TemA TV/ KQZ aprovon kandidimin e Dritan Priftit si i pavarur. Deputeti: Meta e Berisha duan ta lënë sërish në opozitë PS-në (VIDEO)

6 Maj 2013, 13:26Sociale TEMA

Deputeti Dritan Prifti do të garojë në këto zgjedhje si kandidat i pavarur në qarkun e Fierit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kandidaturën e tij.

Vetë Prifti thotë se është i lumtur që do ketë sërish mundësinë për të kandiduar në të njëjtën zonë, pa u fshehur dhe pa ndërruar zonën siç kanë bërë shumica e deputetëve.

“Kam punuar me përkushtim dhe do të punoj më shumë në parlamentin e ri,” tha Prifti, duke akuzuar sërish Metën se ka penguar kandidimin e tij për PS-në. Prifti shkon edhe më tej kur thotë se ka një pakt mes Metës dhe Berishës për të lënë sërish Partinë Socialiste në opozitë.

“Ilir Meta nuk më lejoi të kandidoj as me PS-në dhe as me partitë brenda koalicionit të majtë. Më vjen keq që Meta po e shfrytëzon frikën e Ramës për zgjedhjet për t’i marrë atij komandën e partisë dhe diktuar listat e PS. Jam i bindur që Meta bën lojën e Berishës dhe qeverinë e ardhshme do ta bëjë përsëri me atë. Do t’ua provoj shumë shpejt intrigën e re Berisha- Meta për t’i lënë përsëri të majtët në opozitë,” tha Prifti./ep

37 komente në “TemA TV/ KQZ aprovon kandidimin e Dritan Priftit si i pavarur. Deputeti: Meta e Berisha duan ta lënë sërish në opozitë PS-në (VIDEO)”

  1. artioni says:

    meta beri koalicioni me ps , cfare po thua o prifit , i njeri sakat !!

    forca e majte ,do fitoj me dat 23 qershore ! ?

    rilindje !

    1. nipi says:

      rilindje me Ledio Rucin qe do qarkulloj me eskorte policie dhe me kamion nga Lazarati drejt tiranes i pa prekur
      rilindje dhe per Tom Doshin, Fidel Yllin qe te shumezojn parate e tyre

      me e bukra esht Ringjallja Metes ai do bej namin 8 vite pushtet do futet ne Top 10 e botes per pasuri por sdo e deklaroj deri sa te zhduket perfundimisht pas 2017.

      Rilindje / Perpara?

      1. Beni says:

        Per me teper…Rilindje me Koco Kokedhimen hahahaha pa rrogaa do mbetemi ne te administrates.,..pa rrogaaa

        1. aqifi says:

          Prifti ka bere denoncimet me te bujshme ne politiken shqiptare. Po te kishte drejtesi, Meta, Kulici dhe shume te tjere do te ishin sot ne burg. E meriton te jete perseri ne parlament…

        2. EDI says:

          Po pse shpreson se do te mbetesh prape ne administrate ti ? hahahahaha

          1. Beni says:

            Po pse mer bthpamuk mendon se do fitoje partia jote dhe ju do beni cte doni??? Ik mer injorant andej, partite ju perdorin sa per fushate ju militantet por kur vjen puna tek punesimet,pervec ca drejtoreve nuk ju fusin se ju duheni perseri per fushate jhhahahahahahah

      2. arsilda gj says:

        Dritan Prifti le te vazhdoje te jape kontributin sic flet. Atij iu dogjen interesat per te qene deputet, e per te fituar ndonje post ministror e tani nxjerr koken, ashtu si gjithe te tjeret qe do nxjerrin koken se duan poste e duan pasuri. Por kauza kombetare per te rrezuar Berishen eshte shume me e rendesishme se kauza personale se e gjithsecilit prej ketyre deputeteve qe duan poste ministrore.

      3. Anton Nepravishta says:

        Ke harruar Paulin Sterkajn dhe Anastas Angjelin. Rilindje!

    2. Suela says:

      dritani sic e degjeneroi meten do e degjenejo edhe ramen. propooj te prenotojme nje dhome per Ramen tek spitali nr 5 sepse mbas 23 qershorit do ti duhet….

      1. Arjoni says:

        Dritani ashtu si gjithe te tjeret, dalin kunder nje ministri apo nje kryeministri sa i cenohen interesat e veta, mos kujtoni se i interesoi shume populli atij apo per te nxjerre te palarat e aferave korruptive ne qeveri. Ai nuk mori perfitimin e tij ashtu sic priste dhe tani do te dale si i miri i historise. Nuk i ha njeri keto.

    3. Gledijoni says:

      Spekullimet jane te pafund, por keto nuk do te na stepin ne qe te punojme fort per te punuar fort per Rilindjen tone te shumepritur per ta zhdukur njehere e mire saliun nga jeta politike shqiptare. Nese ne do te frikesohemi nga dyshimet e cdo partie brenda koalicionit, atehere i bie qe te mos lodhemi fare dhe t’i leme fushe beteje te lire Saliut. Ne duhet te gjithe te punojme fort, te bindim elektoratin qe nuk ka rrugedalje tjeter pervecse alternatives per Rilindje!

    4. qerramudhi says:

      Unë e votova në 2009 , e shava pasi beri kualicion me berishen , e falenderova per vidion e metes, e shava prap para disa ditesh . Por me kto qe po shofim oret e fundit Shtremua ka te drejte , Palloshi spo kandidone per deputet gjithe ata qe kan folur kundra metes edhe berishes . Kjo eshte nje fatkeqesi . Kush do le te me kundershtoje ne kte qe po theme .

  2. Ermal says:

    DRITAN TI BEJ PUNEN TATE NA JEP DEPUTETIN E 7 NE FIER QE TE KONFIRMOJME FITOREN DHE MANDATIN E 3

  3. Rilindje says:

    Ndoshta Dritanit i duket vetja si Beppe Grillo dhe shpreson ne ndonje suprize. Kerkon te rilinde edhe ky, por por s’do ia dalesh dot.

  4. Lana says:

    BRAVO PRIFTI ! PARASHIKIM I SAKTE . TE NJE MENDIMI JANE NJE PJESE E MIRE E
    POPULLIT , PACKA QE DISA TIFOSE FRIKACAKE SI VETE RAMA SHPRESOJNE !!!!!!!!
    META ESHTE ME DINAKU I DINAKEVE . RAMA DO TE DALI NGA POLITIKA ME TURP

  5. Ermali says:

    DRITANI KANDIDIMI ESHTE I RENDESISHEM I JOTI NE FIER TI DO NA KONFIRMOSH FITOREN SI NE 2009 DEPUTETIN E 71 BRAVO

  6. ali says:

    Pashni perendi ,c’eshte ky koqe emrin Dritan Profit !!! Ky duket sikur flene gjume kur ecen rruges. Mos

    eshte sonambulo !!! Ky me duket se ha buken e kaurrit dhe ben duane e turkut. Dua te them se eshte

    kontigjent i Sales.

  7. metropolitan says:

    Rama kete here do ta haj keq fare , PS ka patur shume humbje nga ai
    Vendi i kryetarit te PS i takon Priftit sepse eshte njeri me karakter jo palaco si Rama

  8. Arkeopteriks says:

    Edhe nje njeri qe kishte tamam LSI-ja e nxorri jashte. Tani kane mbetur vec nje grumbull i madh legenash, pa pike rendesie dhe hajdute!!!

  9. j says:

    Ore komentues thote te drejten ky.eshte politike e Bereishes kjo .Rama eshte njeri i trashe e koklopa legen e shkuar legenit qe po e perdor Berisha sic i ka perdorur vazhdimisht te majtet,duke filluar qe nga Fatos Nano,Kastriot Islami,Gjovalin Kadeli,deputetin e kukesit Dogjanin,Vangjel Tavon ,Shpetim Idrizin , per zgjedhjen e presidentit Topi 7 deputetet e PS e se fundmi edhe Agron Duken .Te gjithe keto jane deputet te dale nga e majta jane investim i majte qe bejne lojen e berishes dhe nuk jane pa vota.Edhe terrenin per ti vjedhur votat e ka shtruar aq i duhen kater pese deputet ,dy i merre me KQZ dhe dy te tjere me gjykate,caoo pastaj.Iliri Mete per te miren e kombit ben kualicion me te .Edi Rama fillon e bertet perseri vetem kaq. Rrevolte nuk ka se nuk jemi popull qe njohim rrevolten kunder pushtetarve ketyre vetem ju servilosemi kete gje Berisha e di mire.Po qe per revolte revoltohemi me komshiun me te lagjes me ato kemi pune .

  10. PILO PERISTERI says:

    Kjo eshte RIPJELLJE dhe jo rilindje.Do RIPJELLEN dhe do riciklohen do figura extremisht te konsumuara dhe te sosura.

  11. Libofsha says:

    o dritan, edi rama ben lojen e berishes thua ti, po ti pse votove pro qeverise berisha bashke me kacin, kadelin e dogjanin ???

  12. mitro says:

    Perse ta deshte Rama Dritanin.Ai ka qene nje nder hajdutet me fenomenale neper disa qeveri,duke nisur nga Angjeli ,KESH-i ,ministria e ekonomise etj.Ato miliona euro qe ai ka si rezultat i shitjes se aksioneve te nje fabrike tullash qe ishte akoma ne ndertim jane thjesht pastrimi i parave te popullit te vjedhura gjate karieres se tij .Ato lope qe ai shet per disa familje te varfera jane blere me leket e vjedhura te popullit,ai s’eshte fabrike parash.Rroga e tyre eshte e larte por nuk ja u lejon kurre te kursejne qofte dhe nje te dhjeten e atyre parave qe ata kane.
    Jepjani voten Priftit o popull budalla,jepjani se ai do ju blere perseri lope me nje pjese te lekeve tuaja.

  13. Rodrigo says:

    Liiiiiiikjaaaaaaaa o Rama Liiiiiiiikjaaaaaaaaa….ka me ta fut ?

  14. ajaxs says:

    Rilindja shqiptare ndodhi ne shekullin e19.Edi Rama kerkon ta ktheje SHqiperine dy shekuj pas.SHqiperia sot eshte nje vende i lulezuar e i perparuar.Ju se doni Berishen se eshte i keqe,por Ai eshte me imire se çdo udheheqes tjeter. Koha do ta tregoje. Po fitoje Rama pas jo me shume 6 mu

  15. ajaxs says:

    Rilindja shqiptare ndodhi ne shekullin e19.Edi Rama kerkon ta ktheje SHqiperine dy shekuj pas.SHqiperia sot eshte nje vende i lulezuar e i perparuar.Ju se doni Berishen se eshte i keqe,por Ai eshte me imire se çdo udheheqes tjeter. Koha do ta tregoje. Po fitoje Rama pas jo me shume 6 muajeve, ju qe sot e levdoni Ramen do ta shani dhe do ngriheni ne protesta per ta rexuar.

  16. ikandeja says:

    Dritani ka dhene prova se ka pasur gjithmone te drejte ne deklaratat e tij…

  17. Boll says:

    Humbja e Ps-se ne keto zgjedhje fatale per Ramen.Kush ishte kunder Metes nuk eshte ne listat per deputet.PS humb zgjedhjet Rames i kerkohet doreheqja nga “poshte” dhe LSI shkrin strukturat me PS me drejtues te ri Ilir Meten per ti bere balle regjimit Berishian edhe 4 vjet.Sala vazhdon kryeson qeverine dhe sipas mareveshjes do behet president pas 4 vjetesh kur Ilir Meta te jete kryeminister.
    O Socialista ta gezoni kalin e TROJES me bark te madh.

  18. Tatjana says:

    Kandidimi i Dritanit ne Fier do jete nje fitore per fieraket dhe gjith ortodoksve te kesaj prefekture , arsyet dihen ,luftoj kundra te keqes ne kete vend , denancoj hapur korrupsionin dhe makuterine e pushtetareve i bej thirrje gjith qytetareve te Fierit Lushjes Mallakastres qe ta mbeshtesim kete kandidat te pa varur Suksese Dritan

  19. ILIRET says:

    Ehe, Dritan. Luajte keq dhe vazhdon te luash keq. Perseri loja jote i intereson Berishes. Shiko edhe ketu. Ata qe kane dy vjet qe te shajne, sot per cudi thone fjale te mira per ty. Mentalitet Berishist…..

  20. rikiro says:

    Prej ketij pleres i kemi te gjitha, ky solli salen.

  21. kostandini says:

    Nuk besoj se do te genjehemi me.Nje rruge te nisur heret nga ju e late pergjysem z. Prifti.U bashkuat me djallin, i sherbyet djallit,denoncuat djallin dhe nuk u bashkuat me uraganin opozite. Buzeqeshjet e atyre te varferve qe ju ndihmoni nuk do tju sjellin shprese diten e votimit pasi ju zhgenjyet nje popull te tere.23 Qershori do te jete nje vote plebishitare per RILINDJEN ME z Rama

  22. te takon te jesh deputet por mos bej te njejtin gabim si ne 2009 kur u bashkove me salen

  23. Fleks says:

    Pse thenjet e Priftit jane te verteta?

    Sepse,po humbi Rama,do te detyrohet te jape doreheqjen-detyrimisht.

    E pastaj kapiten anije behet Meta.

    Ja e thjeshte fare.

    Pastaj dhe Berisha kenaqet dhe Meta shume kenaqet.

    Fillimisht si krietar i Partise Soc.

    Pas 4 vjetesh dhe si krieminister.

    Sepse po humbi aleanca e ngjalave,personalisht Meta nuk humb as dhe nje gje.

    Perkundrazi i behet me mire,shume me mire,jashtezakonisht mire.

    Me mire ska,nuk ka ku te veje per Meten.

    Prandaj te gezoje e djathta mandatin e 3te,qete,qete.

    E ne fund,te rroje partia.

  24. Vasili says:

    Dritan duhet te dhurosh derra qe te marresh ndonje vote se lopet po dalin shterp .

  25. Shoku '' Shpati '' says:

    O Priiiiiiiiiiiiiiiiift ! Ju kujtohet ai prifti te filmi ’14 vjec dhender ‘ ? Edhe ky prifti qe te fitoj duhet te kaloj njeher andej nga Hoxha qe ta kendoje !

  26. U.D.B says:

    Nuk ndihmohet orthodoksia kur punon per serbet e per Berishen o prift po ti u perdore kaq shume sa nuk mund te riciklohesh me .Shko pusho ne shtepi dhe lutju Zotit te kete meshire per mekatet tua o prift

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje