Thaçi nënshkroi i pari marrëveshjen me iniciale. Ja si ka ndryshuar pika 14 (MARREVESHJA E PLOTE)

19 Prill 2013, 19:03Rajoni TEMA

Interesi më i madh i mediave kosovare pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës ka qenë për të mësuar se si është modifikuar pika 14 e marrëveshjes, që është kundërshtuar nga Serbia sepse parashikonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Koha Ditore raporton se varianti i fundit është se palët nuk do të bllokojnë dhe as do të inkurajojnë të tjerët që të bllokojnë rrugën përkatëse drejt BE.

Serbia thotë se me ndryshimin e kësaj pike janë përfillur kërkesat e saj.

Më përpara kjo pikë parashikonte se palët nuk do bllokojnë njëra- tjetrën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

KD bën me dije po ashtu se marrëveshja Kosovë- Serbi është nënshkruar veçmas nga Thaçi dhe Daçiç.

I pari që ka firmosur ka qenë Thaçi.

Në vend të firmës, janë vendosur inicialet e dy kryeministrave./ep

 

Marrëveshja

1. Do të ketë një Asociacioni/Bashkësi me shumicë serbe në Kosovë. Anëtarësia do të jetë e hapur për secilën komunë tjetër nëse anëtaret aktuale pajtohen.

2. Bashkësia/Asociacioni do të krijohet me statut. Shpërbërja e saj do të ndodhë vetëm një vendim të komunave pjesëmarrëse. Garancitë ligjore do të jepen me ligjin përkatës dhe ligjin kushtetues (duke përfshirë shumicën prej 2/3.

3. Strukturat e Asociacionit/Bashkësisë do të ndërtohet në bazën që e parasheh statuti aktual i Asociacionit të Komunave Serbe, si Presidenti, zv/president, Kuvendi dhe Këshilli.

4. Në përputhje me kompetencat e dhëna nga Karta Evropiane për Vetëqeverisje dhe ligji kosovar komunat pjesëmarrëse duhet do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë për të zbatuar fuqitë e tyre bashkërisht në krejt Asociacionin. Asociacioni/Bashkësia do të ketë mbikëqyrje për zhvillimin ekonomik, arsim, shëndetësi dhe planifikim urban e rural.

5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë të tjera kompetenca që mund ti delegohen nga pushteti qendror.

5. Bashkësia/ Asociacioni duhet të ketë një përfaqësues në autoritetet qendrore dhe për këtë qëllim të ketë një ulëse në Këshillin konsultativ për komunitete. Në ndjekje të këtij roli parashikohet një funksion monitorues.

6. Duhet të ketë një forcë policore të quajtur Policia e Kosovës. Të gjithë policët në veri të Kosovës duhet të integrohen në strukturën e Policisë së Kosovës. Pagat do t’i marrin vetëm nga Policia e Kosovës.

7. Pjesëtarët e strukturave tjera të sigurisë serbe do t’iu ofrohet një vend i njëjtë në strukturat kosovare.

8. Do të ketë një Komandant Rajonal të Policisë për katër komunat me shumicë serbe (Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç). Komandanti i këtij rajoni duhet të jetë serb shtetas i Kosovës i nominuar nga Ministria e Brendshme nga një listë e dhënë nga 4 kryetarët e këtyre komunave në emër të Asociacionit.

9. Përbërja e Policisë në veri duhet të reflektojë përbërjen etnike të popullatës në 4 komunat. Do të ketë edhe një komandant për Komunat e Mitrovicës Jugore, Skënderajt dhe Vushtrrisë. Komandanti rajonal i 4 komunave veriore do të bashkëpunoj me komandantët e tjerë rajonal.

10. Sistemi i drejtësisë do të integrohet në kornizën ligjore të Kosovës dhe do të operoj brenda kësaj kornize. Gjykata e Apelit në Prishtinë do të formoj një panel të përbërë nga shumica e gjyqtarëve serb të Kosovës për t’u marrë me të gjitha komunat që kanë shumicë serbe.

