Zëvendëskryeministri serb: Në veri nuk do hyjë as ushtria dhe as policia e Kosovës

29 Prill 2013, 10:43Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuciç, ka deklaruar se kanë marrë një garanci në formë të shkruar nga NATO se në veri të Kosovës nuk do të hyjë as policia dhe as ushtria e Kosovës.

“Garancitë janë në formë të shkruar. Thaçi ka dërguar një letër, por ekziston edhe letra e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në të cilën sqarohet se nuk mund të jenë të pranishme forcat policore të Kosovës apo ajo që do të dalë nga ato. Ato mund të jenë atje në rastet e fatkeqësive natyrore, me pëlqimin e NATO-s dhe pushtetit lokal”, tha Vuçiç.

Ai u shpreh i gatshëm për të shkuar në veri të Kosovës vetë./ep

3 komente në “Zëvendëskryeministri serb: Në veri nuk do hyjë as ushtria dhe as policia e Kosovës”

  1. Cami says:

    Filluan pretendimet Serbe!

  2. ilash says:

    Filluan te dalin kleçkat e marreveshjes me serbine,ato ate qellim kane qe pushtet absolut ne veri te kene Presidenca e komunave serbe,pa te cilat nuk mund te hyjne ne veri te kosoves as ushtria e as policia kosovare vetem ne raste fatkeqesish dhe me aprovimin e Natos dhe komunave serbe.Edhe ne shtetet e pamvcarura edhe ne rast fatkeqesish mund te hyjne forca ushtarake me pelqimin e parlamentit te shtetit qe ka nevoje.Pra me pak fjale :Vendoset shenja e barazimit per kompeteca te shtetit te pamvarur me organizimin e ri te komunave me shumice serbe ne veri te kosoves.Hajde marreveshje hajde,Hajde thike pas shpine kosoves.

  3. kolonjari says:

    Mareveshia nuk ka klauzolen e perhershme.Per situaten eshte normale e kur shteti i kosoves te behet antar i OKB serbia te vere dylbine nga kufiri i saj e te shohe mitrovicen Dielli sllavo-grek po perendon po lind ai shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje