Studimi i ISHP-së: 50% e fëmijëve kanë mungesë jodi, pasi kripa nuk përmaban sasinë e rekomanduar

6 Maj 2013, 09:41Sociale TEMA

Rreth 50 për qind e fëmijëve në vendin tonë kanë mungesë të sasisë së nevojshme të jodit. Ndërkohë që, 38 për qind e kripës që shitet në treg nuk ka sasinë e rekomanduar të jodit edhe pse pasurimi i saj me këtë substancë është detyrim ligjor.

Të dhënat i përkasin studimit të realizuar nga Instituti i Shëndetit Publik gjatë periudhës shtator-dhjetor 2012. Në studim u përfshinë 1027 fëmijë të moshave 6-13 vjeç, ndërsa përzgjedhja e tyre u bë në shkollat e gjithë vendit. Atyre iu ekzaminua urina, ndërkohë që për të plotësuar studimin u morën mostra për përqendrimin e jodit në kripë. Qëllimi i tij ishte vlerësimi i sasisë së jodit, duke qenë se ai është një prej problemeve më të mëdha shëndetësore.

 “Çrregullimet e mungesës së jodit aktualisht përbëjnë një problem të madh global të shëndetit publik. Këto çrregullime mbeten një shqetësim për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Ne e ndërmorëm këtë sondazh në Shqipëri për të përcaktuar përqendrimin mesatar urinar të jodit te fëmijët e shkollave, si dhe nivelin e jodit në mostrat e kripës që përdoren nëpër familje”, – citohen autorët e studimit në “GSH”

. Gjithashtu, nga të dhënat rezulton se fëmijët që paraqesin mangësinë më të madhe të përqendrimit të jodit në urinë u përkasin zonave rurale, ndërsa në zonat urbane ky nivel rezulton të jetë më i lartë. Megjithatë, të dhënat e studimit treguan se mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte pothuajse brenda normave, ndërsa saktësohet se një person ka nevojë vetëm për 150 mg kripë në ditë për të evituar defiçencën jodike.

“Mesatarja e përqendrimit të jodit në urinë ishte 100.4 mg, duke mos treguar mangësi të jodit. Nga ana tjetër, 49.6% e mostrave të ekzaminuara të urinës treguan mungesë të jodit. Përmbajtja e jodit u gjet në sasinë e përcaktuar në 62.1% të mostrave të kripës. Përqendrimi mesatar i jodit te mostrat e kripës ishte 18.5 mg/kg”, – thuhet në studim. /A.XH

4 komente në “Studimi i ISHP-së: 50% e fëmijëve kanë mungesë jodi, pasi kripa nuk përmaban sasinë e rekomanduar”

  1. Sali Katallani says:

    epo shqipo kokezavorri e do dhe kripen te jashtme e ne kuti me stampa e ngjyra

  2. agron says:

    Bravo drejtorit te ri te ishp z hoxha per organizimin e perkryer te keetij institucioni.suksese

    1. hasani says:

      me duket se te enjten (2 Maj) e filloi detyren!!?? kur e beri organizimin e perkryer?? Nejse edhe kur lepini sumen e ndonjerit bejeni me takt, ka fjale dhe komente plot. Drejtorit te Ri urime dhe suksese dhe le te mos e paragjykojme por edhe budallalleqe mos shtoni se ju ka ik lezeti

  3. agron says:

    Qe tani ka filluar dhe ka nisur i esht futut punes kok e kembe por dukesh qe nuk je i brendshem dhe nk mer vesh nga shendetsia miku im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje