Rama: I votojmë 3 ligjet nëse hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve

3 Maj 2013, 09:50Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në parim janë dakord që të votojnë tre ligjet e kërkuara për marrjen e statusit kandidat.

Por Rama thotë se këto ligje duhet të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve.

Duke folur në emisionin “Opinion”, Rama tha: “Asnjëherë nuk ia kam kërkuar dhe asnjëherë nuk e kemi thënë këtë. Ndërkohë që sot kryetari i LSI-së bëri thirrje për një kompromis për kalimin e dy ligjeve, sepse e treta është rregullore. Për mua kjo përbën sens, sepse nuk ka pse gjithë periudha e verës të përdoret kur jemi në një tranzicion pushteti. Ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kësaj ftese për kompromis dhe t’i votojmë në rast se pranohet opsioni që këto ligje të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve me Parlamentin e ri. Paraprakisht nuk e kishim diskutuar këtë gjë, sot më ka ardhur nga zyra e kryetarit të LSI-së”.

Kurse kryeministri Sali Berisha u shpreh në një konferencë për shtyp se ligjet i votojnë menjëherë, por është Rama ai që ka penguar miratimin e tyre.

“Ndërsa përsa u përket, ligjeve Partia Demokratike është e gatshme t’i votojë nesër  ato. Partia Demokratike ka qenë e gatshme t’i votoje tre ligjet në çdo kohë, çdo ditë, por dhjetë ditë më parë dëgjova zotin Rama të përmendte Fierin. Ato janë unikë për të krijuar pseudongjarje. Ne kemi qenë të gatshëm dhe jemi të gatshëm për të votuar tre ligjet dhe çdo ligj, çdo akt e çdo marrëveshje që i shërben integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Ne jemi të vendosur ta çojmë para këtë proces. Reformat tona bënë të mundur që Shqipëria të rekomandohet për marrjen e statusit, me kusht që të votohen tre ligje. Ky është qëllimi ynë,” tha Berisha./ep

45 komente në “Rama: I votojmë 3 ligjet nëse hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve”

  1. DANI says:

    Edi Rama shpresa e vetme per Shqiperine!#RILINDJE

    1. Sander Koka says:

      Z. Rama nuk na duhen 3 ligjet, ne presim qe te vish pushtet dhe te hapesh ndonje vend pune!

      1. te percaktohet qarte dhe te zbatohet statusi i nenpunesit civil says:

        Eshte shume e rendesishme qe postet te mos jene me politike por te behen konkurse dhe vendet e punes te percaktohen ne baze te meritokracise. Ne momentin qe ne te aplikojme per statusin e vendit kandidat dhe te merren ne shqyrtim zbatimi i tre ligjeve ne te jemi te denje per statusin jo, te na refuzohet aplikimi sic me siguri do te ndodhte.

        1. poli says:

          Eshte e rendesishme te jete demokraci, 3 ligjet nuk mund ta fusin nje vend komunist ne BE dhe askund por duhet demokkraci se pari, duhet qe mos te ndrrohen bravat per te ndaluar mledhje mos te ngrihen komisione per qef e per presion ndaj njerezve, nuk duhen perdorur gjykatat ne interes te shtepis tende.Prandaj duhet te vish ti z.Rama dhe jo ky kalbesira qe na katandisi keshtu.

          1. ballisti says:

            I tha Sala ti votoje ligjet dhe pranoj.

            PD=PS=LSI=PBDNJ=PDIU=FRD

            Votoni AK perndryshe do mbetemi sehir te kesaj farse qe e quaj palopolitke 22 vjecare shqiptare.

        2. KRISTIAN says:

          Nese keto ligje nuk rrespektohen dhe mbesin vetem ne leter pse duhet te votohen???? Shume i drejte vendimi i Z.Rama i cili po mban qendrimin e duhur perballe kesaj eurorie te Kryeministrit per te firmosur 3 ligje qe nuk do te zbatohen kurre!

      2. Lindi says:

        Sander ke shume te drejte sepse Shqiperise nuk i duhen 3 ligjet por te hape ndonje vend pune dhe te ule pak varferine ne vend se jemi populli Shqiptar po vuan per kafsheten e goijes dhe akoma Saliu kerkon qe votohen keto 3 ligje, po cfare te bejme me keto 3 ligje?! Ne nuk kemi lek per kafshaten e gojes se nuk kemi pune, atehere per cfare na duhet neve statusi?! Ishte shume i qarte sondazhi qe ka publikuar Gazeta Tema mbreme ku 62% e personave qe ishin pyetur thuanin qe ka nevoje urgjent qe te hapet ndonje vend pune dhe nje pjese e tjeter fliste per ekonomine qe ndodhet ne krize totale, kto jane per tu shqetesuar dhe jo 3 ligjet qe na jane bere debati i cdo dite!

      3. Kiara says:

        Po normal qe duhen votuar 3 ligjet ama te zbatohen kur te krijohet parlamenti i ri, qe gjerat vertete te funksionojne sipas ligjeveqe do votohen dhe jo sipas pushtetit te saliut!!

      4. lushnjari says:

        Te hedhim nje here pas shpatullave Salun qe po na katandis simos me keq e pastaj te shohim nga statusi e anetarsimi ne Evrope!E dime te gjithe se ky vend ka nevoje te zhvilloht pasi ka mbetur mbrap shume mbrapa!

    2. Fiton Rama, fiton Shqiperia. says:

      Votimi i tre ligjeve nuk do te bente sens ne kohen e qeverise Berisha, kur statusi i nenpunesit civil nuk eshte i percaktuar, kur nenpunesi civil eshte i detyruar te jete militant aktiv neper mitingje me pahir dhe qe posti i tij eshte i lidhur ngushte me pushtetin. Me zbatimin e ligjit dhe rregulloreve pas 23 qershorit, vetem atehere do te mund te jemi te denje dhe ne momentin qe do aplikojme per statusin e vendit kandidat te mos e djegim mundesine, sepse sigurisht ne rastin e qeverise Berisha do te ishte nje mundesi humbur per arsyen e thjeshte se te gjithe e dime qe nuk kishte per tu aprovuar se eshte larg cdo standarti demokratik mungesa e legjitimitetit ketu tek ne.

    3. Marsi says:

      Po me ne fund i mesoi tre ligjet ky fevziu? Njerin tha qe kishte mesuar.. Dy te tjeret me vone :S

    4. Bashkimi says:

      Po pse more per tre ligjet kemi ngelur ne? Ne skemi buke te hame, ne jemi papune, ne nuk kemi ilace… Nuk kane cna duhen 3 ligjet o njerez… DUAM PUNE, DUAM BUKE, DUAM SPITALE, DUAM ILACE!!!! Zoti RAMA na shpetoni nga kjo humnere!

    5. fine opure ultimo says:

      Pasi te kemi ne krye te vendit nje qeveri nga vullneti i popullit atehere mund te flasim per legjitimitet.Momentalisht drejtohemi nga nje qeveri hajdute.Me nje qeveri legjitime e cila vepron ne baze te ligjit mundet te votojme jo 3 por 33 ligje,mjaft qe ato te zbatohen.

    6. gertjan says:

      Asnjehere partia socialiste nuk ka qenë kunder integrimit te Shqiperise ne BE.Por ne nje vend ku ligji as qe zbatohet eshte e kote ti votosh ato.Tymnajat e abuzimet e PD duke kerkuar alibi per keqqeverisjen nuk e shpetojne Saliun nga humbja.

    7. giggi buffon says:

      Po çtr ligjwe more.Ketu njerezit po vuajne per buken e gojes e keta akoma ma tre ligjet.Vetem nje i marre si Saliu beson se kemi nje Shqiperi per Evrope.Po pse ore per Evrope jemi ne?
      Ketu papunesia rritet cdo dite e akoma me tre ligjet.Shqiptaret duan nje jete normale z.Ram e vetmja shprese keni mbetur ju.

    8. gjyshja says:

      Shqiptaret nuk durojne me kete qeveri e cila kerkon qe me tre ligjet te mbuloje te gjitha krimet qe i ka kryer ketij populli keto 8 vite keqqeverisje.Asgje nuk e shpeton Saliun nga rrëzimi me 23 qershor,asgje.Pa u zhvilluar vendi ekonomikisht,pa u zbatuar ligji pa funksionuar nje shtet i se drejtes ta harrojme evropen!

    9. Peshku says:

      Ca koke ka ky Fevziu? Tan pisllikun e bots mban te ndryme mren
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/opinionisti-i-pavarur-korani.html

    10. Bledar says:

      A mund te me thuash ca do te thote fjala rilidje? dhe ne qofte se ke pare dicka te rilinde ndonje here?

  2. Rama humbes says:

    O Rama, o naiv dhe femije! Ti me te vertete nuk mbushke, por edhe ata qe ke verdalle nuk te keshillokan. Mbase je me te vertete diktator sic te pershkruajne, mbase ke mbledhur rreth vetes nje grup te paaftesh apo puthadoresh qe prape faji yt eshte. Megjithate nuk e kupton qe duhet te fitosh zgjedhjet njehere pastaj te mendosh per hapat e tjere. Te njejtin gabim bere edhe ne 2008 me kushtetuten, mendove qe do ishe ti K/Minister dhe doje te ishe i sigurte qe nuk do bije per shkak te moszgjedhjes se presidentit. Edhe sot mendon qe nuk do kesh shumicen absolute ne kuvend (85 vota) dhe kerkon qe te votosh tani 3 ligjet qe te mos kesh pengesa nga Saliu pas 23 qershorit kur enderron se do fitosh. Cfare ka ndodhur sot? Po zbatohen vendimet e gjykatave qe do votosh 3 ligjet? Nuk ke turp qe i rrezon kauzat morale si pa te keq? Na mbyti korrupsioni the, vajte u bashkove me me te ndyret e kesaj qeverie. Tani do te votosh 3 ligjet se mendon qe do jesh i pare neser. Ne ate krah fli ti se do te te lere Saliu. Ai cfare te ka thene ta ka bere. Te tha qe do te te vrase po dole para kryeministrise, e mbajti kercenimin e tij. Te vrau 4 njerez viktima te pafajshme per te cilat ai duhet marre zvarre sot e tere jeten. Te tha qe do te te ngecin ne fyt halat apo ngjalat e Metes dhe ka per te ta bere, o debil qe nuk vure mend njehere. O egocentrik qe nuk ke as tru as sy te shohesh qe nese do te fitosh kundra malokut te duhet integritet moral dhe politik. Sa te thuash ti rrush, shpellari ka ngrene nje kosh. Beji te fala Erion Veliaj. Nga Erion Brace.

    1. Lindi Bala says:

      @Rama humbes

      Nuk e di se kush je por mund ta them me bindje te plote qe je njeri i paedukate sepse perdor fjale ofenduese kunder nje njeriut qe i dha Kryeqytetit Shqiptar nje bukuri te papare ne kohen qe ai ishte Kryetar Bashkie dhe mbas 23 qershorit do te lulezoi e gjithe Shqiperia me kete njeri te mire, puntor dhe te drejte. Rama nuk i ka votuar 3 ligjet sepse jane ligje qe mbeten vetem ne leter dhe nuk rrespektohen asnjehere nga askush sepse gjithecka ne vend eshte e korruptuar, si te hyje ne fuqi ligji per gjykaten e larte kur kryeministri nuk rrespekton vendimin e gjykates???? I dashur njeri i paedukate ne 2009-ten e kemi pare te gjithe si shkuan zgjedhjet dhe si i fitoi Saliu ato, me vota te vjedhura sic beri ne 2011-ten me Bashkine e Tiranes, KY ESHTE MOTIVI KRYESOR QE NUK MARRIM MANDATIN PER KANDIDAT, PRA NUK JANE 3 LIGJET QE BLLOKOJNE STATUSIN PER KANDIDAT EU POR SALIU DUKE VJEDHUR VOTAT E SHQIPERIVE.

      Per kater njerezit e pafajshem qe jane vrare me 21 janar 2011 vrasesot do te japin llogari para ligjet bashke me ato qe kane dhene urdher qe te qellojne mbi njerez te pafajshem dhe kjo do te behet vetem mbas 23 qershorit!

      Mos perdor emra politikanesh per te shkruar gjera te pavlere, perdor emrin tend nese ke nje emer apo te vjen turp te ta publikosh emrin tend kur shkruar idjotesira te tilla!

  3. tre ligjet do votohen, po 3 pushtetet do ndahen? says:

    Nuk ka qene problemi me i madh i shqiptareve votimi i 3 ligjeve, por ndarja e tre pushteteve, te zoteruara nga nje person i vetem qe te gjitha institucionet shteterore i ka kthyer ne sherbim te makinerise qeveritare per te ruajtur me force pushtetin.

  4. dorjeta says:

    Koalicioni PS-LSI nuk ka patur kushte, per vete faktin se bashkimi i te majtes ka qene prioritet me i madh i ketij vendi se vetem e tille e bashkuar mund te shporre njehere e mire Saliun. Ne paktin PS-LSI me 15 pika jane percaktuar qarte pikat e marreveshjes, qe konsistojne ne Rilindjen e Shqiperise duke zbatuar 4 shtyllat e programit te Partise Socialiste.

  5. kill 'em all says:

    nan-e-moter – kur thone shkodranet, po cila eshte arsyeja per popullin shqiptar qe keto ligje te hyjne ne fuqi ne shtator??????????????? vetem berisha i rilindur=rama e di… o zot jepi ate qe kerkon dhe meriton

    1. ALTINI GREQI says:

      Kill ’em all

      Te mbyti edukata mor burre, si ka mundesi qe je kac i edukuar?! TURP per ty qe shkruan fjale te tilla ne nje forum ONLINE ku mund ta shohin te gjithe!

      Arsyeja e shtatorit eshe shume e thjeshte, ne shtator Z. Rama do te marre mandatin per Kryeminister dhe per kte kerkon qe keto ligje te hyjne ne fuqi ne shtator, eshte e kote qe te hyejne tani sepse per Saliun mbeten vetem nje cope leter dhe asgje me teper, atehere pse duhet te hyejne ne fuqi para shtatorit?! Eshte krejt e thjeshte dhe e drejte llogjika e Z. Rama.

  6. Ermali says:

    MBAS ZGJEDHJEVE TE HYN NE FUQI DHE 500 MILION EURO QE KET VIT PERFITON SHQIPERIA O ANTIKOMBETAR O IDIOT QE TE RREN MENDJA QE DO FITOSH PO NJE MUT DO MARESH

    1. @ermali nuk mund te shash idiot kur per vete je injorant e s'kupton fare! says:

      Ti Ermali e di se cilat jane vertet 3 ligjet? Apo e keni bo shprehje si te ka lali shpirt punen e tre ligjeve?
      500 milione euro humbur shqiptareve? E ke gabim, 500 milione euro me pak ne xhepin e qeverise Berisha dhe familjareve te tij sepse Shqiperia nuk ka vuajtur nga investimet se sa ka vuajtur nga keq perdorimi dhe shperdorimi i fondeve.

    2. anti Berishian says:

      @ermali,

      Shihet qarte qe flet me gjuhen Berishiani, me edukaten Berishiane! TURP per ty qe shkruan gjera te tille ne nje forum qe eshte ONLINE dhe mund ta shohin te gjithe

  7. Bardha says:

    I madhi me te zeza te medha.
    Gjate aktivitetit ne Akademine Diplomatike te Vjenes, nje student nga Vlora i beri pyetjen se perse duhet zgjedhur Rama dhe jo Berisha. Pas pergjigjes se Rames, i pakenaqur studenti vlonjat tentoi te merrte fjalen, por u ndalua nga Rama duke i thene: “me ty u sqarova nje here”.

    3. Kur nje i moshuar deshi te bente nje pyetje, Rama i tha menjehere se “Ti nuk ke cfare te flasesh, se do te besh po ate pyetje qe me ke bere para nje viti“. I moshuari i tha: “do te flas e nuk te pyes ty. Mos mu drejto mua ashtu, se kam dyfishin e viteve qe ke ti”.

    Pyetja e te moshuarit nuk ishte aspak provokim.

    “Pese ore ndenji ne Vjene dhe na beri lemsh. Imagjino shqiptaret e shkrete qe e kane cdo dite”.

    1. MJAFT ME SHPIFJE says:

      @Bardha,

      Po sot eshte data 3 maj dhe jo 1 prill qe shkruan keto genjeshtra te pavend, nje here kam pas nderin te takoj Edin dhe mund te them me bindje te plote se eshte nje njeri i thjeshte dhe i pergjigjet cdo pyetje qe i ben cdo njeri, kete e kemi konfermuar edhe ne konferencen qe ka bere ne Twitter eshte pergjigjur cdo pyetje te bere!

      MOS SHKRUAJ IDJOTESIRA TE PAVEND!

  8. Vlora says:

    o z. rama kujdes me berishen, se nga miratimet qe i ben kerkesave te tij gjithmone del i humbur ti.

  9. cama says:

    nuk na shpie ne Evrope mirtaimi i tre ligjeve mendoj une, por zbatimi i te gjitha ligjeve qe jan miratuar ne parlamentin e Shqiperise,. ne Evrop na qon lufta kunder korrupsionit, zbatimi dhe barazija perpara ligjit si dhe rritja ekonomike etj

  10. anticensurë says:

    ed mafishja
    _e para
    para disa ditësh ju thatë se nuk kemi asnjë lloj propozimi nga LSIja,kur që në datë 1 prill është thënë nëpër blogje se një nga kushtet e afrimit të LSIsë ka qënë se ju keni pranuar të votoni dy e gjysëm ligjet,njëri qeka rregullore!
    duket që nëpër blogje dinë më shumë se ju për kushtet e bashkpunimit,o ju jeni një mashtrues i trashë!
    _e dyta
    si me kërkesën e socialistëve europianë që ju të vazhdoni në politikën tuaj të trashë duhet të keni një alibi!këtë alibi jua ofron LSIja sepse ju nuk mund të thoni po,po i votojmë këto ligje!
    _e treta
    si ti si politikan por dhe ai trapi si gazetar,i thënçin,nuk shpjegon arsyen e hyrjes në veprim pas zgjedhjeve,ai nuk kërkon sqarim për këtë!!
    ju jeni të gjithë gysmak dhe asgjë më tepër!
    POLITIKA NUK ËSHTË KURVË,JU E BËNI TË TILLË!
    JA PRISNI RROBAT DUKE MATUR VETEN DHE E NXIRRNI NË TROTUAR!!

  11. Qorri says:

    Nuk besoj te kete ne kete vend nje njeri me te qete dhe me te arsyeshem ne rrugen drejt menaxhimit te ri te ketij vedi se sa Z. Rama. Pjesa tjeter gjithe balte e politikes aktuale te Tiranes, eshte ktandisur ne nje vizion mjeran i cili nuk e kalon 25 grade te kendit te syve per te pare vetem portofolin e vet. Turp. Ketij vendi i duhen njerez vizionare me veshtrim nete ardhmen, dhe jo zgjebaraker me syte tek kuleta, dhe qe mund ndoshta te jetojne edhe ne nje shtepi lluksozze, porse dera e pallatit ju qelbet nga romet qe mbledhin kanoce dhe nje popull qe mbush rruget e vjen verdalle si pordha neper breke ne cdo ore te dites nga papunesia. Me bindjen se Rama mbetet i vetmi Kalores mendjemprehte dhe plot energji per te ardhmen e ketij vendi, urojme nje fitore te shpejte, pa shume halle dhe plot sfiduese per te ardhmen.

  12. ANJA says:

    3 ligjet duhen votuar pas riformatimit te parlamentit, kur PS te kete drejtimin e vendit.

  13. brukli says:

    Pse more Fevzo ede ti beson se vetem tre ligjet i duhen shqiperis per te hyre ne BE, sigurisht qe jo, ndaj mos ngulmoni vetem ne votimin e tyre.

  14. Klejsi says:

    Vetem me ardhjen e PS ne pushtet me 23 Qershore do ti hapet rruge integrimit te Shqiperis ne BE.

  15. Tila says:

    Partia Socialiste do te beje realitet endrren europiane te shqiptareve.

  16. telespektatori says:

    FEVZO TULLACI.

    Ai fevzo tullaci nuk durohet ne emisionet e tij fut turinjte,nderpret tjetrin si i do bytha nga qe eshte bythelepiresi me i math i saliut ja lepin c’do mengjes pa lare syte.
    fevzo tulla s’ka regulla ne televizorin e tij dhe te saliut.Te bombardon me pyetje per te shkateruar fillin e diskutimit, kur e sheh qe cenohet doktori per gafat e tij.
    fevzp tulla ne emision duhet te mbroje te verteten,JO. fevzo tulla mbulon te vertetat e saliut imponon diskutantet te dale ideja si e do fevzo tulla,mistrec tullac.
    Gati e ka librin kunder sales sa te rxohet nga froni doktori.

  17. Arbenita says:

    Fevzo speci nuk ben emision ai thjeshte provokon me skenar pyetjesh te pergatitur nga dikush tjeter.

  18. myftari itali says:

    o edvin vari hejbet tre ligjeve ,shiko te zhdukim pol-potin e shqiperise saline me gjithe amoren e tij xhozin,pa te tjerat regullohen.

  19. Liu says:

    Pse Mos hyjne 3 ligjet tani Ne Fuqi Po Te Hyjne Mbas zgjedhjeve???

  20. Mjere Ne Po Qe Se.... says:

    Nese ka ndonjehere ndonje rast qe Ramka eshte telendisur publikisht ka qene ajo qe ju be mbreme. Kam pare e skam pare por “Pordhilitikane” si Rama qe te mos kete nevoje te kaloi nga psikiatri per te marre kartel por ta beje ne menyre autodidakte. Mbreme ai ja vuri vete firmen dhe vulen diagnozes tije GOMAR e PSIKOPAT. Hajde me te dit me te mira o popull pasi Rama te gjeje ndonje krevat bosh ( nese do e pranojne doktoret e infermieret) tek spitali 5 ne Tiran apo ai ne Elbasan.

  21. Anila says:

    Intervista me Ramen ne Klan dje ishte ajo qe duhej. Ajo qe duhej per te ju treguar Shqiptareve se kush eshte Rama dhe te gjitha aleancat e tjera te partise socialiste. Rama dje ne menyre indirekte na tregoi se aleancat e tij i ben me oferten “te nxjerrim naj gjo” dhe pervec kesaj asnjehere gjate emisionit nuk ju pergjigj pyetjes se Fevziut per Ri-gjykimin e ish te perndjekurve politik por vetem e anash kaloi duke thene qe ne do bejme per ta shume gjera etj etj nderkohe qe pyetja kerkonte pergjigje shume te thjesht PO, JO.

  22. Kejsi says:

    Dmth qe Rama do te votoje ligjet mbasi te hiqen nga puna 99% e Administrates Publike. Dhe cdo projekt e pune e bere deri me tani sado pak mund te jete por ka pershtypjen se eshte shume do te filloje nga fillimi keshtu qe do te kthehemi edhe nje here ne vitin 2005.
    Rama eshte i humbur ne cdo kohe me keto mendime.

  23. sherman says:

    Sikur te ishin vetem 3 ligjet do ishte me e pakta,por krimi,korrupsioni i tmerrshem qeveritar ,administrata apatike ,varferia ekstreme,standarte te munguara ne zgjedhje,keto jane pengesa te vetme drejt Europes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje