Nga Eduard Zaloshnja
Pavarsisht nga vonesat që mund të sjellë ngërçi i KQZ-së, një ditë zgjedhjet do të zhvillohen. Dhe kur gara të fillojë, dy koalicionet e mëdha do të futen në të pas një barazimi 70-70, që u regjistrua në KQZ në garën e kaluar të mandateve. Duke pasur parasysh kete rezultat zyrtar, secili koalicion do të mundohet të mbrojë mandatet e marra në çdo qark para 4 vjetësh, duke synuar të shtojë ndonjë mandat në ato qarqe ku ka qenë më pranë marrjes së një mandati ekstra. Siç kam analizuar në një shkrim të mëparshëm (http://respublica.al/opinion/2013/04/27/berati-vs-fieri ), në dy qarqe, Berat dhe Fier, gara për mandatin e fundit të qarkut (të 8-in në Berat e të 16-in në Fier) u mbyll me fotofinish për një grusht votash. Dhe në këto qarqe, beteja do të jetë më se e ashpër (për të mos përdorur ndonjë epitet më të fortë).
Qarku tjetër ku koalicioni opozitar ishte më afër marrjes së një mandati ekstra është Elbasani, ku opozitës i duheshin vetëm 674 vota për të marrë mandatin e 8-të (rezultati u mbyll 7-7). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 53.1% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 46.9% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së (s’ka rëndësi se në ç’raporte mes tyre do të bëhet kjo ndarje). Një skenar alternativ është ai i një rrjedhje të mundshme të votave të majta drejt AK-së, e cila mund të balancohet nga një rrjedhje më e madhe e votave të djathta drejt FRD-së.
Një tjetër qark i nxehtë është Tirana, ku opozitës i duheshin vetëm 976 vota për të marrë mandatin e 17-të (rezultati u mbyll 16-16). Në këtë qark, koalicionit opozitar i duhet thjesht të ruaj kuotën 51.4% që pati në 2009-ën dhe marrja e mandatit ekstra është praktikisht e sigurtë sepse kuota 48.6% e së djathtës do të ndahet mes koalicionit të Berishës dhe FRD-së. Sesa mandate do të marrë FRD-ja në Tiranë, nuk ka rëndësi për koalicionin opozitar, për aq kohë sa ai arrin të mbrojë kuotën 51.4% nga sulmet e “diversantit” Spahiu.
Duke mbetur në Shqipërinë e Mesme, Durrësi është një qark që gjithashtu mund të ofrojë një betejë të nxehtë. Atje mjafton që koalicioni opozitar të ruaj kuotën 47.6% nga “diversioni” i Spahiut, ndërkohë që FRD-ja të marrë jo më pak se 4.7% të votave të qarkut, dhe koalicioni opozitar siguron një mandat ekstra. Në qoftë se Oketa arrin ta marrë një mandat, i bie që ta marrë nga parcela e mazhorancës. Më e përpjetë duket beteja e koalicionit opozitar për të shtuar një mandat në qarkun e Korçës, ku ishte 3440 vota larg mandatit të 7-të (rezultati përfundoi 6-6).
Dhe më e përpjetë akoma duket në Vlorë e Gjirokastër, ku koalicioni opozitar ishte përkatësisht 3750 dhe 10700 vota larg një mandati ekstra. Duke kaluar në Shqipërinë e Veriut, raportet e mandateve mund të ndryshojnë në Shkodër e në Dibër vetëm në qoftë se FRD-ja arrin të marrë përkatësisht mbi 5% dhe mbi 8% të votave në rang qarku. Ndërsa në Lezhë dhe në Kukës, mundësia e ndryshimit të rezultatit të mandateve ka probabilitet shumë të vogël – kampet duket se do të luajnë fort për të ruajtur satus kuonë. Duke e përmbledhur këtë analizë, mund të thuhet se rezultati 70-70 mund ta fillojë përmbysjen në Berat, ku për një grusht votash mund të shkojë 71-69 për koalicionin opozitar.
Më tej, koalicioni opozitar ka shumë gjasa të shkojë në nivelin 73 mandate npërmjet betejës në Elbasan e Tiranë, ku për pak qindra vota mund të marrë mandate shtesë. Durrësi është qarku që ka rradhën probabilitare t’i japë mandatin e 74-të koalicionit opozitar, i ndjekur ndoshta, ndoshta nga Korça, që me shumë vështirësi mund t’i japë të 75-in. Ndërkohë, koalicioni mazhoritar do të luftojë fort në Fier, me shpresën për t’i hequr një mandat opozitës në këtë qark (Ndoshta jo rastësisht, Kreshnik Spahiu do ta zhvendosë tubimin “1 maj-1 milion kuqezinj” nga Tirana në Fier – sa më shumë vota të majta të shkëpusë atje, aq më shumë dobësohet mbrojtja e mandatit të fundit të qarkut nga koalicioni opozitar).
Në të gjitha qarqet e tjera, koalicioni mazhoritar do të jetë në mbrojtje të mandateve që ka aktualisht, si nga sulmi i koalicionit opozitar, ashtu edhe nga FRD-ja, e cila duket se synon të marrë mandate në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër e Dibër.
Zaloshja harron se kane rrjedhur vite,luan me shifra duke e ngateruar me lojen e shahut.
Kerkon te krijoje nje situate te tille sikur shqiptaret kane qene ne gjume letargjik,nuk kane kerkuar as ilaçe.
Statistikat statike i sherbejne atij qe eshte ne pushtet,sepse me to ka fituar.
Rezultatet ne Qarqe do jene,shume me te ndryshme,nga ato qe llogarit ti si ekonomist kooperative.
Mos u lodh duke bere sondazhe,ato ne Shqiperi nuk funksionojne.
I nderuar Zaloshnja. Mjaft me keto analiza te merzitshme, ku baze e saj eshte rezultati i vitit 2009, i papranuar nga opozita. Do te sugjeroje qe se pari te besh analizen reale, rezultatin real te atij viti dhe pastaj hemendesimet. Keshtu jane pa vlere. Po keshtu vlere do te kete nga ju analiza dhe ndjekja e vazhdueshme e etapave te implementimit te kodit zgjedhor nga Pushteti dhe KQZ. Per te tjerat mos u lodh kaq sheme.
Ne mirdashje te plote e respekt per Ju.
Zaloshnja eshte me keq se Kaci…te gjitha llogarite nuk i dalin..bluffff
O Zaloshnja!
Mire e ke time hesapet e tua, po lexo njehere me KUJDES artikujt e Mimoza Dervishit e Andi Bushatit e perpiqu te na japesh mendimin tend per çeshtjen e mprehte e aktuale qe trajtojne 2 koleget e tu:
A do te mundemi kete rradhe te mbrojme votat e marra qe te mund ti numurojme ato saktesisht?
Ndryshe nga 2009 ku Berisha kishte ne dore SHUMICEN (po jo te gjitha) pushtetet, tani ai KA NE DORE TEGJITHA PUSHTETET E MUNDESHME TE TE GJITHA LLOJEVE:
EGZEKUTIV, LEGJISLATIV e GJYQSOR.
Cili do te jete AI TRIM qe do te mund ta ndaloje te vjedhe aq vota sa i duhen per te qendruar ne pushtete edhe per 4 vjet te tjera?
A mendon ti se do te dalin me njerzit ne rruge per te mbrojtur votat e Rames pasi ky i fundit u puth me kryehajdutin Meta dhe shkeli me kembe gjakun e 4 Martireve qe dhane jeten nen thirrjen e tij?
Ti qofsh per optmizmin qe ke, qofsha une i gabuar.
ne shkoder dhe diber ps dhe lsi nuk kane asnje lloj shansi te marrin mandat.ne shkoder pd e ka te sigurt 7 me 4 sepse eshte 30 000 vota para ps sipas 2009.dhe lsi mori ne shkoder vetem 3000 vota cka nuk ndryshon asgje.po ashtu dhe ne diber ku pd sipas zgjedhjeve te 2009 eshte 17 000 vota para ps dhe e ka te sigurt 4 me 2.lsi nuk asnje lloj mbeshtetje ne diber.ne korce eshte totalisht e pamundur qe ps-lsi te marrin mandatin e 7.ps ne 2009 mori ne korce 62000 vota kundrejt 63000 votave te pd dhe lsi nuk i kaloi 3000 votat prandaj eshte thuajse e pamundur.pd pretendon kesaj here mandatin e 7 ne fier qe do ti perkase pdiu.camet e humben mandatin e 7 ne 2009 vetem per 200 vota dhe kesaj here me ardhjen e lzhk dhe pdk me shume gjasa ne fier ps humb mandatin e 9 dhe koalicioni pd-pdiu merr mandatin e 7.dhe rrezik per lsi eshte mandati ne fier per shkak te ndikimit te deputetit prifti qe do punoje kunder lsi ne fshatrat e fierit.ne berat ps-lsi marrin 6 deputete kundrejt 2 te pd.ne elbasan do ruhet 7 me 7.pd edhe pse me veshtiresi do arrije ta ruaje.ne kukes dhe lezhe ruhen rezultatet e 2009.ne durres pd merr 6 deputete ps 5 lsi 1 pdiu 1.camet ne durres ne 2011 moren me shume vota se lsi dhe me shume gjasa marrin mandat ne durres.kurse frd i duhen shume vota per mandat dhe nuk ka kush tia mbroje votat.do kete vjedhje masive te votatve te bamir topit nga pd dhe kreshnik spahiut nga ps dhe kjo eshte arsya pse keto dy parti nuk marrin asgje ne keto zgjedhje.ne vlore ruhen rezultatet e 2009.ne pikepyetje mandati i pbdnj pershkak se berisha do ta percaje voten e minoritetit.un them qe ky popull eshte i trashe dhe do ndahen 70 me 70.lsi nuk merr as 2 deputete me forcat e veta por me ndihmen e ps merr 5 deputete gjithsej.ndersa kam pare rezultatet e pdiu ne 2011 ku kishte marre me shume vota se lsi ne qarkun e durresir ne qarkun e fierit vlores dhe elbasanit.prandaj lsi eshte nje parti e urryer dhe nuk merr vota
Nqs ky Zaloshnja e mban veten per analist une do e quaja me kete shkrim thjesht ciceron. Nuk ka bere gje tjeter vecse ka ciceruar perqindjet e rezultateve te votimeve te kaluara. Hajde analize hajde, sipas qejfit dhe shijes se autorit. Karakterizohet ne fakt shqiperia per analiste qe analizojne analet e politikes si do ja kishte qejfi analeve te veta. Me pak fjale na hiqen si fallxhore qe parashikojne te ardhmen duke pare edhe analin e filxhanit, por ky e paska tejkaluar sepse paska parashikuar edhe perqindjet. Per mendimin tim jane pikerisht keta analiste qe dizinformojne publikun dhe corodisin miletin duke i bere qejfin partive ku aderojne me mendim dhe me pasion gjoja te pa-anshem duke e kthyer analizen ne nje sondazh te neuroneve te trurit te vet. Prandaj edhe ndryshe nga cdo sondazh nuk ka permendur asnje luhatje plus-minus ne perqindjet e dhena ky. Por realiteti mund te jete krejt ndryshe nga keshillimet stratege tuat o zoti analist. Keto zgjedhje perfundimisht varen pikerisht nga rezultati i panjohur me pare i ketyre 2 partive qe ti i quan “diversante”, pra FRD dhe AK. Dhe me gjithe shpirt i uroj te dyja ketyre partive (sepse nuk parashikoj dot si ty zgjedhjet me filxhan), te dalin me rezultate sa me te larta. Nuk e di se cfare analize do na beni atehere. Koha do e tregoje.
P.S
FRD me shume mundesi ka te kaloje djathtas se sa majtas se po na e llogarit me vete dhe po i ben llogarite sikur eshte ne koalicionin e majte.
Jane pjella te veta dhe me e rendesishme eshte se me Berishen behet deal me Ramen eshte e veshtire.
Plus koalicioni PS + LSI i ka hapur rruge te gjitha llojeve te koalicioneve te pamoralshme dhe te ndyra.
Do tja u kujtojne militantet e juaj 21 Janarin me qe Rama dhe Meta thone qe eshte shkuar e te merren Arkeologet dhe Historianet.
Ky “analisti” i leshit, zaloshnja, eshte nje funderrine e lsi qe nuk mund ti besohet edhe sikur te ishte i afte ne profesionin e tij. Por aftesia e tij profesionale nuk ka asnje vlere pasi ky eshte thjesht nje idiot.
Pikes qe te rente i ke rene.Po i meson Berishes se ku duhet te kujdeset apo ku te vjedhe.Barometri i zgjedhjeve do jete keqqeverisja ose qeverisja diktatoriale e Saliut,e zotrote ke goje te permendesh 70 me 70 .Ky eshte rotacioni Zaloshian,apo se kerkon Zaloshnja rotacionin.Tu mbarofte boja,tu copetofte pena e tu thafte goja.Berisha ose ne burg ose do ta punesoje Zaloshnja.
Sipas nje matematike llogijke por ne vija te trasha qe z.Zaloshnja nuk e ka permendur ketu deduktoj se ndarja e mandateve kete here del 72 PS; 6 LSI; 3 FRD; pjesa tjeter Sala & Co por nuk perjashtohet pastaj nje rreshtim i Idrizit dhe Ndokes pas Edi Rames per ndonje post Zv/Ministri dhe Drejtori te klasifikuara sipas rrjedhjes se lekut.
Kreshnik sorra na paska anulluar tubimin madheshtor nga tirana ne Fier.gjoja do rrezonte Berishen!!!!dhe kerkon te mari vota ne fier hahahaha kjo mua me duket shuuuuuuum qesharake,Fieri mor paterica e Zenit dhe babit te zenit jo qe nuk do te jap vota ty por do te injoroj,ty dhe babin e zenit.Fieri eshte djepi i partise socialiste dhe do te ngelet i tille dhe do te ndershkoj cdo sorre e laraske qe kerkon te mbaj ne pushtet Saliun…me vjen shum keq mor dhelper dinake qe shfrytezove njeriun me te nderuar Myslym Pashajn…dhe Lisen Bashkurtin qe jan me integritet por qe ti i shperfille…u te sygjeroj te vesh te flesh gjum me familjen e babit ne pushtet se te behesh deputet harroje..
Pas 23 qershorit do te krijohet perseri nje barazim 70 me 70
PD 65 vende
PDIU 4 vende
PR 1 vend
PS 65
LSI 4
PBDNJ 1
Do te kete zgjedhje te parakohshme ne shtator ose LSI kalon perseri me Salen. Ose PDIU kalon me PS
Por sodoqofte per nje vit do te kete zgjedhje te parakohshme.
AMERIKA DO E CAKTOJ FITUESIN E ZGJEDHJEVE http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
ZALOSHNJA ben loje shifrash, por harron se mazhoranca me ne krye SALI BERISHEN futet ne zgjedhje me nje bilanc shume negativ qeverises.Me ekonomi te rrenuar ,me korrupsion alarmant,me vrasje te qytetarve te pa fajshem,me nje borxhe publik qe sdihet se sa do te na duhen vite per ti shlyer.etj .etj.etjera………….Si thua zoti ZALOSHNJA Shqiptaret do te votojne qorrazi.E pa mundur me 23 Qershore kjo mazhorance duhet te marre ate qe meriton urrejtjen popullore me vote.
Po mire me Kujtim pse i krahasoni me rezultatet e zgjedhjeve lokale ku per keshill komune votohesh per njerezit e vet jo per Partine.PDIU nuk merr dot 4 deputete vetem po qe se Tim kacurreli do jete ke listat e sigurta te PD.Mos harro se ne DR u be kualicion i fshehte mes PDIU dhe PS.Me jep voten per kryetarin te jap vota per partine.Ne qarkun e Elbasanit behesh deputet me 10 000 vota.Ta merr mendja ty se nga 1700 vota me 2009 tashi te ndare camet do marrin pa manipulu 10 000.Pastaj krahasoi pak kandidatet e 2009 me 2013 te PDIU per qarkun e Elbasanit.Ky i sivjetshmi i eshte permbajt aq shume thenies se M.Nanos Kriminele te gjithe ku jeni bashkohuni per te me nxjerr mua deputet.Po cer ti bej PS se Elbasanit dhe mafiozit Q.Sejdini qe keto zgjedhje e ka shit b..en sepse ka per te shlyer nderin e 2011 ndaj Pd po ne ELbasan minimalja eshte 8 PS e aleatet dhe 6 PD.Po strukturat e PS jane te mykura edhe dalin aq sa dalin m.gj.th vjedhjet ne kulm qe bejne numeruesit.
70-70 OSE 71-69 PER KOALICIONIN E PD DO DALIN ZGJEDHJET
“Harroni” nga 1 mandat te mundshem te FRD-se ne Fier e Vlore zoteri!
Do te “takohemi” me 24 qershor!
ky ka harruar dhe shume llogaritje te tjera te cilat ben qe lloharitjen e tij e hedhe poshte por po ja bejme qefin qe mund te jete dhe ashtu!!
ME KET ANALIZE QE KA BO ZALOSHNJA SI NE ZGJEDHJET E 2009 QE E NXIRTE TE MAJTEN 4 DEPUTET PARA DHE DOLI 4 MBRAPA PD MIRE JEMI I PASKA TE FITUARA ZGJEDHJET PD OSE RASTIN ME TE KEQ 70-70