Gjatë tranzicionit, struktura shoqërore e shoqërisë shqiptare ka pësuar ndryshime të thella dhe vazhdon që të jetë duke ndryshuar me shpejtësi marramendëse. Si edhe në drejtime të tjera, edhe në drejtim të strukturës shoqërore, ne jemi një rast mjaft paradoksal. Paradoksi kryesor qëndron tek lidhjet shumë të forta personale, klanore dhe të interesave që nuk i lejojnë shtresat e ndryshme që të formësohen ashtu sic ka ndodhur në të gjithë rastet e tjera. Ngjitësja më e fortë është mendësia katundare që është sunduese në të gjithë shtresat e shoqërisë. Përmes lidhjeve farefisnore, traditës, origjinës, martesave, kulturës, vlerave që vijnë natyrshëm në shoqëri ne trashëgojmë një mendësi katundare të theksuar. Edhe ata që kanë kaluar në përvoja pasurimi, edukimi, formësimi institucional e burokratik, e gjejnë mënyrën që të tradhëtojnë shtratin e mendësisë katundare.
Sa për me shmangë keqkuptimet, edhe pse familja e ime është njëra nga ato katër familjet që e ka themeluar Podgoricën në fillimin e shekullit të 16-të, dhe që e ka një histori të njohur edhe para asaj periudhe, unë e numëroj veten me krenari e me nderim si katundar shqiptar e malësor. Unë nuk due me kenë tjetër. Jam krenar për fisin tim, për kombin tim, për njerëzit e mi. E megjithatë, unë mendoj se duhet me ndryshue rrugë. Unë mendoj e besoj se shpëtimi që na duhet, ashtu si edhe e keqja që na ka rënë mbi kokë, vjen nga i njejti burim mendësie.
Pse e them këtë? Sepse e mira dhe e keqja jetojnë bashkë. Tash e kemi harrue disi, e ndoshta ma shumë se duhet, por, ne, shqiptarët, jemi i vetmi popull në botë që rrënjët tona historike i kemi pikërisht në këtë sistem besimi që i sheh të mirën dhe të keqen si të ngërthyera në një lidhje të pazgjidhshme. E megjithatë sistemi i jonë i lashtë i besimit, dhe ajo përkrenarja e trashëguar prej Skënderbeut, në familjen e Skënderbeut që u shit për një copë buke një Arkiduke Austriak ka ma shumë vlerë se ia japim ne sot, e ka vënë njeriun në qendër të vendimmarrjes dhe ia ka dhënë atij vetë e vetëm atij mundësinë e zgjidhjes. Dhe zgjidhja kësaj here duhet ba me mend, sepse si themi ne malësorët, edhe ujë ba me pi ma shumë se duhet, plas njeriu, njëlloj si bagëtia që han bar ma shumë se mundet me blue. Mirëpo, puna e jonë është që të ndajmë të mirën nga e keqja të gjejmë masën e duhur dhe kufirin ku e mira dhe e keqja e lejojnë qënien me ekzistue. Pak kush e din se mikrobet e bakteriet që kemi në trup, që na ndihmojnë me tretë ushqimin, na bëjnë me vdekë dhe na hanë të gjallë, por edhe të vdekun. Me një shembull tjetër, ne duhet të përdorim helmin e gjarpërit për me shërue plagën. Sepse shpëtimi i jonë është pikërisht aty, nga na vjen e keqja, tek mendësia e jonë katundare shqiptare.
Ana e keqe e mendësisë katundare
Për të keqen e mendësisë katundare kam folë gjerësisht këtu në blogun tim “Rrethin e Ferrit” si dhe në librat e mi. Materializmi ekstrem, frika ndaj shtetit, përulja ndaj parisë sunduese, lidhja deri në skllavërim me pronën, izolimi, mendjengushtësia dhe nevoja e zgjidhjeve për mbijetesë në një kontekst të caktuar, e të tjera mënyra sjelljeje e vlera të dallueshme dhe unike janë pjesë e kësaj mendësie. Kjo është ana e jonë e zezë që ka dalë mbi ujë, ajo që po na vret e po na shuen. Untia e katundarëve dhe e malokëve tanë, se malokë e katundarë që na dallojnë një kilometër larg jemi Jug e Veri, Toskë e Gegë, Muslimanë e të Krishterë, të Majtë e të Djathtë, Hudhra dhe Qepë, na ka cue në këtë gjendje. Po ashtu mendësia e sheherliut, e atij që jeton në qytet, e borgjezit/dyqanxhiut të vogël që kënaqet me një dyqan/kioskë e me një të ardhur të vogël është po ashtu e përafërt dhe e ngjashme me mendësimë katundare. Në mos tjetër të dy nuk i shohin proceset se më larg se mëhalla/lagja/katundi i tyre. Prandaj nuk due me folë ma për të keqen. Atë e dinë të gjithë, e jetojnë të gjithë dhe prej saj janë të lodhur të gjithë.
Ana e mirë e mendësisë katundare
Ana e mirë e mendësisë katundare është ruajtja e dinjitetit, e nderit, e fytyrës, e respektit per veten dhe për familjen. Sepse kur vjen puna tek nderi e tek fytyra, katundari të zhduk nga fqja e dheut. Kur e prek ne fytyrë e në nder katundarin tonë, nuk ke vend ku mund te fshehësh. Të gjen edhe në birë të miut. Cuditërisht, edhe në një kohë që shitet si moderne, këto parime sjellje që e shohin njeriun sit ë patjetërsueshëm dhe qëe e vënë nderin e dinjitetin e tij në qëndër të vëmendjes e të sjelljes politike janë pikërisht ajo që ne duhet të kultivojmë dhe të provojmë dhe mbi të cilën duhet të mbështesim të ardhmen tonë. Sepse tashmë ne shqiptarët e kemi një shans që nuk e ka kurrkush tjetër. Ne jemi një turmë katundarësh që mund të mendojmë si fisnikë dhe si banditë. Zgjidhja është e jona. PAria na drejtoi për 23 vjet që të mendojmë si banditë. A mudn të mendojmë ndryshe? A mund të ndërtojmë një shoqëri që të na lejojë që të jemi njerëz normalë, me nder me dinjitet ndërmjet vetes, pa dallimet që të tjerët na shtyjmë që ti kultivojmë.
Në vend të përfundimit
Shkurt, bota e huaj është një xhungël, në të cilën ne nuk kemi arritur të cajmë. Këta kanë pasur perandori e koloni, zotërime e sundime pa numër e pa farë dhe ne ju dukemi si miza. Mirëpo, pyetja që ne duhet t’ja bëjmë vetes është se si kanë arritur të jetojnë edhe mizat??? Sepse ne nuk bëhemi dot anglezë që janë bërë të gjtihë me mendësi zotërie njëlloj për arsye të caktuara. Nuk behemi dot rusë, që janë bërë njëlloj për arsye të caktara. Ne jemi këta që jemi. Ne jemi katundarë shqiptarë. Ne cmojmë nderin, fytyrën e pasurinë. Për fat këmi edhe një shtet. A mund të bëjmë këtë shtet që të naruajë fytyrën nderin e pasurinë, të na garantojë jetën e nderin? A mund të bëhemi normal e të mbijetojmë në këtë botë të vështirë? Sepse ne jemi lloji më i vecantë i popujve që mund të bëhet në fytyrë të dheut. Ne jemi ata që behemi krimba. Ne jemi krimbat që behemi flutura. Pyetja është cka duam të jemi? Zgjidhja është në kuptimin e duhur e të drejtë të mendësisë sonë katundare dhe në vlerat që na bëjnë të vecantë, ndryshe, që na kanë lejuar të mbijetojmë tash mijëra vjet dhe që ne i manifestojmë në mënyrë të pavetëdijshme në sjelljen tonë, kudo që jemi. Me një fjalë e shkurt, e ardhmja e jonë kalon nga kuptimi i saktë i vetvetes, i asaj që na bën të vecantë, dhe i përdorimit të atyre cilësive që ne na kanë lejuar të mbijetojmë e që do të na mundosojnë mbijetesën në të ardhmen.
O Profesor! Ngele tuj ja fut kot!
Po faktorin e jashtem a e ke futur ne hesap?!!!!!
Per cilat tradita te katunareve flet ti?
Per ato qe na udhehoqi Turqia per 500 vjet?
Per ato qe na coi Traktati Varshaves dhe Kampi Socialist?
Per ato qe kerkon Europa, apo ato qe mendon Amerika tani ne shekullin XXI?
Po pse kur kishim diktature punomin nga ora 5 deri ne 5 te darkes, e tani nuk punojme as aren dhe as kemi pune?
Profesor!
Ti ke te drejte kur e shan Parine, por ben mire te na tregosh rrugen per nje Pari me te Drejte dhe jo te molepsur ajo vete dhe ne duke vjedhur njeri-tjetrin!!!!!!!!!!!!!!!????????????????????????????????
Nuk ka me keq kur nje malok
behet komunist,madje deri ne
sekretar.pasi shume shpejte;
Ballistezohet,Zogolljanizohet,
flak testen e komunistit,por per te
qene me zemer i tille.Dhr nje
nakatosje e tille,nakatos te gjithe
situaten.Behet i pabesueshem,por jo
malesore.Ndaj keshtu na ka ardhur
e keqja,kur maloku transformohet.
kur veshur me Tirce,vendos kollare ne Qafe.(mirepo)
Po nuk e harrove Besen,nuk ke se si
ta harrosh Teseren.Keshtu e ka pas Burri,
jep fjalen,mbrone deri ne vdekja Kauzen.
Kush nuk ka Kauz,ka konjukturen.
ka interesin,E tille eshte edhe paria
ajo tufe katundaresh.
ore i merr rregullisht ilaçet ky Shenasi mavrija???
Iku ne Amerike dhe i duket vetja si filozof.
Je akoma i ri more bir per andropauzen.
Fisi jot qe ka themeluar Podgoricen dhe mikrobet qe po te hane te gjalle te kane bllokuar trurin more Profesor.
Tezat e tua jane si te Enverit dikur qe tufzoi pula e derra qe te zhdukte katundarizmin,qe ju u Nase u ngritet dhe e permbyset ne Dhjetor.
O Naçe aman o te keqen mos na merr kohen kot.
Ne fillim çoç u duke more bir…,tani ke filluar dhe po na bombardon me kakerrdhijat e tua nga Ameriqija
Nuk me mbetet vetem te uroj per analizen qe ka bere Shenasi Rama
si gjithmone i perkryrer se artikujt e tij.
Do te beje nje krahasim me disa Filosofe qe e permendin edhe
ne librat e tyre, qe keto libra i shkruajne per pak njerez.
Edhe artikujt shume realiste te Shenasiut per fat te keq jo te
gjithe i kuptojne.
Problemi qe ngrini eshte i drejte, dhe duhet te shkruani me gjate,Shoqeria shqiptare ka filluar ti perzjej vlerat shqiptare me ato te huaja,Nje fenomen i pashmangshem.Por duhet te marrim vlerat e mirra nga kulturat e huaja , dhe jo ato te keqijat.Dhe te ruajme me fanatizem vlerat e mira shqiptare .Kjo eshte nje teme delikate dhe shume e gjere.Deri tani shqiptaret kane marre anet negative te kulturave te huaja.Mentaliteti eshte shume i veshtire te ndryshohet.
Shenasi ju jeni jo vetem i shkolluar por mos harroni se jetoni ne nje vend ku vertet njeriu neqoftese do eshte njeri sepse jane te gjitha kushtet si materiale dhe strukturat e shtetit ne menyre mbase te persosur kur ti nuk ke nevoje ti servilosesh askujt per asgje dhe ku dinjitetin tend e fiton nepermjet punes dhe askush nuk te fut gure nder rrota.E them kete sepse prej shume vitesh jetoj edhe une ne Amerike si ti e c’eshte e verteta para se te vija ketu kam emigruar edhe ne vende te tjera te europes por me duket se Amerika te transformon ne njeri tjeter me te matur dhe me me vlera njerezore e ndersa ne europe ngaqe ekziston nje lloj racizmi me duket se shqiptaret atje nuk ndryshojne shume per nga vlerat.
Shqiperia zoti Shenasi eshte si ai kolltuku magjik qe kur je larg tij je tjeter njeri me tjeter mentalitet e norma dhe kur je ne te te transformon ne nje qenie qe te neverite edhe vehtja jote.
Une per vehte kam thene se edhe sikur te jetoj ne kushte jo normale ne kete vend nuk dua te kthehem ne Shqiperi se sikur tjetersohem dhe kjo nuk me pelqen as per vehte pa le per femijet.
Ti permende disa vlera qe ekzistojne ne karakterin e shqiptarit dhe qe eshte mire ti kultivojme por mesa kuptova une dhe qe jam dakord edhe une se pikerisht duke i meshuar fort ketij fakti ne jemi bere me keq se ne te kaluaren,jemi kthyer si te thuash ne folklorizem dhe sjellje primitive ku shprehja aspak e famshme per mua ne fjalen e urte popullore me mire nje mik se nje ciflig ka lene pasoja shkaterrimtare ne karaakterin shqiptar sepse miku per to eshte gjithcka ku me ane te tij mund te arrish gjithcka pa pyetur norma dhe ligje.
Ne fund dua te them dicka dhe nuk dua te zgjatem ne analiza se nuk jam per ate pune se rotacioni i duhet Shqiperise sot me shume se kurre sepse pa Berishen kushdo te ishte pa le Edi Ramen do marre nje drejtim me te mire sepse Berisha e ka stimuluar ne kulm percarjen,servilizmin,rrenen dhe injorancen.
shkrim i goditur Shenasi. por veshtire qe kafsha shqiptare te behet njeri, shume e veshtire..!!!
SHENASIU KA TE DREJTE.
Z.Shenasi eshte realist, asnje politikan nuk pranon qe eshte malok,Shenasiu e pranon dhe gjithashtu orjenton si do korigjohemi ne maloket.
Qe fshataret kane drejtuar Shqiperine hyrja byrja,duke izoluar qytetaret e ndershem dhe te afte per drejtim kjo eshte sa e vertete aq dhe fatkeqesia Nr1 e atdheut.
Dhe me rjep 7-8 lekure katundari s’behet qytetar kure thoshte Fishta.
Shenasiun e kane xhelozi te pa aftet,realisht ai ka orizont dhe lufton per demokraci te vertete.
Qeveria e re raportin qytetare fshatare duhet ta ndryshoje ne doni progres dhe harmoni.
Boll me te pa aftet ne drejtim.
Shkrimet e Shinasi-se me pelqejne por kete here me duket se eshte vertitur kot nga anet e mira dhe te keqija te katundarise sepse sipas meje ka nje kut tjeter qe mat dhe i ndryshon njerezit; Eshte ai i shkollimit dhe i eksperiences me te tjeret. Iluminizmi ishte periudha qe e ndryshoi edhe Europen “katundare” te mesjetes. Shkolla, arsimi, pervojat e reja dhe INTERNETI kane ndryshuar dhe mund te ndryshijne akoma boten. Ne shqiptaret do te kemi nje shtet me te mire kur te perparojme me shume ne arsim. Kjo do te vije gradualisht… por edhe shume shpejte njekohesisht. Pas 10 vjeteve do ti kemi harruar me siguri Berishen… ndoshta edhe Ramen. Do te jemi me europiane, jo kur ne te shkojme ne Europe por kur europianet te kene nevoje dhe interesa te vijne tek ne.
Nje shkrim i sakt! Bravo Shenasi, edhe pse jam i nje mendimi me “alban4eva”.
Ku ka ner katnari e maloku!
Ata gjejn nanji kanoce te nryshkme dhe i bin.
Po ishe i fort dhe i nxjerr gjoksin ikin nga syt kembet.
Jan spiunet me te ndyr te globit.
Jan te passhpine.
Shkerdhatat…
Faleminderit profesor per analizen tuaj !
Une e kuptoj si nje leksion emancipues per shoqerine e perhumbur shqiptare. Jeni nga te paktet intelektuale qe e shihni perendimin me mendjen e hapur te nje studiuesi universal,qe di te orientohet ne boten e madhe njeherazi, si qenie humane e planetit toke dhe e botes se vogel shqiptare, duke ndjere nevojen te transmetoje mesazhe pozitive rilindjeje per emancipimin e intelektualit shqiptar,i cili duhet te zgjohet vete me pare, duke kerkuar te njohe me shume veten, vlerat dhe antivlerat qe misheron nga paraardhesit, me qellimin te kontribuoje qe shoqeria shqiptare te gjeje ekuilibrin e domosdoshem shpirteror ne civilizimin dhe qytetarine boterore, pa te cilin do te vazhdojme te kemi humbje te metejshme te dinjitetit dhe shperdorim te energjive te popullit.
Analizat mbi Etiketimet denigruese jane te padobishme. Mendoj se cdo shqiptar ka vecorite e tij. “maloku” sipas autorit qenka nje mentalitet qe duhet te ndryshoje duke filtruar dhe mbajtur anete pozitive.
Kurse demokracite e zhvilluara si ajo angleze dhe amerikane na mesojne vetem nje gje: LIGJIN.
LIGJI i ben te gjithe te barabarte, i sheshon ‘ndryshimet’, mentalitetet… Sepse LIGJI te vendos perpara devizes: ose do jetosh ose do shkaterrohesh. LIGJI anglo-sakson ketu ne KANADA i ka bere racat e panumurta te jetojne bashke, te sillen uniformisht njelloj sipas LIGJIT. Por nuk ja ka arritur t’i integroje racat, kulturat, mentalitetet. Thjesht i ka bere te bashkejetojne packa se jo te integruar. Ne Shqiperi LIGJI e ka shume me te lehte ti beje shqiptaret (‘maloket’, ‘kenetoret’ etj etj) te jetojne bashke pasi shqiptaret jane te integruar shume ne mentalitet qofte ai edhe mentalitet i gabuar. Mentaliteti i keq, i gabuar nuk e sfidon dot Ligjin. Ligji sfidohet vetem nga mos-integriteti. Po ne rastin e shqiptareve eshte e pakuptimte te flitet per kete gje pasi integriteti ekziston.
Me fjale te tjera mund t’a quaj se demokracite e zhvilluara i vendosin karakteret pafundesisht te ndryshme nen DIKTATUREN E LIGJIT dhe LIGJI i EDUKON ato karaktere. NUK I EDUKON dot SHKOLLA, apo aresimimi. Rolin edukativ ketu e luan LIGJI. Per shembull, ne Toronto fliten rreth 140 gjuhe, pra ka rreth 140 kultura dhe shqiptaret jane nje prej tyre. Por kur futen ne Metro te gjithe keto raca dhe kultura sillen si ‘robote’ njelloj ne perputhje te plote me rregulloren e Bashkise. Pra jane vendosur nen ‘diktat’ dhe cdo dite behet ‘edukimi’…
Anglia e ka shkruar ne leter procesin e pare gjyqesor qe ne vitin 1225 dhe vazhdon edhe sot te hedhe ne volume te stermedha proceset e panumurta qe sot perbejne legjislacionin anglez. Amerika dhe Kanadaj ka kooptuar modelin anglez. Kurse Franca ka modelin Napoleonik.
Nje gje eshte e sigurt: shqiptaret do te shpetojne dhe do te zhvillohen ne Shqiperi kur te triumfoje LIGJI duke u vendosur qofte edhe me diktature po qe e nevojeshme. Atehere ‘maloket’ apo ‘kenetoret’ e ku di une do te edukohen te sillen sipas modelit ligjor te kooptuar, mbase modeli anglo-sakson, apo napoleonik apo nje hibridizim i tyre me ato te Leke Dukagjinit pse jo. Mjafton te kemi LIGJIN tone sigurisht demokratik qe mbron pronen dhe familjen.
Kjo gjendje sot ne Shqiperi eshte pasoje e mungeses ne pushtetit te LIGJIT. Kur nje kryeminister nuk ka frike nga LIGJI, pra nuk ka frike nga gjykatat, prokuroria, policia etj. kuptohet se c’fare mentaliteti mbizoteron ne qytetaret dhe ‘katundaret’. Kot nuk e futi presidentin e vet ne burg Kroacia! Pra nuk behet fjale ketu per deshira dhe ndenja ndaj nje kryeministri apo ndaj nje tjetri. Ketu behet fjale per te mbijetuar ne shqiptaret ne boten e kapitalit. Dhe meqe kemi mbijetuar pas kaq e kaq peripecish besoj se do te mbijetojme edhe ne kohet moderne duke kuptuar me ne fund se LIGJI dhe SHTETI I LIGJIT eshte mekanizmi i mbijeteses ne kohet moderne.
Pra Sali Berisha duhet te futet ne BURG jo per te kenaqur ‘opozita’ ndjenje e “hakmarrjes” por shqiptaret kane domosdoshmeri nje shembull qe te vendose qafen nen GIJOTINEN e LIGJIT. Pra kemi nevoje per nje ‘kurban’ qe te hapet rruga e mbijeteses mes kombeve te tjera. Kroacia na e dha modelin. Duhet ta zbatojme! Ndryshe pastaj do vuajme anarkine dhe krizat sociale, ekonomike, kulturore, arsimore, shendetesor kurse MAFJA do beje ‘ligjin’ sipas modelit ‘malok’. Ne e vuajtem 50 vjet modelin ‘kenetor’. Do Zoti na ndihmon qe te mos harxhojme edhe 50 vjet te tjera me model ‘malok’.
Modelin e Shteti Ligjor e njohim dhe nuk kemi perse te shpikim ‘rroten’.
Vete koncepti ‘katun’ dhe ‘katunar’ tregon per njerez apo per bashkesi qe kane lidhje gjaku dhe dhe jetojne ne nje vend-banim te caktuar. Dihen mungesat dhe pengesat qe detyruan shqiptaret dhe vecanarisht banoret e zonave malore te bejne nje jete te mbyllur jo vetem ne ekonomi ,por dhe ne maredhenjet sociale.Ato u detyruan te mbijetojne e te veteqeverisen me kanunet e tyre:kanuni i’Leke Duka Gjinit,”Papa Zhulit’ ‘Kanuni iBregut, etj qe jane modele legjislacioni jo vetem ne shqiperi por dhe me gjere.Keto bashkesi ‘katunare’ u ruajten dhe gjate viteve te diktatures komuniste,duke penguar te drejten e levizjes brenda vendit.Me ndryshimet demokratike u be e mundur dhe levizja e lire e banoreve te zonave malore ne zonat me te civilizuara,gje e cila u shoqerua e po shoqerohe me perplasje mendesishe e qendrimesh ndaj punes dhe ndaj prones.Perdorimet ofenduese te fjaleve ‘katunar,malok”cecen’ gradualisht po vjetrohen si rrezultat i simbiozes .Banoret e disa krahinave kane patur ‘monopolin’e oficereve apo te nepunesve dhe s’u be qameti qe sot gjen ne zyra dhe banore nga veriu apo j.lindja.Mendesite ‘katunare,kane lindur nga mbijetesa dhe jo nga jeta parazitare.Ato gradualisht fitojne vlera te reja ne mjedise te reja social-ekonomike.Katunet behen fshatra e gradualisht brez mbas brezi do te kemi njerez me vyrtyte me te arrira.
Kruja, ke shkruar nje argument shume te forte. Une jam pro te drejtes se jetes (kunder abortit dhe denimit me vdekje) por ne Shqiperi duhet nje forme e denimit kapital pervec burgimit te perjetshem. Ndoshta Shqiperia duhet te ndjeki modelin ligjor te Teksasit, ku vrasja denohet me denim kapital.
Autoret e vrasjeve nuk duhet t’u tregohet meshire ne procese gjyqesore. Sic argumentuat dhe ju, ligji eshte ilaci kryesor per nje shoqeri civile te begate.
sali berishen edhe mundet ta burgosesh or lum miku !!!, por nuk mund te burgosesh dot mentalitetin katundar ne te cilin ai bazohet dhe qe e mbeshtet ate ne shoqerine shqiptare, sepse jane bisha te tjera qe presin ti zene vendin. Pra ai metalitet duhet ndryshuar duke u luftuar
E per kete duket se e ka fjalen zotni profesori.
Mentaliteti katundar nuk mund pajtohet me LIGJIN qe ju i mshoni aq fort, sepse ky LIGJ para se gjithash eshte nje pakt moral i shoqerise se civilizuar per ta zbatuar ate. Ne shoqerine katundare ai zbatohet per ti dhene te drejte vetem te FORTIT.
Problemi qendron tek shoqeria jone katundare e cila ben pakt vetem per kanune e vetegjyqesi ,ose dhe me keq; me LIGJIN E ME TE FORTIT.
Pra vajise pak trurin o lum miku, kupto!
pavarsisht se ke shkruar shumë mirë,
jë gjë duhet të dish
o krujë
në fund ja ke bërë kakën me atë 50 vjetshin e “kënetorëve”!
ata “kënetorët” e atij rregjimi ishin në nivel shumë më të lartë se kruja tënde!
mos harro se në jug të shqipërisë nuk ka pasur më shumë këneta se në veri!bile ato po krijohen sot në veri,kurse jugu është akoma i thatë!
Kruja,
thjesht e perkryer ajo qe ke shkruar me lart, nuk kam cfare ti heq apo ti shtoj. ky eshte realiteti.!!!
Z.Rama,
jo çdo nxjerrje dufi mund te jete analize intelektuali. Mentalitete familjare,fisnore, katunare dhe shoqnore ekzistojne ne gjithe boten ne nje menyre apo tjeter. Edhe ne Amerike ku une dhe ti jetojme ekziston nje diçka e ngjashme. Jane me miliona njerez qe vijne ketu te pa shkolluar, ne saje te njohjeve shoqnore dhe familjare marrin pozicione qe ne asnje menyre nuk mund ti justifikojne nga ana intelektuale apo edukative, dhe vazhdojne ne ate menyre per shume kohe duke jua ba jeten tmerr intelektualve dhe njerzve te ndershem, nga shume ane te botes, me diploma dhe tituj shkencore, qe mund te kene perfunduar ne Amerike per nje arsye apo nje tjeter. Çeshtja ketu eshte se sistemi, interesi i kapitalit me kalimin e kohes i korrigjon keto lidhje dhe padrejtesina, por per te ekzistuar ekzistojne edhe ketu. Ekzistenca e mentalitetit katunar siç e quan ti, eshte nje proces evolutiv shoqeror me baza gjenetike per interesa mbijetese dhe sigurie, kush te jep me teper siguri i joti. Fatkeqesisht tek ne, ky fenomen eshte me i zhvilluar sepse sistemi politik shekullor deri ne ditet e sotme ka operuar ne forme te tille, lideri ka pasur nevoje te ndihet i sigurte dhe eshte rrethuar nga njerez qe i kane dhene sigurine e mbijeteses. Kjo ka qene me e theksuar gjate komunizmit ku lufta per mbijetese dhe skepticizmi ka arritur kulmin. A nuk eshte ajo cfare ne kemi trasheguar dhe po demonstrojme? Koha do t’a tregoje.
ky alban4eva,qenka klysh .com(unist)4eva,nuk dua te ja bej biografine shenasiut???
Dakort o Shenasi,katundaret pine ‘hirren’me gjym e kryejne jashteqitjen ku tu vjeri,por ama,po tua ‘shterngosh’pak,kuptojne ‘veten’e permiresohen,do e pine ‘dhallen’ me pagure dhe ku tu vjeri do bejne vec pordhen e ‘te hollin’,e duke ua ‘strenguar’akoma…
Por ‘qe-derri’ne ne vjen nga ‘sojlinjte’o Shenasi.
Ata s’duan ta kuptojne veten,s’duan te pranojne se sojlleku i tyre eshte relativ, e nese s’hapin rruge e s’leshojne ‘pe’,kthehen ne sojzinje ‘principatsh’te errta(blu e erret dhe mavi),per te cilat,edhe ti qe e shikon kete vend nga ana tjeter e botes,se ke nje ‘terapi’.
‘Katundari-kutundare’ka ne dore vetem ‘ushkurin’qe mund ta heqe per te vrare ‘miza’ose varur veten.
Mendoj se SH.Rama,flet po shume njerez lexojne shkrimet e tij dhe marrin nje copy paste te ideve te tij shkurtimisht,mendoj se Sh.Rama ne shkrimet e tij vazhdon ne rrjedhoje idete e tij mbi Glasen politike KATUNDARE e cila i ka imponuar popullit te tij ato qe ATA kerkojne.
Shkrime dhe ide te tilla,si te SH.Rames,jane te pa TRETESHME neper blogje,ku dihet qe sumica e komentuesve jane nen nivelin mesatar te intiligjences,dhe fillojne e kundershtojne me PO ose JO,ose ja ke fut KOT Plako,po pa arritur te kundershtojne IDETE sepse kapaciteti eshte……..
Ne shkrim flitet ne Angleze apo franceze,dhe nuk kuptohet qe shkrimi ka te beje vetem me SHQIPETARET,dhe turren te gjithe per te folur mbi Canadane,Usa etj,pra TRETJA e idese se shkrimit……..
Dikur ne nje gazete ZAGORIA,F.Konica ben nje shkrim dhe njeri ngrihet per replike,kjo situate replikash pa lidhje,dhe TRETJE te ideve vazhdon per disa shkrime dhe ne fund Konica i pergjigjet nje rryzymeje te shkrimeve dhe ideve qe donte te thoshte dhe ne rrjeshtat e fundit i pergjigjet replikuesit:Me rrofte mua qe flas 12 gjuhe te huaja,e qe u mundova te te spjegoja ty gjithcka,……..etj……dhe…MERREM ME NJE GOMAR SI PUNA JOTE !!!
Zoti Shenasi shkoi e pa ameriken dhe i do gjerat ne Shqiperi si atje. harron ky njeri sa vite demokraci ka SHBA ? Se gjerat nuk behen per disa dite apo vite dhe me te shtypur butonin zoti profesor, duhen vite pune qe te ndryshoje mentaliteti i njerezve. Mos harro se jane gjalle akoma bllokistet komuniste qe ne darke mesojne bijte e tyre se cfare duhet te bejne te nesermen ne politike. ne Shqiperi ka akoma njerez qe duan bab Dullen akoma.
Nuk po e lexoj te gjithe shkrimin se nuk mendoj se ja vlen.
Dy pika te rendesishme lexova, per mendesine katundare.
Cdo me thene ” lidhja deri në skllavërim me pronën, izolimi, mendjengushtësia dhe nevoja e zgjidhjeve për mbijetesë në një kontekst të caktuar”,
Ne c’vend te botes shikon ti qe lidhja me pronen ka kaluar ne dore te dyte? Kjo u be ne Shqiperine komuniste kur ata qe e kishin pronen e qane perjete, dhe nuk e shoh te jete koncept i keq per qenien njerezore, ndryshe duhet te kthehemi mbrapsht te Hoxha.
Izolimi, – ky nuk eshte faj i katundareve, por i shoqerise civile, dhe i shtetit, ne raport me shperndarjen e popullsise, qe si e kam theksuar dhe me pare, ka filuar pas 90.
Levizja e popullsise qe shumica, dhe me sa kuptoj une dhe ti, ankoheni, eshte domosdoshmeri per civilizimin shoqeror, emancipimin shoqeror..ardhja e fshataresise ne qytet e ndihmkon kete gje, packa se ndodh dhe lufta e koncepteve midis grupeve te ndryshme shoqerore, por evoluimi eshte i pashmangshem.
Dhe sa per efektin e mentalitetit fshatar, une kete e shikoj vetem te efekti i dominimit te te paafteve.
Eshte efekti “katundar” sipas teje, por sipas meje, eshte efekti i maskarenjve, qe i luajne letrat ne menyre te tille.
Ata qe duhet te ishin pararoja shoqerore per te vazhduar rrugen e zhvillimit, intelektualet, shkencetaret, profesoret, inxhinieret, etj, u vune ose ne garen e luftes per pushtet, ose u bene viktima.
Kjo marrezi, sjell te dukshme ate qe eshte me e thjeshta dhe e pakamufluara, forcen e mentalitetit”katundar”.
Shkurt, kur jeta ka arritur te pika e ekzistences, te gjithe do bejen ate qe munden te mbijetojne.
Ka ndonje filozofi ne bote ta kundershtoje kete?
Ndonje Shenasi mbase.
Vetem mendesia e botkuptimi enverist.
perparimin dhe ndryshimin e kerkuar do ta sjelle vetem qytetaria qe nuk po çan dot nga egersia qe ne pergjithesi e kane periferite.