Republika e krimit, ekzekutohet sapo del nga shtëpia biznesmeni i ndërtimit

6 Maj 2013, 08:25Politika TEMA

Krimi nuk ndalet dhe shteti bën sehir. Ndërtuesi Ikmet Kotorri është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30 në rrugën “Ali Visha”, pranë zyrave të kompanisë së tij, në pallatin e ndërtuar nga vetë viktima.

Sipas burimeve nga policia, një nga pistat e hetimit mund të jenë konfliktet e tij, por përfaqësues të kompanisë “Kotorri – SL sh.p.k.”, që drejtohej nga i ndjeri, thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, por ende nuk dihet asgjë për autorët e vrasjes. Ikmet Kotorri, 45 vjeç, është babai i tre djemve. Mësohet se viktima ka qenë duke dalë nga shtëpia në momentin që persona të paidentifikuar i kanë dalë para dhe e kanë qëlluar 4 herë me pistoletë.

Ai themeloi në Tiranë në vitin 2008 kompaninë “Kotorri – SL sh.p.k.”, e cila erdhi nga një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e ndërtimit si ortak edhe në dy shoqëri të tjera “Hapësira-X” sh.p.k. dhe “Destaxhei” sh.p.k. që prej vitit 2005. Policia bën me dije se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës./A.XH

20 komente në “Republika e krimit, ekzekutohet sapo del nga shtëpia biznesmeni i ndërtimit”

  1. gjeramadhi says:

    ka dore sala dhe luli nuk e kuptoni

    1. BLEDAR BECOLLI says:

      hajvan mos u tall me vdekjen..

      1. fjolla says:

        Pritni edhe pak, se pas 23 qershorit Republiken e krimit do ta dekriminalizoje ILIR META

    2. Pilo Lala says:

      Nga eshte ky biznesmeni?
      Sepse ai paska pasur eksperience nga dy kompani te krijuara ne vitin 2005. Tamam ne vitin qe krijoi edhe Shkelzeni Kompani!!!
      Me sa duket eshte filial i Gazetes 55….

  2. Populli says:

    SHPk-te e Shqiperise, jane para droge dhe kur…..vash neper Europe. Eshte normale qe do te kete edhe vrasje!

  3. drini gega says:

    e po, kur behesh i pasur ne kete menyre, sigurisht qe vdekja eshte e pranishme ne cdo moment te jete tende…

  4. Desaret says:

    Eprsitë e sigurisë se biznesit dhe bizesmeneve nga Saliu…Ne pamundesi te dhenies se borxheve qe shteti u ka kompanive,u jep,pse jo,plumbat!Nuk ka per tu zbardhur!Lufta civile ne Shqiperi perfundon vetem me arrestimin e Berishës!Opozita duhet te deklarohet për kete te vertet!Italia,nepermjet kryeministrit te ri e deklaroi të perfunduar kete lufte në parlament,diten e votbesimit(Shteti italian nuk ka vrare asnje qytetar dhe policia nuk rreh futbollistet ne fushe,as mafjozet qe i ka burgosur!)Sovrani duhet te zgjedh midis perfundimit të luftes civile me arrestim te Berishës,prej opozites dhe vazhdimesise se saj duke i sjelle vrasjet gjer ne familje!Ska rendesi perse eshte vrare ky bizesmen shqiptar,rendesi ka se lufta civile nuk perfundon pa arrestuar Berishën!Janë ditet e fundit te tij!Besoj per këtë nese opozita deklaron si italiani Letta!…

  5. dritani says:

    TemA te semure psikike punesoni ne gazete?!

    Fjalia e trete: “përfaqësues të kompanisë…thonë se ai s’ka pasur konflikte me askënd dhe kanë mbetur të befasuar nga lajmi”

    Fjalia e fundit: “Policia bën me dije se para disa kohësh i është vendosur eksploziv në makinë ortakut të viktimës”

    Cfare quhet konflikt?

    1. Vrojtuesi says:

      dritan, pse tani e more vesh ti qe gazeta tema eshte strofkulla e te semurve psiqik qe ndersejne njeri-tjetrin per te urryer sa me shume? Sigurisht qe Meros i duket vetja “intelektual” me kete turme provincialesh, rrugacesh, Kamunistesh, Stefanistesh, Ramistesh dhe fashistesh – Rilindas

      1. hakihakiu says:

        te kam pas lexu me shume endje o MERO djali por tani po behesh si nje pacavure e ke humbur sensin e se vertetes Qe kur ne autobuzin e ekipit kombetar te rilindjes -per te qeshur termi ekip kombetar-hypen hajdutet e LSI ti nuk po arrin te thuash te verteten qe ne kete kualicion Rama do dale i humbur se hajdutet e LSI do tia vjedhun votatat Rames Per sa i perket vrasjeve mafioze ato kan ndodhur e do te ndodhin se bisneset tona kane ere felliqesire dhe se per nje dekate per cudine me te madhe na gdhihen milioniere E cdo te presesh pas kesaj BESOJ SE KUPTOHET PLUMBA KOKES

      2. Jani says:

        Punonjesit ndofta i ka komunisto-psiqik, por komentuesit (shumica e tyre) jane politikane te mirefillt, hetues e prokurore me eksperience (por te papune, se fajin e ka Saliu). Te bejne analizen qe te lene pa frym fare.
        As Evropa nuk i ka te tille.
        Ca nga ata jane dhe fallxhore, parashikojne nje fitorje te thelle me 23 Janar.

  6. agron says:

    I uroj suksese drejtorit te ir te instituutit te shendetit publik dr adrian hoxhes me shpresen qe ishp te beje studime sa me te mira .suksese

    1. hakihakiu says:

      te kam pas lexu me shume endje o MERO djali por tani po behesh si nje pacavure e ke humbur sensin e se vertetes Qe kur ne autobuzin e ekipit kombetar te rilindjes -per te qeshur termi ekip kombetar-hypen hajdutet e LSI ti nuk po arrin te thuash te verteten qe ne kete kualicion Rama do dale i humbur se hajdutet e LSI do tia vjedhun votatat Rames Per sa i perket vrasjeve mafioze ato kan ndodhur e do te ndodhin se bisneset tona kane ere felliqesire dhe se per nje dekate per cudine me te madhe na gdhihen milioniere E cdo te presesh pas kesaj BESOJ SE KUPTOHET PLUMBA KOKES

  7. shqiptari says:

    Perse lulezon Korrupsioni ne Shqiperi dhe perse nuk vrasin Politikanet qe jane Multi-Milionere.Qe kete pasuri e kane ndertuar duke ne kurriz te gjakun te nje Populli 3-4 Milion te VARFER ?

  8. johny says:

    ka dore sala,pare droget,kshu e gjen kur merret me pare te pista e njera tjetra.po shum injoranta paskeni qen,qe i bini rikes shpulle,sja keni haberin e leshoni fjale kot.1)Gjeramadhi ti qe e kupton,na spjego se clidhje ka sala dhe luli 2)populli po ti nga e di qe ky i ndjeri eshte marre me droge dhe ku rva 3)drini gega,ku e di ti ne cfare menyre eshte ber i pasur.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Saliu nuk vret me doren e vet, ashtu sic nuk vrau dhe Enver Hoxha me doren e vet, por eshte ligji qe vret me urdher te Saliut, kete ju berishiane nuk arrini te kuptoni, se dje Enveri kishte ligje te atilla qe te vriste edhe me gjyq apo pa gjyq dhe kete ja benin te tjeret qe i lepinin bythen, kurse sot krimi vret se ligjet e Saliut, jane ne dore te grupit ciftelia, qe eshte kupola e krimit.
    Se krimi nuk ndeshkohet, se fajtoret jane detashmenti i PD-se dhe viktima duke mos patur tjeter rrugdalje, e vret fajtorin qe e fali drejtesia berishiane.

  10. Zoro says:

    Ju ishit rraca me e ndyer ne Bot .

  11. mali says:

    Vrojtuesi,po cfare muti do nje nje gazete, qe e shan mbare e prape dhe komentuesit i quan te semure?? Po ti cfare je qe lexon dhe komenton ketu??!! Apo ti merr rrogen dhe je i detyruar te lexosh dhe komentosh. Bajge e saliserbit

  12. gjeramadhi says:

    johny .nje pergjigje te te mire te ka dhene horri i bulevardit ne vendin tim , por po vazhdoj dhe une ,ne shqiperi lulezon krimi, te fjithe bizneset jane te inkriminuara ne shqiperi nuk e kupton , ne shqiperi te vrasin per rivalitet , nje pyetje te vockel dil dhe ti dhe vra nje njeri kot , ai qe vritet e ka hak , po ligji denon gjithmone pasojen dhe jo shkakun se skaku e mori denimin me vdekje , pasoja denohet per te marre vesh te tjeret . shqiperia do dhe 20 vjet te tjera te vije ne normalitet por me kusht qe te kete nje qeveri normale

  13. Koka says:

    Gjithandej nje mut eshte. Korrupsioni ka kapur gjithe boten. Edhe ne Amerike apo me kompani te medha ne Europe te vesh tenderat blihen. Shume kompani vit per vit i jepet “sentence juridike” per korrupsion, por nuk shef njeri neper lajme sepse jane me kapitalizime disa bilion e duhet te paguajne 10 milion dollare ose euro gjobe bie fjala, sa me kruar bythen. Ai 10 milionci ama vret ate vogelushin qe do te futet te bej kompeticion, pra eshte me teper si gjobe per ata qe duan te futen ne torte se sa per ata qe po e ndajne torten. E keqja ne Shqiperi eshte se ne jemi dhe te egjer pak, dhe nuk mjaftohemi me leket qe kemi. Te shkosh ne Tirane, as ne Munih e Gjeneve nuk gjen kaq Benza 100,000 eurosh plus, a thua ti sikur ke ardh ne Dubai. Eshte nje koncept lindor, tribal, fisnor i te punuarit qe ne na demton, pasi korrupsionin nuk e shuan dot askush. Ata qe mendojne se do e shuaj Rama jane akoma me te cmendur se ata qe brohorasin per Berishen. Eshte ceshtje mentaliteti. Keta derra ne vend te investojne neper shkolla, te bejne filantropi se paku per te permiresuar sado ne menyre hipokrite imazhin e tyre ne publik, te ndihmojne ndonje femij te vobekte, blejne benzat e fundit, bejne si te forte, shkojne shkerdhehen me grate e motrat e te tjereve, dhe pasi mbarojne leket behen edhe me agresiv. Eshte mese normale qe keto gjera ne nje vend ku sistemi juridik nuk funksionon as ne aparence, do perfundojne ne kete lloj kafsherie. Far West, ose East ne rastin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje