Shpërthim në derën e shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së

1 Maj 2013, 11:14Rajoni TEMA

Një shpërthim ka ndodhur në derën e shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së në Kosovë, Mufail Limani.

Lajmin e ka bërë të ditur djali i Limanit, Ylli.

Në rrjetin social ai shkruan se ngjarja ka ndodhur nga persona të panjohur në orën tre të mëngjesit.

“Fatmirësisht Mufaili dhe familja e tij shpëtuan nga përpjekja kriminale, që si qëllim kishte zjarrvënien përmes një bombole gazi, të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij. Policia është duke e hetuar rastin.

Ky akt tregon fuqinë kriminale të grupeve të caktuara në dëm të rendit, ligjit e sigurisë, mbi të gjitha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Ylli./ep

1 komente në “Shpërthim në derën e shtëpisë së kryeredaktorit të RTK-së”

  1. don king says:

    Pune femijesh o bo,po kush eshte ky yll limani more qe ja futen kote se koti.Qesht atje nje tym i zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje