Parlamenti Evropian ka miratuar rezolutën për Kosovën ku mbështetet procesi i integrimet evropian.
Rezoluta u bën thirrje pesë vendeve të Bashkimit Evropian. që nuk e kanë njohur ende shtetësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë votim ka kaluar edhe amendamenti për të hequr fusnotën nga tekstet ku përmendet emërtimi i Kosovës.
Ky tekst ishte vendosur me propozimin e disa deputetëve nga vendet që nuk e njohin Kosovën.
Kërkesa për ta shlyer këtë fusnotë ka marrë shumicën e votave në seancën e sotme të Parlamentit Evropian.
Ky institucion ka miratuar sot edhe rezolutën për Serbinë, e cila i propozon Komisionit Evropian që t’i vendosë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE./rel
Bravo EU ate qe Thaqi neshkruaiti poshtrimin me dore te vete ate EU e eliminoj.
Kjo fusnota (propozim-amandament) e hequr nga rezoluta e Parlamentit Europian qe u votua sot nuk ka te bej fare me fusnoten e famshme (pjelle e marreveshjes se vitit te kaluar, ne Bruksel, ne mes PR dhe BG).
Fusnota prane emrit te Kosoves eshte ende valide ne takimet rajonale dhe BE-europiane.
Parlamenti Europian eshte institucioni i vetem i BE-se qe ka pranuar Kosoven si shtet normal dhe me emrin e saj te plot “Republika e Kosoves”. Mirepo ne politiken praktike (ekzekutive) PE me shume ka rol dhe fuqi simbolike se sa politiko-faktike. Komisioni Europian eshte ne fakt qeveria europiane me kompetenca ekzekutive dhe politike-berese.
Dhe pikerisht ky Komisioni Europian (per shkak te 5 vendeve qe nuk e kane njohur Kosoven) ende sillet “status-neutralikisht” ndaj Kosoves, dmth. nuk e trajton Kosoven si shtet te plote.
Pra, ky lajmi ketu eshte pa dyshim zhvillim pozitiv,.. mirepo mega-pozitiv dhe teper i rendesishem do te ishte sikur qe BE-ja (Komisioni Europian) te pranonte dhe trajtonte Kosoven si shtet normal me emrin e saj te plote.