Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, deklaroi në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” se Kosova nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj sa i përket dialogut me Serbinë.
“Serbia ka kërkuar që të bëjë dramë me këtë proces në Beograd, dhe këtë e ka thënë hapur në Bruksel, në takimet që i kemi zhvilluar bashkërisht me baroneshën Ashton. Atë dramë e ka krijuar vetë te opinioni publik. Mendoj se tani është momenti që të lëvizet përpara.
Pozicioni i delegacionit të Kosovës është plotësisht i përputhshëm me idetë e baroneshës Ashton, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që normalizon përfundimisht marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë; që hap perspektivë të sigurt euro-atlantike edhe për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë, për paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal.
Prandaj, dua të shpresoj se në orët dhe ditët e ardhshme gjërat do të lëvizin drejt një vullneti për të arritur marrëveshjen e diskutuar në këta gjashtë muajt e fundit, në nivele të larta politike në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian, konkretisht baroneshës Ashton dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” tha Thaçi.
“Është në duart e lidershipit të Serbisë të pranojë ose jo marrëveshjen. Ne i kemi dhënë propozimet tona, të cilat janë kushtetuese dhe ligjore, dhe nuk do të lëvizim nga ky pozicion.
Është çështje e Serbisë se a do apo nuk do. Refuzimi nga ana e Serbisë do të ketë kosto për Serbinë, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, duhet si Kosovë të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë në perspektivën tonë evropiane, me relacionet Kosovë – Bashkim Evropian dhe natyrisht përgjegjësia për stagnimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal do ta ketë një adresë, dhe kjo adresë do të jetë Serbia”./ep
Z.Thaci mos i beso Evropes e. aq me pak sllavit the jugut .Besim vetem te Amerika.Mos kij frike
i ke djemt ne Amerike.
Me sllavet e jugut do te ishte me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pafund.Mitrovictons.
te jete gjithemone’gozhde e Nastradinit.’Presheva,Bujanoci ,Medvegja,etj.jane popujt e tokat tona.