Votuesit e djathtë të FRD-së dhe votuesit e majtë të AK-së

3 Maj 2013, 10:20Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Sondazhi kombëtar i prezantuar nga IPR Marketing mbrëmë në Ora News, ishte zhvilluar me telefon, dhe si i tillë, ka rrezikun të ketë pasur përqindje të lartë të anketuarish që nuk kanë dashur ta tregojnë preferencën e votës për partitë, nga perceptimi i justifikuar apo jo i ndonjë reprezalje të mundshme. Ndryshe qëndron puna me anketimin me vizita në shtëpi, ku anketuesi mund të krijojë një raport besimi me të anketuarin.

Sipas Dr. Nottos, drejtorit të IPR Marketing, 20% e atyre që janë shprehur me telefon se duan të marrin pjesë në zgjedhje, nuk e kanë përcaktuar preferencën për njërën apo tjetrën parti. Se sa ishin ata që s’deshën ta shprehnin preferencën dhe sa ata që thjesht janë ende të pavendosur, nuk u sqarua nga Dr. Notto, me gjithë insistimin tim si pjesë e panelit të analistëve në studion e Ora News. Megjithatë, le të supozojmë se asnjëri nga të anketuarit s’ka pasur frikë ta shprehë preferencën dhe i gjithë 20% përbëhet vetëm nga votues të pavendosur.

Nga rezultatet e publikuara nga Dr. Notto, dilte se po të mblidhen votat e koalicionit mazhoritar (44%) plus votat e FRD-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 48.8%, që është maksimalja historike e partive që e quajnë veten të djathta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej. Ndërsa po të mblidhen votat e koalicionit opozitar (46%) plus votat e AK-së (4.8%) mbërrihet tek shifra 50.8%, që është minimalja historike e partive që e quajnë veten të majta, në zgjedhjet e mbajtura nga viti 2001 e këtej.

Duke e neglizhuar efektin e frikës që mund të kenë pasur të anketuarit për të shprehur hapur preferencën e tyre për partitë, rezultatet e publikuara na lënë të kuptojmë atë që është hamendësuar deri më sot nga shumë analistë – shumica dërrmuese e votuesve të FRD-së janë votues të djathtë ose të rinj me prejardhje nga familje të djathta, ndërsa shumica dërrmuese e votuesve të AK-së janë votues të majtë ose të rinj me prejardhje nga familje të majta.

Për këtë arsye, të dyja koalicionet, i djathti dhe i majti, do të bëjnë përpjekje që të tërheqin sa më shumë votues të këtyre partive të reja në sinorët tradicionalë. Dhe në këtë përpjekje, koalicioni i djathtë duket se do ta ketë më vështirë.

FRD-ja u themelua që në fillim si një parti e djathtë që synon të sfidojë monopolizimin e pushtetit nga Berisha brenda të djathtës dhe në të gjithë vendin. Ajo ka qenë transparente dhe konsekuente në këtë synim dhe askush nuk mund ta akuzojë për ndonjë axhendë të fshehtë. Përkrahësit e saj të djathtë janë më se të vetëdijshëm që vota për FRD-në është një kontribut për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension. Dhe për këtë arsye, mendja ta do se s’kanë pse ta ndërrojnë mendjen deri në ditën e zgjedhjeve. Sidomos në qarqet Tiranë, Durrës e Elbasan, ku duket se FRD-ja ka përkrahjen më të fortë dhe ku votat e saj mund të bëhen përcaktuese për ta pensionuar Berishën.

Ndryshe qëndron çështja me votuesit e majtë të AK-së, të cilët, me votën e tyre, mendojnë se do të kontribuojnë për ta dërguar plakun autoritarist Berisha në pension, por në fakt, falë kodit zgjedhor, mund të kontribuojnë bash për të kundërtën. Dhe kampi i majtë do ta ketë relativisht të lehtë t’ua bëjë të qartë këtyre votuesve të majtë se çdo votë jashtë kampit opozitar është një votë më shumë për ndejtjen e Berishës edhe 4 vjet në pushtet, pavarësisht nga përbetimet e Kreshnik Spahiut për ta dërguar “shtetasin” Berisha në burg.