11. Një njësit i Gjykatës së Apelit, i përbërë nga stafi administrativ dhe gjyqtarët do të jenë të vendosur në Mitrovicën veriore, (Gjykata e Qarkut e Mitrovicë). Secili panel i divizionit të lartshënuar, do të jetë i përbërë me një shumicë të gjyqtarëve të Kosovës. Gjykatësit përkatës, do vendosin varësisht nga natyra e rastit në të cilin janë përfshirë.

12. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore në vitin 2013, me lehtësimin e OSBE-së në koordinim me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

13. Diskutimet për Energjinë dhe Telekomin do të intensifikohen dhe përfundohen para 15 qershorit.

14. Janë pajtuar që asnjëra palë nuk do të bllokojë ose inkurajojë të tjerët të bllokojnë palën tjetër në rrugën drejtë BE-së.

15. Një komisioni i zbatimit do të themelohet nga të dyja palët, me lehtësimin e BE-së.

21 komente në “Thaçi nënshkroi i pari marrëveshjen me iniciale. Ja si ka ndryshuar pika 14 (MARREVESHJA E PLOTE)”

  1. IH says:

    Pa pikën 14 Republika e Kosovës tanimë më ka vdekur. Deklarata e Pavarësisë është nul jurdik dhe Kosova ështëkthye në rajon autonom të Serbisë. Fjalët boshe si “integrim evropian” janë sa për sy e faqe. Kosova ka kapitulluar me këtë marrëveshje, Beogradi ka fituar.

    1. mirel says:

      JA ku doli e verteta e madhe e “fitores” se Kosovareve.
      Nuk lane me terma bombastike pa perdorur per ti hedhur hi syve te popullit.
      Thjesht te mbulojne tradhetine dhe shitjen qe i bene luftes se bijve te Kosoves.

      1. ballisti says:

        Oj Zanë! T’Këndojmë! O të vajtojmë deshta me thânun…

    2. tani says:

      a ju jeni trapa nga trute e merni kot si pushka e harixhiut.nuk ka bir nene qe ta kthej kosoven nen serbi dhe kosova eshte republike me vete.qe iu jepet mundesi serbeve te qeverisen ne nje menyre autonome,shume mire behet,deri sa asnje pale per momentin,nuk i harrojne dot kollaj vuajtjet e se shkuares.ne fund te fundit ata do te administrojne ato komuna ku jane ne shumice ,do administrojne jeten e tyre,trafikun investimet taksat pleherat,qetesine publike..etc te gjitha keto nen juridiksionin e qeverise se kosoves.e kujt prej shqiptareve iu duhet sa paster e sa autobusa do kalojne ne komunat e serbeve…ne gjeneratat e reja qe vijne uroj qe qe e shkuara te harrohet e te shikohet vetem drejt te ardhmes.nga e shkuara do mesuar,por sdo mbetur peng e saj.shqiptaret duhet ti perqendrojne fuqite e tyre ne permirsimin e kushteve te jeteses se tyre.kjo eshte gjeja primare.tani nuk ka me vend per nacionalizem.jeni dhe jemi te pavarur.nuk ka per te ndryshuar me ne jete te jeteve kjo gje.uroj ti kuptoni keto gjera o shqiptare qe jetoni atje e qe nuk i pranoni dot kollaj disa gjera se i keni plaget e fresketa.por mundohuni te vini pak intelektin ne pune dhe humanizmin qe na karakterizon..me krahet e lehte per te rregulluar standartet e jeteses

      1. sabo says:

        SHume koment i drejte dhe real

      2. disk says:

        Ca thu mer budalla? Ata do kene gjykata dhe policite veten, president dhe kryeminister. Ik mer kokqyp lexo mos rri kafeneve, oj paske mesu dy llafe ti dhe ben derr derr ne int.

    3. KERCOVARI says:

      te lumt ih analiza ime po nejse e ke shkruajtur para

      te bashkuar ne BE me majken SERBI.

      perhajr i qoft kosoves

  2. Pelasgian says:

    per hajer ” Pavarsia ” LoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooL !

  3. Zenel says:

    Vellezer kosovare me vjen keq por pika 14 eshte komplet ne favor te serbise. Shkruhet vetem qe palet kane rene dakord te mos pengojne njera tjetren ne rrugen drejt EU. Por nuk thuhet asgje per faktin qe Serbia pengon dhe inkurajon te tjeret per mos pranimin e Kosoves ne UN. Me kete pike te gjitha vendet qe mbeshtesnin Kosoven dhe ishin kunder pranimit te Serbise ne EU pa njohur Kosoven tani nuk kane arsye per te kundershtuar, pasi Kosova vete eshte dakord per pranimin e Serbise ne EU megjithese kjo e fundit e pengon te antaresohet ne UN.

    14. It is agreed that neither side will block, or encourage others to block, the other side’s progress in their respective EU path.

    1. Daja says:

      Serbia nuk ka si e pengon Kodoven per ne OKB, ajo nje bote ka. Por ne BE do kete te drejten e vetos. Prandaj eshte cilesuar BE. Dhe po hyri Kosova ne BE, i hapet rruga per kudo.

  4. disk says:

    V.K eshte kjo puna marrveshjes. Kur thoshte disk-u qe qepare se me kete e ka honger Kosova na dolen ca te mencem me kunderhstu. Nigjoni more disk-un se ka ca klas shkolle me teper ai se trecereku i kokpalareve qe komentojne ketu

  5. ali says:

    Z. Thaci, po qe se Veriu I Kosoves,shndrrohet ne njeBosnjee the dyte,vaj medet per Kosoven .

    Gozhden e Nastradin do ta keni perjete mbi koke.UA ka futur ujin nen rogoz serbi.Kaq Kisha.

  6. kevinjon says:

    Pika 14 thote as me pak dhe as me shume se ceshtja e Kosoves nuk do te behet kurre problem per antaresimin e Serbise ne BE.

    Ne vend qe bisedimet te favorizonin shtetesine e Kosoves ne bote dhe Shqiptaret e Kosoves ne pergjithesi favorizuan vetem pozitat e Serbeve te Kosoves qe me kete marrveshje ruajten te gjithe te drejtat qe i gezojne edhe tani.

    Turp! Kjo eshte nje deshtim total i kombit Shqiptar ndaj atij Serb.

  7. ali says:

    Pika 14 i hap autostradat e Evropes. Serbise dhe i rrugica dhish Kosoves.

  8. SKENDER BEU I VJETER says:

    KURVA EVROPE IMPONOI MARVESHJE QE I SJELL MIRE VETEM SERBISE DHE SERBEVE POR JO REPUBLIKES SE KOSOVES.SERBET PRANOJNE KOSOVEN SI ENTITET POR JO KOSOVEN SI SHTET DHE REPUBLIKE ME KETE MARVESHJE.GOZHDEN ENASTRADINIT EKANE NGULUR DHE TANI DO VARIN NJE TORBE NE TE POR TE MBUSHUR ME MUT DHE MUTSILLEQE NACIONALISTE SA DO BEJNE TE IKIN NGA SHTEPIA TE ZOTET ESHTEPISE SHQIPTARET DHE ME PAS ARDHACAKET SERBE DO THONE HOHO JENA MIRE NE KET SHTEPI QE BJE ERA MUT POR E KEMI SPASTRU NGA SHQIPTARET MUTA.KUKU NANE CA PO NA SHOHIN SYTE.VEC LEMERIVE TE LUFTES DHE MAREN ETRADHETISE.

  9. Arjani says:

    Kjo marreveshje eshte fitore per Kosoven.Tani cdo gje ne perparimin e Kosoves varet nga shqiptaret.
    1-Strukturat paralele serbe tani nuk kane mbeshtetje dhe me kalimin e kohes do bien teresisht. Do dalin zbuluar kontrabandistet qe fshiheshin gjoja pas “Shkeputejes se veriut”.
    2-Rrugetimi i Serbise ne BE as varej dhe as varet nga Kosova. BE do te shohe vete nese Serbija do te sillet si shtet i vertete perendimor apo si vend Nacionalist i prapambetur.Dhe kete BE do ta shohe me kujdes jo thjesht per Kosoven por per interesin e saj ne rradhe te pare.
    3-Krijimi i policise serbe ne komunat serbe do beje qe kriminelet dhe kontrabandistet te mos kene alibi per te mbajtur situate tensioni dhe nderkohe te merren me kontrabante e pislliqe te tjera.
    4-Cdo icident qe do kete do jete midis kriminelve serbe dhe policisse serbe.
    5-Me kalimin e kohes neper komunat e ashtuquajtura serbe do fillojne te vine shqiptaret dhe raportet demografike do fillojne te permbysen.
    6-Koha punon per Kosovaret e jo per serbet.

  10. My name is my name says:

    Avemus un cazzuss

    O Kosovare Ne kujtuam se jeni ndryshe nga ne????
    Admiroj se si te huajt gjithmone kane abilitet te gjejne njerezit me karieriste dhe te na i imponojne si lidera (Hoxha,/berisha,Thaci etc).
    Pse do uleni ju ne tavoline me Serbet??
    Kujt i plasi te normalizoje maredheniet me Serbine?
    A ka kerkuar Serbia falje per krimet ne Kosove?
    E vetmja menure se si te ulesh ne tavoline me Serbet duhet te ishte pasi te plotesoheshin dy kushte:
    1.Njohja e Kosoves si shtet i pavarur
    2.Falje publike per viktimat dhe krimet e kryera ne Kosove.
    Cfare lesh ju njohu Serbia???
    E kunderta me piken 14 ju nuk keni shance te bashkoheni ndonjehere me Shqiperine dhe per aq kohe sa jeni vetem ka rrezik se Serbet do ju vijne ndonje dite prap tju pushtojne.
    Une shikoj nje perpjekje te serbeve te krijojne nje republike serbe te kosoves dhe nje palo kryeminister qe ne vend te jete i vemendshem per cfare diskutohet i ka syte te perkthyesja serbe qe ndoshta jo pa qellim eshte sexy.
    Thaci if you are so horny jerk off before the meeting and focus on what people of Kosovo send you there to do?
    Per intelektualet e Kosoves What the fuck???Thaci Haradinaj!!!
    Lufta ka mbaruar.Keni nevoje per menje jo per pushke te ndryshkura.Cojini te dy ne pension qe te keni mundesi te shkruajne memuars per kujtimet e luftes.

  11. kushtrimi says:

    PSE E BENI AQ DESHPERUESE PIKEN 14. AJO ESHTE NE FAVOR KOSOVAR.
    ESHTE SERBIA AJO QE E BLLOKOM KOSOVEN NE ANETARESIME JASHTE DHE JO E KUNDERTA, EDHE SI TE DONTE KOSOVA NUK MUNDET TA BLLOKOJE, TE SHUMTEN PERMES MIQEVE TANE AMERIKANE.
    ME KETE PIKE SERBIA KA PRANUAR TE MOS E BLLOKOJE KOSOVEN DHE ATO 5 SHTETE QE NUK NA KANE NJOHUR. PRITENI NJOHJEN SE SHPEJTI NGA SLLOVAKIA DHE RUMUNIA. mos shikoni goten vetem gjysem te zbrazet.

  12. Fronti shqiptar says:

    U nenshkrue tradhetia me e madhe e shekullit 21

  13. atila says:

    Lexojeni me kujdes piken 14 “palet as do bllkojne e as do te bllokojne njera tjetren e as do inkurajojne (ose detyrojne ) te tjeret te bllokojne secilen pale.Kjo maeveshje sanksionoje edhe njhere mos ndryshimin e kufijve,mos ndarjen dhe jo autonomine e e veriut te mitrovices megjithese ju dha kompetenca organeve te veriut ature policore dhe gjyqesore te inkuadrohen ne organet e Kosoves dhe te propozojne shefat e policise rajonale dhe te gjyqesorit. Deri ketu nuk shoh asgje te keqe pervec faktit te realizimit ne terren dhe te pranimit nga serbet ne veri dhe serbet e Serbise qe do bejne mjaft prasion udheheqesve te tyre. Kjo marreveshje eshte hapi me i vendosur drejt pajtimit midis dy kombeve the shpresoj te ndodh keshtu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje