Negociatat mes Beogradit e Prishtinës do të vazhdojnë. Kështu raporton e përditshmja serbe Blic.
Sipas saj, takimi i radhës do të zhvillohet të mërkurën në Bruksel.
Deri më tani dihet vetëm se të mërkurën kryeministri Ivica Daçiç do të shkojë në Bruksel.
Një diplomat perëndimor ka thënë për të përditshmen Blic se pas insistimit të bashkësisë ndërkombëtare, negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete.
Kushti i serbëve është që të mos ketë bashkim të Mitrovicës jugore me atë veriore./ep
Media serbe: E sigurt që do ketë raund të ri dialogu | Gazeta Tema