Alket Rizai deklaron për GSH nga burgu i Malandrinos në Greqi se dëshiron që të kthehet në Shqipëri për të vuajtur dënimin.
Por ai thotë se nuk di gjë për lajmet se një numër të burgosurish shqiptarë në Greqi, do të kthehen në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Emri i Rizait është lakuar mes tyre.
Vetë ai thotë se ka ende shumë gjyqe që nuk i ka mbyllur në Greqi.
“Unë mund të transferohem në Shqipëri për ta kryer dënimin tim, vetëm nëse mbyll gjyqet që kam këtu,” thotë Rizai.
I pyetur nëse do të kthehet në Shqipëri për të vuajtur dënimin, ai thotë: “Po më pyet nëse do i verbri sy? Padyshim që dua dhe është një nga gjërat që dua më shumë. Dua të kthehem në Shqipëri dhe për të gjitha çështjet që po gjykohem këtu në Greqi, të rigjykohem në Shqipëri”.
Lidhur me tentativën e fundit për t’u arratisur nga burgu ku kryen dënimin e tij, Alket Rizai pohon se ka qenë një veprim i gabuar i tij. “Jo, jo, nuk do arratisem më. Edhe herën e fundit që u arratisa, nuk mbaj mend gjë. Ishte diçka e gabuar, por isha nën efektin e drogës,” thekson Rizai./ep
Shqiperia po kthehet ne parajse te krimit.Drejtesia e korruptuar paguhet per tu ulur denimet duke u bere keshtu bashkpuntore e krimineleve. Ne vendin tone eshte imperative dhe e jashtezakonshme dora e forte ne Drejtesi per ta pastruar thellesisht nga elementet e korruptuar dhe kriminale qe e kane degraduar drejtesine deri ne nje pike pakthyeshmerie. Ngritja e nje Sherbimi Kontrolli me kompetenca ekstra mbi Drejtesine eshte nevoje jetike per ti kthyer shtetit autoritetin dhe publikut drejtesine e munguar. Ndryshimi politik ne 23 Qershor eshte i domosdoshem per te thyer murin e imunitetit qe eshte ngritur dhe ndan punonjesit e drejtesise nga pandeshkueshmeria.
e mo mire ti e di mos u arratis se u lodhe dhe ti bej pak pushim
E Paska kuptu gabimin.
Esht eduku
Kthy ne rrug te drejt
Tamam ‘shqiptar i fort,kreshnik,trim, sypatrembur,I paepur,patriot,(vdes me u kthy n shqipni),’
Lirojeni dhe porositeni te iki pa kthy koken mbrapa
Ja qe edhe teorija darwinijane e ndryshimit te specjeve esht ne veprim.
Evolucjoni i qenijeve te gjalla eshte ndonjiher aq i shpejt saqe burri fle Mashkull e gdhihet femen.,komunisti ngryset marksist dhe gdhihet demokrat,dhe shqiptari I le shqiptar kthehet ne italjon,gjermon,francez,belg,holender, Spanish, anglez,amerikan,grek dhe persri mrapsht shqiptar,….kanadez….
Ky esht Evolucjoni.
Po te ishte gjall darwini do kishin udhtu per Shqipni.
Ky deri tani thoshte do arratisem se me kan fut ne burg kot se koti. Tani e paska kuptu qe eshte fajtor ???
Mos u dorzo Alket…