OSBE dhe ODIHR me mision të përbashkët në zgjedhje. A do vendosë njeriu i Berishës për raportin?

3 Maj 2013, 11:55Politika TEMA

Një marrëveshje e rinovuar së fundmi do të bëjë të mundur që në Shqipëri të vijë një mision i përbashkët vëzhgimi për zgjedhjet mes Asamblesë Parlamentare të OSBE dhe ODIHR.

Lajmin e bën të ditur Balkan Insight.

“Do të ketë një bashkëpunim mes të dyjave. Asambleja Parlamentare së fundmi ka deklaruar se do të riaktivizojë një marrëveshje bashkëpunimi që kemi ne dhe mendoj se të dy misionet tona do të punojnë së bashku,” tha për Balkan Insight Thomas Rymer, zëdhënës i Zyrës për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR.

“Ne do të flasim me një zë,” shtoi ai.

Por deklarata përfundimtare e këtyre dy institucioneve ka qenë çështje debati në të shkuarën.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, burimet diplomatike i thanë Balkan Insight se misioni i Asamblesë Parlamentare të OSBE tentoi të minimizonte shqetësimet e opozitës për parregullsi zgjedhore.

Në atë kohë kryeministri Sali Berisha pati kundërshtuar faktin që misioni vëzhgues i ODIHR të kryesohet nga Audrey Glover. Më 7 mars, Berisha pranoi se kishte menduar ta shpallte non grata Audrey Glover në vitin 2009.

Por shqetësimet janë të mëdha për shkak se presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck, është një mik i afërt i kryeministrit Sali Berisha.

Grossruck, që drejtoi misionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE në vitin 2009, u kritikua nga opozita socialiste se kishte mbajtur krahun e qeverisë.

Edhe pse vëzhguesit afatgjatë të ODIHR janë dërguar në Shqipëri kryesisht më herët në zgjedhjet e shkuara, zëdhënësi Rymer tha për Balkan Insight se misioni do të arrijë në Tiranë gjashtë deri në tetë javë përpara zgjedhjeve.

“Ata po mbledhin misionin dhe nuk mendoj se është problemi tek koha. Nuk ka lidhje me politikën, është kryesisht çështje logjistike,” tha Rymer./ep

34 komente në “OSBE dhe ODIHR me mision të përbashkët në zgjedhje. A do vendosë njeriu i Berishës për raportin?”

  1. STOP VJEDHJES says:

    SALIU ME 23 QERSHOR NUK DO TE GUXOJE QE TE PREKE VOTEN TIME SEPSE DO TA MBROJ ME GJITHE FORCAT E MIA!

    1. Asnje raport nuk mund te ndryshoje rezultatin plebishitar te se majtes. says:

      Nese te gjithe do te shkojme ne kutite e votimit dhe do te marrim ne dore fatet tona, asnje perfaqesues i huaj, kushdo qofte s’mund te ndryshoje vullnetin e popullit tone. Saliu ka krijuar miq qe i ka pasuruar ne kurriz te popullit dhe na ka varferuar ne, keta jane miqte e Saliut si berluskioni, njerez mafioze me pushtet dhe super te korruptuar.

      1. JC says:

        Po te behej numerimi ne rregull, OK, ke te drejte! Ceshtja eshte se Saliu do i vjedhi prape zgjedhjet. Kjo tashme nuk eshte hamendje, por nje fakt qe pritet te ndodhe.

        Atehere pyetja eshte: cfare do beje elektorati i majte kur te vidhen zgjedhjet dhe gjykata te hedhe poshte pretendimet e opozites?

        Nqs te tera shpresat i keni varur tek numerimi i votave, atehere i keni humbur zgjedhjet qe tani!

      2. Niko says:

        Kush jane miqte tuaj? Ata serbet qe ishin kumbare te binjakzimit te Rames me Meten? Po kokpalaret per ke votojne?

    2. feniks says:

      Opozita te deklaroje qe tani,QE NUK E NJEH MISIONIN E OSBE-ODIHR-it ,ne se ne perberje te tij eshte MATRAPAZI GROSSRUCK!!!

      1. Niko says:

        Te vine te gjithe kumbaret serbe te binjakzimit Rama-Meta ne komision te ODIHR_IT.

    3. antonio says:

      Turp i madh,qe OSBE-ja paska president,nje MASHTRUES ORDINER si ky Grossruck-u!!!
      E kishte mire Enver Hoxha,qe iu vuri KUFIRIN TEK THANA ketyre BASTEXHINJVE!!!

    4. Lidhe paten pas votes says:

      Mire do besh, je qe je, vuti nje te rruajtur votes tende.
      Pastaj, te takon me ligj.

    5. anton says:

      jam dakort me parafolesin duhet bere kjo sakrifice per te ardhmen e vendi tone per femijet tane dhe brezat qe vijne edhe 4 vjet te tjera me kete psiqik saliun nuk shtyhen nuk ka te arritje dhe nje te ardhur per te mire te vendi me kete bastard kriminel saliun,te japim te gjithe te bashkuar kontribut per te miren dhe te ardhmen e atdheut tone qe eshte rrenuar deri ne palce…

      1. Niko says:

        Do na vije Meta me bllok e video per te gjithe femijte dhe familjet e kokpalarve…gezoni o milet !

    6. hyda says:

      haha trim i madh qenke tani e garntove voten bravo…

    7. Malo Gerbi says:

      Ku i gjen keto surreter ky mor aman.
      Stop Sali se do te marrin peng niperit e mbesat
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/stop-vjedhjes.html

      1. Niko says:

        Hahaha,,,tralala zura nje gale…

    8. Niko says:

      Keni dhene prova se dini te vidhni e jo te mbroni…

  2. dorjeta says:

    Si do qe te jete, kushdo qe te vije, evidencat nuk mund t’i ndryshoje, ndaj e rendesishme eshte qe te gjithe te gjithe te votojme dhe te permbysim cdo lloj parashikimi rezultati, qe fitorja e te majtes te jete e pashmangshme dhe Berisha dhe askush tjeter te mos beje dot asgje! Rilindje

  3. Marjan pjetraj says:

    Ne pamjet te pare pak dallim paska nga kafsha:

  4. besniku says:

    Mos u gezoni o njerez perpara kohe. Edhe une jam qe te fitoje Rilindja, pra ne te vertete populli shqiptar, por kjo eshte nje shprese shume e larget. Ja cila eshte strategjia e ketyre te OSBE (ketu) dhe OSBE (atje): Te lejojne Saliun te fitoje me cdo kusht, me vjedhje, me vrasje, me blerje votash, me dhjetra karta identiteti per njeri, me qindramijerat e kosovareve, gjera keto qe nderkombetaret i dine fare mire. Shkurt, ata do ta nxjerrin Saliun fitues te zgjedhjeve te qershorit te 2013, pa marre parasysh pasojat qe mund te vijne nga kjo gjendje qe ata do te krijojne vet. Dhe kete do ta bejne qe Saliu te largohet nga skena politike(kur t’i mbushet mendja), jo si humbes, por si fitues. Sepse Saliu nuk do ta pranonte kurre qe te largohej nga skena politike si deshtak, por si nje figure e pakrahasueshme politike, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Ballkan dhe Evrope.

    1. @besniku says:

      I vetmi me nje sy ne mes te qorrave.

    2. Niko says:

      Dhe pas zgjedhjeve te fituara, Saliu i le vendin te ardhurit nga Amerika dhe Rama largohet nga politika si humbes…analize perfekte…

  5. Ermali says:

    ME GROSSRUCK QE DO VIJ DO NA CAJ KARIN PRAP RAMA KUR TE DALI REZULTATI QE NUK I NJOF ZGJEDHJET SJANE TE RREGULLTA AQ BUDALLA SA ESHTE DO I VEJNE VIZEN DHE EUROPIANET

    1. Ben Chicago says:

      o ermal trapi
      po ky grossruku eshte mik familje i babes tat saliut

      1. Al Chicago (formerly Capone) says:

        Ben,
        A ke mujt me u civilizu aty m’Chicago a?
        Pllaka shtron a?

  6. Vigjelence dhe te gjithe ne votime says:

    Mos prisni nga OSBE-ja & ODHIR.
    Ketu ka qene gjithe kohen ai trapi i OSBE-se,duke ngrene kernacka,duke folur ne favor te pushtetit.
    PS dhe ne pergjithesi opozita duhet te mobilizojne popullin per dale ne votime,per ti dale zot votes se tyre.
    Berisha i ka blere me kohe titullaret e ketyre institucioneve nderkobetare.
    Nuk zgjidhin gje ata me raporte,te cilat i botojne mbas miratimit te qeverise dhe parlamentit.

  7. Bato Mokra says:

    Ne qofte se skenari i zgjedhjeve te 23 Qershorit eshte ashtu si e parashikon komentuesi Besnik, tere forcat progresiste brenda dhe jashte vendit, duhet te ngrihen si ne asnje rast ne historine moderne. Syshkyeri mbi gjoks te Jozefines, sic e kemi pare ne fotot zyrtare, Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck, se bashku me SRB-in (lexohet edhe Sali Rame Berisha)dhe forcat antishqiptare te boshtit Beograd-Rusi-Athine, duan ta mbysin perfundimisht demokracine ne Shqiperi.
    Prandaj para 23 Qershorit, populli opozitar duhet “te dale ne zgjedhje” per ta shpallur si personin me te pabesueshem z.Wolfgang Grossruck,te korruptuar deri ne palce nga SRB-i (prandaj s’ia ben syri terr perbindshit qe, edhe pse kane rene standardet nje nga nje pa shkuar te kutia e votimit, vazhdon vendosmerisht dhe kriminalisht ne rrugen e tij te shkaterrimit perfundimtar te Shqiperise) ndaj dhe me te s’do te kete zgjedhje.
    Forcat progresiste brenda dhe jashte vendit, sipas gjykimit tim, duhet te NGRIHEN NE ALARM: Atdheu ne rrezik perfundimtar, atdheu ne shkermoqje totale nese menaxhimin e zgjedhjeve e merr nje BANDIT QE E KA EMRIN Wolfgang Grossruck.
    mOS TE USHQENI ILUZIONIN PER FITORE PLEBISHITARE

    1. @Bato says:

      Si nga Mokra qe je, po me befason me intuiten tende.
      Keq s’e ke ti, ore.
      Fitorja kalon nga MOKRA – kush fiton mokren, fiton zgjedhjet.

    2. Niko says:

      Serbet ishin me Ramen ne shkoder (edhe greket), Kishin ardhe si nuna me u marre floket Rames e Metes…

  8. OSBE & ODIHR jane organizata fantazem qe tallen me jeten e popujve
    te tille si shqiptaret jane thjeshte nje grupim mafioz i Licensuar nga BE
    pra grupime lobistesh ne qeverrite diktatoriale .
    Pyesni njiher te nderuar shqiptar ne cilin vend tjeter ne Ballkan
    bejne si cuba kta pederasta europian ,kto funderina e mashtrues pervers !
    Kuuuuuuuuu !!!!!!!!!!!!!!! Vetem ne Shqiperi sepse i paguan sali berisha per ta financuar e mbeshtet kta mafioz kta nazista te ndyr qe kane shtremberuar ne cdo zgjedhje vullnetin e ktij populli .
    Si miundet mos te dal nji shqiptar e ti tregoj vendin ktij pleres ,tja plase ne surrat ktij pederastit grossruck ,si nje mafioz i cili mbeshtet diktator ne shqiperi .
    Si hesht e rri opozita e nuk ja dhjet surratin ktyre funderinave ,e i lejon kta te huaj te tallin kart ne shqiperi i huaji ,ta vjedhi poshteroj e shkaterroj jeten ,vetem e vetem se ka nji shirit si ODHIR si fasade dhe te tremburit e shqiperise i hipnotizon ajo fasade …eshte kulmi qe nji popull nji komb te jet kaq idiot e pushtohet nga grupime pleqsh europiane duke i nxjerr perpara syve etiketat OSBE § ODHIR , OOOOOOOOOOOOOOOOO QORRAAAAAAAAAAAAAAAAAA OOO QYRRASHEEEEEEEEEEE si mundet te jeni kaq idiote e qesharake te tallen kta me ju . Po sjua treguat vendin ktyre shkerdhatave qe tallin kart 23 vjet me tufen e budallenjve shqiptar ,keni me e mbajt ne sume ter jeten shpellarin ptuuu kaq idiotesi e madhe ne nji vend kaq te vogel pu pu pu pou uppuuuuuuuuupuuu si eshte e mundur boooooooooooooooooooh

  9. Bato Mokra says:

    @Bato
    Fitorja kalon nga MOKRA – kush fiton mokren, fiton zgjedhjet.
    Pra,

    Populli voton, mokra…nxjerr krundet per 4 vjetet e ardhshme!

  10. NjeQytetarOptimist says:

    OSBE-ODIHR eshte nje krijese e vendeve te zhvilluara evropjane qe vulosin fitoren per vendet e standarteve te dyta e te treta ne rrajon..Ne qoftese gara eshte e ngushte, ata zgjedhin personin qe i serveliset sepse MENDOJN PER EKONOMINE E TYRE…Prandaj jane aty..Vulosin nje gare e ndershme apo jo sipas interesave te tyre (qofte personale fshehurazi ne heshtje, qofte per interesat e kombit te tyre)..Kaq e thjeshte..A jane keta njerez ne zgjedhje, ne Itali, Greqi, Finlande, Zvicer, Gjermani ?!?!..Shifi ku jane prezent..Poloni, Bullgari, Bosnje, Shqiperi, Kosove, Maqedoni…As ne Mal te Zi nuk jane, as ne Serbi sepse ata jane popull i zgjuar dhe nuk hedhin leke kote te taksapaguesve…Shpresoj vetem ne vezhgues Amerikan dhe institucjone qe prezantohen nga ata…Te tjeret shiten e blihen..

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : Mqenes misonet te OSBE dhe ODiHR u bashkuan une them qe ku grupim te forcohet edhe me shume pas bashkimit me Sacra Corona Unita Napoletane.

  12. vigu says:

    PRAP NA DOLI NE SKENE KY DERRI I BUTE I SALIUT! Kete edhe ZOTI QE KRIJOI GJITHESINE TA DERGOI, ky bicimses nuk duhet qasur ne SHQIPERI.

  13. Agimi says:

    Duhet te marim vet ne dor situaten, te tjeret vijne ktu per te mbushur xhepat me lek nga Saliu dhe s’bejn punen qe duhet bere.

  14. mirel says:

    ohohoho..
    ky duket tamam si emerues i perbashket
    si voze e mbushur nga dy vrima
    nje o e dhjer, tjetra ose e bere

  15. Fleks says:

    Nuk di,nese ish ne Shkoder Z.Grossruck kur u nenshkrua alenaca Rama-Meta,apo ishin te tjere?

    Se kish shume de-lugate ne shkoder qe kishin ardhur nga jashte shtetit(te huaj),pasi kishin shkaterruar me pare ekonomin e vendeve te tyre.

    E kishin cuar ne vuze te gremines.

    Nuk e di ish nga kate ky z Grossruck,apo este i sijit tjeter.

    Megjithate,asgje nuk do te bejne,vetem do konkludojne per ate qe do te ndodhe:fitoren e ALEANCES PER PUNESIM,MIREQENIE DHE INTEGRIM.

    Ja shihni sonadazhin e balkanweb,diferenca ndermjet dy koalicioneve po shkod drejt 10 pikeve-u mbyll kjo pune tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje