Jep dorëheqjen Branko Cervenkovski

26 Prill 2013, 10:53Rajoni TEMA

Lideri i opozitës maqedonase, Branko Cervenkovski, ka dhënë dorëheqjen.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme para Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, njofton agjencia INA.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk do të garojë për një mandat të ri në kongresin e ardhshëm të LSDM.

Sipas Cervenkovskit, arsyeja kryesore pse po jep dorëheqjen është se mendimet e tij nuk ia ka imponuar dot shumicës në parti./ep

3 komente në “Jep dorëheqjen Branko Cervenkovski”

  1. aqifi says:

    Ik Branko, se nuk kishte takat! Qe kur ike si president vetem humbje ke provuar…

  2. Qemali says:

    Ishalla e lexon edhe Saliu dhe gjith kryetaret e partive te rreshtuara ne koalicionin e djathte, te cilet do te humbasin ne zgjedhjet e 23 qershorit, qe te bejne doreheqje nga drejtimi.

  3. John says:

    Saliu humbet zgjedhjet! Nje dite me pas, Keshillit Drejtues te PD, Saliu i “ofron doreheqjen”. Nje dite me pas, Keshilli Drejtues me vendosmeri dhe unanimitet vendos te mos e pranoje doreheqjen e doktorit! Me justifikimin per rolin e rendesishem dhe te pazevedesueshm ne proceset e rendeshishme te demokracise dhe integrimit. Ke mban mendja per skenar tjeter, na falni, po ky eshte Burri i Shtetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje