Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar gjatë një konference për shtyp pas kthimit nga Brukseli se marrëveshja me Serbinë është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Thaçi tha se tani policia dhe gjyqësori në veri do veprojnë sipas ligjeve të Kosovës.
Thaçi tha se është ruajtur uniteti territorial i Kosovës.
Megjithatë Thaçi tha se kjo nuk është marrëveshja ideale, por është racionale.
“Është një marrëveshje racionale, nuk është ideale, jam shumë i vetëdijshëm, por aty kemi negociuar me Serbinë pas një konflikti njëshekullor. Është marrëveshja e parë që nënshkruhet në nivele politike të tilla mes Kosovës dhe Serbisë, pra marrëveshje ndërshtetërore”, tha Thaçi.
“Me këtë marrëveshje do të normalizojmë dhe funksionalizojmë gjendjen në vendin tonë. Do ta shtrijmë kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës. Do të normalizojmë gjendjen në veri dhe do të çimentojmë të ardhmen tonë evropiane”, u shpreh Thaçi.
Kryeministri Thaçi tha se marrëveshja hap perspektivë për qytetarët e veriut të vendit që të kthehen në pronat e tyre, të lëvizin lirshëm dhe të jetojnë pa frikë.
“I ftoj të mos i frikësohen marrëveshjes, mos t’u frikësohen institucioneve të Kosovës. Me shtrirjen e rendit dhe ligjit, do të ketë mundësi më të mëdha për investime, zhvillim dhe punësim, por edhe për krijimin e ambientit demokratik dhe shumetnik”, tha ai.
Thaçi, nuk dha ndonjë përgjigje direkte se kur FSK-ja do të hyjë në veri, por tha se NATO ka dhënë garanci për implementimin e marrëveshjes.
“Ne kemi një qëllim, një vizion, koordinimin e plotë të të gjitha aktiviteteve tona me NATO-n dhe mendoj se kjo është ajo që e kemi marrë garanci nga NATO, për të punuar për implementimin e kësaj marrëveshje”, tha ai./ep
Z.Thaci a eshte e vertete qe 5 perqind e popullsise serbe ne Mitrovise gezojne the drejten e 25 perqindte
te territorit.Si qendron kjo ceshtje .? Behet fjale per nje Bosnje. The dyte ???
o byth pule e shef se marveshja eshte bere ne kancelari europjane.O kok bosh e shef entiteti serb eshte i pranuar nderkombtarisht. o i pa shkoll neser serbet do mbajn referendum dhe do pranohet nderkombtarisht do te dalim para aktit te kryem.
Marreveshje rcionale do te ishte shkembimi i territorit, kjo eshte shume afer ideales per palen qe qarjen e ka pasion. Gjithsesi eshte shtepia juaj , beni si te doni e mbani per vete a e ndani me komshiun e keq kjo eshte puna juaj.
ne qoft se e di thaqi me zberthy fjalen racional une do ha bare
Presioni nderkombetar e detyroi serbine qe te ulet ne bisedime dhe ja te themi me se u arrit edhe nje marreveshje por a do te pranoje serbia pavaresine e kosoves po anetaresimin ne okb po anetaresim ne organizatat e ndryshme per kosoven jo serbia kurre nuk do ti pranoje keto
Thac nuk ke takat ti te besh marrveshje “racionale” me ate pjese te Evropes antishqiptare. E mira e te mirave eshte qe te tregosh e te flasesh kush pse te detyroj te nenshkruash dicka te tille.
Ty nuk te ve faj njeri sepse ka qene nje presion shume i madh !
Te presim tani se cdo te bejne ato 5 vende te EU qe akoma nuk e kane njohur Kosoven si shtet.