Demaçi befason: Llapi nuk e donte luftën (VIDEO)

4 Prill 2013, 18:49Rajoni TEMA

Edhe pse Llapi pati Zonën e vet Operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse atje pati disa beteja kundër forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, simboli i rezistencës kombëtare dhe njeriu që vjen vetë nga Llapi, Adem Demaçi, ka deklaruar se llapjanët asnjëherë nuk e dëshiruan luftën.

Duke folur për kontributin e të burgosurve dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Adem Demaçi ka përmendur përpjekjet që u bënë në Drenicë, Dukagjin, por edhe vende tjera të Kosovës, ndërsa për llapjanët nuk e ka thënë një gjë të tillë.

“Pas gjitha atyre përpjekjeve që u bënë në Drenicën heroike, Dukagjinin heroik, por edhe në pjesë tjera të Kosovës, llapjanët nuk po i përmendi se këta nuk e donin luftën, vetëm kishin dëshirë ta hanin për ‘gaga’, erdhëm në këtë situatë që sot qeveria jonë që se ka borxh, as Kosova jonë që nuk e ka borxh, pasi që ne asnjë nuk kemi luftuar që dikush të na paguaj dhe të na ulë në kolltuqe, sepse të gjithë kemi menduar që do të vdisnim”, ka thënë ai.

Demaçi, këto komente i ka bërë të enjten, me rastin e fillimit të aplikimit për të drejtat e ish të burgosurve politik të Kosovës. /Kosovapress/

9 komente në “Demaçi befason: Llapi nuk e donte luftën (VIDEO)”

  1. Sem Luma says:

    Demaci, si Llapjan dhe si martir i gjalle i kesaj toke, edhe mund te thote nje gje te tille… Mirepo cdo kush tjeter qe thote nje gje te tille nuk eshte tjeter vecse nje injorant dhe percares tutkun.

    Nuk ka regjion ne Kosove qe nuk ka vuajtur, punuar e luftuar per clirimin dhe lirine e saj.
    Kandari krahinor i patriotizmit eshte qorrsokak i rrezikshem dhe ikje (e politikes) nga sfidat dhe problemet aktuale te vendit.

  2. bashkimi i kombit says:

    Demaci eshte Hero kombetare.
    E di se si jane sjelle punet ne te gjitha fazate rezistences ne Kosove.
    Gjate luftes se fundit te ishte drejtor politike i UCK-es dhe i di te gjitha zhvillimet gjate luftes por edhe gjate gjithe kohes se regjimit serbokomunist.
    Fjala e tij peshon sa Kosova.
    Shendet dhe jete te gjate keti legjendari kombetar.

  3. Flamur RKS says:

    Demaçi kesaj radhe e ka huqur shenjestren,
    eshte turp per nje person qe u kalb ne burgjet serbe,
    te deklarohet kunder llapjaneve ne kete menyre,
    kur dihet se luftataret me te spikatur dhe atdhetaret me te spikatur
    ishin Llapjanet,
    duke filluar nga
    Zahir Pajaziti,
    Ilir Konushevci,
    Afrim Zhitia,
    Rustem Mustafa REMI, e shume te tjer 108 ushtar te UÇK-se nga zona operative e Llapit, dhan jeten per lirinë e Kosoves,
    ishte zona operative e Llapit e cila beri shume beteja te pergjakshme kunder kriminelve serb,
    ne Llap u bene masakra te papara,
    turp per demaçin te deklarohet se kinse Llapjanet i kan ikur luftes,

    une konsideroj se Demaci, nuk eshte më gjendje normale,

  4. ismeti says:

    e vertet e madhe , ldk se meriton as te jen qytetar te kosoves

  5. toni says:

    ky eshte njeri lavir me kane qe vyn diqka e kish kosit shkavi moti kta se kish lshu pej burgut hiq

  6. laver niku says:

    Kur nje burre i mencur, bujar dhe trim po plakej,mblodhi djemte dhe u tha:kur mos te jem me per kuvend mos me lini me dal jasht kulles. Dhe ata kur erdhi koha e kryen porosine…

  7. nardit says:

    Adem nderroje leternjoftimin beru Drenicak sepse shume po ju servilesh e keshtu te informohen njerezit tammam se je nje Drenicak i kulluar .
    Duhet te ndjesh keqardhje nga shoket tuaj llapjan qe sot nuk jetojne te cilet kan dhene jeten per liri .
    turp,turp !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Alban Potoku says:

    llapi nuk e donte luften fakt.sepse armatimi ma i mir.u ndalua ne dugagjin dhe drenic.e llapit shumica i mbeti te furnizohet na vet qytetaret dhe rrugve tjera ilegale te domosdoshme.( dhe llapi ka pas te drejt sepse vet drenica e ka qit ne prit ne kurth zahir pajazitin ndoshta shkon pak koh.po gjithsesi do deshmohet kjo gjaku nuk humbet )
    na keni injoru para lufte me tona mundsit. e nuk ka bes. dhe mos harro ne llap u mbyt shota eger ..ti e din ma mir.

    tjetra met pas ngue ty o baci adem. drenicaku. na jena kan mas ngati me serrbi me kufi.1 te gjall se kishin lan.

    nuk osht 3 muj luft o Kosovar . po osht prej shtatorit 1998 ofenziva e dobratinit .osht beteja ma e lavdishme e ushtris qlirimtare ne mbar rajonin e kosoves me 10900 km qe i ka….ka zgjat 2 dit.por ka psu armiku permbi 1000 ushtar qetnik rus.e serrb. flasin faktet.

    ngoni knej… drenica I ka burrat.dugagjini I ka kullat LLAPI e ka kufirin… mbane ne mend.qa te bahet vulen ja qet llapi. pik tung qe sbesoni.apo ju doket e pa kuptimt vertetoni. pytne Komandat RRustem Mustafen Rifat Jasharin dhe Ramush Haradinin.

  9. hasan says:

    As Adem Demaqi, e askush,nuk ka te drejte te flas dhe te fyen ne kete menyre luftetaret e nje zone te luftes.Nese Ai thote keshtu, atehere une e pyese,SI SHPETOJE NGA SHKIJET TERE KOHEN NE PRISHTINE?? ne ate kohe u vran aq shume intelektuale e ky..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje