Nga 1 milion e 739 mijë e 825 banorë që ka Kosova, 62% e tyre jetojnë në zona rurale, ndërsa 38% jetojnë në zona urbane.
Siç raporton Kosovapress, në Kosovë ka më shumë meshkuj se femra. Në total janë 875 mijë e 900 meshkuj, kurse femra janë rreth 12 mijë më pak, apo 863 mijë e 925 gjithsej.
Sa i përket etnicitetit thuhet se 92.9% e tyre janë shqiptarë, boshnjakët me 1.6%, pasojnë serbët me 1.5% dhe pas tyre turqit me 1.1%. Në këtë përqindje mungojnë të dhënat për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në Prishtinë thuhet se jetojnë rreth 200 mijë banorë, pason Prizreni me rreth 180 mijë, pastaj Ferizaj me 100 mijë dhe pas tyre vjen Peja dhe e pesta për nga numri i popullsisë është Gjakova./ep