FRD: Qeveria, e frikësuar nga mbështetja për ne, po shantazhon dhe shkarkon nga puna njerëzit tanë

3 Maj 2013, 11:42Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike deklaron se ndaj anëtarëve dhe përkrahësve të kësaj partie ka nisur një valë presioni dhe shkarkimesh nga puna.

Sekretari për Burimet Njerëzore në FRD, Andi Seferi, tha se po ushtrohet presion mbi kandidatët, drejtuesit dhe anëtarët e kësaj partie.

“Vetëm gjatë javës së fundit në prag dhe pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të FRD janë konstatuar dhe denoncuar nga strukturat e Frymës së re Demokratike në gjithë vendin të paktën 15 raste të shkarkimeve politike nga puna të anëtarëve, drejtuesve apo kandidatëve potencialë të FRD për në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit,” tha Seferi.

“Metodat e presionit dhe shantazhit, të kërcënimit me vendin e punës apo të ndëshkimit administrativ të anëtarëve të familjarëve, përbëjnë një dukuri që të kujton regjimin e vjetër, të cilin shqiptarët do të duhet ta kishin lënë pas 22 vjet me parë. Kjo tregon gjithashtu se standardet e këtij pushteti janë frika dhe kërcënimi, se ligjet nuk kanë vlerë dhe se e gjithë struktura vendim-marrëse ekzekutive është thellësisht militante dhe e politizuar, jo në shërbim të qytetarëve por në shërbim të partisë-shtet,” vijoi zyrtari i FRD.

Seferi tha se kjo qeveri që flet për integrimin nuk njeh institucionet, ligjin dhe statusin civil.

“Natyrisht që vala e shkarkimeve dhe ndëshkimeve politike lidhet me faktin se qeveria ka njohur tashmë realitetin elektoral dhe mbështetjen gjithnjë e më të madhe popullore të FRD. Ajo nuk është në gjendje të debatojë programet dhe alternativat, nuk ka argument dhe as moral për konkurrence të lirë, ndaj edhe ka zgjedhur të vetmin mjet që ka në dispozicion një regjim autokratik, kërcënimin me bukën e gojës, ndëshkimin me vendin e punës dhe shantazhin politik.

FRD po evidenton çdo rast konkret dhe pas 23 qershorit garanton se do të përdorë të gjithë fuqinë e saj politike dhe institucionale për të ndëshkuar sipas ligjit të gjithë ata zyrtarë shkelës të tij, të gjithë ata që pranojnë të bëhen vegla qorre të regjimit dhe që në kundërshtim flagrant me kodin e punës dhe statutin e nëpunësit civil kthehen në ekzekutorë të urdhrave të shefave politikë për hakmarrje politike ndaj FRD dhe kritikeve politike,” tha Seferi./ep

10 komente në “FRD: Qeveria, e frikësuar nga mbështetja për ne, po shantazhon dhe shkarkon nga puna njerëzit tanë”

  1. Ana says:

    Pse ta hoqen ty gruan nga puna o Seferi? Je i fort ti ore gruan e ke te fort dhe ne pune, nuk e lun kush nga drejtoresh ate te ministria Punes.Ik or langaraq.

  2. anonim says:

    “Per njerezit tane” ta kene valle fjalen per heqjen nga KLD te Kreshnik Spahiut? Se ka ca qe ka ndodhur…

  3. Ermali says:

    THUAJ QE PO JU IKIN NJEREZIT SE PO KUPTOJNE QE JENI FUT NE LOJE NGA RAMA KISHEDI CA JU KA PREMTU LEGENA

  4. akeologu says:

    Bamir, mos u shqeteso, se PS “do te fitoje zgjedhjet” ? dhe sipas marrveshjes qe ke me Ramen, Universiteti i Bujqesise do te zhvendoset ne Lushnje dhe ti do te keshë vend mjaft per te fituar lek ?

  5. Idriz Seferi says:

    Pse ore, akoma ne pune i keni njerzit tuaj. Lsi u tregua me e ndershme, se dhane doreheqjen vete.
    Ne vend qe te ngrini gjyqe para shtetit, dilni e beni gjyqe popullore. Nqs jane poste politike mire ua kane bere, ashtu do te jete mire edhe neser. Hem lopen doni ta mjelni, hem nuk i sherbeni aspak asaj.

  6. brace says:

    Plaku flliqsire,komunisti diktator i vicidolit,eshte i brumosur me mesimet e dulles e ramiz kriminelit,kjo eshte gjuha e tije,e marrur nga baballaret biologjike te tijte,plaku njef mashtrimet,intrigat,dhunen e pabesine,mbasi ata e tregojne me fakte,se vetem komunistat e spiujte duhet te mbrapshtojne popullin e vendin.Njerzit e kulturuar,intelektualet e vertete e te djathtet zduhet te jene pjese e vendit,keshtu mendon e vepron flliqsira e vicidolit.Me 23 qeshore plaku komuniste,me nipat e mbesat e po ktyre komunistave e spiujnve,te ksaje partie then qafen.FRD i merre te keqen,eshte parti rreale e djthte,me njerze te mire,te ndershem e te zotet,prandaje dhe ne do ta votojme.

    1. Llesh Doda says:

      Brravo te qofte!
      Ti e njihkeke mire. Atij vetem me Meksin nuk i eci sepse nuk i dha dorheqjen kur e kerkonte populli. Meksi iku vetem kur populli i vuri flaken Shqiperise. ?

      1. LORA says:

        Me Meksin nuk i “eci” sepse ky fare meksi i tha publikisht;-“Po me hoqe nga kryeminister une do te FLAS “;-keshtu qe brekedhjeri nga frika nuk e hoqi.
        Meksi e mbajti fjalen,nuk foli as per 16-vjet,dhe brekedhjeri nuk e atakoi me.Te dy bashke instaluan keshtu shtetin mafioz.
        Vertet nuk e di o Llesh Doda,apo keshtu ta do puna?????????

        1. Llesh Doda says:

          Se mos eshte me i mire ky ZULLAPI i PS-se ?

          Sulmoi kryeministrine me banda per te marre Meten ne kualicionin e majte. Dhe me skandalozja eshte se ndermjetesi i “LALEZIT” ishte nje KONTRABANDIST ?

  7. Mali says:

    Kjo tregon se lufta e klasave vazhdon ,si porosi e paraardhesve te tij .

    Kjo tregon se vendin edhe sot e udheheqin nje tufe enveristesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje