Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur keqardhje për rrjedhën e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, që nuk u kurorëzuan me një marrëveshje.
Zyrtarët si ndihmës/Sekretari Filip Gordon apo zëvendësndihmës/Sekretari, Filip Riker janë duke ushtruar presion te Serbia që të nënshkruajë marrëveshjen me Kosovën.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Patrik Ventrel.
“Ju e dini qëndrimin tonë rreth kësaj dhe keqardhjen që kemi shprehur që Serbia ka refuzuar propozimin”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.
Ai ka theksuar megjithatë se vendet e BE-së janë duke u angazhuar për suksesin e këtyre bisedimeve.
“Ambasadori ynë Riker është udhëheqës i politikës sonë në rajon. Mendoj se ai ka ndihmuar në rolin këshillëdhënës. Megjithatë unë nuk mund të them se kam ndonjë risi në një drejtim apo tjetër,” tha zëdhënësi Ventrel./ep
Po tha Amerika qe shpreh keqardhje,TE JENI TE SIGURTE,SE NE ATE VEND KA PAER TA HONGER serbt e ndyre.
Po tha Amerika qe shpreh keqardhje,TE JENI TE SIGURTE,SE NE ATE VEND KA PER TA HONGER serbt e ndyre.