Persona të panjohur kanë sulmuar në orët e vona të mbrëmjes zyrën e Partisë Përparimtare Serbe në veri të Mitrovicës.
Lajmin e konfirmon REL.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, thotë se nga sulmi janë thyer xhamat.
PPS është partia e presidentit serb, Tomislav Nikoliç.
Pak ditë më parë u sulmua në veri të Mitrovicës edhe zyra e Oliver Ivanoviç.
Sulmi vjen pak orë pasi Serbia të bëjë të ditur qëndrimin për marrëveshjen me Prishtinën për veriun./ep