Për tre muaj qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi ka shpenzuar 37 milionë e 822 mijë e 602 euro vetëm për mallra dhe shërbime. Ndërkohë që kjo shumë është 2 milionë euro më e madhe sesa harxhimet e njëjta të vitit të kaluar të tremujorit të parë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për këto harxhime qeveria ka shpenzuar 35.698.050.
Qeveria e Kosovës ka rritur dukshëm shpenzimet për luks gjatë tremujorit të parë të këtij viti, në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhë sipas raportit të tremujorit të Ministrisë së Financave (MF) shihet se për udhëtime zyrtare qeveria ka shpenzuar 2 milionë e 167 mijë euro, apo 47 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të lamë pas.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe në masë të madhe janë rritur edhe shpenzimet për avancë, ku për ketë qëllim për tre muaj janë shpenzuar 355 mijë e 550 euro, apo 236 për qind më shumë se viti 2012. Po ashtu, rritje prej 31 për qind ka pasur edhe për kategorinë ekonomike ”Shpenzimet për shërbime”, ku për tre muaj janë shpenzuar 6 milionë e 922 mijë 550 euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit që lamë pas janë shpenzuar vetëm 5 milionë e 303 mijë e 429 euro./ZERI
Edhe qeveria e thacit eshte si puna e ase fjales,q… prifti e paguan katundi,po kjo qeveri eshte me e korruptuara e rajonit,mire tju behet.
një shkrim i kotë dhe për mendimin tim aspak informues!gjthashtu është jastëzakonisht manipulues!!
“37 milionë, luksi tremujor i qeverisë Thaçi”një titull i tillë duhe të pasohet të paktën me shëmbuj të këtij lluksi!!
nuk mund të quhet lluks letra,shtypësit dhe kompiuterat!nuk mund të quhet lluks sekretari ose këshilltari,me rrogat përkatëse!
për sa kohë nuk jepet të paktën një shëmbull i “lluksit” unë mendoj se ky shkrim është dendencioz dhe manipolativ!!
shifrat e dhëna janë tepër pa domethënje!!
Sote populli kosovare eshte populli me i varfer ne Europ,POPULLI KOSOVARE NUKE KA ME FUQI TE BEJE ME SHUM, SHKURTE THENE TE RREZOJ KETE QEVERI TE SHANTAZHUAR.Prandaj sote populli kosovar vuan per buken e gojes,nje pjes e mir e tyre jane ne vije te egzuistences.