Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me seriozitetin dhe gatishmërinë e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve.
“Serbia po përdor marrëveshjen për t’i hapur rrugën vetes për integrimin evropian. Nëse zbatimi nuk fillon deri më 20 qershor, ky do jetë mashtrimi i radhës,” tha Mustafa.
Mustafa i bëri komentet gjatë homazheve për Fehmi Aganin. Ai tha se Agani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për demokratizimin e Kosovës./ep
o mustafe
keto gjera i di mire burri i shkines qe kemi ne kryeminister
Ne, i gjithë kombi shqiptar nga Kosova (UNMIK: Kosovo/Metohija*), dyshojmë se është e nevojshme pasurimi i ministrave nga Prishtina më shumë se i gjithë kombit tonë, nga paguesit nga jashtë.
Qeveria nga Prishtina po e përdor marrëveshjen me Serbinë për t’i hapur rrugën vetes për ndërtimin e kështjellave të tyre dhe kufizimin e lirisë së secilit shqiptar intelektual i cili guxon të reagoj për padrejtësi.
Zotri Mustafa eshte nje ekonomist shume i njohur kam respekte per te,por rrethanat e bejne te veten,te lahemi ,do te lahemi, do ikim, po po do ikim, do ulemi po po do ulemi,do ngrihemi, po po do ngrihemi,per ndryshe do e ha ujku.
Tani u kujtuan, qe mareveshja eshte mburoje per Serbine, siguron krahet me Europen dhe shfrytezon hapesirat qe i la mareveshja cfare te xhvase ne te ardhmen.