Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u kërkoi kryetarëve të dy partive të mëdha, Sali Berisha dhe Edi Rama, që të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Meta, që pretendon se ka flamurin e forcës që udhëheq integrimin, tha se ligjet duhen miratuar me konsensus për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat. Ai tha se ligjet duhen miratuar që në këtë legjislaturë.
“Politika duhet të reflektojë nga e shkuara konfliktuale,” tha Meta.
“Të bëjmë të mundur që këto 3 ligje të miratohen tani që jemi në mbyllje të sesionit parlamentar, në mënyrë që vendi të sigurojë mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat brenda këtij viti. Nëse nuk tregohet vullnet, çështja e miratimit të këtyre 3 akteve mbetet një përgjegjësi shumë e madhe për parlamentin e ri dhe pak shanse që vendi të fitojë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti”, tha Meta.
Sipas tij, me miratimin e rregullores së re të parlamentit, legjislativi i ri pas 23 qershorit të fillonte punën me një rregullore të re sipas standardeve më të mira.
Meta theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, pasi sipas tij, ligji aktual lejon shumë hapësira për hakmarrje politike.
Lidhur me ligjin për Gjykatën e Lartë, kreu i LSI-së tha se është i rëndësishëm miratimi i këtij ligji, nisur edhe nga disa emërime të nxituara në gjykata kohët e fundit, që ngjajnë më shumë me karakter partiak se lëvizje që synojnë forcimin pavarësisë së gjyqësorit.
“Lidhur me projektligjin tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili ka të bëjë me disa ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë dhe për të cilin kërkohet një shumicë e cilësuar sipas nenit 81 të Kushtetutës dua të theksoj se ndryshimet të cilat propozohen kërkojnë të përshtatin Gjykatën e Lartë me kërkesat e ligjit të miratuar për Gjykatën Administrative. Krijimi i Kolegjit Administrativ natyrshëm të çon në rritjen e numrit të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, prandaj është e rëndësishme, duke u nisur edhe nga disa emërime të nxituara të bëra në disa nga gjykatat më të larta kohët e fundit, të cilat duken më shumë si veprime me karakter partiak se sa si lëvizje që synojnë të forcojnë pavarësinë e drejtësisë dhe të gjyqësorit, ne propozojmë që efektet e zbatimit të këtij ligji t’i tejkalojnë interesat politike të ditës nisur nga fakti që vendi ka nevojë për Gjykatën Administrative, por njëkohësisht lidhur edhe nga domosdoshmëria që kjo gjykatë të jetë krejtësisht e pavarur. Pra ne propozojmë që miratimi i këtij projektligji të shoqërohet me garancinë që ky projektligj të hyjë në fuqi në shtator të këtij viti, në kohën kur konstituohet kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit,” tha Meta./ep
BRAVO PO E VOTUAN TE BEJNE NJE GJE TE MIRE PER KETE VEND
problemi esht ooo ermal qe saliu ka then qe si voton tre ligjet…mas zgjedhejve ka then….
lexoje ca ka then saliu
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/06/kryeministri-tani-nuk-i-votojme-tre-ligjet-referendum-pas-zgjedhjeve/
c fare statusi do marim o koklop , shqiperia eshte bere si korea e veriut , ku jane te drejtat e njeriut , vjedhjet , vrasjet , varferia ekstreme ,zgjedhjet vidhen sy per sy , izolimi i shqiperise nga bota e jashtme eshte de fakto si ne kohen e enverit , politikanet tane mafoze vetem ne kosove vene dhe turqi shkojne , tek burazeret e tjere mafioze . vellezer shqiptare votoni masivishte partine socialiste dhe edi ramen , ky karagjozi eshte majmun pa origjine , mos e votoni qelbesiren .
Egzistenca e Metes ne politike eshte pikerisht mbrojtja qe i beri Sali Berisha figures se tij ne periudhen bashkeqeverisese kater vjecare te skandaleve, krimit, korupsionit, vjedhjeve e vrasjeve. Me kete fishekzjare qe leshon ne qiellin e zymte ne prag te mbylljes se kesaj legjistrature te turpshme, Meta kerkon jo vetem vazhdimesine e egzistences se Sali Berishes ne politike, por provokon pazarlleqe per vazhdimesine dhe egzistencen e te njejtit sistem te koruptuar e skandaloz dhe se bashku me kete sistem egzistencen e vetvetes ne politike dhe mos-gjykimin e perfitimeve te tij te pa-ligjshme prej saj. Meta, si pa karakter qe eshte, deshiron me mire nje turp pa fund se sa nje fund te turpshem!
Cilin nga ju militantet e genjen mendja se kush eshte kryetari i PS? Jo po qe ta dini se nuk eshte ai i holli e i gjati; eshte ky ketu ne foto, i shkurti e i trashi! Ky i merr vendimet per ju!
ore po ti ca problemi ky rendesi ka qe te votohen ligjet apo dhe ligjest sdo qe te votohen po problemi esht qe saliu ka then qe tani si voton…
Vini re se ciles teori i meshon Meta, asaj te marrjes se statusit nepermjet miratimit te ligjeve. Ai eshte plotesisht ne dijeni qe marrja e statusit nuk ka lidhje me votimin e tre ligjeve por me menyren sesi do zhvillohen zgjedhjet. Fjalet e tij jane te njejtat me ato te PD e te Saliut. Me e bukura eshte se ky e konsideron vehten opozite tani!!!
Do na intergoje hajduti me banden e bashibozukeve analfabete,karkaleca te tille flama qe brejten dhe gerryen cdo gje qe ju ra ne dore nuk na kane pare syte
E tha Baze qysh ne fillim qe Meta i kishte vene kusht Rames te votonte 3 ligjet. Rama e mohoi atere. Tani ja ku e nxorren koken dhe rrena doli sheshit. Rama Meta ngelen duke bere marreveshje te fsheta, dhe skane turp thone s’eshte e vertete. Ja ku doli prape qe opozitaret kishin te drejte dhe Rama i genjeu qe 3 ligjet sja kishte vene kusht Meta. Ku u katandis ky muhabet keshtu? i ve kushte Ilir blloku se cte beje Rama. PU pu pu krushqi me jovan bregun. pu pu pu pu .
Nqs do te realizoja nje film horror ,rolin e drakules do ta besoja berishes dhe rolin e vampirit ilir metes.
kurse edi rama dhe populli i shperfyteruar eshte viktima e tyre..
Mire se vrasin dhe vjedhin por po permjerrin dhe mbi te vraret duke u tallur me tre ligjet e leshit..Litari dhe plumbi jane shume pak per keto qelbesira..
O NJEREZ KTU DO SHOFIM SA I RRIFET RAMES PER KETE VEND PO E VOTOI SHQIPERIA PERFITON 500 MILION EURO
O anti shqiptar. Per ke agjentur epunon??
Per MI6-SIS,nganjehere dhe me SISMI…
OOOOO Lir miljarderi tè bèhen Votimet Politike me radhè njè nga njè,
punèt e mira fillojnè dhe pèrfundojnè dalè nga dalè, Votimet nè mènyrè
Demokratike si prijoritet ku Populli tè vendos me Votèn e tijè kush èshtè e keqa e kètij vendi dhe kush do drejtojè nè tè ardhmen, gjithsesi duhet
tè fitojè drejtèsia,sinqeriteti,ndèrgjegja,vullneti i Popullit etj-etj
Njè fjalè e urtè Popullare thotè..
Ta ndajmè shapin nga sheqeri!! GJithonè jetohet me shpresa,shpresojmè
kèsaj radhe tè jetè ajo e vèrteta e mira pèr tè mirèn e vendit tim.
sa ne merak esht ky koklari per integrimin. dit e nat aty i rri mendja. sikur kjo monster te mos bente ate qe beri, statusi do ishte mare me kohe. po ja e morem statusin, e ca pastaj? fukaralleku nuk iken me statuse, por me pune.asgje te mire nuk do sjelle statusi per sa kohe shqiptaret shpresojne se injorante te tipit meta do u zgjidhin hallet.
Kurr nuk ka per te patur qetesi ne kete vend.
Cdo gje qe trasheguam nga ai sistem u vodh, e mori kush qe ma i zoti, me i forti me dredharaku.Ne qorrave na dhabe letra pa vlere ndersa horrave u dhane te drejten te vjedhin cdo gje qe e blene me letrat e qorrave me 3 %.
Horrat e kane marr me qira shtetin e qorrave,
Ne Fier horrri bleu zyrat e ish Armos, Servcom etj dhe shteti ja ka marr me qera te majme ku ka vendosur zyrat e KESH, magazinimi i materialeve hidrokarbure etj.
O halli eshte se keta nuk fitojne zgjedhjet dhe duan te justifikohen para popullit se ja ne i votuam tre ligjet.Mirpo edhe po fituen do ju duhet vota e Pd dhe kane hallin se ju djeg si gomarit si me uje te nxehte si me uje te ftohte keta jane te ftohur dhe te djegur Rama me Meten
po me habit qe po mendon njehere te vetme per vendin tend e jo per vete meta !
AH mo ilir gjithmone ne jeten tende je munduar te perfitosh per veten tende. kesaj radhe ska per te dale gje se prap do jete Sala qe ka per ta treguar vendin tend ku e ke dhe do behesh prap pishman qe erdhe nga Skrapari ketu ne Tirane. duro edhe pak dite se ta ndreq Sala ty dhe atit Rames tend. Mandati i trete i Sales do t’ia tregoj vendit komplet “RIVDEKJES” tuaj.
IK O MIZERJE, QE TE PELQEN TE MARESH ROLIN E BABAIT TE KOMBIT.
ti je shkaktari i vetem qe shqiperia eshte ne kete gjendje, pasi i dhe mundesine dy here berishes te vije ne pushtet.
kurverove sa munde, dhe tani na thua te te besojme se u ktheve i virgjer.
Hahahahahahaa o i ndershmi Meta ,afera , marreveshja apo pazari juaj i fshehte me Ramen seju do pranonit koalicion mete nese ai di votonte 3 ligjet eshte tashme publik . Jemi ne pritje ,muamalejon dhe emri im te kem Besim se do na dalin kushte te tjera midis jush.
foli edhe thesi me mut per integrimin dhe per ligjet.. po bllokun ku e ke o shtangist??? ku e ke bllokun qe te na integrosh!!!
“Meta theksoi rëndësinë e miratimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, pasi sipas tij, ligji aktual lejon shumë hapësira për hakmarrje politike”
Ky ligj nuk duhet miratuar tani, pasi administrata eshte mbushur me te paafte, qe si luan as topi pastaj.
Te largohen militantet e paafte te Saliut, te vendosen ne vedet e duhura njerezit e duhur ( jo militantet e Metes natyrisht, as te ndonje partie tjeter) dhe pastaj te miratohet ligji i shumenevojshem i nenpunesit civil.
Kjo eshte ne fakt arsyeja e vertete e mos-votimit te ketij ligji dh emire e kane. Tung
Shum mir thot meta esht politikan me vizjon integrus suksese dhe me tej Skrapalinjve
qe kur ju meta filluat te mendoni per shqipetaret??ju gjithmone keni menduar per interesat e tua
Nuk hoqi dore ky nga pislleqet, akoma vazhdon me te futur ne marredheniet me PS-ne. Kerkon ti mbroje me ligj te posacem gjyqtaret e vet me te cilet mbylli hesaper dhe mori pafajesi.
AS I KERCET iLIRIT PER STATUSIN. Kete mos e haro o Edvin. Kesaj radhe ajo qe do te te fuse nuk eshte ngjale por PESHKAQEN !
Je i tmerrshem ! Nuk te beson njeri !
HAHAHHAHAHAHAH ec o ILIR se tani je i paster se ju
boshkove Rilindjes, Vota ime do te jete per LSI se
me ka premtuar vend pune.
Nuk mund te besh marrveshje ,pasi nuk te beson me njeri.. “ilir mashtrusi”
sikur t’ia votojmë tre herë nënën Ilirit, besoj është puna e zgjidhur. dhe unë e di se ç’shkruaj.
O Ilir ‘floriri’,’kunji’i mos votimit te tre ligjeve,dikur ishte ngulur ne Fiere,ku Berisha pati lidhur ‘gomarin’ e Rames me ushkurin tend’,sefundmi ky ‘kunj’ po ngulet ne Tirane,te Bashkia-kurban,ku Rama po lidh ‘birin ne shpirte’ te Berishes,po prap me ‘ushkurin’ tend.
Je i modh o Meta i MET-es!
Të votojmë tre ligjet. Emërimet në Gjykatën e Lartë…pasandaj te fusim ne burg ty hajdut…se keshtu mund te na pranoje Evropa
Shpikja dhe zbulimi i radhes=ngjalerim komplet.
I miratojme ligjet per integrimin,por te zbatohen ne parlamentin e ri.
Pse nuk mund te behej kjo,muaj e muaj e muaj me pare.
Ja pra ci beri sondazhi i balkanweb-it,i detyroi me zor te votojne 3 ligjet.
Kjo ish nje forme e terthorte e popullit per ti detyruar me zor te votojne ligjet per integrimin.
Sondazh ne te cilin del se ALEANCA PER PUNESIM eshte 8 pike para aleances Rama-Meta.
Eshte shume e qarte se pse opozita nuk i votoi ligjet: thjesht qe Sali Berisha te mos i trumbetonte si sukses ne kete fushate.
Dhe eshte shume e qarte rruga qe opozita zgjedh tani, sepse duke patur parasysh qe jane fiksuar qe do marrin pushtetin, duan ta trumbetojne marrjen e stausit si sukses te tyre kur te vijne ne pushtet. Puna eshte se nuk e vrasin mendjen fare qe kjo vonese penalizon Shqiperine dhe shqipetaret.
Nji popull i cili terhiqet zvarre , e i eshte shkaterruar jeta ,
e ardhmja nga nji funderine si ky ne foto ,
qe vazhdon te bej rolin e idiotit e i lejoj vetes tallet nji cope degjenrate fshatari te ndyr si ilir meta , meriton cdo poshtersi.
Cdo popull ben si i pelqen si e ndjen .