Sytë e Kosovës dhe Serbisë, por jo vetëm, janë drejtuar për nga Brukseli, me shpresën se do arrihet një marrëveshje e rëndësishme për çështjen e veriut të Kosovës.
Kryediplomatja e Bashkimit Europian, baronesha Ashton, ka zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.
Fillimisht ajo është takuar me palën serbe, e përfaqësuar nga kryeministri Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministri Aleksandër Vuçiç.
Më vonë ajo është takuar me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi.
Mediat e Kosovës raportojnë se situata është e tensionuar.
Madje thuhet se ka pasur një përplasje mes Daçiç dhe Vuçiç, me tone të ngritura.
Por ndërkohë që mediat e kanë mendjen tek negociatat, një dhelpër ka kaluar para selisë së BE, duke zgjuar vëmendjen e gazetarëve.
Express sjell foton e kësaj kafshe që krijon dinakërinë. Brukseli ka shumë dhelpra./ep
Me ne fund politika sthrpeqaie po prezantohet ne Evrope me permbajtje qytetare. Keshtu po, mund te degjojne europianet. Nje fjalim terheqes, perfaqesues dhe i denje. Nje gjuhe e kulturuar dhe e pasur me art. Eshte e para here qe lexoj me qejf nje fjalim nga politika sthrpeqaie.