TemA TV/ Fushata, mazhoranca shtyn procesin e legalizimeve (VIDEO)

26 Prill 2013, 11:50Sociale TEMA

Mazhoranca ka vendosur që të shtyjë me afërsisht një vit procesin e legalizimeve. Sipas këshilltarit të kryeministrit Berisha, Flamur Kuçaj, ky proces duhet të shtyhet, pasi kanë mbetur jashtë legalizimeve edhe rreth 100 mijë ndërtime.

Por, deputetët e opozitës në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese thanë se ky akt ndërmerret për shkak të fushatës elektorale. Gjë që nga ana e kreut të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, është kundërshtuar.

Ndërkohë, mazhoranca ka miratuar e vetme mes debateve të opozitës edhe një ndryshim tjetër në ligj, që parashikon uljen e largësisë së objekteve pranë rrugës për legalizim, nga 100 metra që ka qenë, në 30 metra./b.l

1 komente në “TemA TV/ Fushata, mazhoranca shtyn procesin e legalizimeve (VIDEO)”

  1. robert says:

    Keta jane cmendur dhe nuk dijne se cfare te bejne per te fituar vota dhe para! Po e bejne Shqiperine geto! Turp per nje parti qe pretendon se eshte europiane. Ky proces i turpshem duhet te ndalet. Te legalizohen vetem zonat informale, sipas distancave te ligjit te meparshem. Brenda ne qytete te ndalet kategorikisht ky proces qe po i merr frymen banoreve te pallateve dhe ndertimeve te vjetra. Ato te prishen ku jane ne kundershtim me ligjin e urbanistikes, sic premtoi zoti Basha ne kuader te riurbanizimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje