Kirby: Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së

3 Maj 2013, 20:13Rajoni TEMA

Shtetet e Bashkuara njohin pavarësinë e Kosovës dhe konsiderojnë se ky vend duhet të bëhet anëtar i OKB-së.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby.

Duke folur për javoren serbe “NIN”, ai tha se marrëveshja e arritur në Bruksel është rezultat i një kompromisi historik.

Kirby tha se marrëveshja ofron garanci për serbët në lidhje me arsimin, kulturën, gjyqet, policinë etj.

Ambasadori tha se edhe pse SHBA nuk ishin të përfshirë në bisedime, ata u përfshinë në negociata. Sipas tij, qëllimi i SHBA është paqja e stabiliteti në rajon./ep

1 komente në “Kirby: Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së”

  1. Pisha flamur says:

    Kete po presim te gjithe:pas keasj duhet vetem nje referendum formal dhe Shqiperia vendos ne vend nje pjese te padrejtesise qe i eshte bere ne 1913

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje