Jo të gjithë demokristianët dhe çamët shkojnë me PD-në, Zef Bushati revoltohet dhe kalon me PS-në

23 Prill 2013, 22:44Politika TEMA

Pavarësisht se dy parti të demokristianëve u bashkuan me Partinë Demokratike, edhe socialistët kanë arritur të marrin në koalicion një parti demokristiane. Bëhet fjalë për Aleancën Demokristiane të Zef Bushatit.

Ky i fundit, deri para pak orësh negocionte me PD-në, por është revoltuar mesa duket nga fakti se ndonjë demokristian do jetë në listën e PD-së.

“Ne e kemi marrë tashmë vendimin tonë, për t’ju bashkëngjitur këtij koalicioni të majtë, Rilindjes, e cila i përshtatet edhe demokristianëve. Ne garojmë nën siglën e Aleancës Demokristiane, edhe në këtë koalicion ku marrin pjesë. Thirrjet tona do të jenë për të gjithë elektoratin që të votojë për kandidatët e Aleancës Demokristiane. Shpresojmë që të gjithë së bashku do të arrijmë më të mirën e mundshme në këto zgjedhje,” tha Bushati në konferencën me kryetarin e PS, Edi Rama.

Kurse Rama tha: “Ardhja e Aleancës Demokristiane i jep një profil ende më të plotë të një fronti të përbashkët që shtrihet e përsëris nga e djathta ku tanimë shtohet edhe një forcë me integritet, në qendër ku kemi partinë Bashkimin për të Drejtat e Njeriut, po ku kemi edhe Partinë Socialiste si qendër e majtë. Ku kemi edhe boshtin strategjik me LSI-në, dhe sigurisht edhe majtas me aleatët tanë tradicionalë, ndërkohë që përballë e përsëris kemi atë që kemi dhe duke e parë mikun tim aktor i njohur dhe protagonist në një film të njohur m’u kujtuan tespihet e plakut Mere që në 23 qershor do të shpërbëhen në duart e kryeministrit, që faktikisht, ia thashë Zefit pati rolin që e solli Zefin dhe Aleancën Demokristiane këtu në këtë seli si një komunist që i solli demokristianët tek socialistët”.

Po kështu edhe një krah i çamëve është bashkuar me socialistët.

Aleanca Popullore ka nënshkruar koalicionin me PS-në.

Kryetari i kësaj partie, Artur Dojaka tha: “Jemi këtu sepse gëzojmë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar për ta zgjidhur drejt çështjen çame, ashtu siç e kërkon e drejta ndërkombëtare e lirive të njeriut. Jemi këtu si përfaqësues të komunitetit çam, për të shprehur qartë distancimin tonë nga uzurpatorët e PDIU-së, me në krye Shpëtim Idrizin, të cilët e këmbyen kauzën tonë me drejtori matrapazësh dhe tenderë korrupsioni. Në emër të Aleancës Popullore, të drejtuar nga Lëvizja Çame, falënderojmë Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj, zotin Edi Rama për vlerësimin që po i bën çështjes çame, duke ftuar në koalicionin fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit, Aleancën Popullore si një parti pa një ngjyrim politik, por si një parti gjithë përfshirëse mbarëpopullore. Me pjesëmarrjen tonë në Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe daljen fitues në zgjedhjet e qershorit, garantojmë jo vetëm komunitetin çam, por mbarë opini0onin publik brenda dhe jashtë vendit se pas qershorit i vjen fundi korrupsionit varfërues të ushtruar nga Shpëtim Idrizi me shokë. Çamëria ka nevojë për ne dhe ne i duhemi asaj sot”./ep

41 komente në “Jo të gjithë demokristianët dhe çamët shkojnë me PD-në, Zef Bushati revoltohet dhe kalon me PS-në”

  1. bbb says:

    Pas Agushit, Rilindja e 1 Prillit e Edi Rames, do beje koalicion edh me plakun Merre, Pinxho Kapellen dhe Murat Shtagen

    1. fl says:

      Dhe te mendosh qe ne krahune PD-se eshte rreshtur nje kualicion i denje funderrinash pa vlere, qe nga Idrizi, te Xhuveli, injorant si Spahia … llum i pafund me krye-funderrinen plak ne krye

    2. Labi Vlore says:

      Ka vdek palku Mere.Eshte i vdekur dhe i pa kallur.Ik bej shurren tani.Plehre.

