Italia bëhet më në fund me qeveri

27 Prill 2013, 18:20Politika TEMA

Më në fund është arritur një marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Itali, dy muaj pas zgjedhjeve.

Në krye të qeverisë do të jetë Enrico Letta. Atij iu kërkua të mërkurën që të formojë një qeveri koalicioni.

Brenda në qeverinë e Partisë Demokratike të qendrës së majtë është përfshirë edhe partia e Silvio Berlusconi-t, Populli i Lirisë.

Berlusconi ka deklaruar se nuk do bëhet ministër, por ka nxitur figurat kryesore të partisë së tij që të marrin poste të rëndësishme.

Angelino Alfano nga partia e tij do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Fabrizio Saccomanni, drejtor i Bankës së Italisë, do të drejtojë ministrinë e Ekonomisë. Ish- komisionerja e BE, Emma Bonino do të jetë ministre e Jashtme.

Qeveria do betohet të dielën.

Presidenti Napolitano ka deklaruar se qeveria e re do të ketë mbështetjen e dy dhomave të parlamentit./ep

6 komente në “Italia bëhet më në fund me qeveri”

  1. Stef Staku says:

    ANALIZE : Qeveria e perbashket e atyre qe e quan ne krize Italine. Tash riperserisin refrenin per zhvillim e shpetim te Berluskes nga arrestimi.
    Ka per te zgjate aq sa ka per ti duru populli Italian. Te shohim, sepse edhe parate ne xhepat italianeve u kane mbaru e keshtu qe nuk kane se ç’te vjedhin me.
    Italia teshti eshte nje shtet lypes e mafioz.

  2. valter says:

    Hajt mos u merzisni se edhe ketu ashtu do shkoj mbas zgjedhjeve PS dhe PD do formojne qeverin e re te koalicionit…

  3. roland says:

    kujt i p.k……kto italianet jan ato qe u tremben nga foshnjat e kraterit te rades apo jo…..me zi i pafsha….le ti mare edhe kto gjermani dhe ti palloje ne b…. se kshu e kan hak

  4. Askushi says:

    Tre minuta me pare zbrazje armesh gjatë betimit te qeverise.Dy karabiniere italiane te plagosur.Eshte ndaluar autori,ben te ditur TG.com.Zgjohuni!

  5. Treviso says:

    Partia Demokratike e Itali-se mori shembull nga partia e Socialiste shqiptare, dhe veproi. Kjo qeveri qe eshte formuar nuk ka per te ndryshuar asgje me bashkimin e partise se Berluskonit. Ndryshimi i vendit dhe nxjerja nga humnera qe qeveria e Berluskonit e çoji nuk e bejne dot. Kerkesat e vendit dhe te popullit Italian jane te medha, por jo te parealizuara. Keto dy parti qe kane formuar qeverine jane te korruptuara,
    dikush me shume e dikush me pak. Opozita eshte shume e forte dhe nuk ka per ti lejuar te punojne ne menyren e tyre, siç jane mesuar. Do arrijne qe te dorzojne qeverine per pak kohe duke mos mbushur kerkesat me emergjente qe ka vendi. Votimet e vendit mundet te perseriten brenda vitit. Qeveria eshte krijuar me personazhet nga me te miret por politika nuk te lejon te dalesh jashte kornizave. Prania e Ilr Metes dhe e Berluskonit ne politike nuk hecet perpara me kerkesat e kohes.Pa u shkeputur perfundimisht nga korrupsioni, nuk ka zhvillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje