Ndërkohë që bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit kanë hyrë në ngërç, për shkak se Serbia nuk pranon marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, kryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se është gati për shkëmbim territoresh.
Sipas tij, është më e lehtë që ata të marrin veriun e Kosovës, kurse këta të fundit të marrin Luginën e Preshevës.
Pas kësaj situate, ka reaguar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar i Luginës së Preshevës, që thotë se Thaçi duhet të ketë parasysh të drejtat e tyre.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar kërkon me urgjencë që të gjitha institucionet e Kosovës të jenë më proaktive në mbrojtjet e të drejtave të shqiptarëve, edhe ashtu të pambrojtur, dhe të marrin me seriozitet kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për reciprocitet të nënvizuara nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë si në platformën politike të 14 janarit 2006, ashtu edhe në deklaratën e miratuar së fundmi.
Zgjidhja e ofruara në Bruksel për asociacionin e komunave serbe në Kosovë të jetë njëkohësisht edhe zgjidhje për Luginën e Preshevës, pasur parasysh kompetencat në fushat me rëndësi jetike si në arsim, kulturë, shëndetësi, planifikim hapësinor dhe ato kompetenca për vetëqeverisje në fusha tjera të caktuara në ruajtjen dhe avancimin e identitetit kombëtarë dhe realizimin e të drejtave individuale dhe kolektive”, thuhet në deklaratën e KKSH./ep
Shkèmbimi i teritoreve èshtè e njèjta gjè si dhe ndryshimi i kufijve. Duke patur parasyshè qè njè gjè e tillè nuk pranohet nga shumèpalèt Lugina e Preshevès duhet tè gèzojè asgjè mè pak se sa ato tè drejta qè kanè serbèt nè veriun e Kosovès. Nè çdo marveshje tè Serbisè me Kosovèn pèr veriun duhet tè jetè ekuivalente dhe pèr Luginèn e Preshevès.
Nuk mund tè jepet kurrè njè tokè shqipètare pèr njè tjetèr tokè po shqipètare. Amanetin dhe tokèn e tè parève shqipètari nuk e ka nxjerè kurrè nè “pazar”.
Po çfar territori shqipetare eshte LEPOSAVIQI o i uruar,atje i ke te gjithe Serbe o Atdhetare,e ne Presheve 100% e populates eshte Shqipetare.
Sa per kufujte,ata nderrojne.Nje here na ishte edhe RSFJ ku edhe Kosovo ishte ne kufijt e saj.
Leni me keto banalizime,se kufijet nuk nderrohen,deri sa te egzistoje njerzimi kufijte gjithmone jane ne ndryshim o Gllavuk.
Mè ngjan si njè ‘patriot’ pèr ‘biskotè’ se pèr tè tjera ja ke futè kotè…..
“patrioti” oh njeri i pa mesuar dhe i pa afte.
Glaukut
E hapa ktu te shkruaja ate qe kisha nder ment, por ti e kishe shkru glauk. Nuk mund te jepet nji tok shqiptare per te mar nji tok tjeter shqiptare. Serbia e di mir si e ka sllavizuar ate tok ne kohen e jugosllavis dhe tani ne mbarim te luftes ku ndoqen prej atje gjith banoret shqiptar. Serbia e di mir se si ka sllavizuar dhe toka te tjera shqiptare qe sot jan ne Serbin qendrore. Nuk mund te vazhdoet duke i be leshime uzurpusit.
Lugina e Presheves duhet te jete sic eshte tike shqiptare brenda kufijve te Serbise pasi nuk mund te jete monedhe kembimi per nje territor qe eshte pjese e pandashme e Kosoves. Lugines se Presheves duhet ti jepet as me shume e as me pak i njejti status si ai i pakices serbe ne Kosove.Ne shqiptaret kemi leshuar shume troje nga dyndjet sllave prandaj asnje leshim territoresh duke ditur gjithsesi se nentoka e mitrovices eshte tejet e pasur dhe prandaj Serbia insiston per shkeputjen e ketij territori. Kosova mund ta pranoje dhenien e veriut vetem nese Serbia i jep gjysmen e territotit te saj.
mos folni shum se fjal kallaj asht me dhan .. Duhet vepra me ba sepse serbia asht tuj lujt me neve si maca me miun sepse kshyrne harten e iliris pse u coptu kshtuh na duhet mu qu tan populli shqiptare edhe mi lyp tdrejtat e tona per bashkim kombtar vetem shikone harten e iliris edhe e shikoni se sa u ken e madhe tokat shqiptare.. E jo me fol ktuh blla blla blla se me fjal sun ban kurgjo ..pse spo ndodh kjo mu qu populli shqiptar.. per bashkim kombtar pse.. Un e kam levizjeen tem porn me 100 veta sun ban kurgjo .. Jojo vllazen jena qu pesh duhet mu mledh men e mi nimu njani tjetrit po edhe na jena perqa jena ba katastrof .. Qeto kan desht me ja arrit armiqt tan romaket turqit shkijet grekt rust maqedont malazezt italiant etj etj .. Kan dasht me na shti ngjak popullin shqiptare.. Me u vra mes veti edhe deri dikun ja kan arrit por ata qe jan ngjak ne mes veti na tjert duhet mi ninu edhe mi pajtu ato, familje .