos e para shiritin e fitores,fitore qe kane kohe qe pjesa derrmuese e popullsise e pret!Boll me me shtetin e korruptuar me regjimin qe po na mbyt nuk durohet me!Duhet ti japim fund Tiranit Sali!

    4. janaq says:

      Kjo alenace i jep nje mars me shume makines se opozites e cila kerkon te prese medoemos e para shiritin e fitores,fitore qe kane kohe qe pjesa derrmuese e popullsise e pret!Boll me me shtetin e korruptuar me regjimin qe po na mbyt nuk durohet me!Duhet ti japim fund Tiranit Sali!

    5. shoku mali says:

      Kur behet fjale per interesat e vendit inatet personale duhen lene menjane!Te njejten gje beri edhe z.Rama ne ftesen qe i dergoi LSI-se!Nevoja per te dale nga ky batak qe na ka futur Sali Bersha udheheqesi me i paskrupullt qwe ka njohur ndonjehere vendi ne keto 23 vite demokraci beri te mundur edhe kete aleance!Te sigurt drejt fitores!

    6. Niko says:

      E GEZOFSHI METEN, ME VIDEO ME FIGURE E ZE…MERRENI ME VEHTE PER NGUSHELLIME TE 21 JANARIT. MOS HARRONI GRISELDEN.

    7. Evis says:

      Do luftoni korrupsionin ???? hhahahahahs lerjani ilirit ne dore se ka eksperience

  2. Ramy says:

    hahahahahahahahahahhahaha lufta kunder korrupcionit me Ilir koke lopen bobo ka shqiptare qe mund te votoje keto jashtqitje?

    1. Teknokrati says:

      Ne praktiken me te mire te agjencive serioze te hetimit (CIA,MI6;Mosad etj) eshte dhe rekrutimi i personave me te kaluar kriminale por me kushtin e vetem qe te mos kene lyer duart me gjak. Zakonisht keta jane agjentet me efikas ne luften kunder te ngjashmeve te tyre.
      Po te vendoset Meta si specialist apo koordinues ne Byrone Shqiptare kunder krimit ekonomik te jeni te sigurte qe zbulon te gjitha fijet e nendheshme te klanit berishian. Me bllok apo pa bllok ne dore hallall ta kete 3 per qindshin e success fee….

      1. Niko says:

        MOS U TALL ME VEHTEN SE S’KA GOMAR QE I HAN KETO.

    2. @ramy peshku qelbet nga koka, qeveria eshte qelbur nga saliu says:

      Po, do te luftohet korrupsioni edhe me Ilir Meten ne qeverisje per arsyen e thjeshte se do te garantohet pavaresia e pushteteve dhe gjyqesori do te mund te beje punen e vet pasi te realizohet depolitizimi i te gjitha institucioneve.

      1. A says:

        Po eshte me se e vertete. S’kam koment

    3. Alb says:

      @oRamy po kur u bshkua ILir Meta me Sali Berishen ke qene i lumtur?

  3. like kokmadhi says:

    fjale te bukura …

  4. Vlora says:

    shum mire kane mundesi qe te sistemohen sa me shume dhe jo vetem nje pakice.

    por frika me e madhe eshte tek deputetet,e lsi qe jane mesuar te hane shume dhe po sju doli persheshi do te kalojne nga berisha.

    1. Spartaku says:

      Administrata publike eshte e mbushur me militante te paafte qe nuk dine te bejne asgje, eshte e nevojshme dhe e domosdoshme nje reformim i administrates dhe punesim ne baze te meritokracise. Urojme vertet qe ky vullnet i ketij koalicioni te ri do te jete i palekundur.

  5. I duruari says:

    Ministrat nuk do të jenë deputetë. Po zv/kryeministri? Po Kryeministri?

  6. briri cjapit says:

    Ja paskan vjedh AK kete ceshtjen e mos zgjedhjes se deputeteve ministra…y parti bastarde filo greke-sllave..poshte hajdutet kriminelet e ps-lsi

  7. Karta e perimeve says:

    Karta e perimeve:

    Kastraveci do te jete ne krye te kartes dhe te bahqes.
    Pas tij vjen Kungulli me shoket e tij Poliket.

    Edhe qepet, domatet, specat, karotat dhe bizelet do t´i kene vendet e sigurta ne bahqen e re.

    Qe te jemi bahqe e bereqetshme na mungon vetem shiu. Te lutemi dhe te shpresojme qe Qershori do na sjell shi me bollek.

  8. ILIRET says:

    Ku e lexoni ju se, ministri nuk do te jete dhe deputet? Një ndarje të re të punëve mes legjislativit
    dhe ekzekutivit, duke i dhënë një vlerë të re
    mandatit të popullit sovran qoftë në
    pushtetin legjislativ qoftë në pushtetin
    ekzekutiv, me qëllim që kontrolli parlamentar
    të marrë vlerën e munguar në këto dy
    dekada dhe përgjegjësia qeverisëse të fitojë
    një cilësi të re.

  9. ai says:

    po cfare lufte ndaj korrupsionit dmth keta te dy do fusin veten ne burg se keshtu i bie hahahah

  10. VERONIKA says:

    Karta e perimeve per Kokepalaret !
    1}Bashkepunim te ngushte midis HALEances,ne menyre qe per 20 vjetet e ardhshem askush mos ti luaje nga pushteti politik dhe ekonomik.
    2]Intrigimi i kokepalareve pasi te kene bere stazhin ne LRI,dhe ne rePreshin, te gjithe duhet te kene aftesi …orale te shkelqyera dhe te jene pa shkolle
    3}vullnet i palekundur ne sistemin konkurrues ,ktu fillon interesantja…
    garantojme qe bijte ,niperit dhe te gjithe ish-shoferat do i bejme drejtor deputet,ministra dhe ata me eksperience te vjeter kryeministra.
    4]Kodi Etik ,fillon te atesia e Kristaqit dhe mbaron te tangat e ish shoferit te Nanos…kta me flasin per Kod Etik …uuuuu zot na mbaj mendjen .
    Kaq lexova ,taksa Koleka eshte fshire sepse biznesi i Ilirit nuk mund te taksohet.
    Lexova qe flasin per pronat..uroj qe Kokemadhja tua kthej vilen qe ka ndertuar atyre qe jua ka marre .
    KOKEPALAR VOTONI KARTEN E PARIMEVE ,I KA PERPILUAR DIREKT META ME BLLOKUN E TIJ …..RRRRRRRRRRILINDNI KOKEPALAR ,KUJDES NGA BULEVARDI !

  11. Gezim Toci says:

    Me ke do e luftoje korrupsionin Edi Rama? Me Ilir Meten? O Zot na ruaj!!! Per Ilir Meten u be 21 Janari qe i ngeli ne dere Berishes. Ate takimin e sotem e kishin bere si konferencat e partise se punes. Obobo cfare skenari idiot. Taulanti dhe Ralf, pjatalaresi ne Angli, pellisnin sikur te ishin pionieret e Enverit.

    1. VERONIKA says:

      Hahahah Gezim,para se te lanin pjatat ata i binin ciftelise per xhaxhi enferrin…kerko Taulanti do nje moter te bukur …ops ashtu kenge per enferrin nga T.Balla ne internet dhe do *mahnitesh*.

  12. qytetari says:

    Do ti bej Iliri me Ramen dhe Dulen te gjitha pa merak por nese fitojne ose me sakte nese jemi dele ne mire na e bejne dhe copash te na bejne.

    Ky po qe ishte koalicion i historise ipapare ne Shqiperi ne 100 vite shtet.

    Rama tashme pa asnje te drejte morale apo kauze se jane vrare se sjane vrare vazhdon flet sikur ska ndodhur asgje po kur nuk mori plumbi ate plere ose djalin e tij, LSI qe me mire mos te flas se me vjenper te vjelle me ato letyra dhe Greket qe skane nevoje per komente sepse pasi ishin te merzitur me Ramen se denoncoi detin e Shqiptareve.
    Keto te tre do na bejne Shqiperine…….!!!!!!!!!!??????????
    Dhe disa komentues ketu dhe shume Shqiptare injorante qe do ti votojne keta turpe te historise me shpresen per Shqiperine e pa korruptuar dhe Evropiane.
    Pra rane te gjitha edhe koncesionet, edhe Rilindja e Trapit, edhe 21 Janari,edhe kokpalaret, edhe arkeologet, edhe historianet, edhe taksa progresive, edhe,edhe,edhe ku di une tjeter c’kane brockollitur keto letyra me Ed Ramen ne krye.
    Si sju merr mortja e te mbledhim mendjen ne qe duam te jetojme ju me gjithe ate fare te keqe qe ju voton.
    Tashme jeni e keqja me e madhe dhe skeni asgje me pak se Berisha por me plot gojen mund te them qe keni me shume ne ato pazare qe kenibere per te ardhmen e Shqiperise.
    Vote kunder do merrni nga gjithe qytetaria.

    Edhe per ju komentuesit e AK tju vije turp me ato palaco qe keni dhe qe do votoni.
    Nje here na thate nuk bejme aleance me zusken LSI kurse sot e harruat ate kauze por po harroni dhe kauzen e Greqise dhe te nacionalizmit o plera qe jeni ende ne pritje te nje pazari te mire nga keta turpe te historise. Sot mora vesh qe Kreshniku qe u be sorre nga Shqiponje vazhdon te jete ne pritje nga PS pamevaresisht se eshte Dule me greket e tjere qe jane te merzitur se nuk i dhuruam pak det por thjesht Berisha i futi bilen duke i marre te gjitha firmat per anetaresimin tone ne NATO. Naten AK se rate dhe ju pa lindur akoma dhe jenishume larg Vete Vensosjes ne Kosove as te maja thojit nuk i vini e dini pse:

    Se nuk bejne pazare me kauzen e tyre dhe moralin tyre qe pasqyrojne dhe votuesin e thjeshte te tyren.

    Kurse per ju Socialiste pragmatiste se moralistet me dy pare mend nuk ju voton njeri do ju them qe me mire gjeni lidhjet me Greket dhe LSI e shkoni punoni per keto apo me Gjinushin dhe Milon se keto do kene 7 apo 8 ministri dhe aritmetika ime me thote qe me shume mundesi punesimi keni me keto se sa me PS. Ose duhet te beheni Polica dhe Artista te gjithe se vetem ministria e rendit dhe e kultures i ka ngel PS.
    Kete pune e hengren pragmatistet e PD keto kater vjet por ato skishin faj se nuk e dinin cdo behej po jam i sigurte se po ta dinin as behej fjale te punoni apo votonin PD por do merreshin me PDIU LSI etj etj.
    Dhe kur Meta me Shpetimin i moren Sales qe eshte nona intriges dhe e dhunes 40 % te pushtetit ketij tocit tuaj do i marrin partine ose do tallen me gjithe Shqiptaret duke na cuar nje here ne 6 muaj ne zgjedhje nderkohe qe skemi buke.
    Ato brockullat qe u firmosen sot per Evropen dhe luften kunder korrupsionit as kalamajte e lagjeve periferike nuk i hajne por jubej thirrje dhe ju ve te mos i hani se do na merrni ne qafe.

    Te luftoje META korrupsionin qe ai duhet te ishte ne burg me kohe e me vakt kesaj i thone pupuupupupupupupupuupupupupupupuppupu

    Tallje me inteligjencen e cdo qytetari dhe fshtari te ndershem ne kete vend.
    Naten

  13. ali says:

    I dashur Edi,si djale miku qe te kam te uroj me gjithe zemer suksese ne ndermarrjen tende fisnike.

    Nuk kam asnje interes personal ndaj teje.Jam thjeshte nje Patriot qe e dua vend in Tim,Shqiperine.

    Rrofte Shqiperia !!! Poshte per cares it e atdheshitesit !,!!

  14. TROJA says:

    Ç’far sarkazme? Nuk ka poshterim me te madh qe mund ti behet nje populli.Po i varen ujkut zoret ne qafe,qe te mos i hane macet???
    Mire e tha Qosja mbreme,ne nuk jemi pjekur per te jetuar te lire,jemi skllever,niveli i ketij kombi eshte per te vene duart ne koke.Votoni kete kualicion se do zhduke korupsionin…. Turp…Turp.Te pakten nuk do shkoj te votoj duke qene i ndergjegjshem se nuk ja kam dhene voten qe te me vjedhin.Qe do vjedhin kjo nuk ka diskutim,por jo me voten time.

  15. Gezimi says:

    Oh sa do te doja qe te veprohej keshtu! Por, druaj se mund te luftohet korrupsioni me Meten, i cili, sic e dime te gjithe, e ka qejf shume. Nuk e di sa mund te funksionoje ky koalicion me kete njeri te fantaksur ne korrupsion, por mund te them se kur te ndahen postet ministerore, ai do krijoje probleme. LSI duhej te eliminohej me kohe nga skena politike shqiptare.

  16. Miri says:

    Kesaj i thone te tallesh bythen me popullin. Hajde ramen se po e besojme po Meta lufte ndaj korrupsionit??????????????? Vetem kjo nuk besohet. E gjithe LSI eshte ngritur mbi baza haduterie dhe si ka mundesi te luftoje korrupsionin apo ka bere kthese Meta, nuk do vjedhe me me kapterret dhe oficeret e vet. Mendo se ku kemi perfunduar eshte per te ardhur keq.

  17. suela says:

    ahahahahaha. Po sa e bleu bllokun e zi RAMA?

  18. ivani i madh says:

    Te tjerat e pranohen e spranohen po lufte koropsionit mos e thoni se ai ju eshte ulur kembe kryq ne krye te konakut me Ilir hajdutin apo e haruat kaq shpejt.E haroni ju po nuk e haron populli qe e ka pare me syte e tij kete hajdut dhe i ka ndiere mbi kuris maskaralleqet e tij e te partise se tij LEVIZJA E SUMES ILIR[LSI]

  19. GJINO says:

    Nuk e di nëse Edi Rama beson vërtet se do ta luftojë korrupsionin Ilir Meta?

  20. Rosela says:

    Po cfar jane keto mashtrime qe i deklaroni more koalicioni mavi..
    I gjithe populli shqiptare ju njef mire se kush jeni ne te vertet..
    M erdhi per te qeshur me ate qe paskan then ne do e zgjidhim ceshtjen e prones,ceshte e verteta Edvin Rama e ka treguar edhe me par kur ka qen Kryetar i Bashkise me ato 20% qe i fuste ne xhep,ky eshte Edi qe ben deklarata fantazme perpara populli shqiptar..

  21. babloki says:

    kur flet ilir meta per korupsionin eshte njesoj si te thote kudra jam e virgjer

  22. anticensurë says:

    “do t’i shërbejmë besnikërisht popullit shqiptar.”
    fundi i pikës 15
    gallatë apo jo??????
    ka njeri që është në gjëndje ta pranojë për të vërtetë këtë???????
    dhe bepe grillo nuk do të kish qënë i zoti ta sajonte një humor të tillë!!!

  23. alban4eva says:

    une nuk e di si do shkoje kjo puna e aleances me Lilo kokbythen.. por qe te besh lufte kunder korrupisonit me Ilir kaken, eshte te pakten tragjikomedi..!!
    uroj qe Rama te dije cfare ben..!!

  24. Tani says:

    More me ke tallet ky. Meta te luftoje korrupsionin? Edhe kjo u tha? hajde kurveri politike hajde.

  25. Den says:

    Par Dje MILADIN POPOVIC e DUSHAN MUGOSHA,dje PAPANDREU sot TADIC kasapi i KOSOVES ME GRUPIN ME TE RREZIKSHEM PAN SLLAV ARMIQ TE SHQIPES kjo
    eshte vdekja politike i perversit lakuriq EDWIN PAMA dhe kermes hajdute e kriminele biseksuale ILIR META.O sot o kurre bashkimi i te gjithe
    nacionalisteve SHQIPETARE nga PREVEZA e deri ne PRESHEVE kunder bashkepunetoreve te sotem e baballareve te tyre te djeshem. SHQIPERIA MBI TE GJITHA, ATDHEU NE RREZIK, ME ZOTIN PERPARA KUNDRA TE PA FEVE.

  26. Den says:

    Par Dje MILADIN POPOVIC e DUSHAN MUGOSHA,dje PAPANDREU sot TADIC kasapi i KOSOVES ME GRUPIN ME TE RREZIKSHEM PAN SLLAV ARMIQ TE SHQIPES kjo
    eshte vdekja politike i perversit lakuriq EDWIN PAMA dhe kermes hajdute e kriminele biseksuale ILIR META.O sot o kurre bashkimi i te gjithe
    nacionalisteve SHQIPETARE nga PREVEZA e deri ne PRESHEVE kunder bashkepunetoreve te sotem e baballareve te tyre te djeshem. SHQIPERIA MBI TE GJITHA, ATDHEU NE RREZIK, ME ZOTIN PERPARA KUNDRA TE PA FEVE….

  27. robert says:

    Me cfare degjojme e lexojme i bie te kujtojme ate shprehjen, me cfare shoh lum une, por isha nuk i japim zgjatim me cfare shikoj mjerre une, kjo mbetet per tu pare ,pak e besueshme eshte por thone qe shpresa vdes e fundit , nese skemi vdek ne para saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje