Gara për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së po përcillet me shumë interesim nga analistët ekonomike dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Por askush nuk dëshiron të japë deklaratë publike për këtë proces me arsyetimin që tani janë dorëzuar ofertat nga dy kompani dhe pritet hapja e ofertave financiare.
Jozyrtarisht, disa nga ata shprehin shqetësime së PTK-ja nga ky proces mund të bjerë në duart e ndonjë kompanie të dyshimtë.
Ata përmendin informacionet që janë publikuar në media duke iu referuar kompanisë në garë, “M1 International” për të cilën muaj më parë gazeta “Zëri” kishte raportuar se është në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati. Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islamiste shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.
Po ashtu, edhe gazeta amerikane “The Wall Street Journal” në një artikull rreth procesit të privatizimit të PTK-së, ka raportuar së në garë është edhe kompania “M1 Group” nga Libani, duke e potencuar si kompani, e cila është në pronësi të mbështetësit të Hezbollahut, kryeministrit Najib Mikati.
Madje kjo gazetë thotë së ky është një rast ku shteti i Kosovës do të vendosë orientimin ekonomik mes Lindjes ose Perëndimit./infokusi/
Vellezerit nga lindja e mesme erdhen per te bere biznes me “vellezerit” e tyre nga kosova,i lidhin shume gjera ,arben duka ,naman demolli ,naim ternava ,shefqet krasniqi ,,,te gjithe burra me palce kurrizore ,per zotin allahi ekber duhet ta beni kete biznes me vellezerit e vertete te juajin,mjafton mos jete shkja
O shkaa,a te ka vzituar baba, sepse ka kohe nuk ishte ne keto ane qe kure vizitoi Vrraken.