    3. @ bbb says:

      plaku mere do i fusi ne burg porrr kam pershtypjen qe niku dora baci saliu do perfundoj me bac saliun ?

      1. bbb says:

        Puna eshte se Rama e ka shpalll aleancen me 1 Prill. Dmth mos ja ka me hile Agushit…

        1. Reneo says:

          na mbyten dordolecet e politikes. tall pupulli …. me keta bicim burrash qe behen copash per nje kocke pushtet per ta lepire si ata qente e rrugeve.

    4. 2n2=4 says:

      Ore bbb une nje gje nuk kuptoj hajde dhe te majten nuk jane te mire u bem ne te njejten ide po dhe ti nuk je lodhur nga saliu.. vetem kete gje sa arrij ta kuptoj. si nje person qe ka mesuar te pakten te shkruaj e te lexoj te mendoj akoma se saliu eshte i mire per shqiptare kete se kuptoj…

      1. Pelasgian says:

        po pse mor jeni kaq naive ?????? po sala eshte i poshtri dynjase por te keqen me te keqe ta heqim ne ? me ke po ben koalicionn piktori drogaxhi ? me te gjithe ish aleatet e sales .

    5. :)) says:

      esht e cuditshme komunistat kan perfunduar ne kualcion me saliu (si partia popullore e pensionistave) ndersa demokratet e vertet bejn kualcion me berishen!!

      duket qart vizioni i ps: rilindje, demokraci dhe drejtesi :)))

      edhe camet e vertet ata qe se kan mendjen per ministri si idrizi kan kaluar te e majta!! e majta e ka ne program ceshtjen e cameris ? ndersa saliu ka ne program per idrizin ceshtjet e ndarjeve te ministrive ?

      1. Doni ALBO says:

        Natyrisht edhe dule do t’i jep nje shtyse te forte ceshtjes came.

    6. Soni says:

      hahahhaha sa e forte kjo, i ka rreshtuar Rama gjithe mini partickat ne radhen e saj, sa keq deri ketu i paska mbajtur shpresat.

  2. homeri says:

    —-HAJRI–jo te gjithe camet jane te djathte , qe e perkthyer ne trurin e nje cami do te thote qe paraja nuk eshte baza e kerkesave parimore te ceshtjes came —e shikon HAJRI behu me te majten se mund ti marresh pronat , pastaj duke qene ne nje kualicion me grekrit mund te harrini nje kompromise , te jepni detin e te merrni pronat ju camet, si thua HAJRI–eshte pune dreqi HAJRI ne shqiptareve te shqiperise nuk na pyet njeri ,ceshtjen kombetare e kemi lene ta zgjidhin camet dhe greket

    1. e says:

      me cfare gjuhe te ndyre flet! Cfare njerez me nivel te ulet jeni. JA keshtu u orvatet dhe ne 21 janar ju nxoren te vriteni dhe tani sikur ska ndodh gje fare! Sigurisdht ti mallkon po edi rames nuk i plas sh per ty

    2. hajriu says:

      Parimi , po qe se je me mua je burre i mire dhe po qe se je kundra meje je burre i keqe eshte parim i dyfytyrshave dhe hipokriteve si puna jote &CO o homoeri . Degjo o homoeri: – sa per detin as qe behet fjale te negociohet , ndersa pronat ne do ti marrim ndaç me hir ndaç me pahir ; dhe e dyta: – ti je Shqiptar , aq sa mund te jem une kinez .
      E keqja jote dhe e shoqeve te tua o homoeri eshte se kujtoni se te gjith jane greker si puna juaj . Po ti mos u merzit , se duke martuar motrat tuaja , ne , ju japim nje dore per zbardhejen e lekures . Te du fort….

  3. gjeramadhi says:

    duhet te pregatitim arkivolin per PD sales do ti bjeri infract acut ,ae thashe mire nuk marr vesh nga mjeksi dhe PD do te shperbehet ,do te ikin si ’97 ca ne Itali e Turqi si zogjt e korbit

    1. luku says:

      kesaj rradhe kane bere shume mekate, nuk duhet te ikin. Nuk do ti leme te ikin pa u marre te gjithe pasurin e vjedhur te Shqiptareve dhe ti fusim ne 1 qeli me Zan Caushin, Aldo Baren dhe Dritan Dajtat…..

  4. zefi ka ik se u merzit kur mori vesh se Berisha i ka dhene fjalen nard Ndokes se PDK se do te jete ne listen e deputetve te PD ne Shkoder, duke i treti ne liste

  5. Argita says:

    Po I koruptuari Idrizi ku do shkoj ,ai kerkon nje ministri dhe disa drejtori se per keto u shit ky sahan lepires I ndyre bashke me kacon

  6. zefi deri sonte ne darke ishte duke prit me takue Berishen dhe vetem kur del tek Ramna. nje kokerr muti eshte

  7. zef ndoka says:

    duhej nard ndoka me u fut deputet ne listen e sigurte te Saliut dhe jo Zefi. kush eshte burre me i mire , Nard Ndoka apo Zef Bushati?

  8. Argita says:

    Me falni se harova doctor professor gomistin e talentuar nard ndokaaaa dhe sahan lepiresin koll leshinnnn. Fytyrat me te uryrra te kombit shqipetare

    1. Llesh Doda says:

      Nard Ndoka nuk ka qene gomist, por electrout i kooperativave bujqesore per zetor, traktor dhe autokombanjat “Vistula” ?

  9. duhet nard ndoka me mire se sa Zef Bushati. ndoka di te flasi mire , burre zotni, me shume euro, me prona e nuk ka nevoje per leke

  10. bbb says:

    Keto aleanca me 40 apo 50 parti jane gjera qesharake…Imagjinoni nje miting ku ne tribune zdo kete vend as per 50 kryetaret e partive. Do rrihen njeri me tjeterin kush te zere vend ne tribune…Bu buuu buuuu cafre turpi

    1. hajriu says:

      Doemos qe keshtu do te ndodhe kur ligjin e bejne dy kkkkkku…va (PD dhe PS), je i detyruar qe midis dy mutrave njerin do ta zgjedhesh sezben. Turp per kedo qe voton PD ose PS , duke mos votuar keto dy parti atehere do te tregojme se kemi vlera si popull.

  11. zefi mori leke ne ministrine e tij , vodhi e iku. perti vjerdhe tek rama

  12. Rama Sali says:

    zefi iku ng INARTI PREJ NDOKES, ndoka asht lider

  13. Vezhguesi says:

    Po qe per fytyra te ndyra i kemi me shumice nga te dyja anet,por kjo partia e re came mos eshte e gaz demit & co? Ne fakt figure intelektuale me te ndershme nuk ke ku gjen.

  14. Koz Dynjaja says:

    -OK me ne fund do ngelin ne histori Dojaka i Cameve me Dulen e Grekerve dhe pas tyre Zefi in Bushat.(nuk ka asnje lidhje me priftin me te njejtin mbiemer te pushkatuar )-“u be deti kossss”

  15. ali says:

    SHBA me me se300 million banore Kane vetem 2 Parti..
    Shqiperia me 3 million banore ka 65 Parti. A nuk ju vjen turp???
    O milet zgjohu !!!

  16. Fllad says:

    Çfare jane keto turpe??!! Pak ore me pare ky aktori i Hollivudit u pa te hynte tek selia e PD-se.
    Cfare jane koalicionet, apo si ka ardh puna edhe votat e ketyre bejne pune!

  17. HAJDE,HAJDE MOJ SHQIPERI
    TRE PARTI NE NJE AVLLI
    I PARI UNE I DYTI TI
    KUSH DO HYJ NE QEVERI

    NILOLL LESI SI GJITHMON
    NE MENGJEZ FLET NE DARK NDYSHON
    SEPSE KESHTU I LEVERDIS
    S’RRI PA SALEN MBI KURRIS

    DEMOKRISTJANET JANE KRENAR
    NARDI I TYRE DEL FITIMTAR
    E MAN UJIN NE KANISTER
    T’A BEJ SALA ZV/MINISTER

    ZEF BUSHATI NGA I DJATHTE
    BRENDA ORES U BE I MENGJER
    VETEM TE ULET NE KUVEND
    PA LE T’JETE KARRIKE SHTREMBET.

    GEZOHUNI O DEMOKRISTJAN
    NE KRYE KINI TRE KAPEDANE
    JANE JO PAK PO DISA VJET
    VETEM KETA KINI PER DEPUTET.

  18. dino says:

    Artur Te pershendes!Uroj qe te behesh drite, per te ndricuar mendjet e Cameve qe ikin kuturu ne erresire.Akoma nuk e kuptojne ku e kane vendin dhe krahun qe eshte i tyre dhe per ‘ta.Akoma ka disa prej tyre qe besojne se do buroj begatia nga Saliu!I njoh une Dajoket;jane elite per penen dhe pushken:Kur erdhen nga cameria te paret e tu zbriten aty ne vatrat tona te ngrohta ne fshatin Janjar.Nene Madhe e therrisnin te gjithe te madhen e familjes tuaj te madhe!Burrat ishin te gjithe ne luften partizane dhe ajo ishte si mbretereshe ne prapavije!Keto jane histori te tjera dhe shume te gjata,por tani kemi tjeter histori!Uroj qe te udheheqish komunitetin cam me dinjitet.Eshte krijuar pershtypja se camerit shkojne nga fryne era dhe gjoja nuk kane parime dhe principe.Duhet nje udheheqje e mire qe te ngrihen dinjitoz edhe ne ceshtjet politike dhe sociale po aq sa jane ne lartesira dinjitoze edhe te kenga dhe vallja!Urime i dashur Artur!!!

  19. toli says:

    Me ne fund pashe nje Zef Bushat rumbullak,360 grade.

  20. hajriu says:

    nuk duhet te votoni as PS E as PD.
    POR vetem partine e çameve me SHPETIM idrizin qe u keput ne bythe per integrimin e shqiperise e çamerise.Djersa lume po i vete Idrizit per çeshtjen çame.
    Sepse sipas IDRIZIT çeshtja çame eshte vetem e çameve , dhe jo e gjithe SHQIPTAREVE??
    A .. man o idriz ku e blen buken o i ziu ti ?

    1. hajriu says:

      Ti o laraman , mire qe ste vjen turp qe shkruan me emerin e te tjereve por me e keqja eshte se ben dhe moral . Vishi breçkat para se te besh moral nuseeeeeee……….

  21. lume si ne says:

    siPAS çameve te Shpetim idrizit ne shqiperi duhet te formojme keto parti:
    partine e çameve.
    partine e himarjoteve .
    partine e skraparllinjeve.
    partine e vuçidolsave.
    partine e mallakastriotave.
    partine e tiransave .
    partine e jozefinajve [ shkodrane] .
    partine e korçarve .
    partine e kavajasve e keshtu me rradhe.
    na rrofsh per dimer o Hajri e o Shpetim idrizi se tani ne behar e ……………..
    mundohu te hash vetem nga njera ane, sepse pa hengre nga te dyja kafshon gjuhen.

  22. anticensurë says:

    “Ky i fundit, deri para pak orësh negocionte me PD-në, por është revoltuar mesa duket nga fakti se ndonjë demokristian do jetë në listën e PD-së.”
    faktet e mësipërta tregojnë një themel të fuqishëm të koalicionit “rilindja”!!
    hajdutëve të metës po i shtohen të rrevoltuarit e zefit!
    kësaj i them unë demokraci!
    pushteti bën gjithçka!!me kë nuk të lidh dhe pa pasur lidhje hajdutësh dhe të rrevoltuarish nuk mnud ta vjedhësh dot shtetin!!
    aleancat për PUSHTET janë më të fuqishme se dëshira e popullit shqiptar për SHTET!

  23. milan says:

    Te bashkohen anembane te gjithe pa perjashtim, heret a vone ata qe nuk jane bashkuar ne kohe do pendohen dhe do e kuptojn sa te ceket jane treguar. Rilindje!!!

  24. Mato Gruda says:

    Ku je o Agush se u be kohe pa te pare… A e mban mend Maton ore qe te morri ne shtepi, te dah te hash, te dha pune, te mbrojti nga okupatori. Eh sa njeri i mire qe je o Agush.

    Pa me thuaj si ishte ajo shprehja Ma no personi… presioni

    Eh me Augusto sa i zellshem ke qene kur ma pastroje ate gryken e topit, a te kujtohet apo jo? Por atehere per dreq i rame vetem mullareve me kashte.

    Po nejse ti nuk e harron kollaj zanatin e vjeter dhe mund te na hysh gjithmone ne pune… Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje