Kamëz, patrulla e policisë përplaset nga një automjet, vdes efektivi, arrestohet autori

5 Maj 2013, 09:09Politika TEMA

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku një efektiv i policisë rrugore ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Patrulla e policisë është përplasur nga një makinë ‘BMV X5’, e cila nuk i është bindur thirrjes së policisë për të ndaluar. Pas aksidentit mjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Efektivi i policisë S.Lena nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë, ndërsa efektivi tjetër P.Lleshi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak.

Patrulla e policisë rrugore të Komisariatit numër 5 ndodhej pranë rreth rrotullimit të Bathores. Në momentin e aksidentit njëri nga policët kishte ndaluar një makinë me targa greke të cilës po i kontrollonte dokumentet, ndërsa polici tjetër ndodhej në afërsi të fugonit të policisë.

Makina ‘BMV X5’ e drejtuar nga Edmir Islam Koleci ka përplasur të dy policët. Polici që ndodhej pranë fugonit S.Mena ka marrë goditje fatale dhe ka humbur jetën, ndërsa efektivi tjetër, P.Lleshi, ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Policia vendosi 10 milionë lekë të vjetra shpërblim për cilindo që do të ofronte informacione të sakta lidhur me vendndodhjen e autorit të ngjarjes. Arrestimi i autorit u bë i mundur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Arrestimi i Edmir Kolecit u bë pranë ‘Katër Rrugëve të Shijakut’ nga Komisariati numër 5 dhe Drejtoria e Policisë Tiranë.

Edmir Islam Koleci është 37 vjeç, ka lindur në Krumë dhe banues në Laknas, është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale./A.XH

32 komente në “Kamëz, patrulla e policisë përplaset nga një automjet, vdes efektivi, arrestohet autori”

  1. poli says:

    vetem ketu ne shqiperi degjon kshu cudirash, gjynah po seshte normale kjo.

    1. Vlora says:

      sepse vetem ne shqiperi gjen nje ministri te brendshme, qe drejtohet nga nje minister si muli.

      1. hysni says:

        se pari ngushllime familjes.
        mire more ministri i thot policit dili makines para dhe ndalone me duare po at at tabel per qa e kan per te prit mizat se keshtu bejne te gjithe policet ne shipri eshte si e modes.
        keni pa gjekundi ne bote qe te del polici para ne ket mnyre.
        te ndjekin dhe te jep shenje hap krahin
        flm

  2. QENKA TIRONS I VJETER AUTORI ! O KAFSH ZBUTUNI PAK, SE S’KENI PARA ARIUN !

    1. elton says:

      Nuk e kuptoj 1 makine ne mes te postobllokut shtyp 2 police dhe asnje nuk qellon ose e ndjek keqberesin? Ai mund te ishte Terrorist qe mund te ikte kudo dhe te bente masaker, ai mund te kishte eksploziv.
      Keshtu duhet te funksionoje? Kaq e paafte qenka policia jone? Vitit 2013 dhe 1 kriminel mund te vrase dhe te iki nga postoblloku i policise ne rruge?

      Policia jone qenka e pregatitur vetem me i kontrolluar siguracionin dhe kolaudimin me duket

      1. Shefqet Cela says:

        Nuk eshte rrasti te merremi me dy policet qe kryenin detyren ne postbllok! Eshte rrasti te jemi ne krah te familjeve te tyre sepse ata jane viktima te gjullurdise pushtetare.
        Kush mund ta bente ndjekjen kur te dy u aksidentuan per vdekje?
        Problemi ehte se ky kriminel paska

      2. Shefqet Cela says:

        Nuk eshte rrasti te merremi me dy policet qe kryenin detyren ne postbllok! Eshte rrasti te jemi ne krah te familjeve te tyre sepse ata jane viktima te gjullurdise pushtetare.
        Kush mund ta bente ndjekjen kur te dy u aksidentuan per vdekje? Kur erdhen forcat e tjera ndjekja u be dhe krimineli u arrestua. Te shohim si do te veproje drejtesija e gjykatesve partiake!!!!
        Problemi eshte se ky kriminel paska qene me preçedente penale. Masat qe jane marre karshi tije paskan qene jo efektive, ose inegzistente nga “drejtesija” e ketij rregjimi.
        Kur morem lajmin, ne si familje, u dritheruam. Dhimbja ishte teper e madhe. E marr me mend gjendjen e familjeve fatkeqe.
        Ngushellime familjes se deshmorit!
        Urojme nga zemra qe te jete me fat i aksidentuari tjeter, i cili po lufton per jeten. Sherim te shpejte!
        Vajmedet! Policija eshte e rrezikuar! Po qytetaret?
        Sorrat qeveritare na çajne veshet per “suksese”, duke na i lenduar keqas plaget.

    2. PLISI says:

      Ngushellime familjes se te ndjerit. Ti qenke nje frroço tipik, injorant.

    3. PLISI says:

      Se harrova, ti nuk qenke det por pellg me uje te qelbur e me zhaba.

    4. eee says:

      shko mesohu si te shkruash pastaj komento uroj te te ndodhe ty

  3. sajmiri says:

    Qenka patriot i ministrit te mrenshem,turp per shtetin per pushtetin qe i ka lene policet ashtu sic thote edi rama, te gjitha jane te verteta ato qe thote kryetari i opozites,polocise ti permiresojme kushtet e punes dhe tu rrite pagat dhe te mos tallet pushteti i injoranteve me ta se jane familjare qe kane per te mbajtur familje,tani ata hellin para per informacion, ata persona qe bejne te tillla krime njihen nga policia por ajo nuk ka asnje mundesi ti ve para ligjit se pas tyre ka politikane te cilet i perdorin per punet e tyre.ja tani shkoni dhe qani tek varri i tjeter polici kjo eshte kriminale te derdhesh lote krokodili, kur ke ne dore te permiresosh gjendjen.

  4. HIMARA+AH1914HELLAS+ says:

    ja dhe nje lajm i mire nje xhandar i saliut me pak.keta pushta nuk me lejonin hyrjen ne kufi pa ju dhenur leke.rrace qenash te korruptuar.
    jashte nga epiri dhe himara forcat okupatore te shqipfolesve turq te zinj.liri per epirin dhe himaren.kalo paska xristos anesti+++ alithinos o kirios.

    1. polici says:

      Himara heres tjeter merr motren me vete kur te kalosh kufirin, te na beje nja gjysem ore pipa dhe pastaj kalon si pasha. He te keqen. Hajd mos u merzit, se kemi feste sot u ngjall Krishti.

  5. Vlonjati 1 says:

    Dhimbje dhe keqardhje per policin qe nderroi jete!Ngushellime familjes. Sherim te shpejte policit te plagosur! No koment per te tjerat.

  6. Belisarius says:

    mire ja ka bere se keta policet bejne si te forte kur te ndalojne

  7. BJORN says:

    Kjo ndodh sepse policet i bejne posblloqet jo sipas rregullave te qarkullimit po ku tju teket,duke mbajtur ne dore tabelen e blokun e gjobave se kane norme nga shefat e tyre .Po te shkosh nga kombinati tek ura e Beshirit do te shohesh cdo dita 6 police te ndryshme ne rruge,nuk e mar vesh cfar behet,te gjithe shkelin rregullat e qarkullimit rrugor ne vendin qe bejne kontrollin.
    Ngushllime familjareve

  8. Tirana says:

    Tirana nuk po i zbut dote bagtit.

    1. pa emer says:

      me te trash se ju tiransit nuk ka po ku merni vesh juve o bagla

  9. sif says:

    Prap… sikur me qene polici zhapik ne mes te rruges. Ik, Ik, Ik, largohu qelbesire se mbase priten keto fije gjakatare. Largohu kryepolic se te kane ty prandaj vriten police perdite. Largohu maskara.

  10. anonim says:

    “është emër i njohur për Policinë e Tiranës pasi është dënuar edhe më parë për vepra penale” por me X5 ama!

    1. hysni says:

      o zotni e nje personin as nje dit burg ska ba
      po per X6 se se ka te veten flm

    2. eee says:

      ai nuk eshte denuar asnjeher me par po kshu i leverdis atyre te thojn.ai eshte njeri si gjith te tjeret me x 5 apo x6 pune per te nuk eshte vetem ai me x6

  11. Keq Ardhje says:

    Trimat gjobevenes te postblloqeve qe ndalojne ore e minute pa me te voglin dyshim drejtuesit e automjeteve duhet dhe ta kene parasysh se po qendruan ne rruge ose anash saj mund te ndodhen vete ne “kundravajtje”.

    Nuk e kuptoj se c’jane keto postblloqe dhe kush urdheron ngritjen e tyre vend e pavend si ne shtetrrethim? Cili nga politikanet e ka ngritur me force zerin per te zhdukur nga rrenjet kete dukuri kaq negative qe ne vendet perendimore pothuajse nuk ekziston fare? Si eshte e mundur qe gjithmone ne te njejtin dalin gjobevenes me bllok ne dore? A eshte i ligjshem ky mjet i pakontrolluar fitimi per punonjesit e ruajtjes se rendit?

    Sido qe te jete, ndjej keqardhje per ata qe humben jeten dhe u plagosen si dhe per familjet e tyre. Ata u bene viktima te keqtrajtimit dhe shperblimit jo dinjitoz per punen e ndershme qe bejne.

  12. Askush me shume se policet nuk jane te rrezikuar. Ata jane perball me krimin. Policia i kap dhe i denancon, te tjeret i leshoin se nuk ka prova. Ja dhe ku paska qen nje ndar te denuarit me pare pore edhe perse ishte nen surveimin e policise perseri nuk eshte pepruar me masa shtenguese per ta parandaluar kete kriminel.
    Ngushllime familjes per humnbjen e policit ndersa urojm sherim te policit tjewter.
    Shteti po vepron ne kundershtim me vete rregullat e shtetit ndaj dhe eshte arritur kjo masaker ne policine e shtetit. Keqeardhej per keta se djem te popullit jane, mbi te gjith bije nenesha. E ku ta gjejm veteveten.? B renta vitit vriten tre komisare policie, dhe policet njeri pas tjetrit. A munde te vazhdohet keshtu. Berisdha duhet vete te leje kete detyr pasi nuk eshte ne gjendje te ndaloj kete krim qe vet e ka mbjellur, e ka parashitur dhe e vaditur e tani vazhdon te “korre ” fitoret e tije. Duehte pa tjeter te RILINDE Shqiperia qe te rilinde edhe forca e shtetit te rilin de edhe funksionaliteti i policise se rujtes te rendit dhe qetesis ne shqiperi.

  13. Ester says:

    Heren e fundit qe isha ne Shqiperi policet me ndaluan duke genjyer se po ecja me 172 km/h. Krejt e pavertete, por moren 30 mije leke dhe me lane te iki (pa gjobe). Nuk mund te fsheh nje lloj kenaqesie qe pjesetare te bandes se policise kane patur kete fund. Policia shqiptare eshte vetem nje grupim me perqindje te larte kriminelesh dhe te korruptuarish te cilet vajtohen si heronj pas vdekjes kur te gjithe e dine qe te gjalle jane nje tufe legenash. Jo se autori ishte ndonje individ i kulluar se tip krimineli paska qene, por te pakten kuptoni se te dyja krahet jane te tille ne Shqiperi, qofte polici, qofte ai qe e vret. Prandaj mos beni kot sikur ka shtet me heronj qe po bien viktime e krimit. Krimin e ben shteti njesoj si krimineli, sepse shteti shqiptar eshte nje farse qe nuk ka aresye te ekzistoje. Dhe policet qe vriten jane pjese e asaj farse, shpesh legena te korruptuar qe urrejne njeriun e ndershem. Polici dhe krimineli eshte ne gjithe boten menderisht afer, por ne Shqiperi eshte thuajse e njejta gje.

  14. hasan says:

    policat shqipetare bejne postoblloqe ne mes te rruges te gjithe jane te trashe ( populli policat shoferat )cdo gje eshte lemsh si ka mundesi te ngrihet nje postobllok ne mes te rruges ne vitin 2013 kjo ka qene metoda e luftes se 2 boterore zgjohuni o bageti se po hame kokat e njeri_tjetrit per cfare?vetem se shoferst policat the pushtetaret jane te t

  15. alban4eva says:

    qe shuhet nje jete njeriu me vjen keq, por qe te trumbetohet qe polici ra deshmor ne krye te detyres, eshte poshtersi. policat ne Shqiperi jane hajdute ordinere, te vjedhin leke ne mes te rruges.
    bashkohem me komentin e “esterit”, policat jane bandite me plot kuptimin e fjales, jane me kokrra ata qe jane me te vertete te ndershem..
    polici rrugor ne Shqiperi=hajdut ordiner.!!!

  16. liu says:

    Duhet te ndodhi nje vdekje qe policia te ndroj menyren e vjedhjes se shoferit ne ruge,mua personalisht me kan vjevur disa her 10mij lek duke filuar nga Shkodra e deri ne Tirane,e nuk i interesolne dekumentat por vetem 10 mishja .Turp per policin dhe ngushellime familjes te te ndjerit e sherim te lehte tjetrit.Policia ,Spitalet,e te gjitha ato institucione qe drejtohen nga Berishajt e Saliut, jan kundra Shqiptareve. 10 milionë lekë të vjetra shpërblim mund tja jepte policave qe te mos merzisin shoferat.

  17. kel ukaj says:

    Si eshte e mundur qe kontrollojne ne rrotulluese. Rotonde eshte nje kryqezim. Ne kryqezim nuk mund te ndalesh dhe as parkosh, nuk behet retro, nuk mund te parakalosh, preçendenza djathtas se nuk ka senjale rrugore qe japin preçedencen kush hyn ne rotonde, nuk mund te ndalohesh ne korrispondence dhe as te parkosh, ne zonat urbane mund te ndalosh se ka vend por jo me afer se 5 m gjithmone jo para senjaleve stradale etj etj. Policet kane bere thyerje te rregullave te qarkullimit rrugor. Policia duhet te kete vend te posaçem ku ndalohen makinat, dhe per kete duhet te kete edhe senjale rrugore qe paralajmerojne perdoruesit e rruges qe mund te gjesh polici. Policet kane marre denimin e merituar dhe siguracioni nuk duhet te pranoje ti paguaje pasi jane fajtore edhe policet.

  18. Besmiri says:

    Ne rradh te par ngushlle familjes te ndjerit po gjithmon njeriu kur vdek e quaj te pafajshem po ni gja duet ta dim na te gjith se si po sillet policija me qytetqret dhe policija duet te respektoet po AMA she polisija duet me rrespektu uniformed po dhe qutetarin te gjith e dim se si Skellet policija me qytetaret po e majten ket sellje policija do e psojn dhe te tjeret sy ky dhe si tjeret se leket haram plas dikun dhe edi Koleci esht ni vikt ne ket rast se policija shshqiptare I ka mlu harami edhe mjer ai dhe familja ti se sot po e vujn ket situat .
    Nga policija dua ma shum sjellje me qytetaret
    Dhe nga qytetaret dua ma shum rrespekt
    Po te kemi rrespekt per nja ri tjetrit nuk ka per te pas kesi fatkeqsish
    Sa ma shum Mir kuptine ju flm.

  19. dritani says:

    Vdekja nuk mund te gezoje njeri por keta police duhet t’i therrasin mendjes se jane ata qe i lene tipat me X5 apo me ML, mundesisht me timon djathtas, te bejne si ju do bytha ne qytete.

    Thene ndryshe “do korresh c’ke mbjelle”…

  20. pa emer says:

    edhe ai nuk donte qe kjo te ndodhte ai eshte nje baba i mrekudhueshem familjar dhe nuk edhte ashtu sic komentoni juve turp tju vije qe shkruni si tju doje qefi ky eshte aksident kaq duhet ta kuptoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje