Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, duke shprehur kështu pakënaqësinë me marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Ai tha se ka qenë kundër formës së marrëveshjes, të miratuar mes Kosovës dhe Serbisë.
“U kam premtuar serbëve në Kosovë se marrëveshja do të jetë tjetër dhe se do ta arrijë atë që ndoshta është e pamundshme”, tha Vulin, dhe ka shtuar se pajtohet plotësisht me kërkesën e serbëve të Kosovës, që për marrëveshjen Serbi – Kosovë të mbahet referendum./ep
Po mire se je i pakenaqur,naplaby…ik tani se ke nje jave qe na ke zene vendin e lajmeve.