Në fakt, përpjekjet e kampit të majtë duket se kanë filluar t’i japin frytet e para. Kjo dëshmohet nga pamjet e filmuara nga lartësia të tubimit të AK-së në 1 maj, ku priteshin “1 milion kuqezinj” dhe erdhën shumë më pak se 2000 (shihni videon në këtë nyje http://www.gazetatema.net/web/2013/05/01/1-milion-kuqezinjte…) Ndërkohë, duhet mbajtur parasysh se anketimi i zhvilluar nga IPR Marketing kishte përfunduar në 30 prill, përpara se të bëhej publik dështimi spektakolar i tubimit të AK-së në 1 maj…

39 komente në “Votuesit e djathtë të FRD-së dhe votuesit e majtë të AK-së”

  1. Ermali says:

    ZALOSHNJA I DASHUR SHIF AKZ SE PER DURRESIN PO TE THEM QE GJYSMEN E FRD IA KEMI NAR QE TANI TE PD VAZHDO KOMENTET

    1. Tani says:

      Zaloshnje, te eshte bere llapa si sholl duke lepire m.tin e shefave.nxirre koken nga b.tha shefit dhe mund te kuptosh se argumentet tuaja kane rren kur u bet me ilir plehren.

      1. evans says:

        akoma ka goj edhe flet ky Niku faqeziu…iu corr maska qe bente sikur ishte kundra saliut. e morem vesh te gjithe qe ishte pjelle e pushtetit te saliut. un ve bast qe kreshniku faqeziu smerr me shum se 500 vota ne gjith shqiperine

        1. rokobaroko says:

          Ky Zaloshnja deri para ca kohesh nxirte sondazhe ku AK dilte e pozicionuar shume mire dhe i mbronte me pathos….cpo ndodh tani??? u prishen interesat personale? pseudo analist….

      2. Etleva says:

        Zaloshja ti te ben te qeshesh po me te madhe ama!!!! Po si nuk ke dinjitet po lepihesh sa andej-kendej. Deri dje e lavderoje Kreshnik Saphiun ndersa qe nga momenti qe ai nuk beri koalicion me Ramen ( dhe sh mire beri), i jeni vene kunder me cdo kusht. Po ske faj se keshtu te ka urdheruar Edvini….

      3. laert says:

        Zaloshja i gjore po ben gam gam si puna e edit, se nga ai i merr urdherat. Ik ore legen se nuk te beson njeri ty se shkon nga fryn era ti. Boll hodhe balte mbi AK se AK eshte e vetmja force politike me dinjitet ne Shqiperi, dhe jo si keta funderrinat PS e PD

    2. w says:

      @Erfush mu bere si VERONIKE, ME QE RA FJALA NGA E KA THYER QAFEN???

    3. shpati says:

      Mos bej DIVERSION PER LLOGARI TE BERISHES,oZaloshnja,se nuk ka te majte ne AKZ!!!
      Spathiu punoin per Berishen!!

  2. elona says:

    ..ku priteshin 1 milion kuqezinj …thote ky palla.
    kush i priste more?asnje pervec psiqikut nikut.
    me kete te fundit qe beri niku,e degjeneroi veten fare,dhe s’ka shanse fare te marri vota nga e majta.maksimumi mund te marri nga te verbrit pa karakter ajo masa gri qe s’e rrun fare dhe voton per ke ti thote ndonje shok apo familjar.Ne do na rruaje leshte niku!!!

    1. Silda says:

      Po ju zonjusha Elona ashtu ju kane mesuar tek edvini te merreni me “lesh” po Niku nuk ka nevoj per njerezordinere si ju e kryetari juauj se dhe atoplera qe iken nga ne ishin thjesht per te na pastruar … e tani nuk ngelet gje tjeter vec te takohemi mbas 23 qershorit ju ai skizofreni juaj te iki me bishtin nen shal si gjithmon…

      1. elona says:

        Hahahaha….cme shkrive moj sida…
        Ne nuk na merr njeri me zor ne tubim sic ju kane marr juve Aluflori me kompani…ca kujton ti se s’e dime ne c’behet???
        Me skizofren se Niko-qiri juaj s’ka te keqen.
        Ne ngaqe s’merremi me lesh e kemi lene qe tna i rruani juve.se kam degjuar se tjerrni mire andej nga malesia e madhe dhe nga durrsi,nga keni kokat e partise tuaj qe mezi beri 1000 vete ne blv.

      2. leon says:

        Silda,mos u shqeteso shume,se do iki per LESH Berisha!!!
        Ti mund ta vazhdosh profesionin tend edhe poshte URES SE LANES apo ish GROPA E HAJDIN SEJDISE!!!
        Do biesh ca nga rroga,por do ta marresh veten shpejt!!!

  3. Dyrrahu says:

    Analizë korrekte.

    Përqindja në deklarime dhe ajo në votime është më e madhe sesa gabimet në përqindje, të cilat sondazhet i njohin si gabime +-3%.
    Në një regjim si ky i Sali Berishes mos prisni deklarime të guximshme të popullit, i cili është i varur nga një po ose jo e pushtetarit.
    Dita e votimit është tjetër, aty ai merr guximin t’i thotë jo të keqes 8 vjeçare dhe ka për t’i thënë sepse Sali Berisha pos rregullimit të familjes së tij, bashkë me të rrethuarëve të tij nuk punoi për Shqipërinë, shqiptarët e shqiptaret.
    Rilindja e Shqipërisë është lindja e gëzimit të shumë familjeve shqiptare të cilat, pa lecka, nga shtëpitë i nxjerrin.

    1. Alb says:

      Po eshte e vertete, se jo vetem pyetesoreve per votimet (frika nga qeveria eshte e paimagjinueshme, ferrin e njeh vetem ai qe e ka shkelur vete) por edhe pyetesoreve qe behen vetem per qellime statistikore nuk e japin realitetin, sepse fshataret trembet te raportojne te vertetat. Keshtu eshte njeriu, kurre, nuk eshte i ndershem me te tjeret, ndoshta vetem me veten. Ne Shqiperi per fat te keq njeriu nuk eshte gjithmone i ndershem edhe me femijen….

    2. Tirona says:

      Ore Zaloshnja, akoma e quan ti te djathte PD, te paska mbetur edhe ty ora mbrapa edhe pse nuk te ka ardhur koha per pension duhet te dalesh sa me shpejt ne pension , se keto kohet e funit te paska ik truni per LESH PARLAMENTI.

  4. Tiku says:

    Shume qesharak ky sondazhi. Nje sondazh serioz ne Shqiperi behet dere me dere, ne te gjitha qarqet sepse me kete kod zgjedhor ndikon me shume shperndarja ne qarqe sesa perqindja nacionale.

  5. Ermali says:

    ME LOGJIKEN IDIOTE TE ZALOSHNJES PO NUMERAT E CEL TE RRALLE I KANE NE EMER TE VETE QE DO KENE FRIKE TE FLASIN E PARA BJEN POSHTE DHE NR FIKS QE PERIFERIA FSHATRAT DHE VERIU QE ESHTE PIKA E FORTE E PD NUK KANE EDHE KJO BJEN

    1. Marin says:

      Mjaft mor burre, gjithe kete helm qe ke do pesosh ndonje crebrele ne kete vape. Fol si njeri modern qe je mbaj pak distance nga problemet se dhe mbas vdekjes tende aty do mbeten do ti bejne te tjeret..

  6. TROJA says:

    Dhe neqoftese,Edi Rama nuk do kishte mare LSI,numurat do ishin shume ndryshe mbreme.Lsi,nuk mund te mare me shume se 4%,ndersa 20%,i te pa vendosurve,ka mbi 10%,qe jane tromasur nga ky bashkim,dhe ose nuk do votojne fare,ose do jene per fleten e bardhe.Njerezit e ndershem,nuk shohin ndonje ndryshim,nuk do kete zhvillim,perparim,prandaj dhe ka qene kjo renie pas kualicionit me LSI.

    1. w says:

      Po pse mo Troja votono PS ç’lidhje ka LSI

  7. Sondazhi pa interes says:

    20% te “pavendosur” apo te trembur nga pushteti?
    Frika vjen prej pushtetit,me sakte prej Berishes !
    Keta votues vetem po mos votojne,ndihmojne Berishen,ne te kundert jane vote dermuese kunder Berishes.
    Sondazhi mban te “fshehur” nje perqindje te larte te votuesve kunder Berishes.
    PS duhet te nxjerre njerzit ne votime,te largoj friken!

  8. lili says:

    3% ,ama kur differencen eshte kaq e vogel ky 3% po na del shume i madh edhe me mundesi permbyesje te resultatit lehte!

  9. Che'G says:

    Z.Zaloshnja ke te drejte,nje nder te intervistuarit jam dhe une.Me kane telefonuar ne telefon fiks dhe te gjitha pyetjet qe jane ne ankete u jam pergjigjur,pervecse njeres kur me kane kerkuar : Cilen parti votuat zgjedhjet qe shkuan??Tek kjo pyetje nuk kam dhene pergjigje te sakte me sigel partie.Jeni 100% i sakte per punen e 20% sepse njerezit jane te stepur dhe nuk pergjigjen te cliruar kur vjen puna e preferencave te partive,sidomos te majtet.

  10. Solucioni says:

    Qe kur thua “…shumica dërrmuese e votuesve të AK-së janë votues të majtë ose të rinj me prejardhje nga familje të majta” kjo analize eshte kryekeput e gabuar. Nuk eshte aspak e vertete kjo hamendje. Ne AK per dijenine e autorit ka shume prurje nga e djathta dhe nga cameria, biles keta jane koordinatoret me te sukseshmem fale eksperiences se tyre te meparshme ne zgjedhje. Dizinformime te tilla kane per te sjelle zhgenjime ne keto zgjedhje per te interesuarit.

  11. Dr. John says:

    Rama ka bere nje gabim qe mund ti rezultoje fatal atij vete por edhe PS. Ai duhet te pranonte bashkpunimin me AK sikur edhe jashte koalicionit. Nuk kishte arsye Rama qe ta quante “sorre” shqiponjen. Ai thjesht tregoi frike me sulmin qe filloi ti bente AK. AI thjesht tregoi se paska pasur shume nevoje per disa vota plus nga AK per te garantuar fitoren pa shume telashe. Kur Rama pranoi ti jepte pjesen me te madhe te tortes LSI tradhetare qe e la ate ne opozite per 8 vjet atehere nuk kishte pse ta anashkalonte dhe ta sulmonte AK. Ky sulm nuk ishte ne interes te PS sepse nuk i dihet se cfare behet pas zgjedhjeve. A nuk ishte LSI qe beri koalicion pas-zgjedhor me PD dhe e la Ramen ne opozite? A nuk ishte Rama qe edhe atehere e kujtoi se LSI sdo merrte asnje vote? Por faktet dolen ndryshe nga cfare mendoi Rama. Dhe ja ku jemi te perqindjet tashti. Matematika eshte shkence ekzakte dhe mesa duket Berisha e njihka me mire matematiken se sa Rama, nderkohe qe ky i fundit duhet te kete qene shume i dobet ne matematike ne shkolle. Ata qe e njohin mire matematiken e dine se MINUS e MINUS rezulton ne PLUS. Ose po te zevendesojme PLUS me MIKUN dhe MINUS me ARMIKUN kjo mund te shprehet me popullorce qe ARMIKU i ARMIKUT tim eshte MIKU im. Keshtu meqe AK e shoqeroi qe ne lindje kauzen e vet me luften pa kompromis kunder Berishes atehere per Ramen AK duhet te ishte partia MIKE. Me sulmin qe filloi kundra AK Rama thjesht sulmoi nje MIK dhe i ra vetes. Per Ramen do ishte taktike me e mire injorimi AK se sa sulmi ndaj saj. Ne kete situate elektorati ose ish-elektorati AK mundet shume mire te rri ne shtepi dhe mos dale fare ne votime sepse AK kishte nje fasho elektorati qe ishin te zhgenjyer nga te dy partite: si nga PD ashtu edhe nga PS pra kunder sistemit qe ngriten keto dy parti. Dhe ky elektorat shpjegohet shume mire ne kete sondazh dhe eshte pikerisht pjesa qe nuk eshte shprehur per asnje koalicion dhe per asnje parti. Pra Rama nuk diti ta luaje mire kete loje. Sondazhet e ardhshme do tregojne me shume.

    1. Eri says:

      Dr. John a e ke idene e sistemit zgjedhor ne Shqiperi apo ia fut kot? Ne momentin qe AK doli jashte Aleances gjithe votat e saj opozitare jane te pavlefshme per te kryer rotacionin e pushtetit. Nese AK merr nga 2-3 mije vota ne cdo qark s’i vlejne per gje asaj, por po te ishte brenda koalicionit mund t’i sillnin 1 deputet me teper opozites.
      Per aq kohe sa keto vota jane opozitare, Rama do mundohet t’i fusi ne thesin e vet dhe jo t’i jap kredite me tej AK-se te marre nga votat e veta.
      Kreshniku e di potencialin e partise se vet qe s’mund te prodhoje mbi 10,000 vota ne cdo qark per te nxjerr nga 1 deputet te pakten, prandaj vendimi per te dal me vete te con llogjikisht ne idene se kjo levizje ka qene ideuar nga Berisha per te perthithur sa me shume vota opozitare qe mund te konsiderohen te pavlefshme per qendruar edhe 4 vjet te tjera ne pushtet. Te njejten gje beri dhe PD+LSI ne zgjedhjet e fundit lokale duke futur ne mes Hysni Milloshin si kandidat per kryetar bashkie. 2,000 vota qe mori ai ishin te mjaftueshme per te ngushtuar hendekun e votave mes Bashes dhe Rames dhe per ta bere me te lehte manipulimin e zgjedhjeve.
      Kush do rotacionin politik me cdo kusht duhet te votoje koalicionin e PS-se, cdo vote jashte ketij koalicioni nuk i sherben qellimit.

      1. Dr. John says:

        E para, AK nuk u themelua per te mos prodhuar me shume se 10 mije vota ne ndonje qark. Mund te ndodhe edhe si thua ti, qe nuk prodhon dot 10 mije ne asnje qark, por e perseris qe nuk ma merr mendja se eshte krijuar me kete objektiv qe thua ti. Mos harro se realiteti shpesh here, per te mos thene gjithmone, ne Shqiperi ka dale shume me ndryshe nga cfare kane parashikuar analistet, opinionistet, sondazhet apo mendjet e ndritura te partive apo militanteve. Cdokush ne nje ndeshje hyn per te fituar, perndryshe nuk do investonte asnjeri ne ate ndeshje. Edhe per LSI Rama para ca vitesh ka thene te njejtat fjale qe tha sot per AK, por e dime te gjithe se si ndodhi dhe cfare ndodhi. Edhe matematika juaj me Milloshin mund te jete e drejte por Milloshi vetem 2 mije vota kishte, apo jo? Ku shkuan 20 mije vota te tjera qe Rama ka pasur gjithjmone ne avantazh per Bashkine e Tiranes. Prandaj mundohuni te jini realiste. Nuk ishte Miloshi qe i beri gjemen Rames, as LSI -ja, por eshte vet Rama qe sistematikisht vazhdon ti beje gjemen vetes ne kurriz te se majtes. Dhe rezultatet (qe ne fund jane realiteti) tregojne shume bindshem qe Rama na qenka thjesht nje euforik, nje tullumbac i fryre, nje mendjemadh i gjate qe i ka bere me shume keq te majtes se sa mund ta kete ndihmuar ate. Por nuk ve doren ne zjarr as per Spahiun une. Spahiu mua me pelqen vetem per nje gje ama qe Rama nuk e ka dhe nuk ka per ta pasur ndonjehere ne jeten e tij si politike por as personale. Kreshnik Spahiu nuk eshte frikacak. Nuk eshte nevoja te tregoj prap rezultatet se si perfundoi greva e famshme e urise, apo mitingu i 21 Janarit. Keto duhet ti dish ma merr mendja pse perfunduan ashtu si perfunduan (ne kosh te plehrave) dhe per fajin e kujt. Keshtu qe sido te dalin keto zgjedhje, nje gje eshte e sigurte. Nuk do votohet per te zgjidhur hallet e ketij populli, por thjesht per te nderruar nje xhakete blu me nje xhakete vishnje me xhepa te tjere bosh gati per tu mbushur. Ma beso kete sepse prap po ta them qe faktet flasin dhe bertasin ne fund fare. Shiko se cbehet, me tradhtare nga te gjitha anet. I majti shkon djathtas, i djathti shkon majtas, i kuqi behet blu, bluja behet mavi, shqiponja behet sorre, sorra behet laraske etj etj. Njerez pa ideal, pa din e pa iman i themi ne. Prandaj AK duhej vleresuar kushdo te ishte ajo. Por as qe nuk e flitej qe ne kete realitet ky vleresim do i jepej nga Berisha apo nga Rama. AK besonte qe ky vleresim do vinte nga populli patriot dhe atdhedashes. Le te mbetemi spektatore se si do vidhet tashti. Rezultati do tregoje se kush jemi si popull dhe cfare meritojme.

        Respekte

  12. Silva says:

    Zaloshnja e ka kapur mire nje fenomen qe ka ndodhur edhe para kater vjetesh.Edhe atehere ne exit poll 20% e votuesve nuk u shprehen per voten e tyre kurse per PS ishin shprehur rreth 30%.Ne fund doli qe koalicioni i Ps mori rreth 47% te votave(po te mos ishin kutite e mbushura nga maloket kjo perqindje do te ishte mbi 50%)
    Une cuditem se si opozita kurre nuk e ka futur deri me tani ne diskutimin politik me nderkombetaret kete shembull tipik dhe skandaloz te regjimit kriminal te Berishes,ate qe 20% e votuesve ne total apo rreth 35-40% e votuesve te saj kane frike te deklarojne voten e tyre.

  13. orli says:

    Zaloshnje!duhet pritur pas 23 Qershorit se me ke do shkojne niku e topja!mè shume shanse ka topja te shkoje nga koalicioni RILINDJA e HAJNISE e niku ke koalicioni HAJNIA pa 20% e saj!

  14. ILIRET says:

    Zoti Zaloshnja, analizon sondazhin duke u perqendruar me shume te pjesa qe nuk ishte pergjigjur.
    Por nje e dhene e sondazhit, i hedh poshte te dhenat e tjera, persa i perket perqindjes qe do te kapin partite ne keto zgjedhje.
    Pyetja e sondazhit eshte: Kush mendoni se do ti fitoj zgjedhjet e 23 qershorit?
    -46 % thone per PS
    -29 % pergjigjen PD.
    Kjo eshte gjithcka. Ketu njerezit nuk jane ruajtur, por kane shprehur pelqimin e tyre. Mos mendoni se shume te djathte jane shprehur per PS? Jo. Nga kjo del se rezultati pritet qe te jete shume i thelle ne favor te PS, nese do ti shtojme edhe argumentet qe perdor Zaloshnja, per ate pjese te votuesve qe ne sondazh druhen ta shprehin voten…

  15. Zigur Qarrri says:

    Hahahahaha…..mundohu sa te duash Zoti Zaloshnja qe te minimizosh rendesin e AK,nuk ka vlere,e verteta esht tjeter.
    Ndodh rendom,pa dashur hedh nje fjale te keqe per dike,por nga kryeneçsia qe ha vetveten nuk terhiqesh,nuk jepesh qe je gabim.
    Dhe çfar ndodh?-pikerisht aty ku nuk ta merr mendja fillon gremisja nga ato qe i nevleftesove,i peshtyve,i poshterove pa shkak,vetem e vetem se vune disa kushte normale per celebrim.
    Shtetin,vendin,shoqerin e bejn intelektualet,elita,te cilet jan koka e nje kombi,percjelles te moralit ne popull qe i ndjek qorrazi.Por nese kjo shtrese nuk ka moral te qarte,edhe turma e ashtuquajtur popull gjithashtu nuk do te kete.
    Me kujtohen disa fjala nga gruaja e Obames,nje perkufizim qe ndoshta nuk vlen vetem per politikanet,ku thoshte:Ai(Obama) ishte njeri i çuditshem,teper kritik ndaj vetes,qe te jepte pershtypjen sikur nuk gjente asgje te mire tek vetvetja.
    Zoti Zaloshnja dhe Zoti Rama,terhiqini mbrapsht fjalet denigruese dhe genjeshtrat e sajuara me qellim te keq nga mendjet primitive ndaj AK dhe Kreshnik Spahiut sa nuk esht vone,sepse gjithshka flet kundra jush.
    Sondazhi mbas ofendimeve dhe genjeshtrave te PS ndaj AK ka qene autogoli me i madh i PS.Dhe kur mendon qe jemi aq afer zgjedhjeve,esht zor qe te fshihet nga kujtesa e shqiptareve.Shqiptaret po zgjohen,Shqiperia ka nevoje per nje elite tjeter.

  16. elsa says:

    po ju zoti Zaloshjna vazhdoni me sondazhe te sposorizuara nga vete z.RAMA por ne nuk mund te pranojme nje kryeminister si ai pasi shembujt e tij te udheheqjes tashme i pame 2 vite ne opozite. alternativa e vetme per te gjithe shqiptaret eshte AK.

  17. Zigur Qarri says:

    Zoti Zaloshnja,bej nje anlize pretendimit te Rames se po te arrestohet Berisha,kthehet ne Martir!

    Rama tha se Kreshnik Spahiu i kishte kërkuar që të arrestonin Berishën brenda 100 ditësh nga qeverisja.
    “Kjo do të thotë që ta shpallim edhe martir Saliun tani,” tha Rama.

    Rama sikur akuzoi Spahiun se ben lojen e Berishes,kurse tani pohon me gojen e tij pa dashje te kunderten!
    Rama ka akuzuar prej vitesh qe klani Berishes e ka vjedhur Shqiperine,nuk mjafton kjo?Rama ka akuzuar Berishen per kater vrasjet e 21 Janarit,nuk mjafton kjo?Nuk po e zgjas,se lista esht pafund.
    Rama ka nderruar mendje,apo ka mbledhur aq shum hajdute rreth vetes(qe Berisha mund ti kete dokumentuar per presion)dhe nuk i leverdis arrestimi i Berishes se mund ti kthehej ne nje bumerang.
    Zoti Zaloshnja apo Zoti Rama,me thuaj nje politikan te korruptuar mbas luftes se dyte Botrore qe esht kthyer ne Martir?
    Martir jan shpallur fondamentalistet dhe nacionalistet ekstrem,por jo politikanet e korruptuar.
    Ta them me plot gojen,qe arrestimi i Berishes do te aprovohej ne heshtje nga 80% e antareve te PD,sepse ja ka sjell ne maje te hundes matufi plak,por nuk kan fuqi dhe mundesi se si ta heqin qafe.

  18. Tahipi says:

    Forca AK. Mos u dorezoni. Vota ime eshte per ju.
    Te dy koalicionet e mdhaja jane vetem koalicione biznesi, hajdutesh dhe anti shqiptaresh qe na lane pa pune, pa buke dhe pa dinjitet. Nuk eshte nevoja ti provojm mo se i kemi provu te dyja per 23 vjet dhe na kane cuar 230 vjet mbrapa. Do e mbani mend hakmarrjen e popullit me vote kete radhe. Keni per te ngrene njeri tjetrin o ditezi dhe ashtu ju pafsha. Shqiperine nuk e bejne dot hajdutet e babezitur dhe tradhtaret si ju. AK eshte e vetmja shprese per shqiptaret e vertet dhe ju po perpiqeni ta mbysni kete shprese por nuk do ja dilni dot sepse Shqiperia ka akoma burra qe e duan Shqiperine. Ju jeni vetem jashteqitja e kombit.

  19. ilir ajduti says:

    po pse jemi popull merhum ps dhe pd diten zihen dhe naten ndajn parat 22 vjet keto parti kan qen, dhe ne po plakemi dhe femit tan jan ritur dhe as gje nuk ka dryshuar e sa do vaxhdoj kesht po votuat prap pd dhe ps as gje nuk do dryshoj dhe trazicjoni do vaxhdoj per ke popull injorant prandaj ne duhe te votoj o aleancen kuq e zi ose partin e bamir topit se ne do ham dynjan o merhuma popoll budalla ai ilir e e beri qe u vran 4 bij nenash dhe i lan femit jetim ai ilir u kap me presh ne dor dhe cfar nuk tha per edin e ps sa dhe per babin e edit dhe per edi deri te fjala pler qelbesir drogaxhi dhe plot te tjera prandaj prandaj dhe ps dhe pd dhe lsi jan pari qe popullin e shesin ku te duan dhe behen bashk per tju mos ju mar kariken ose pushtetin prandaj votoni kreshnik spahiun ose bamir topin qe shqiperija te shpetoj

  20. Populli says:

    Hahahaha, shikoni foton e artikullit! Fiks dy plehrat e Sali Berishes, njeri live dhe tjetri ne kornize.

  21. Jonka says:

    Shkurt muhabeti, Kreshnik, populli e ka humb besimin se je per rrezimin e Berishes. Ne se do qe per rrezimin e Berishes duhej ta kish ber koalicionin me te majten, kjo nuk do ta humbte vleren, se ne plan te pare ishte zhdukja e te keqes me te madhe.

  22. perralla me mbret says:

    Kriminelet mavi e blu secili ne menyren e vet tentojn te fusin percarje te Kuqe e Zinjte por Shqiptaret e dinjiteteshem,ata qe e duan Shqiperine,ata qe e duan shtetin ligjor e funksional,ata qe e duan Bashkimin Kombtare nuk irritohen as nuk shiten tek kto fundrrina bolshevike.Perkundrazi edhe me te vendosur se kurre ndonjehere me pare do te perkrahin alternativen e vetme Kuq e Zi per nje Shqiperi te madhe, natyrale e ligjore.AK asnjehere nuk do te behet pjese e pazareve te pista kriminale,ajo do te qendroj e pa luhatur ne vizionet e saja,pamvaresisht rezultateve zgjedhore.AK-ne e mbeshtet Vatra,Liga Shqiptaro-Amerikane,Balli Kombtare dhe te gjitha shoqatat nacionale ne diaspore.AK-ja qofte me pushtet,qofte pa,nuk do te ndaloj te ju nxjerre ne shesh te palarat e pislleqet e aleancave kriminale,nuk do te ndaloj luften per bashkim te te gjithe Shqiptareve, ashtu sic e ka premtu edhe Perendija,AK nuk do te ndaloj te mbroje Shqiptaret e varferuar,degraduar e braktisur nga hordhit bolshevike,qofte me pushtet apo edhe pa te! Kot sorrollaten e bejne sehire djajte e bijte e tyre.Rrofte Aleanca Kuqe e Zi,rrofte Shqiperia e Bashkuar dhe gjithe Shqiptaret qe e duan dhe e ruajn atdheun e tyre,ashtu sic kish’t porosit Perendija.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje