Zëvendëskryeministri serb: Djali im thotë se do bëjë vetëvrasje nga kërcënimet që ka marrë për marrëveshjen

22 Prill 2013, 18:06Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar sot se i biri i tij 15 vjeç thotë se do të vrasë veten pas kërcënimeve që ka marrë në Facebook.

Vuciç tha se i biri ka qarë nga kërcënimet e marra pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai tha se Serbia banditeske nuk do të fitojë ndaj Serbisë normale.

“Nuk kam fjalë me të cilën do ta përshkruaja se si biri im 15 vjeçar qan dhe thotë se do të vetëvritet. Dhe për këtë unë jam fajtor? Për çfarë? Që kam luftuar për serbët në Kosovë? Që nuk kam lejuar të përfshihet pika 14 që parashikonte anëtarësim në OKB?? Që nuk kam lejuar të ndryshojë pika 9 për komandantin rajonal? Për atë që jam shtrirë në dysheme duke mos dashur të pranoj të gjithë atë që është kërkuar,” tha Vuçiç./ep

3 komente në “Zëvendëskryeministri serb: Djali im thotë se do bëjë vetëvrasje nga kërcënimet që ka marrë për marrëveshjen”

  1. Elton Gjoni says:

    Po Zeni i baces, pse nuk e rrun? Apo do e rrijn pas 23 qershorit
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/04/zeni-i-baces.html

  2. mirel says:

    Po Hashim Thaci ka djale?
    Do ishin bere nje dyshe e mire si Meta-Rama.

  3. Zigur Qarri says:

    Mjafton nje 10% elit properendimore per te ndryshuar harbuterin serbe,por kjo nuk ka ekzistuar deri tani.Nga Akademiket qe kan shkruar historine serbe deri ne 1990,asnjeri nuk ka ditur latinisht dhe greqishten e vjeter.Dhe kjo shtrese “elitare” me vetedije dhe me dashkeqesi ka manipuluar turmat fshatareske qe nuk ka zdrukth qe i gdhend.Keshtu qe esht i parashkruar kapitullimi politikes.
    Hajde e bindi tani fshataret e Serbise,Malit te zi dhe Bosnjes qe e verteta esht ndryshe.
    Per ne nuk ka rendesi te ndryshoi kafsheria fshatareske(qe edhe te duan nuk munden dot te ndryshojn),por elita Beogradase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje