Ku i ke ushtarët, Tahir Zemaj?

29 Prill 2013, 20:33Rajoni TEMA
Ku i ke ushtarët, Tahir Zemaj?

 

Kimete Berisha

E çka duhet të mendoj unë tash? Pasi që e pashë me sytë e mi në TV, dhe e dëgjova Adem Demaçin kur tha “Tahir Zemaj ishte një lider droge”.
Me këtë “zbulim” Demaçi iu drejtua Presidentes, e këshilloi Presidenten që të ketë kujdes se kë e dekoron me tituj nderi.
E Presidentja, që i dekoron për kontribut për pavarësi edhe këngëtarët e kafeneve që tërë jetën kanë kënduar për dashurinë arshike apo erotike, m’u duk që buzëqeshi.
Një grup meshkujsh në sallë u ngritën në këmbë nga gëzimi u ekzaltuan kur e dëgjuan Adem Demaçin që po e përbaltte pamëshirshëm dhe në mënyrën më sadiste Tahir Zemajn. Meshkujt duartrokitën fort.
Në këmbë u ngrita edhe unë në dhomën time. Në këmbë më ngriti habia. Kurrë s’do të ma kishte marrë mendja që një burrë plak, të cilin Kosova e quan Hero për një moment do të mund të më dukej i rrezikshëm si “vrasës”.
E kishte zgjedhur vendin dhe çastin. Në sallën ku po përkujtohej një Hero tjetër i Kosovës. Fytyra i shkëlqente Adem Demaçit, unë e pashë një ndjenjë kënaqësie perverse në fytyrën e tij. Sikur fitoi.
Me kë po lufton Adem Demaçi? Luftën e kujt po e lufton?
Shumicës së mediave u erdh marre ta komentojnë profilizimin kriminal që ia bëri Tahir Zemajt. Shumë prej atyre që e paguajnë Adem Demaçin i kanë duart me gjak deri në bërryl. Dhe, gjakun nga duart e tyre “Heroi” nuk e sheh. Por, “sheh” vetëm çfarë e “porosisn” SHIK-u.
Presidenca që e ka dekoruar Tahir Zemajn heshti. Akademia dhe akademikët heshtën. Organizatat e Luftës heshtën. Edhe familja e tij, miqtë e tij, shokët e shoqet, ish ushtarët e tij heshtën.
Pse?
Presidenca nuk ka të drejtë të hesht. Sepse, një Hero tjetër (i gjallë) i Kosovës, Adem Demaçi e “vrau” për së vdekuri moralisht një koleg të tij Hero, Tahir Zemajn.
Adem Demaçi, i ka mbushur 77 vjet, nëse është regjistruar në kohë reale.
Definitivisht, vetëm në përralla dhe në legjenda pleqtë janë të urtë, të butë dhe të kujdesshëm.
Nga aspekti moral, Adem Demaçit nuk i ka hije të sillet si shef i SHIK-ut, dhe të publikojë nëpër media si spontanisht “pjesë” nga biografi të njerëzve, të shkruara “me porosi”, i bindur që fjala e tij merret seriozisht.
Unë nuk e njoh biografinë e Tahir Zemajt. Por, edhe në rastin më eklatant, sikur ajo që thotë ai të ishte e vërtetë, kurrë nuk është e moralshme që një Hero plak të del e të flet si i lajthitur për një njeri që Kosova e ka shpallur Hero. Adem Demaçi në fakt tha se Kosova është dilere e drogës.
Pse nuk ia tha Presidentes tinëz brengën e tij. Pse pati nevojë të dalë në televizor? Presidenten do të kishte mundur ta nxitte tinëz kundër Tahir Zemajt. Por, këtij Presidentja i duket kurrkushi, kukull, se vet ka thënë që Atoifetja është kukull. Ky pati nevojë ta nxit popullin në vëllavrasje.
E çfarë arriti Adem Demaçi?
Për të bërë verifikimin e njerëzve të caktuar dhe valorizimin e veprimtarisë së tyre, duhet ekzistuar një komision i caktuar, që punon në qetësi me nder dhe me besim te Zoti, e jo përpara kamerave të pikëllojë familjen e “viktimës” që e vret për së vdekuri, pa asnjë kuptim.
Çfarë e motivoi?
Adem Demaçi menjëherë do të duhej të jepte llogari dhe fakte të gjalla për ta arsyetuar akuzën që e ka bërë. Kundërshtar i përbetuar i intelektualëve më të mëdhej të kombit, për shkak të xhelozisë ndaj tyre që nuk arriti të realizohej si shkrimtar. E urrente me shpirt edhe Ibrahim Rugovën. Nuk e fshehte urrejtjen që e ndjente për të. E shprehte armiqësinë e tij me eufori.
Pse për shembull Adem Demaçit nuk i pengon që Fehmi Agani është Hero i Kosovës?!

38 komente në “Ku i ke ushtarët, Tahir Zemaj?”

  1. Mire ke shkrojtur pore e ngatrrove pak me Ibrahim Rugoven. Ne se Tahir Zajmi ka pasur ushtar atehere ka pasur ushtar jasht vullneti te Ibrahim Rugoves. Une nuk e dij mire se Tahir Zajmi ishte ne UCK apo bente pjes ne FARK ne se bete pjes ne UCK atehere Demaci ka ber Gabim e ne se bente pjes ne Farke ushtart e FARKUT nuk ishin per te luiftuar kunder Serbit. Ata kishin nje mision tjeter qe tashme e dijen te gjith ata vetem kishin si mision te rrezoi Qeverin e Tiranes ne ate kohe. Nejse iku ajo situate pore Znja.Berisha nuk e sqaron mire ne cpozicion i kishte ushtaret Tahir Zajmi.!

    1. Dyrrahu says:

      Zonja Kimete,
      Ju këtë kundërshti e keni shkruajtur në bazë të parimeve, bindjeve, thasheethemeve, informatave apo në bazë të ndonjë lidhjeje që keni me Tahir Zemen?
      Të sulmohet një njeri duke e marrë në mbrojtje tjetrin kërkohet një shtjellim.
      Të pyesim pse e sulmoni Adem Demaçin, pse e quani “hero” e jo hero, pse Tahir Zemen e quan hero e jo “hero”, pse nuk tregon se ku ke dhëmbje, pse e kontestoni dhe e kanalizoni Adem Demaçin, pse i funi hundët edhe te Ibrahim Rugova (Adem Demaçi deri në vitin 1997 e ka përkrahur Ibrahim Rugoven, kur në këtë vit Ibrahimi shikoj vetëm interesin se si të ngelet president edhe i një autonomie të KOsovës baca Adem i tha jo dhe gjithmonë mbeti jo).
      Këto janë disa pyetje, përgjegjet e tyre është dashur t’i vendosnit në shkrimin tuaj.
      E deshët ju titistët apo jo Adem Demaçin, baca është më mandelë sesa Mandela, por populli i Afrikës së jugut është popull e ju disa jeni kope.
      Adem Demaçi sipas jush u dashka të bëhet hipokrit sikur pjesa juaj dhe në vesh t’i thotë Atifetes mos e dekoro drogerin.
      Ju që e mbroni Tahir Zemen duhet të keni ndonjë lidhje, në të kundërten mbrojtja është një vazhdim i praktikave komuniste jugosllave.
      Pse juve nuk ju pengon dënimi i Tahir Zemes si bandit droge, pse ju nuk ju pengon Tahir Zemaj si burrë i dy serbeve dhe pse ju nuk ju pengon Tahir Zemaj si udhëheqës i operacionit kur u vranë Rexhep Malaj e Nuhi Berisha( kusheriri juaj)???!!!!
      Juve po iu pengoka Adem Demaçi pse i thotë gjërat troç dhe pa dorëza e jo alla komuniste, me të vrarë natën e me të qarë diten.
      Zonjë, zonjë, ju vet vetit ia çjerrët maskën dhe dolët një bashkëpunëtore e Tahir Zemes.

      1. Rozafa says:

        Edhe une keto fjal tuat ja them zonjes .

    2. Adriatik Joni says:

      Unë e kam njohur personalisht Tahir Zemajn, madje edhe kamë pirë shumë herë me të në kafen e njohur të Prishtinës të asaj kohe “Imixh”. Ai ka qenë i dënuar me 6 vjet burg për trafikim droge në vitin 1986. Kush nuk beson le të kërkon gazeta të asaj kohe dhe do të bindet ose le t’i pyet kolegët e tij ushtarakë.

      1. meda kr says:

        Kush i vrau Tahir Zemaj Ahmet krasniqi Gjemal mustafa dhe kush u mundu me vra rugoven dhe jan vra njerz tjer dhe kush ken Ata njerz qe ja mani pulun Tahir Zemaj dhe i vran me arme.kta njerz. dhe askush nuk ja mmban Prapanica. me zbulue se kush i vrau. ivetmi poull shqiptar mas se shumti e hajn shokt e vete si qeni i coft per karrjer. turp me shenu per te vrar me ginjeshtra.veshtir me pa drit.turp.

      2. nasuf mulaku says:

        une ty po te besoj spo pyes fare,po te pyes kush e denoj??!!serrbija pra,ku ja motuan drogen he,ne avjon qe udhtonte per amerik,apo,e more djal,te gjitha shtetet i sulmojn e i denojn njerzt qe i sheh me rrezik,prandaj ajo per mua ska lidhje me patrijotizmin e ti qe ka dhan per ket dhe ska meritu aj te vritet nga hiqat,qe sot po i drejtohen gjykates specjale per interesa te veta e shatrrin te popullit

    3. meda kr says:

      Adem demaqin duhet me qu me qen mei msu qet qa me ba si kamet tjeter ne politik

  2. Gjon says:

    Europa e kujt mor lul i vocer?! Keta “trafikantet” e kan derdh gjakun per ket dhe, jo ju te kulturumit qe ne cdo rast keni furnizu pushtuesin me p…..

  3. Lisi says:

    Ne qofte se ka çmim NOBEL per,PERCARESIT ME TE MEDHENJ BRENDAPERBRENDA KOMBIT SHQIPTAR SOT sigurisht,do ta fitonin:Rexhep Qosja,Adem Demaçi …

    1. Arben Kosova says:

      Shumë e saktë

    2. nasuf mulaku says:

      ska tjeter i nderum une pajtohem em ty se jan faket ato qe flasin,mbjells i fares se urrejtjes mes shqiptarve kan qen adem demuti edhe regjep qoseviqi,fal ktyre dyve kemi qindra te vram dhasht zoti te ndalen,dhe fal tyre u themelu gjykata qe do i denoj per ato pis hane qe i kan ba kti veni,

  4. bledi says:

    kam degjuar per demacin dhe them me plot gojen qe dha gjithe jeten e tij per kosoven .i iku jeta vetem burg dhe asnjeher nuk e ulen torturat e serbit te ngrinte zerin per kosoven qe ta merte vesh dhe bota mbare.kurse per rugoven do u kujtoja qe ai ia tha ne sy ne hage milloshevicit qe shume gjera i beri sic donte serbi se ai e kishte peng dhe i bente presion qe ti vras femijet. nje gje mos harroni vellezer!rugova e ngriti popullin ne kohen e duhur dhe jo atehere kur donte populli,se te kishte ndodhur kjo dhe lufta te kishte filluar ne fillim ne kosove dhe jo ne bosnje dhe kroaci, sot me vjen keq ta them por do ishte bere shume me keq se ne bosnje.dhe kjo eshte e gjithe merite e rugoves dhe pastaj e uck .moa harroni dhe nje gje ,Rugova ishte bashke me jasharet.

  5. arti says:

    Nje gje eshte e sigurt,nga komunistet asnjehere mos prisni gjykim realist,moto e tyre eshte “qellimi arsyeton mjetin”.

  6. Meleku says:

    DEmaçi eshte njeri kontradiktor dhe nuk i duhet marre per te madhe asgje. Sot te shan, neser te mburr, pasneser per te je hero, pas nje jave je antikombetar etj etj.

    Ja se si shprehet diku pa dashje per kryeidhullin e tij Enver Hoxhen:

    – Në dimrin e vitit 1944, në Kosovë e Metohi dhe në disa nga trojet e tjera të shtetit jugosllav, hynë brigadat partizane shqiptare. Si e gjykoni juve rolin e tyre, ka qenë pozitiv, apo negativ?

    Adem Demaçi: – Shikoni, kjo ishte dinakëria e madhe e Titos. Pas fitores mbi fashizmin, jugosllavët llogarisnin në Kosovë një kryengritje mbarë popullore, që ndoshta nuk do të kishte të pushuar deri në çlirimin e plotë të saj. Këtë kryengritje, nuk do ta kishin të lehtë ta shuanin, sidomos në Drenicë. Një problem tjetër i madh për ta ishte se do të komprometoheshin para botës, në se do të hynin në luftë të armatosur e të përgjakshme kundër kryengritësve shqiptarë. Bash në këto momente të vështira e delikate, Enver Hoxha i bëri Titos një shërbim të madh. Ai dërgoi këtu brigadat partizane shqiptare, të cilat luajtën rolin e ftohjes së ngjarjeve dhe zbutjes së gjakrave. Sapo hynë ato, në të gjitha hapësirat e Kosovës, në të gjitha organizimet ushtarake të saj, u përhap fjala: “Shpërndahuni, vllazën, se nuk luftojmë vëllau me vllaun…” Ai ka qenë grushti më i madh kundër Kosovës, lëre se si është interpretuar më vonë nga historiografia e politizuar shqiptare. Jugosllavët nuk e patën të vështirë t’i fusnin shqiptarët në këtë rol, sepse punët në Shqipëri kishin ndryshuar në favor të tyre që në vitin 1943, pas Mukjes.

    http://lajme.dervina.com/archive/8264-2710:545/Adem-Demaci-Fatos-Nano-e-ka-ndihmuar-me-vetedije-luften-tone.htm

  7. Enver Hoxha says:

    Tahir Zemaj ishte komandant i FARK-ut, si nje bicim Balli, qe sluftoi kunder armikut, por u kujdes qe me Bujar Bukoshin, te rrjepnin parate e emigranteve qe paguan tre perqidshin dhe doli ne mal si per piknik. Adem Demaci ka thene te drejten panvaresisht se ty moj Berisha kete here zonje ose shoqe, nuk te vjen mire, por ai ishte kunder UCK-se qe luftoi me trimeri per lirine e Kosoves, prandaj mbylle ate hale dhe mos fol me.

    1. Ardi says:

      Enver Hoxha ( alias Er… Selca), po i rrase hundet gjithkund, kah po shkon po kundermon, prandaj edhe po zbulohesh lehte.

      1. Enver Hoxha says:

        Qashtu esht mor bir i partise.

  8. albert says:

    feniks !
    Te gjithe ata qe e pane permes TV deshmine e presidentit Rugova ne Hage u binden ne te kunderten e asaj cka thua ti.

    1. anticensurë says:

      albert
      për fat të mir a të keq unë nuk i kam parë dëshmitë e rugovës në hagë,kam dëgjuar,por nuk mund ti përdor si fakte!
      përveç tërë sabotimit që ai i bëri qëndresës së shqiptarëve të kosovës kundër sërbit,ai në fillimin e luftës së hapur të uçk-së,e quajti pjellë të udb-së!”atdhetari”i madh rrugova nuk u mjaftua me kaq,por kërkoi që të ndalohej ndërhyrja e natos në kosovë,të ndaloheshin bombardimet ndaj sërbisë!
      kjo e tasmetuar me zë dhe figurë nga tv i beogradit!jo vetëm kaq por ai pasi shkoi në itali i mohoi disa herë këto thënje!më pas duke mos pasur ku të shkonte nga faktet e paraqitura u detyrua ti pranonte,duke thënë se e bëra “për pak liri për familjen time”!një president leshit që mendon për familjen dhe shet shtetin!!
      zonja që ka shkruar më lart ka bërë zakonin që ne e shohim shpesh në artikujt e gazetarisë së sotme!ke hedhur një lumë fjalësh,jo me ndonjë rënditje të mirë,por pa thënë asnjë lloj fakti për të vërtetuar atë që ajo mbron!ashtu si dhe demaçi që e lëshon gjuhën si ja ka qefi pa përmëndur asnjëherë ndonjë lloj fakti!për të ndoshta fakt është burgu që ai ka bërë,por për ne të tjerët nuk mjafton!burgu i tij vlersohet nga ne kur i japim vëndin në krye të shtëpisë,por duhe të jenë fjalët e tij që ta mbajnë atë vënd!
      shpesh ndodh që fjalët e demaçit janë si “kodra pas bregut”,të thëna në tym dhe të pa bazuara askund!nuk kanë,ose më mirë të them,nuk jep fakte!ai gjithnjë jep konkluzione!!
      ademi ka harruar që ka kaluar koha e “odës së burrave”ku ajo që thoshte “baca”duhej të merrej pa diskutim!sepse “baca” nuk mun me gabue!!!!
      sot baca duhet ti mbushë mëndjen njerëzve me fakte dhe jo me llafe pazari!!

  9. Samiu says:

    Une nuk e kuptoj kete Kimeten kur thote se do ishte me mire t’ia thoshte tinez Presidentes dhe jo para TV…. Per mua vetem pse e ka thene hapur e ben edhe burre te zgjuar dhe trim Demacin por edhe ma shton bindjen seka thene nje te vertete. akoma me teper me ben te mendoje se mos ka lajthitur kjo Kimetja kur thote “….Unë nuk e njoh biografinë e Tahir Zemajt. Por, edhe në rastin më eklatant, sikur ajo që thotë ai të ishte e vërtetë, kurrë nuk është e moralshme …. ” zonje, nuk ka gje me te moralshme se te thuash te verteten dhe publikisht e jo tinez….

  10. anon says:

    E para, kjo zonja nuk di te shkruaje fare. E dyta,diku thote une nuk e njoh biografine e Tahir Zemajt po edhe po te ishin te verteta prape nuk duhen thene. Eshte fraza me halucinante qe kam lexuar.Kur nuk e di biografine perse fut hundet e jep mend.Mbase ai qe e ka thene e di me mire.E pamoralshme eshte te genjesh jo te thuash te verteten.Sa poshte paskemi rene qe lexojme te tilla shkrime.

  11. Arben Kosova says:

    Albert:
    Mos u mundo kot se e ka Kulturen e mamase.

  12. Langojt e SHIK-ut jane shperndare gjithandej. says:

    Langojt e SHIK-ut jane shperndare gjithandej.

  13. Kjo zonja paska marr nje obligim jo te moralshum,zonja berisha te kritikosh Adem demaqin per gabime te cilat zene vend ne kritik morale ateher disi munde te themi se vajza eshte ere dhe don moral te 100% dhe disi arsyetohet,se ne ne kosove baces dem,edhe kur gabon ndonjher,ja falim se ka mbajte burgje mbi supe mbi 28 vite per qeshtje kombetare,dhe shum gjenerata te me voneshme kan pasur bacen dem si frymzim per patriotizem,kunder serbis, e saper tahir zemaj gjeneralin e ushtris se vdekur,i paguar nga ibrahim rugova,jo per te bere lufte kunder shkaut,por per ta demtuar luften e shenjte te UQK se ne smunde te kemi fjale te mira per te,dhe aq me pak,presidentja e zarfit nuk ka te drejte, nje bashkepuntore te UDBes ta dekoroj me titull hero,por siq duket dhe kjo presidentja e zarfit ka pasur simbolin e saj prozatorin e titos ibrahim rugoven idhull te saj,dhe gjithe kjo melodi i perket mandolines se nostaligjikeve te jozibroz tito,dhe ke kujdes ti perziesh vleren me anti vler.pershendeteje.

  14. Ata... says:

    Ata qe i kane perçar ushtaret e lirise se Kosoves para,gjate dhe pas lufte jane disa,qe ne aleance me PPSH-PS pikerisht me Nanon,Klosin gjen.Lame,Thaçin,Xhavitin,Sylen,Kelmendin etj.sot mohojne te vetmen lufte ball per ball me serbet te Tahir Zemes dhe ate te Koshares,te cilen e udhehoqen Agim Ramadani dhe Sali Cekaj pa urdhrin e shtabit te UCK-s.Tani,meqe keta komandante nuk dine se ku kane luftuar done te mohojne Tahir Zemen per t’u mburre vete se ne e çliruam Kosoven.Une kam veç nje pyetje per keta komandante:Tregoni ju ku luftuat ne Kosove me serbe dhe sa i shkaktuat dem?!Edhe,Pse i dhat ultimatum Zemes te largohet nga fronti ne Kosove ose do te juftojme kunder jush?! Dihet se keto rrethana i kane krijuar njerezit e Nanos dhe disa komandante te lidhur me UDB-en serbe.Tanime faktet po i vertetojne keto konstatime.

  15. Per deri sa Tahir Zemaj ka qen kunder UCK-se athere Adem Demaci ka te Drejte. Ka nje lidhje dijalektike ne mes dy formacioneve ushtarake ne Kosove qe ngjajne si dy pika uji e djeshmja me te sotmen.
    1. Balli Kombetar i asaj kohe ngjan njelloi me FARKUN e kosoves te Bujar Bukoshit dhe te Ibrahim Rugoves. Ballkombi ne ate kohe luftoi perkrahe Nazisteve kunder Partizanve, ndersa Farku luftoi kunder shqiptarve dhe ne mbrojtje te serbeve.
    2. Partizanet ne ate kohe luftuan kunder Nazi fashizmit dje dhe UCK-ja luftoi besueshem kunder serbeve sote. Pra qe te dy formacionet luftarake e rfifilluan aty ku ishte nderprere para 50 vjetve.
    Sa i perket luftes Partizane se si ka luftuar dhe a beri mire a keq per Kosoven lutemi lexoni Renigarte Hibert “Fitorja e Hidhur” Ai eshte gjemneral Anglez i cili ka marre pjes ne shtabin e Nacionalisteve dhe ai sqaron pik per pike ceshtejen e luftes. AI nuk eshte i njeanshem po te ishte puna per te genjyer ai mbeshteste nacionalistet pore ai ka sqaruar drejte duke i cilesuar Ballkomin si organizat fatkeqe per kombin shqiptare dhe tradhetar te luftes antifashiste nacional clirimtare. Prandaj Ardi te mos shqetsohet fare nga e verteta se ate nuk e tjetersin dote askushe.

  16. bukoshi says:

    Zonjeza Kimete! Akoma i paske buzet e holla e, po te pervelohen te shojosh gjellera te nxehta!… Je akoma e vogel te sheses mend kur nuk mjaft per veten tende.

  17. kolonjari says:

    Shqipetare kudo qe ini, ruhuni nga grackat komuniste,ato kane brenda, pabesin greke, pandershmerin sllave, bekimin e prifterinjve fondementalist ortodoks. Qellimi i tyre eshte te na percajne,te na lene pa histori(skenderbeun here e nxjerin serb e here grek)pa heronj,pa udheheqes E njejta stradegji si ne kosove, shqiperi e maqedoni.Ti leme menjane inatet e interesat private per hir te bashkimit per te ardhmen e kombit tone Feja e shqipetareve eshte shqipetaria,parti e shqipetareve eshte SHQIPERIA ideal i shqipetareve eshte kombi shqipetar.

  18. agim says:

    Adem Demaci ishte kur ishte. Sot eshte nje burre i moshuar por lutjuni zotit te mos lajthise se duam s duam ne pleqeria te len dhe nga koka.
    Eshte teper qe z. Demaci te merret me pjesen e diskutueshme te veprimtarise se luftes. Zoti Demaci eshte mire qe natyren e tij prej kryengritesi tashme qe dhe nese ngre krye e ka me shqiptaret dhe jo me me serbet . Nuk eshte njelloj.
    MOs mendoni se kush ben burg eshte domosdoshmerisht dhe i mencur, dhe mos mendoni se duke ike vitet vjen e shtohet mencuria e atdhedashuria.
    Zonja ka dhene nje mendim qe duket pak me shume i menduar se ajo cfare ka bere z. Demaci.
    Jeni krenar qe keni dhe femra qe jane te tilla qe guxojne dhe dine te debatojne.
    Se doni s doni ju 77 vjecaret behen 78 vjecare e 79 vjecare dhe nje dite u ndal ora e ndersa KOsoves i duhen njerez te rinj.

  19. Kimetja tjeter (lumi pa kthim) says:

    Emri i Kimetes permbi foton e saj. Shkrimi i publikuar si lajm edhe pse nuk eshte lajm. Rubrika: Rajoni. Tema e shkrimit: qe nuk u intereson shqiptareve te shqiperise. Komentet: Prej Ferri ne Ferr. Kjo e ben te lumtur Kimete Berishen. E shoh kah Shkrihet…

  20. Ahmeti says:

    Te etmen bvetej qe u fitua ne luften balle per balle ndaj ushtise dhe policise serbe eshte Beteja e loxhe te cilen e udhehoqi i ndjeri Tahir Zemaj

  21. don king says:

    gjeja me e trisht e me e tmerrshm eshte te jeshe i madhe e te vdesesh i vogel si duket demaqit i ka ikur mendja sepse ky serbet i quan vllezer,kjo eshte e vertet.

    1. Beatriçe says:

      koment i bukur: gjeja me e tmerrshme “te jesh i madh e te vdesesh i vogel”. Te lumte don king

  22. Luani says:

    Qeveria e Prishtinës ka marrë mësim të mirë nga turku dhe serbi. Ndaje dhe përqaje popullin, fute urrejtjen ndaj njëri tjetrit, fute frikën për vëllaun dhe motrën, dhe i ke siguruar edhe njëqind vite nënshtrim të popullit me metodat tua diktatoriale.

    Mjetet e informimit, me qëllim e pa qëllim, e ujisin këtë farë të keqe (të qeverisë së djallit) në mendjen e shqiptarit dhe kjo bimë rritet më shumë se gjithçka tjetër.

    Mos e humb gjithë energjinë tënde me urrejtje, o i nënshtruar. I keqi dhe armiku janë specialistë të zemërligësisë. E pamundshme është që të fitosh ti me taktika të njëjta.

  23. ZONJA KIMETE nje shenim per rugoven,qe i sherbeu me mallemgjim jugosllavis,ka marr masa ndeshkuese edhe kunder rexhep qojes si udheheqes i LKJseTITO NË LETËRSINË SHQIPE NË JUGOSLLAVI

    Nga Ibrahim Rugova

    Duke punuar në këtë temë, vetvetiu m‘u imponua problemi i një vështrimi teorik të çështjes, apo ndoshta, po ashtu, vetvetiu m‘u imponua edhe nga interesimi im teorik, që po e formuloj në formë pyetëse – tezë: përse shkrimtarët dhe artistët, për objekt të veprave të veta i marrin shëmbëlltyrat e kohës së vet, dhe madje përse në mënyrë të vazhdueshme!
    Në vijim do të përgjigjem me shembullin e Titos dhe me praktikën krijuese të letërsisë sonë.
    Që në fillim mund të thuhet se shëmbëlltyra e Titos është mjaft e pranishme në letërsinë shqipe në Jugosllavi, do të thotë në të gjitha format e krijimit letërar. Me këtë rast çështjen e pranisë duhet ta vështrojmë dhe ta pranojmë në kuadër të procesit të diferencimit që ekziston midis formave letrare, e cila gjë i tregon dhe i vërteton mundësitë dhe validitetin e formave të veçanta ndaj objektit. Ky shpjegim teknik letrar na sjell në përfundimin se prania e objektit realizohet përmes shkallëve të ndryshme, po me funksion e me qëllim të njëjtë e të përbashkët. Po i theksojmë këto ndryshime të formave në prosede, në metodat e krijimit. Në prozë, vërtetë në roman dhe në tregim, fytyra e Titos dhe prania e tij identifikohen plotësisht dhe nënkuptohet me të drejtë me ngjarjen e madhe të revolucionit të armatosur, të cilën ai e vuri në lëvizje dhe çka është e arsyeshme artistikisht dhe jetësorisht. Nuk del fare si personazh i drejtpërdrejtë në mënyrë deklarative, po përmes frymës së veprës – aksionit – veprimit të tij, të njerëzve që bëhen realizues të ideve dhe të ndërmarrjeve të veprës së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se shkrimtarët duan që fytyrën e tij ta realizojnë artistikisht, natyrshëm, ashtu çfarë është e madhe në realitetin historik dhe në realitetin bashkëkohës. Pra, vetëm ajo që jepet artistikisht mirë e me vlerë, është ekuivalente e reales, vërtet vetë realja, e që merret si një nga çështjet – çelës, në të cilat sprovohet arti, e edhe letërsia, në rastin kur ka të bëjë me fytyra të njohura historikisht dhe bashkëkohësisht, siç është Tito me këtë rast.
    Ndërsa po e shqyrtojmë këtë çështje duhet të përmendim një të vërtetë tashmë të njohur e të pranuar në historinë dhe filozofinë e artit se, shkrimtarët dhe artistët, si idhtarë të përhershëm të njeriut, të lirisë së tij, te fytyrat historike të jetës sociale – revolucionare, ndalen vetëm atëherë, kur në to, brenda tyre, pos tjerash gjejnë figurën – njeri të plotë, i cili punon dhe vepra e tij i kushtohet plotësisht njeriut, mirëqenies së ekzistencës së tij. Ky shpjegim teorik letrar, e njëkohësisht filozofik bashkëkohës e vërteton dhe e qartëson fortë mirë interesimin e shkrimtarëve tanë për Titon, sepse tek ai gjetën, zbuluan njeriun e vërtetë me të gjitha cilësitë që e karakterizojnë veprimin e madh njerëzor, veprimin e përjetshëm. Më shkurt, artistët ndalen tek ata që i zgjerojnë hapësirat e realizimit të njeriut në jetë dhe në vepër, ashtu siç bëri Tito. Pra, njerëzit e tillë, që shkenca i shpejgon si gjenialë, krijojnë vazhdimisht hapësira të reja për njeriun, pra janë krijues e jo dogmatë e statistë në skenën historike e shoqërore, sepse ata, me aftësi të rrallë i shtrojnë dhe i zgjidhin kërkesat dhe nevojat e kohës në të cilën jetojnë e veprojnë, do të thotë prekin në pikat neuralgjike vendimtare të shoqërisë njerëzor duke i vënë njerëzit në lëvizje të orientuar, të drejtë, në aksion.
    Përveç kësaj, shkrimtarët tanë e përjetësojnë fytyrën e Titos, sepse në të, që me kohë kanë gjetur me të vërtetë realizimin e vet nacional, social e intelektual, do të thotë tri elementet qenësore për ekzistencën individuale e kolektive. Nëse pranohet e vërteta e thënë metaforikisht se artistët-poetët janë antena të shoqërisë, atëherë mund të nxjerrim një konstatim se, shkrimtarët tanë, në vizionin dhe në praktikën revolucionare të Titos, gjetën një nga idealet e veta më të qëlluara dhe sinjalizuan në mënyrë artistike vlerën e vërtetë të pamohueshme të tij.
    Përderisa në prozë është i pranishëm, në radhë të parë, në kuadër të mundësive dhe të efekteve artistike të realizimit të zhanrit, pra në mënyrë të plotë që na e sinjifikojnë “Ditari…” i F. Hoxhës një pjesë e prozës së H.Sylejmanit dhe të Sinan Hasanit, në poezi, e cila konsiderohet si zhanër dhe formë solemne më komunikative, fytyra e Titos ngritet vazhdimisht, duke u bërë objekt qëndror-poetik, në dritën e plotë të veprës së tij të madhe. Kështu, poezia e kuptuar si formë më komunikative, ka një aftësi dhe fuqi të jashtëzakonshme për identifikim apo për simbolizimin e veprave të mëdha në histori dhe në bashkëkohësi, të vizioneve të tyre të pandërprera e thelluese.
    Thënë historikisht, fytyra e Tito në poezi bëhet objekt i rëndësishëm që në krijimet e para gjatë Revolucionit të armatosur dhe vazhdon deri në ditët më të vonshme. Ajo nuk qe vetëm inspirim, po edhe realizim i poezisë dhe i artit në përgjithësi.
    Në një pjesë të mirë të poezisë ku poezitë kushtuar Titos nga Esad Mekuli, Mehmet Hoxha, Tahir Jaha, Latif Berisha, Enver Gjergjeku e të tjerë, shfaqet një komunikim i drejtpërdrejtë me të dhe merret me të drejtë në kuptim të gjerë të krijuesit të madh. Për shembull të gjithë këtë e shëmbëllen më së miri poezia e E.M, “Ty që je liria jonë”, ku Tito shfaqet si simbol i lirisë dhe i realizimit kombëtar e social të shqiptarëve, krahas me atë të kombeve dhe të kombësive të tjera.
    Në disa poezi të tjera siç janë “Flamur shekujsh” (Ali Podrimja), Dy ditëlindje (Rrahman Dedaj) dhe Flet Tito (Mirko Gashi), kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër të poetëve tanë, me atë që përmes prosedeut poetik të simbolizimit fytyra e Titos të marrë kuptim universal të gjithëkohshëm, si simbol i një kreatori për të mirën e përgjithshme, se vepra e tij është model real, që hyn në fondin e përgjithshëm të njerëzimit.
    Përveç identifikimit, si kusht i domosdoshëm i fuqisë poetike dhe i bindshmërisë së saj, në poezinë e përmendur të Ali Podrimjes, kemi simbolin flamur, i cili simbolizonte, emblemën e ekzistencës kombëtare dhe atë shoqërore, të vendosur në përjetësimin e flamurit që qëndron në hapësirat kohore të shekujve të historisë. Ndërsa me simbolet e tjera si Diell, Bukë, Qiell, poeti simbolizon tri kushte të rëndësishme e të domosdoshme të ekzistencës, të cilat me këtë rast, nuk po i përkthej në gjuhën teorike.
    Në vjershën e Mirko Gashi, “Flet Tito”, e cila përmes theksimit të aktivitetit të ligjërimit të Titos, që gjithmonë i ka në pajtim fjalën dhe aksionet, poeti simbolizon qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në të gjitha momentet e kohës. Kështu simboli i tij qëndror, Kepi i Shpresës së Mirë (Tito) del si një Parim i Shpresës dhe i realizimit real, siç do të mund ta shpejgonim me filozofinë e paraqitur në parimin e Shpresës të E.Blochut.
    E këtillë, fytyra e Titos shfaqet edhe në letërsinë për fëmijë, e që do të mund të ishte objekt i një studimi të veçantë. Tito si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit trajtohet me sukses në veprat e Maksut Shehut, Rifat Kukajt, Agim Devës e të tjerëve.
    Në fund, me qëllim që të përforcoj edhe me përgjigjen lidhur me pyetjen që shtrova në fillim të kësaj paraqitjeje po shtoj edhe këtë se, mesazhi simbolik e artistik i poetëve dhe shkrimtarëve tanë në përgjithësi, është plotësisht adekuat me mesazhin e veprës së Titos, i cili sot gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit, çfarë e gëzonte vetëm Lenini. Adekuatësia e këtij mesazhi, pos momenteve të tjera që i përmenda më sipër, ka të bëjë edhe me të njohurën teorike e historike se, poetët dhe revolucionarët e mëdhenj i lidhin vizionet dhe idealet më të thella për njeriun, pra bëhet bashkudhëtarë në rrugën e infinitumit për të mirën njerëzore. Këtë lidhje midis artistëve dhe revolucionarëve, në mënyrë më të natyrshme dhe të paimponuar, pra të dalë nga situata reale historike, e gjejmë në historinë më të re kur është fjalë për fytyrën e Leninit. Le t’i kujtojmë me këtë rast Majakovskin, Bllokun, Jeseninin e të tjerë. Të njëjtën lidhje, po ashtu të natyrshme dhe të fuqishme, e gjejmë kur e vështrojmë fytyrën e Titos në veprat artistike, e sidomos në ato poetike.
    Në përfundim e sipër të theksojmë edhe një fakt tjetër mjaft të rëndësishëm se Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor.Te kisha kshilluar mos e mbroj te marrin,se edhe juve ju marron.

  24. cufa says:

    veq njo di me ju thon se me fol keq per TAHIR ZEMEN osht sikur me sha zotin se ZOTRIA ADEM DEMAQI osht marri me fol keq per TAHIR ZEMEN por adem demaqit ja kisha bo vetem ni pytje a te kujtohet ne luft kur shkut te TAHIR ZEMA ne prapaqan me hashim thaqin dhe tentuat me ja hek fotografin e KOMANDANTIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE KOSOVES DR. IBRAHIM RUGOVES

  25. veronika says:

    Besoj se Adem Demaqi si flitet ka jetu ne burg me shume kumoditet.Dihet se shkau patriotet shqiptar nuk i ka leshu te gjall. Adem demaqi u thot shkive vellezerit serb. madje e ka vella edhe Kapllan Resulin – udbashin te cilin e pergatit serbija dhe dergon ne Shqiperi. Adem demaqi na flet per ballkanjaden me vellezerit shkij te tij. Anderron qe populli ta doj si liderin e madh te kombit te madhin Ibrahim Rugova, prandaj permendorja dr Ibrahim Rugoves e ka qmend pasi anderron qe edhe ky ta ket nje permendore te till te cilen besoj se nuk do ta ket kurr. O Adem Demaqi gjate bombardimeve shkit e kidnapun Ibrahim Rugoven me familje ku familjen ja manin peng, e ti si vlla i shkive ke shetit lirisht neper rruget e Prishtines a nuk eshte kjo edhe nje deshmi qe tregon se me te vertet je vella i sinqert i shkive. Besoj se nuk ja vlen ne shqiptaret te merremi me ty.

  26. sebajdin says:

    Ki pis qe nuk ja vlen as me ja than emrin paska qen trim cfar trimnie ka ba ky pis si sivjen turp kti psikopati me e ngrit vetin me u bo trim por ska faj ky psikopat faj kan kta gazetaret qe e sjellin ne televizjon si sivjen mbarre ta shaj njeriun ma te nderuar te pes gjasht miljon shqiptave te te nderuarit te madhit ibraim rugoves ky psikopat bjen ndesh me fjalt e veta ky pis sen e perballonte popullaritetin e zotit rugova ky ka qen ne burg per probleme mendore jo per nei patriotizem ai vin te mira ata 2000 eurot e thaqit kurse nga ana tjeter goja i vjen keq per pensionistet se nuk kan po normal nuk kan gjersa eke kopanjonin tend ne krye te shtetit pse mer pis thua nuk funksionon ekonomia siguria shkollimi administrata e car jo e pastaj thua thaci esht ma imiri skemi tjeter dhe ket e ben krej per shkak te gjelozis ndaj zotit rugova mbarre psikopat as ne varr nuk e lae te qet atje te pafshim se nje psikopat me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje