Edmond Panariti, ish-ministër i jashtëm dhe një nga drejtuesit e LSI-së është i sigurt: Shqipëria jo vetëm ka nevojë për rotacion, por dhe do të realizojë një rotacion politik në zgjedhjet e 23 qershorit. Me tone të qeta, ndoshta të lëmuara me politesë dhe nga periudha e vështirë në të cilën ai drejtoi diplomacinë shqiptare, ai flet për aleancën parazgjedhore mes PS-së e LSI-së, për bashkimin e të majtës dhe parasheh një cikël krize në të djathtën e të nesërmes së zgjedhjeve. Pohon se retorika nacionaliste e fundvitit të shkuar ishte në dëm të çështjes shqiptare, por që e sheh tashmë si një kapitull të mbyllur. “Vala e nacionalizmit rrezikoi seriozisht të shpërqendronte fokusimin dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në avancimin e dialogut Prishtinë-Beograd. …qëndrimi i vendosur amerikan ndaj retorikave nacionaliste të Tiranës zyrtare dhe jo vetëm të saj, synoi të pengonte përshkallëzimin e ngjarjeve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni duke penguar në këtë mënyrë një zinxhir efektesh kaskadë në të gjithë rajonin”, thotë Panariti…
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Panariti pranon se në diplomaci ka nepotizëm dhe se zgjidhja qëndron qoftë në vullnetin politik të shumicës së nesërme qeverisëse, qoftë në përmirësimin e ligjit. Ish-ministri i jashtëm thotë se shërbimi i jashtëm vuan krizën financiare dhe se vendi duhet të shkurtojë një pjesë të misioneve dhe të ambasadave më pak të rëndësishme që e përfaqësojnë nëpër botë. Dhe po kështu, tregon se pse nevojitet dialogu me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për detin.
Koalicioni paraelektoral PS e LSI tashmë është një realitet, cilat mendoni se janë shanset, në këtë rast të shtuara, për një triumf të opozitës në zgjedhjet e 23 qershorit?
Aleanca parazgjedhore mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste ishte kthim në normalitet, ishte dhe është kompozimi normal i të majtës dhe rreshtimi i saj në vendin e duhur të spektrit politik në vend. Kam bindjen se një veprim i tillë mbylli një cikël ndarjeje dhe mosmarrëveshjesh mes të majtës dhe ndoshta, shënjon një cikël të tillë në të nesërme në të djathtë. E majta, jo vetëm për hir të garës për të qeverisur ndryshe dhe më mirë vendin, por edhe për rigrupimin e saj, hap perspektiva të reja për kohezion dhe njehsim në pjesët e saj përbërëse. Ajo që shohim sot me aleancën parazgjedhore me LSI-në e PS-në, është vetëm një pjesë e dukshme e projektit sepse ky është një projekt në vijim, është në zhvillim dhe afatgjatë me të gjithë elementët që e përbejnë atë.
Nga ana tjetër, dështimi i pritshëm i të djathtës në zgjedhjet e 23 qershorit, do ta fusë atë në të njëjtin cikël si ai që pësoi e majta, kryesisht që nga viti 2004 e në vijim. Mendoj se dhe të djathtës do t’i duhet po aq kohë, ndoshta dhe më shumë, për të dalë prej tij.
Ka diçka tjetër për t’u shenjuar dhe nënvizuar në këtë proces aleance paraelektorale; ai nuk është një bashkim mekanik dhe aritmetik numrash. Aleanca është sinergji dhe bashkëpunim sinergjik, i cili qoftë dhe duke gjykuar nga shifrat e zgjedhjeve të shkuara, i jep të majtës të paktën tetë mandate më shumë përballë koalicionit qeveritar. Duke thënë këtë, kam parasysh vetëm një minimum, sepse së bashku, me sintoni dhe sinkronizim të aksionit politik midis dy motorëve kryesorë të së majtës, ky rezultat i ka të gjitha shanset të thellohet edhe më shumë. Po kaq i rëndësishëm është dhe fakti që së bashku, LSI dhe PS kanë shumë më tepër mundësi teorike dhe praktike të triumfojnë dhe në aksionin e madh të mbrojtjes dhe të ruajtjes së votës, një nga problemet më shqetësuese në të gjitha zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri.
A mendoni se referuar kryesisht çështjes së KQZ-së, deformimit të listave zgjedhore dhe klimës së elektrizuar politike në vend, ekziston një mundësi teorike për prishjen e gjithë procesit zgjedhor në Shqipëri?
Zyrtarisht fushata nuk ka nisur ende, por në të gjithë këtë tranzicion të tejgjatë në Shqipëri, ngjan se vendi është në fushatë permanente elektorale, gjatë të cilave, shmangia nga ligji me arrogancë dhe arroganca e pushteteve, ngre krye shpesh herë. Ajo çfarë ndodhi me KQZ-në është vetëm një sinjal se edhe kjo fushatë do të jetë më shumë se një garë partish, programesh dhe listash. Do të jetë sërish sipas stilit të hershëm të zgjedhjeve në Shqipëri, gjatë të cilave, pushteti kërkon të bëjë çdo lëvizje dhe të shfrytëzojë çdo mundësi për të siguruar avantazh të paligjshëm mbi kundërshtarin politik. Shkarkimi nga detyra dhe ndërprerja e mandatit të anëtarit të KQZ-së, i propozuar nga LSI e zgjedhur nga Kuvendi, është një kërcënim serioz për të gjithë procesin zgjedhor dhe një premtim ogurzi për çfarë pritet të ndodhë më pas. Nëse ky komision, siç po thuhet nga shumica qeverisëse, do të vazhdojë të funksionojë vetëm me katër anëtarë, e ka të garantuar minimin e rëndë të klimës politike në vend. Përveç faktit që është dhe më kryesori, se jemi në shkelje të plotë të Kushtetutës e të Kodit Zgjedhor. Nëse KQZ do të bëjë sikur vazhdon punën e tij me këtë format, është njëlloj si të vazhdojë “loja” e palëve, kur është i dukshëm një pozicion offside i njërës prej tyre.
Qeveria ka përgjegjësinë e riparimit të këtij atentati të kryer ndaj Kushtetutës, ligjit dhe vetë institucionit dhe klimës së mirëbesimit në zgjedhje. Kjo gjë arrihet ose duke rikthyer në detyrë anëtarët e larguar nga KQZ-ja, ose duke iniciuar sa më parë riformatimin e këtij organi sipas përcaktimeve që ka Kodi Zgjedhor. Tashmë kemi hyrë në emergjencën e kohës. Çdo ditë që kalon e bën edhe më të rëndë situatën dhe çdo vonesë, rrezikon seriozisht të gjithë procesin zgjedhor. Shqipëria, përveç nevojës së dorës së parë për rotacion politik, ka gjithashtu nevojë që të kapërcejë ngërçin e deformimit të standardeve të zgjedhjeve. Zgjedhje me standarde të plotësuara vetëm pjesërisht, do të dëmtojnë më së shumti jo vetëm palët në garë e kryesisht qeverinë, por të gjithë vendin. Ky është interesi i madh dhe i përbashkët nga i cili duhet të rinisë dhe njëherë qetësisht, puna për të ndrequr çfarë u prish me përdhunë dhe antikushtetutshmërisht.
A e ka tensionuar marrëdhënien strategjike të Shqipërisë më Shtetet e Bashkuara, por dhe BE-në, vala e nacionalizmit qeveritar të kryeministrit, duke nisur që nga nëntori i vitit të kaluar?
Eshtë një pyetje delikate, të cilës nuk do t’i përgjigjem plotësisht, për shkak të vetë delikatesës së çështjes që ju ngrini. Rritja e papritur e toneve nacionaliste në vend, sidomos gjatë festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së vendit, rrezikoi seriozisht të shpërqëndronte fokusimin dhe përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian në avancimin e dialogut Prishtinë-Beograd. Ky dialog atëherë dhe tani, përbënte një përparësi absolute si për politikën shqiptare, po ashtu dhe për politikën amerikane dhe evropiane për rajonin tonë. Çdo lëvizje në të kundërt të këtij procesi, potencialisht mund të krijonte vatra tensioni tërësisht të panevojshme midis fqinjëve në rajon.
Surpriza e hidhur ishte se këto tendenca nacionaliste u shfaqën në mënyrë të papritur nga Shqipëria, e cila, në të kundërt, në vijimësi kishte ndjekur një politikë të qetë, të urtë, të matur dhe në sinkron me politikën euroatlantike për rajonin. Shqipëria më shumë se njëherë ishte vlerësuar pikërisht për një gjë të tillë. Qëndrimi i vendosur amerikan ndaj retorikave nacionaliste të Tiranës zyrtare dhe jo vetëm të saj, synoi të pengonte përshkallëzimin e ngjarjeve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni duke penguar në këtë mënyrë një zinxhir efektesh kaskadë në të gjithë rajonin. Dinim si niste, por është e vështirë të parashihej se si do të shkonte më tej një kaskadë e tillë. Situata tashmë duket e tejkaluar dhe pas ka mbetur vetëm shija e keqe e një politike që doli jashtë kufijve, shkeli kufij të ndaluar për shkak të problemeve brenda për brenda kufirit të Shqipërisë. Edhe mbas këtij “incidenti”, marrëdhëniet me SHBA janë solide e të shkëlqyera.
Si ish-ministër i jashtëm, cilat janë konsideratat tuaja për akuzat e fundit për nepotizëm në shërbimin diplomatik?
Miratimi sa më parë i ligjit për shërbimin diplomatik, drafti i të cilit është përgatitur prej kohësh nga Ministria e Punëve të Jashtme, do të mundësonte vendosjen e balancave të duhura dhe sidomos, respektimin e sistemit të karrierës dhe gradave brenda trupit diplomatik në emërimet në misionet dhe përfaqësitë tona diplomatike. Ligji duhet të shoqërohet pa asnjë dyshim edhe me akte nënligjore dhe normative mbi kriteret e nevojshme për thithjen në shërbim të diplomatëve dhe personelin e misioneve dhe të ambasadave. Ligji aktual krijon ambiguitete dhe lejon shumë hapësira për subjektivizëm. Për ta kaluar këtë ngërç, kërkohet më shumë konsensus në nivel të komisionit të jashtëm parlamentar për shqyrtimin dhe analizimin e kandidatëve dhe praktikave të emërimeve përpara se ato të kalojnë për dekretim nga Presidenti i Republikës. Problemet ekzistojnë. Mirëkuptoj dhe ndjeshmërinë e rritur të publikut mbi situatën në shërbimin diplomatik dhe nevojën urgjente për reformim e profesionalizëm në të. Jam i bindur se shumica e nesërme qeverisëse, ka jo vetëm kapacitetin e duhur politik e njerëzor, por edhe vullnetin e fortë politik për të ndryshuar situatën.
Situata financiare e ministrisë së jashtme është konsideruar katastrofike, është raportuar për mungesë fondesh deri dhe për pagesën e qirave të ambasadave shqiptare. Si e komentoni një gjë të tillë?
Asnjëherë nuk kam mundur të kuptoj se mbi çfarë kriteresh është ndërtuar buxheti për Ministrinë e Jashtme. Eshtë buxheti më i ulët në rajon. Për ta kuptuar më mirë, po ju them se është vetëm sa gjysma e buxhetit që ka në dispozicion ministria e jashtme e Republikës së Kosovës, në një kohë, kur aktiviteti ynë diplomatik dhe përfaqësimi në nivel dy palësh dhe shumë palësh është shumë më i madh. Buxheti ynë është thjesht i pamjaftueshëm. Gjatë periudhës që isha ministër i jashtëm, mungesat serioze financiare ishin një shqetësim jashtëzakonisht i madh sepse ndikonin direkt në cilësinë e punës së përfaqësive tona diplomatike. Personalisht, kjo mungesë më ka sjellë shqetësim dhe stres të jashtëzakonshëm në përpjekjet për plotësimin e nevojave operative dhe të përballjes me detyrimet financiare që rrjedhin nga anëtarësia e Shqipërisë në organizmat shumëpalëshe.
Shqipëria nuk duhet të hezitojë të mbyllë përkohësisht misione dhe ambasada në vende tek të cilat intensiteti i marrëdhënieve nuk e justifikon hapjen dhe mbajtjen e një misioni apo të një ambasade. Të njëjtën gjë e kanë bërë vende shumë herë më të fuqishme financiarisht se Shqipëria, si Holanda e Danimarka dhe nuk ka asnjë motiv që të mos e bëjmë dhe ne. Qeveria e ardhshme duhet të rishikojë në mënyrë urgjente dhe mbi kritere të reja shpërndarjen e fondeve në trupin tonë diplomatik. Ruajtja e funksionimit normal të ambasadave dhe të përfaqësive tona jashtë, i shërben dinjitetit tonë shtetëror dhe imazhit të të gjithë vendit. Që në rrethanat e krijuara, është cenuar jo pak.
Mendoni se është e udhës që krahas këtyre mungesave, shteti shqiptar të paguajë shuma shumë të mëdha kompanive të lobimit apo qoftë dhe për spote publicitare?
Përparësi absolute duhet të ketë plotësimi i nevojave bazë të diplomacisë shqiptare si mënyra më e mirë për promovimin e imazhit dhe rritjen e prestigjit të vendit në arenën ndërkombëtare. Të gjitha mjetet e tjera janë thjesht dhe vetëm garniturë.
Së fundmi, diçka për marrëdhëniet me fqinjin jugor të vendit, Greqinë. Eshtë ende problematike dhe e pakapërcyer marrëveshja për detin, rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, por dhe probleme të tjera. Çfarë ka ndodhur me to?
Çështjet madhore të sovranitetit kombëtar dhe të drejtat tona mbi zonat e ekskluzivitetit ekonomik në hapësirat detare, përpara se të vendosen në tryezën e bisedime dhe negociatave, diplomacia jonë duhet t’i ketë sheshuar me ekspertë vendas dhe të huaj të së drejtës së detit, me profesionistë të metodave të matjes dhe atyre të referencës e të tjerë. Shqipëria duhet të ketë dokumentin e saj të zonave të eskluzivitetit ekonomik, njëlloj si fqinji ynë e ka tashmë një dokument të tillë që e ka depozituar në OKB. Herët apo vonë do të duhet të rinisim dialogun me Greqinë për një marrëveshje të re, të pranueshme për të dy palët. Dialogu është i domosdoshëm. Dhe po me dialog, besoj se do të arrihet shpejt një zgjidhje dhe për problemin e toponimive në pasaportat e dokumentet e tjera të qytetarëve shqiptarë të lindur në Greqi. Dhe kjo do të duhej të ishte një zgjidhje e qëndrueshme.
duhet te zhduket sali berisha nga skena politike e ktij vendi. rilindje per shqiperine edhe shqiptaret
un jam i mendimit se partia socialiste do mari vetem pa lsi 74 deputet.
ka super program, me i arrituri ne kto 23 vite tranzicion.
o cdo zhduket saliu oooo, e majta do ta shkaterroj njehere e pergjithmone rregjimin berishian dhe kjo maskarade qe po ndodh te marri fund!
Po dhe kjo fale ketij programi te mrekullueshem e gjithperfshires te PS dhe fal berishes qe per keto 8 vjet me kete qeverisje te “mrekullueshme” qe vetem ka sjell vota nga PS duke vjedhur e vrar njerez.
Me Koco Kokedhimen Kandidat ne Vlore, Berisha i ka ditet e numeruara
Ky minister butaforik flet per politike te madhe sot, kur para disa ditesh ka filluar pune si pedagog i sigurise ushqimore ne Fakultetin e Shendetit Publik. Keshtu eshte kur veterineret merren me politiken e jashtme. Hajde Shqiperi hajde….
IK MER PANARITI TI JE LENG MISHI KU DI GJE TI KTO ZGJEDHJE I FITON PD DHE ALEATET
po,,,,,,,,,,,,,,, çfare jane 8 mandate per ju???? ju do fitoni me shume se 8. ju do fitoni nga tre nje me te gjatin, po mos u beni merak se ju a kemi bere gati ngjalen, po te kruhesh dhe ti Panarit po ta bejme dhe ty nje gati!!! merr dhe vangjelin qe te ndimojne se ty do te te zhgjedhim nje te trashe dhe si plak qe je ka me te knaqeeeeeeeeeeeeeeeeeee. O SA JU RREN HAVAJA MOR TE MJERE!!!!!
Lajmi i Fundit: Dorehiqen Kreret e AK Kurbin. Nuk u Perfaqesuam.
Sot ne oret e paradites Aleanca kuq e Zi njoftoj emrat e Kandidateve per deputet ne 12 Qarqet e Republikes se Shqiperise. Vendimi per Qarkun e Lezhes ka sjelle pakenaqesi te medha me emrat e sjelle nga qendra.
Ne i kemi qendruar besnik Partise dhe Kryetarit Kreshnik Spahiu,por ata qe marrin vendime as nuk na e kan “Fyshkellyer” se ke do binin si perfaqesues te Kurbinit! Perfundimisht Laci mbeti pa nje perfaqesues nga Qyteti i cili eshte i dyti ne veri per nga numeri i popullsise..nuk kemi asgje kunder kandidateve te sjell nga propozimet tona,por jemi kunder menyres se perzgjedhjes se tyre!
Kreshnik Spahiu na ka cilesuar deri tani se Ak e Kurbinit eshte dega me besnike ndaj ti dhe partise se tije…por keto fjale mbeten “Fjale te thena”.. Prandaj shumica e Sekretareve Politik te AK Kurbin do deklarojne DOREHEQJE nga kjo force politike.Lulzim Dedgjonaj si kryetar i deritanishem i AK Kurbin deklaron doreheqje te pa revokueshme nga gjitha pozicjonet qe mban deri me tash ne kete parti..doreheqje qe do pasohet edhe nga Kreu i Rinise Kuq e Zi por edhe nga Kryetarja e Forumit te Gruas Kuq e Zi Kurbin.
Duke i uruar te “Zgjedhurve” te Spahiut,suksese ne fushaten Elektorale te 2013.
oooooooooo na myten Fatosat e Erjonit, te gjithe nje mendje kane keta llapin te njejtat gjera zhgjebaraket 99-nca. Nuk i sherbeni keshtu PS-se o qurrasher.
P.S: Ta gezoni Koco Kokedhimen ne krye, tju dhjese ne koke
mos me thuaj mor Edmond qe ke fillu me pa fall. Aman te keqen me thuj se kom nje provim neser me thuj do ta marr apo jo qe ta di mos te mesoj te pakten. ik mor se le nom….kryetarit tend me ate turp qe beri nuk meriton me nejt mo ne shqiperi ti thu do morri vota
Pse veterinar qenka ky gomar? NJE GJE E KA TE SIGURT KURRE S’KA PER TE QENE MINISTER I JASHTEM.
DINI
Megjithese kam respekt per ju z.Panariti keto qe thua jane futja tja fusim . Me kete lloj ligji maximumi i rezultatit nuk mund te jete me shume se 72-68 per kedo krah. Prandaj meqenese u be bjeri ti bime une them se ju merni por une them ta beje 88 mandate .