Shega Ligori tërhiqet nga politika, i falënderon të gjithë përveç Ramës

4 Maj 2013, 10:04Politika TEMA

Deputetja e qarkut të Elbasanit, Shega Ligori, ka bërë të ditur se tërhiqet nga politika aktive. Ajo ka postuar një mesazh në Facebook, ku bën të ditur lajmin dhe dërgon një seri falënderimesh. Por bie në sy fakti që ajo nuk falënderon Edi Ramën.

Panorama shkruan se mes saj dhe Ramës ka pasur një debat në lidhje me pozicionin e saj në listat e kandidatëve në qarkun e Elbasanit. Asaj i është propozuar që të jetë në vendin e shtatë ose të tetë.

Ndërkohë vendin e Ligorit e zë Evis Kushi, e cila u akuzua se kishte firmosur një peticion kundër kryetarit të PS, Edi Rama.

Ligori ishte mes deputeteve që hyri në grevën e urisë për votat e vitit 2009.

“Përshëndetje të dashur miq,

Në përfundim e sipër të mandatit tim si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë dhe teksa po përmbyllen listat e kandidatëve për legjislaturën e ardhshme, dua t’ju bëj të ditur vendimin tim për t’u tërhequr nga politika aktive. Do t’i rikthehem profesionit të avokatit, që e ndërpreva 4 vjet më parë.

Nuk ka qenë një vendim i lehtë për mua, por besoj se është i duhuri.

Mirënjohje Partisë Socialiste, kësaj familjeje të madhe e fisnike që më besoi një detyrë të lartë dhe të nderuar. Shpresoj shumë ta kem merituar besimin që më falët.

Mirënjohje qytetarëve të qytetit tim të lindjes, Elbasanit.

Mirënjohje qytetarëve të Cërrikut dhe Belshit.

Krenare që ju kam përfaqësuar!

Mirënjohje të gjithë qytetarëve që u bashkuan në betejat tona opozitare, në protesta e demonstrata e deri tek greva e urisë e atyre grave e burrave që sakrifikuan gjithçka në betejën për votën e lirë.

Mirënjohje e respekt për ata njerëz të pafajshëm që humbën jetën më 21 janar në mbështetje të kauzës sonë.

Mirënjohje Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, për angazhimin opozitar, dinjitoz dhe të vështirë, në këto katër vjet.

Mirënjohje për familjen e të afërmit që më qëndruan pranë dhe më mbështetën.

Një ndjesë të sinqertë për të gjithë ata që mund t’i kem prekur me pa të drejtë gjatë veprimtarisë sime politike.

Së fundi, për të gjithë ju, të dashur mbështetës, miq dhe kolegë, uroj nga zemra një fitore të merituar më 23 qershor dhe suksese në rrugën e progresit,” shkruan në FB Shega Ligori./ep

40 komente në “Shega Ligori tërhiqet nga politika, i falënderon të gjithë përveç Ramës”

  1. coku says:

    te lumte! asnje nuk eshte i perjetshem. nje ikje me nder per mua, jo si islami, me coo…. edhe njehere suksese ne jete, per jve njeriun me personalitet.

    1. dorjeta says:

      Mandatet e deputeteve nuk jane te trasheguara e te perjetshme dhe njehere qe behesh deputet te vazhdosh deri ne ditet e fundit te jetes. Nje deputet ate cfare ka per te dhene dhe per te kontribuar ne nje mandat ose maksimumi dy, eshte me se e mjaftueshme. Duhet te kete prurje te reja, duhet te kete ide te reja dhe mbase eshte koha qe Ligori tashme te rikthehet profesionit te vet, dhe jo vetem ajo por te gjithe ata politikane qe e kane pare mandatin e deputetit si nje menyre per tu pasuruar e jo realisht per te perfaqesuar popullin.

      1. Albi says:

        Nqs nje deputet e jep maksimumin ne 1-2 mandate, c’mund te themi per nje kryetar partie? Pse mandatet e deputeteve nuk qenkan te perjetshem, po te kryetareve te partise po?

        1. erblina says:

          vetem PD flet per demokraci dhe ka 22 vite me te njejtin kryetar. Kjo eshte nje arsye me shume qe vendit t’i rikthejme demokracine, dhe vete PD te rilinde, te heqe kete kryetar e te vendoset nje tjeter sepse ka shume te tjere qe do te kontribuonin per vendin ne pozicionin e kryetarit te partise.

    2. 2n2=4 says:

      Bravo paskemi edhe ne nga ata njerez. pamvarsisht motiveve diçka per tu marr shembull nga politikanet e tjere.

  2. lini says:

    Te pakten kjo nuk eshte si dogjani si kaja e si islami qe kur i prishet qefi dalin nga PD.

  3. TROJA says:

    Deri sa te vije 23 Qershori,do largohen edhe 20% e deputeteve te PS.Loja e Rames ka qene eshte e do te jete ajo qe beri,po ben dhe do te beje Ilir Meta;Te fitoje Saliu dhe te shkaterohet PS.

    1. fatmiri says:

      Mos u tremb “troja” per deputetet e ps, trembubu nga kanibali yt qe ne fund do te haje dhe ty!

  4. akil says:

    Kjo ishte me aktivja ne greve,dhe te mendosh qe kane fut nje goce qe punon tek qazimi hajde meri vesh kontributet ne parti rendesi ka te njohesh ramen apo berishen.

  5. sonil says:

    Shega Ligori nuk ka falenderuar asnje ne emer, keshtu qe keto diversione se nuk e paska falenderuar ramen se nuk e ka vene ne liste, keto jane budalliqe. Nese ka qejfmbetje eshte normale por e rendesishme eshte te besh pikerisht ate qe po ben znj Ligori. Pavaresisht je apo sje pjese aktive e PS, deklaron mbeshtetjen ndaj kesaj partie, jo si disa qorra qe shkuan e votuan pro qeverise Berisha.

  6. Treviso says:

    Me vjen keq per vendimin qe ka marrre. Zakonisht nga politika nuk terhiqen njerez te korruptuar, por njerz qe nuk e percjellin korrupsionin. Me vendimin e marre, ngelet gjithmone e nderuar para qytetareve qe e kane votuar.

  7. zeroabsolute says:

    BURRNESHE ne nje vend paburrerie…

  8. Horri i Bulevardit says:

    PARTIA FORCOHET
    NEPERMJET PASTRIMIT TE RADHEVE TE SAJ NGA ELEMENTET E NDERSHEM ?

    1. Horri i Bulevardit says:

      Zoterinj redaktore, kur dikush futet ketu nen nickun tim dhe une dua ti bej nje kompliment siaps menyres time, ju lutem, mos e censuroni se duket sikur jam une ky gerdalla qe quhet njehere ramy, ramize, njehere ermali apo ermuti, njehere ibrahim apo kopil.

  9. ali says:

    E po z. Shege nuk eshte sishe. Islami ta zeme qe “e kerkojne gjithandej ane e mbane si koke e mad he ne

    vende the Evropes”.Nuk e di poor ne Amerike throne se “intelektualet shqiptare punojne te gjithe ne pastrime.

    Le te pyesi Z.Edi Selamin se Ai i do mire keto pune.

  10. KUSH E VOTON RAMEN ESHTE GOMAR says:

    MOS KE FRIGE SE EDHE JUVE KING KONG RAMA KA PER TE JU SHPALLUR MERZENARE

    1. shvejk says:

      po flet “shqypen” e Gjon Buzukut. Me sa duket po zgjohet mesjeta

  11. Eri says:

    Akt i thjesht qytetarie, te imponon vec respekt!

  12. ELENA GJIKA says:

    AH MOJ SHEGE-SHEGE E MBAJ MEND NE NJE DEBAT ME ATA TE PD SA LAVDIN JA BERE RAMES -SA PERQAFIM TE MADHE ME RAMEN NE GREVE URIE BERE PER MOSMARRJEN E VIZAVE.HARRUAT CE RAMA DEPUTETET I PERDHUNON,NENVLERESON DHE NE FUNDE TRADHTARE I SHPALLE.

    1. ura e zaranikes says:

      Respekt per kete deputete qe me ne fund e njohu se cili eshte Rama.
      Rama eshte kangrena e PS . Kjo parti do te kishte patur me shume sukses pa Ramen.
      Perfundimi i kesaj partie nuk do te jete aspak i mire
      Ps nuk fiton ne keto zgjedhje .

  13. Zigur Qarri says:

    Kush dreqin ka thene,si ke koken festen.
    Mos e thente Zoti qe Demokracia shqiptare e brishte dhe foshnjore te pesoje perseri ndonje frakture.
    Edi Rama kopjon Berishen apo esht ne vetvete po nje Berishe?
    Rasti i Shega Ligorit eshte i njejte me rastin qe shpjegon Leka Bungo
    per Berishen.

    Ligori ishte mes deputeteve që hyri në grevën e urisë për votat e vitit 2009.Panorama shkruan se mes saj dhe Ramës ka pasur një debat në lidhje me pozicionin e saj në listat e kandidatëve në qarkun e Elbasanit. Asaj i është propozuar që të jetë në vendin e shtatë ose të tetë.Ndërkohë vendin e Ligorit e zë Evis Kushi, e cila u akuzua se kishte firmosur një peticion kundër kryetarit të PS, Edi Rama.

    “Unë kam pasur kolegë, të cilët kanë hipur mbi tanke për të rrëzuar Saliun e sot janë ministra. Pollo bëri parti kundër Saliut, sot është ministër, Frrok Çupi ka bërë një libër fantasik kundër Saliut , sot është drejtor i arteve shqiptare…Por, duket që unë nuk i përmbush këto kushte, pse nuk paskam qenë kaq armik, se ndryshe minimum do të kisha qenë ministër. Po ta kisha ditur do kisha bërë tre libra kundër Saliut…”pohon Leka Bungo

    Te vetmet Parti vertete opozitare dhe shpresdhenese per nje Demokraci Perendimore jan FRD dhe AK.Kultura mosndeshkimit duhet te marri fund,ndryshe perseritet.Mbas 1990 Shqiperia eshte vjedhur me shume se 2000 vjet te marre se bashku.Rezurset shqiptare jan shterpezu deri ne ate pike gati te pariparueshme.
    Dhe per kete katastrofe nuk gjendet as edhe nje fajtor???!!!

  14. vitori says:

    Zj. Ligori!!! respekte per ty dhe idealin tend!!! si grua intiligjente nuk te falet qe se ke kuptuar akoma qe kjo nuk eshte rruga me e mire per tu lare duart si p,pilati… edi rama eshte e keqja me e madhe qe i ka ndodhur dhe vazhdon ti ndodhe partise socialiste, te gjitha vuajtjet tuaja,greven e urise, fjalimet patetike ne parlament ky birbo qe sot eshte ne krye te partise i ka shfrytezuar vetem per interresin e tije, si dhe ne fund per ta lene dhe kater vite te tjera ne opozite PS.Une ashtu si mijera simpatizante te prularizmit shqiptare kam pritur se me ne fund nje grup socialistesh si ju me pandin+blushin do ta shpetonit partine socialiste nga ky kancer qe quhet EDI RAMA!!!

  15. doleci says:

    Pa ditur probleme te brendeshme e vleresoj paraqitje dinjitoze ne publik dhe si kontribut te madh se si duhet te sillen njerzit e politikes. Suksese nejete.

  16. Ermali says:

    E HENGRI DHE SHEGA NGJALEN TANI TE SHOFIM NESER KUSH DO E KETE HENGER TJETER

    1. Selman says:

      E ka ngrene edhe erjon bracja nderkohe

      1. @selman says:

        Bir selman i nenes ke te qaj me pare. Kujt i jep pergjigje o tallash? Nuk i paske dy gram tru sa mos ta kuptosh se ermuti nga FYROM nuk di as edhe dy fjale shqip?

  17. sajmiri says:

    Shum mire ke bere qe je larguar si ti duhet te veprojne dhe shume shoke te tjere se vendi i deputetit nuk eshte i perjetshem partia socialiste ka djem dhe vajza shum me te zot se sa ju qe keni qene ne ate grupparlamentar, kontributi i gjithe se cilit jepet dhe pa qene deputet,dhe per kete edi rama ben shum mire qe ju jep hakun ne dore, se me deputet si kastriot islamin dhe keta dy te tjeret je gjithmone i rrezikuar sadi thelle te fitosh dhe ato jane votat e popullit qe te japin juve si perfaqesues i partise dhe juve i ktheni personale e perfituese dhe jo ne baze te pavarsise suaj se nese keni nje pavarsi atehere kanditoni vetem .

  18. Rodrigo says:

    Kur nuk i fut ne listen per deputet e nxjerin surratin e vertete te gjithe….

  19. nuk harroj says:

    Ju vertet e keni emrin ose nick-un ermali por ne baze te atyre qe komentoni me mire po ju quajme eremocali.Po mire more zoteri ne politike ka edhe qejf mbetje,por shume here me mire nje vepriom civilizues per shoqerine tone dhe politiken nje veprim prestigjoz si i znj.Ligori,apo nje zvarritje jetesore si ceka,pollo etj qe cdo nate vene te flene me mullixhine?Normalisht per ju kjo e dyta se ne mocal notoni ketu e 20 vjet me shpellarin ne krye.

  20. Corba prishur says:

    Nuk ka pse te hiqet pa shkak nje njeri i vlefshem per partine nga listat e zgjedhesve. Me sa duket testi per te duhet te kete qene shume i veshtire dhe nuk e ka kapercyer.

    Keshtu ndodh zakonisht me ata qe gelltisin me ose pa dashje ndonje luge corbe te prishur, vjellin vrer…

  21. erjon says:

    Shume shpejt e more kthesen oj Shegush!
    Te kishe prit te pakten deri pas zgjedhjeve!
    Keshtu do ta shprehje dhe me mire mirenjohjen per partine e qytetaret e Elbasanit.
    Ne dite te veshtire i braktise o Shege ! ata te cilet aq shume i do dhe te duan, e me shume u dhe se te dhane.
    Kjo eshte pak si “per inat te sime vjehrre…”
    Keqardhje per humbjet ekonomike qe ke patur !
    Suksese ne karrieren e nderprere padrejtesisht si juriste profesioniste !

  22. Bardhi Tolabi says:

    “TemA”!
    Kete rradhe ja ke futur kot,vetem e vetem per “sensacion”.
    Zonjes Shega Ligori,i uroj suksese dhe shendet ne jete dhe e falenderoj per kete njoftim teper korrekt te saj.
    A mund te me thoni ju gazetar i nderuar,ne se ka qofte dhe nje emer te pervecem dhe pastaj ate qe thoni se midis tyre na mungoka emri i Edi Rames?
    Perse kjo tendence bastardimi edhe te nje qendrimi korrekt te Znj.Ligori?
    Nuk e perjashtoj pakenaqesine e saj me z.Rama,por kjo mund te jete midis tyre dhe qendrimi i saj ne kete raport maredheniesh,eshte shume korrekt.Ne fund te fundit,pergjegjesite i mban kryetari i forces politike.Kete duhet te kuptojne deputetet.Ishte ky kryetar qe te perzgjodhi ty dhe eshte po ai qe mendon per dike tjeter.Ku qendron e keqja ketu?Ne te tjereve qe nuk na perzgjedhin per asgje,vetem per “figurante” mitingu,perse nuk kemi qejfmbetje,se nuk na bejne deputete,ministra bile as na punesojne ne administrate?Qejf mbetja e jone eshte ne se ata qe ne zgjedhim dhe na qeverisin nuk realizojne ato premtime qe na bene ne fushate elektorale,pamvaresisht se eshte X apo Y ne ato karrige.
    Ja pra jo cdo gje perben lajm apo kataklizem.

  23. alushi nga Kosova says:

    Te lumt Shega Ligori ke vepruar si burrnesh, pasi edhe karrika nuk eshte e perjetshme. Keshtu ka vepruar cdo elemnt njerzor boteror. Mos shiko Salen qe ka hypur ne kale dhe nuk do ti zbrese derisa te cfarosi tere popullin shqiptar si spiun i serbise qe eshte (keshtu thuhet gati ne cdo gazete) une te rekomandoj qe te pergatitesh si avokate e denje per mbrojtejn e Gerdecit dhe te 21 janarit, pasi te dyja keto ceshtje do te hapen perseri mbas dates 23 qershor 2013.
    Edhe nje here te lumt shega Ligori dhe ruaj respekt te madh per ty.

  24. lume says:

    SHEGA LIGORI ! mire e bere qe u largove por pa llafe se nuk te kuptonim fare kur flisje – nuk eshte faji jot , por , jan ca gjera qe i duhen politikanit – vazhdo profesionin , boll edhe kaq -thuaj te faleminderit se nuk je vetem ti ka me qindra femra edhe me te ditur se ty .

  25. Arber says:

    U largove thua apo te largoi psikoapti Rama. ike me mire se pastaj te versulet. Asht prish nga mandja ai fare psikopati. Ne te vertete perhere i tille ka qene.

  26. qwe says:

    Ike pikerisht tani qe do te “shpertheje” Rilindja ?

  27. Socialist says:

    Fatkeqesisht e nderura Ligori u hodh si nje levozhge e cila sakrifikoi aq shume sa qe u fut edhe ne greve urie kurse sot kryetari i jone Rama ne listat per deputetë po futë njerëz që asnjëherë nuk kanë kontribuar për PS.
    Si socialist ndjehem i turpëruar që kemi një kryetar të tillë.
    Çdo ditë e më shumë kam filluar ta kem bindjen se Edi Rama është në shërbim të Saliut për ta shkatërruar përfundimisht PS-në.
    Në shenjë proteste kundër akteve poshtëruese që po i bën Edi Rama, unë nuk do votoj për asnjë parti.
    Pa e larguar Ramen nga posti i lryetarit te PS nuk ka fitore.

  28. mireli says:

    RESPEKT PER ZJ.SHEGA LIGORI!RESPEKT si deputete, respekt si moter,si nene,si qytetare qe dhe nje kontribut te vyer ne Parlament duke perfaqesuar zgjedhesit e tu.
    Nese hoqe dore si deputete mbas zgjedhjeve ju patjeter duhet te jeni drejtuese e administrates se larte shteterore,keshilltare apo nje funksion tjeter te larte ne baze te profesionit qe keni.
    P.SOCIALISTE KA NEVOJE PER KONTRIBUTIN TUAJ NE SHERBIM TE POPULLIT E QYTETAREVE PER TE PERMIRESUAR CILESINE E JETES SE TYRE.
    NDAJ SI QYTETAR JU FALENDEROJ PERZEMERSISHT PAVARSISHT NGJYRAVE POLITIKE,PER PUNEN,KONTRIBUTIN TUAJ NE INTERES TE POPULLIT.
    Ju jeni vlere ne PS,JENI GRUA E ZONJE E NDERUAR NDAJ JU LUTEM MOS U TERHIQNI DEFINITIVISHT NGA POLITIKA E AQ ME SHUME NGA PS.
    OPINIONI PUBLIK DHE NE TERESI SPEKTRI POLITIK SHQIPETAR KA SHUME NEVOJE PER PJESEMARRJEN E GRAVE NE POLITIKE NDAJ TI NDIHMOJME ATO PER NJE PERFAQESIM DINJITOZ TE TYRE NE JETEN AKTIVE TE VENDIT.

  29. Te jesh grua,do te thote te jesh edhe nene.Nena e ka zemrem e madhe,ndjen keq-ardhje edhe per kundershtarin e saj,i punon zemra gjate 24 oreve si e si te beje veprime fisnike.Edhe Shegushi eshte nje nga keto femra(nena)qe punon degjon,kupton dhe reagon.

    Ajo nuk eshte nje pajisje statike,por nje qenie qe di te evoloi ne varesi te kushteve te reja politike…Keshtu qe Shegushi verteton se eshte nje zonje me vizion te qarte per demokracine..

    Ndjej edhe keq ardhje per largimin e saj nga strukturat e PS-se,sepse krijon nje mangesi ne mekanizmin e funksionimit te kesaj force politike….

  30. lavdosh says:

    As nuk e njoh kete Zonje qe terheqjen/largimin nga politika e ben me nder dhe ne rruge normale. Jo si ata buthlepiresat e tjere qe jane gati te prostitucionehen majtas e djathtas gjer sa gjejne ata qe paguajne me shume.
    Megjithate kje trogon edhe per ate qe ne shqiptaret duam te gjithe te jemi ne krye te listave dhe te paret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje